Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Replikë për shkrimin e z.Ardit Bido

    Replikë për shkrimin e z.Ardit Bido

    Lexova shkrimin e dt. 4 qershor të z. Ardit Bido me titull ``Shansi i humbur i Anastasit`, dhe në shkrim vura re shumë të pavërteta të cilat janë hedhur në shkrim, për të maskuar mesazhin e madh që dha ky takim i rrallë dhe unik për nga pjesmarrja dhe Mesha e dhënë në këtë rast.
    Takimi i Krerëve Orthodoksë Europianë dhe Botërorë në Tiranë për shënjtërimin e Katedrales `Ngjallja e Krishtit`, përkundrazi tregoi se Fortlumturia e tij Prof. Dr. Anastas tregoi edhe një herë se është jë nga njerëzit jo vetëm eruditë por dhe nga drejtuesit shpirtërorë më aktiv religjiozë duke ringritur nga asgjëja Kishën Orthodokse nga rrënojat e komunizmit ateist dhe krijoi një shans të madh duke dhënë mesazhin e madh të paqes dhe bashkëpunimit midis komuniteteve fetare dhe shoqërisë shqiptare nga një anë, por edhe paqe dhe bashkëpunim me fqinjët e Shqipërisë duke dhënë mundësi përfekte për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. Pra nuk ka kurrfarë shans të humbur të tij me shëmbujt historikë të dhëna nga z. Bido, shëmbuj që nuk kanë lidhje më praninë e tij në Shqipëri.
    Së pari në shkrimin e z. Bido thuhet që mesha u bë në greqisht. Nuk është e vërtetë sepse mesha u bë krejtësisht në shqip dhe pasazhet që ishin nga Ungjilli në greqisht upërkthyen më së miri.
    Të huajt që folën në meshë u përkthyen në gjuhën shqipe gjithashtu; atëhere bie version manipulativ i artikullshkruesit.
    Së dyti deklarata e e Kryepeshkopit serb Irineut i ftuar në Tiranë për shënjtërimin e Katedrales `Ngjallja e Krishtit` nuk është dhënë në takimin zyrtar, por është dhënë në një intervistë private të realizuar nga Top Channel me Kryepeshkopin serb Irineu, dhe ishte intervistuesi I media televizive që e pyeti Irineun. Ai u përgjegj ashtu si gjithmonë ka folur për Kosovën: Kosova ështëe shënjtë për Serbinë (apo zemra e Serbisë). Pse, c`do të thoshte ndryshe ky kryeshkop, po të mos pyetej?
    Rëndësi ka që në takimin zyrtar dhe në meshë, Kryepshkopi Serb nuk tha asnjë fjalë për probleme politike, por përshëndeti dhe foli për problem religjioze dhe mbajt qëndrim korrekt. Pyetja është c`deshi Top Channel për ta intervistuar Kryepeshkopin Serb?
    Së treti z. Bido në shkrim foli shumë të pavërteta për Komunitetin orthodox në të cilën ai nuk është është pjestar fare, por dhe për historinë e Orthodoksisë shqiptare duke u përpjekur të tregojë se është një nacionalist i thekur shqiptar, duke harruar se çdo nacionalizëm është i dëmshëm dhe i padobishëm sidomos kur anashkalon këtë takim të rëndësishëm të mbajtur për shënjtërimin e Katedrales `Ngjallja e Krishtit`.
    Takimi krerëve të Orthodoksisë të drejtuar për një ditë nga pritësi Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas, ishte unik dhe i rrallë për nga përmbajtja e tij dha një mesaxh të rëndësishëm për popullin shqiptar, fqinjët dhe për gjithë Europën dhe Botën: Paqe dhe Bashkëpunim.
    Komuniteti Orthodoks është i kënaqur dhe i lumtur që Kryepeshkopi Anastas ka drejtuar për këto 22 vite me drejtësi dhe paanshmëri Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe në se bëj një krahasim, mund të shtoj atë që kam shkruar dhe në disa shkrime të tjera: Nëse Peshkopi Fan S. Noli e bëri Krishtin të flasë shqip dhe lindi Kishën Autoqefale Shqiptare, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli këtë Kishë nga vdekja e shkaktuar nga komunizmi ateist.
    Pra, Tirana per 1 dite u bë qendra e krishterimit ortodoks.
    Kjo ngjarje, si një `déjà vu`, të kujton se si 102 e vite më parë kur me përpjekjet dhe interesimin e intelektualëve ortodokse të asaj kohe, i a mbushën mëndjen në Bukuresht deputetit të asaj kohe, Ismail Bej Qemal Vlora, që të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe jo autonominë. edhe sot KOASH me ne krye Kryepeshkopin Anastas ftuan kreret e Ortodoksise te cilet pranuan të shënjtërojnë së bashku Katedralen `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë por si asnjehere tjeter me pare në prani të tij dhe të krerëve orthodoksisë -te kater kreret politikë që erdhen perseri prane Kishes Ortodokse së bashku për 3 orë rresht duke përkrahur mesazhin orthodox: Paqe dhe Bashkepunim.
    Kurse z. Bido me keqardhje mund të them se me këtë shkrim dha një mesazh të shëmtuar me absurditetet që ka shkruar: sherr dhe përçarje që e ulin imazhin e Shqipërisë.
    Kur BE, SHBA e mirepriti takimin, vete komuniteti ortodoks e mirepriti, populli shqiptar dhe kreret e religjioneve te tjera shqiptare e mirepriten-atëhere ç`kuptim ka ky shkrim aspak real?

  2. #2

    Për: Replikë për shkrimin e z.Ardit Bido

    Faleminderit shume per postimin,
    posht fshiva mesazhin e perseritur...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •