Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije



    Partia Demokratike vazhdon të akuzojë kryeministrin Rama për emërimet në administratën publike. Gjatë një deklarate për mediat deputeti i PD, Arben Ristani denoncon caktimin e Sadrit Danajt, si kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë. Ndërkohë që sipas Ristanit, Danaj në vitin 2000 është përfshirë në Itali në rrëmbimin e një vajze biznesmeni “Sot, në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindasi. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi.

    Do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme.

    Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Sipas “La Republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë””-shprehet Ristani. Po gjatë kësaj deklarate, Ristani akuzoi kryeministrin rama për lidhjen e tij me krimin “Ky pra është Edi Rama.

    Kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit”- u shpreh deputeti i PD Arben Ristani.

    (o.d/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    E po kjo pike e zeze!

    Ore shoket e Rilindjes! Po pse ore, kaq te veshtire e keni qe te gjeni ca socialiste te ndershem e pa precedente penale?

    Po na e nxite faqen fare ne socialistave. Do mendojne shqiptaret e bota se gjithe kriminelat ne PS jane mbledhur.

    Turp e per faqe te zeze shoku Rama!

    Socialist i indinjuar!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    Mir o Albo mir...

    Socialiste t'ndershm ka sa te dush, por si duhen gje ato... dun gangstere e gangsteresha qe t'tmerrojn miletin e gjore, dhe ta mbajn pushtetin me zor...

    Turp thot Alboja!!
    Nuk e njohin ate ane ato jo...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    Mireeeee kryetari i Qarkut aty...... ky e paska hallall qarkun e Vlores se paska prova reale prej GANGSTERI !!!
    Hajde rilindje hajde !!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    ka kthyer ndonje pergjigje qeveria?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    Danaj hedh poshtë akuzat e PD: Jam i pafajshëm, ja dëshmia e penalitetit



    Vlorë- Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike. Sadrit Danaj,ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, duke i cilësuar si shpifje dhe të pavërteta.
    ”Dje, kemi qenë dëshmitarë të një dezinformimi të paprecedentë, të pabazuar në etikën politike dhe morale, të pabazuar në fakte dhe dokumente, por të servirura nga qarqe dashakeqëse dhe penguese për proceset zhvilluese të shoqërisë, shpifje ordinere për dëmtimin e imazhit personal dhe vlerave morale”, theksohet në deklaratën e Danaj.
    Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës thotë se dëshmia e Ministrisë Drejtësisë italiane tregon se nuk qenë i dënuar dhe nuk ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale ne shtetin italian.
    Fill pas deklaratës së kreut të sapoemëruar në qarkun e Vlorës, Sadrit Danaj, ka reaguar nëpërmjet një komunikimi për mediat sekretari në fuqi i qarkut të Vlorë, Ridvan Mersini, i cili theksoi se kryetari e stafi aktual ( i meparshem )i qarkut po presin verdiktin mbi ligjshmërine e mbledhjes se zhvilluar dje dhe vendimeve të marra në të nga ana e institucionit të Prefektit të qarkut .
    Mersini tha se për këtë çështje i janë drejtuar dhe gjykatës, ndërsa sqaroi se vendimet e mara në mbledhjen jashte rradhe të së mërkurës janë të pa protokolluara dhe pa firmën e institucionit .

    Deklarata e plotë e kreut të këshillit të qarkut Vlorë, Danaj

    Sot, si Kryetar i ri i Qarkut te Vlores, ju kam ftuar ne kete konference shtypi, per t’ ju informuar mbi ndryshimet qe ndodhen ne mbledhjen e organizuar ne Keshillin e Qarkut Vlore, diten e djeshme. Ne kete mbledhje u be shkarkimi i Kryetarit Dhimojani me 39 vota, qe perbejne nje kundershti prej 66 % te gjithe numrit te keshilltareve. Dhimojani e drejtoi per gati 3 vjet Keshillin e Qarkut, dhe pse ky Keshill ishte me shumice absolute te koalicionit te majte.
    Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Qarkut me zgjodhi mua ne krye te vet, me 43 vota pro, qe do te thote 72% te votes se pergjithshme. Ky rezultat vuri drejtesine ne vend , nje drejtesi te munguar prej tre vjetesh,dhe e thene ndryshe, kjo e con haken tek i zoti, sepse i jep shumices se majte dhe Partise Socialiste vendimin e Qarkut, ashtu sic dhe ka shumicen ne Keshill .
    Pas largimit te ish-kryetarit nga salla, mbledhjen e qarkut e drejtoi Zv. kryetari i keshillit te qarkut zoti Dhimitraq Lapa, me korrektesi dhe me respekt te plote te vullnetit dhe te kerkeses se shumices absolute te anetareve te qarkut. Me kete rast deshiroj ta falenderoj zotin Lapa per gjithe sjelljen e tij te pergjegjshme dhe konstruktive si dhe t’i garantoj atij nje bashkepunim te plote ne vazhdimesi. Mbas zgjedhjes time si kryetar, zoti Lapa duke qene krejtesisht serioz ne vleresimin e situates se qarkut, beri doreheqjen si Zv. Kryetari i ketij keshilli.
    Ne vend te zotit Lapa, Qarku zgjodhi zotin Arallmab Pandehi, i cili sot, eshte ketu ne krahun tim. Z.Pandehi eshte kandidature e propozuar nga Partia: BASHKIMI PER TE DREJTAT E NjERIUT ( pjese e koalicionit te majte) dhe eshte anetar i Keshilit te ketij Qarku.
    Me kete rast deshiroj te falenderoj Z.Pandehi per marrjen e kesaj pergjegjesie, qe krahe per krahe me mua, te permbushim te gjitha detyrimet dhe pergjegjesite qe na ka ngarkuar koalicioni i majte dhe shumica e keshilltareve te qarkut .
    Gjithashtu deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe keshilltaret qe paten besimin e plote tek une , dhe me dhane nje mandat te forte, i cili eshte obligues per mua, dhe me mbush me pergjegjesi per ta justifikuar plotesisht votebesimin e kolegeve keshilltare te qarkut dhe te partive politike te kualicionit te majte. Nderkohe deshiroj qe te siguroj mbi te gjitha, qytetaret e qarkut te vlores, se do te ve ne pune te gjitha aftesite, energjite dhe mundesite e mia, per te permbushur te gjitha detyrimet, kerkesat dhe objektivat e Keshillit te Qarkut , per te realizuar pritshmerite e publikut ndaj qeverise, dhe te kolegeve keshilltare nga une.
    Sigurisht qe shkarkimi i ish-kryetarit dhe zgjedhja ime nuk eshte padrejtesi ndaj Anesti Dhimojanit dhe as ndaj PD-se. Qendrimi i Dhimojanit dhe i PD-se ne drejtmin e qarkut ishte padrejtesi ndaj se majtes se bashkuar, e cila ka me shume se 60% te Keshillit te Qarkut .
    Gjithashtu, me kete daljen time te pare publike si Kryetar i ri i zgjedhur i Qarkut te Vlores, deshiroj te shpreh indinjaten time te thelle, dhe te hedh poshte shpifjet dhe deklarimet e uleta, te bera dje nga PD-ja nepermjet gojes se Ristanit. E ndjej si detyrim qytetar, moral dhe politik qe te sqaroj opinionin publik lidhur me keto dezinformata , duke u bazuar ne fakte dhe jo ne shpifje.
    Dje, kemi qene deshmimtare te nje dezinformimi te paprecedente, te pabazuar ne etiken politike dhe morale, te pabazuar ne fakte dhe dokumente,por te servirura nga qarqe dashakeqese dhe penguese per proceset zhvilluese te shoqerise, shpifje ordinere per demtimin e imazhit personal dhe vlerave morale. Ne baze te dokumentave lehtesisht te verifikueshme , te leshuara nga autoritetet e Drejtesise Italiane,sic eshte kjo deshmi e dates 26 Shkurt 2014 ora 11:37 (dokumenti) nga Ministria e Drejtesise italiane , te cilen po e vendos ne dispozicionin tuaj, ku ne baze te se ciles deshmohet se une jam penalisht i paster dhe nuk kam qene asnje dite i denuar nga drejtesia italiane dhe nuk kam asnje akuze per ndonje krim apo veper penale.
    Pra edhe njehere, dua tju deklaroj me shume pergjegjesi dhe ne menyre shume te sinqert, qe nuk kam qene i perfshire ne vepra te kunderligjshme dhe nuk kam kryer veprime ne kundershtim me ligjin, nuk jam denuar per asnje lloj kundervajtje ligjore ne shtetin italian, shqiptar apo ne ndonje shtet tjeter. Dhe se kjo deshmon me se miri se sa te pabaza, keqdashese dhe dizinformuese jane keto deklarime ne gojen e Ristanit dhe te PD-së.
    Por sigurisht, qe une nuk do merrem fare me kete histori, por do ti pervishem punes pa humbur kohe, me qellim qe te ngreme punen e Qarkut dhe te bejme c’eshte e mundur per te ndryshuar gjerat per mire, per ti dhene Qarkut te Vlores, imazhin qe natyra ja ka parapercaktuar.

    Ja dëshmia e penalitetit



    Ora News

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    Berisha akuza Kokëdhimës: More 100 mijë euro për emërimin e Danaj

    Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin socialist Koço Kokëdhima se ka marrë 100 mijë euro për emërimin në krye të Keshillit te qarkut të Vlorës, kryeskafistin e Vlorës.

    “Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. E morët vesh, dje kryeskafistin e Vlorës mbi të cilin rëndojnë mëkate të paimagjinuershme të Otrantos, e njeh gjithë Vlora, e lartësuat kryetar qarku të Vlorës se Vlora më thotë mua i ka dhënë Kocos 100 mijë euro. Lexojeni gazetën “Shekulli” sot, e ka hapur Kocoja gazetën “kërcen Koçoja nga sevdaja”. Gazetat italiane e akuzojnë për këtë , këtë dhe s’ka mundur të refuzojë asnjë prej tyre. Kurse Koçoja hap gazetën se i ka marrë 100 mijë euro” tha Berisha.

    Në kundërpërgjigje të akuzave, deputeti Taulant Balla, tregoi dëshminë e penalitetit të Sadrit Danaj e cila vërteton se mbi të nuk rëndon asnjë dënim penal. Ai sfidoi opozitën të regojë dokumenta zyrtare për të vërtetuar akuzat.

    “Po i fyeni njerëzit me asnjë lloj të drejte. Zoti kryeministër që kujton se di çdo lloj informacioni , përveç një fakti që gjithë jetën do ta kujtojmë, vetëm kunatin tënd nuk e dije çfarë bënte dhe ku punonte, për të tjerët dijë gjithçka. Për këtë zotërinë që po e përgojoni keni që dje , është zgjedhur me vota unanime të Këshillit të Qarkut të Vlorës që dje, 43 të pranishëm , me 43 vota pro, ka depozituar pranë institucioneve të qarkut të gjithë dokumentacionin e tij dhe dy çertifikata , një nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Ministria e Drejtësisë se Italisë për akuzat që ju keni bërë.Dhe rezulton nga Ministria e Drejtësisë së vendit fqinj Italisë, se personi Sadri Danaj i datëlindjes 4 shkurt 1967, vendlindja Vlorë, në bankën e të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë nuk ka asnjë denim. Ka shkruar gazeta. Dhe po të hyni në Google dhe të kërkoni , deputeti juaj rezulton i denuar për mitmarrje. Ish-President i Republikës i ka bërë faljen përkatëse, sipas amnistisë që ka bërë në vitin ’96. Por ky zotëria këtu i ka depozituar të dy çertifikatat me kërkesën tonë.Keni dalë ju ,dhe kemi respektuar kërkesën tuaj. Është çertifikatë me firmë dhe me pullën e Ministrisë së Drejtësisë së Italisë. Mjaft më, s’ju vjen turp , po i lini edhe burrat shtatëzënë” deklaroi Balla.

    Koha Jone

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije

    Shpifje dhe vetem shpifje degjon nga foltorja e parlamentit sa here qe ngrihet ndonj PeDe-ist.

    Pas shpifjeve te fundit Danaj depozitoi deshmi te penalitetit nga Ministria e Drejtesise Italiane dhe ajo Shqiptare.

    Pasi ja vuri ne dukje mashtrimet Taulant Balla injotantit te partise, Berisha zberi me ze per kete po u cua tha ti Balla je perdhunues, e kemi videon do e sjellim ne parlament ta shikojme te gjithe.

    Mire beri Rama qe i tha nuk merrem me ty Saliut, sepse sa me shume ta lesh matufin te flase aq me shume zgjedhes humb PeDe-ja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 05-06-2014 më 18:52
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •