Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Ēfare eshte patriotizmi?

    Te dashur miq!
    E hapa kete teme se shoh qe shume persona po abuzojne me termin Patriotizem. Disa thone se patriotizmi eshte vendi i horrave, gje qe une e kam lexuar ndryshe: Patriotizmi eshte bregu i fundit i frikacakeve. Por personalisht edhe pse i kam perdorur si shprehje ne raste joseroize jam kategorikisht kunder ketyre proverbave vulgare dhe te pavend. Problemi eshte se cfare koncepti keni ju per Patriotizmin, pasi shume abuzojne me Patriotizmin ne pergjithesi dhe ate Shqiptar ne vecanti. Disa hiqen patriote kur ne te vertete nuk jane, disa e mbrojne patriotizmin vetem me llafe, disa bejne bisht, disa duan te kalojne ne lufte pra nje lloj egzagjerimi. Shume emigrante flasin per patriotizmin dhe hiqen si te tille jashte vendit, por kur jane ne Shqiperi flasin ne gjuhe te huaj dhe shesin ashtu (p) sa per t'u dukur duke harruar per momentin patriotizmin e meparshem. Edhe pse dikush mund te mendoje se kam hyre ne nje fushe shume komplekse per t'a mbyllur do te deshiroja pergjigjet tuaja per pyetjen time ne menyre sa me te sinqerte:
    A do te ishte mire nese ne shqiptaret do te ishim pa merak nacionaliste e patriote si USA, Francia, Canadaja e shume te tjere?

    Ju Faleminderit!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2013
    Postime
    55

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Patriotizmi per mua esht ti duash te miren kombit dhe te jesh i gatshem te sakrifikosh per te kur te jete nevoja.

    Nacionalizmi eshte nje version pak me ekstrem in patriotizmit. Nacionalistet pervec krenarise per vendin e tyre kan edhe ndenja superioriteti mbi kombet e tjera. Do thoja se nacionalizmi i tepruar esht i demshem sepse i hap rruge dhe justifikon veprime agresive perkundrejt vendeve te tjera. (shih kta komshinjte tane).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    A do te ishte mire nese ne shqiptaret do te ishim pa merak nacionaliste e patriote si USA, Francia, Canadaja e shume te tjere?
    Per mua pyetja eshte jo shume e qarte, sidomos pjesa "..pa merak nacionaliste e patriote..." (Mgjth, une po i pervishem() sido qe te jete! Por, nese menyra se si e interpretova une eshte e gabuar, me korigjo!)

    Te marresh si shembull reference vende te tilla perendimore me nje zhvillim ekonomik/politik/kulturor etj, krahasimisht shume here me te larte, eshte pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme per ne, per momentin! Mgjth, bie dakort me paragrafin tend te pare dhe pasqyrimin qe i ben ti keqperdorimit/abuzimit me te dy termat nga mjaft njerez tek te cilet kultura(formimi arsimor/bagazhi i dijes, etj) luan nje rol paresor. Mgjth, egzistojne kombe, me sakte, individe te caktuar(me pushtet te nje forme ose nje tjetre) te cilet e shfrytezojne poziten e tyre duke propaganduar nje superioritet artificial te kombit te cilin perfaqesojne, me qellimin e vetem per te mbledhur rreth tyre lloj-lloj hajvanesh... nacionalistet(ultra) serbe por edhe greke p.sh, jane nje rast flagrant!!

    Ndersa patriotizmi lidhet me nje ndjenje personale(po e quaj) ndaj vendit meme, ku je lindur/rritur/formuar/edukuar/arsimuar etj, ndjenje e cila(flas per veten gjithnje) me ben mua te ndihem "krenar" qe jam pjestar i atij kombi: per historine e lashte, heronjte, kulturen e trasheguar etj. arsyet edhe ndryshojne nga nje individ tek nje tjeter por kane edhe elemente te perbashket. Mgjth doza e krenarise ne individe te caktuar ne shume raste tejkalon masen dhe shnderrohet ne nje lloj 'justifikimi moral' per te kryer kete apo ate veprim, qe ne jo pak raste ka prapavije nje mori emocionesh sesa nje mendje te kthjellet te ndikuar nga nje ngjarje e caktuar, prej te ciles jemi te prekur drejtpersedrejti ose ne menyre indirekte.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    Per mua pyetja eshte jo shume e qarte, sidomos pjesa "..pa merak nacionaliste e patriote..." (Mgjth, une po i pervishem() sido qe te jete! Por, nese menyra se si e interpretova une eshte e gabuar, me korigjo!)
    o do me korrigjosh ti mua o une ty, dy jane rruget

    Te marresh si shembull reference vende te tilla perendimore me nje zhvillim ekonomik/politik/kulturor etj, krahasimisht shume here me te larte, eshte pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme per ne, per momentin! pra sic e kuptova une ti mendon (apo je dakort) se Patriotizmi eshte shpesh nje adhurim i prones ne dem te parimeve? pikerisht nga kjo gje me lindi ideja kur Xhuljo Andreoti foli ne kete menyre per shqiperine, pasi si vend i varfer s'mund te pretendohet nje krenari e popullit shqiptar per vendin e vet etj etj. Sinqerisht pa asnje lloj ofendimi apo mbetje qejfi nuk jam dakort personalisht, por nejse dua dhe deshiroj qe secili te jap mendimin e vet personal gje qe do e vleresoja shume.

    me ben mua te ndihem "krenar" qe jam pjestar i atij kombi fjala ne thonjeza eshte bere gabim apo qellimisht se nuk jam plotesisht i qarte

    persa i perket paragrafit te fundit besoj se e kuptova ne kete menyre me pak fjale qe: patriotizmi eshte nje forme e larte mospajtimi apo jo.
    nejse flm por ne fund te fundit do te doja me nje fjali (gjithmone nese eshte e mundur) qe te degjoja edhe konkluzionin tuaj final persa i perket patriotizmit

    p.s. si nuk mesova t'i bej citimet vec e vec
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    patriotizmi? per mua patriotizem eshte:
    te presesh driten e gjelber ne semafor,
    te mos e gjuash letren ne rruge dhe nese e sheh nje ne rruge ta marresh dhe ta vendosesh ne kontenjer,
    te mos i biesh borise per ta pershendetur nje te njofshem se do te kthehen kah ti nje 100 te panjofshem,
    te besh ndonje gje, shpikje shkencore psh, qe do dali jashta kornizave te shtetit tend,
    patruesi te pastroje mire vendin ku ka per ta pastruar, presidenti te udheheq mire shtetin, dhe keshtu gjithe qe gjenden ne mes te bejne punen e tyre me nder,
    nese shkon ne komune te presesh radhen 5 metra larg sportelit,
    nese bisedon me telefon, te bisedosh me ze te ulet,
    nese ben diqka per vendin tend, mos ta permendesh, leri te tjeret ta permedin,
    patriot behesh me vepra, jo me fjale e llafe,
    mos te te vie turp te tregosh perkatesine tende kombetare,
    ka edhe shume gjera te tjera qe nese i permend lista behet shume e gjate por po e permend edhe nje te fundit edhe pse shpresoj e tejkaluar: te luftosh per vendin tend nese e kerkon nevoja.
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar optimus.prime pėr postimin:

    kiniku (22-11-2013)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    Te marresh si shembull reference vende te tilla perendimore me nje zhvillim ekonomik/politik/kulturor etj, krahasimisht shume here me te larte, eshte pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme per ne, per momentin!
    pra sic e kuptova une ti mendon (apo je dakort) se Patriotizmi eshte shpesh nje adhurim i prones ne dem te parimeve? pikerisht nga kjo gje me lindi ideja kur Xhuljo Andreoti foli ne kete menyre per shqiperine, pasi si vend i varfer s'mund te pretendohet nje krenari e popullit shqiptar per vendin e vet etj etj. Sinqerisht pa asnje lloj ofendimi apo mbetje qejfi nuk jam dakort personalisht, por nejse dua dhe deshiroj qe secili te jap mendimin e vet personal gje qe do e vleresoja shume.
    E konfirmoj edhe une serisht, se ndajme te njejtin mendim ne ate piken me bold! Eshte kaq e thjeshte, ne formen e vet te nje deduksioni te logjikes elementare, shume realiste dhe nje autokritike tejet e nevojshme nese do te aspironim progresin e nje kombi, shteti.....krahine, lagje te tere.(lol)


    me ben mua te ndihem "krenar" qe jam pjestar i atij kombi fjala ne thonjeza eshte bere gabim apo qellimisht se nuk jam plotesisht i qarte
    Jo, thonjezat nuk ishin nje lapsus. Me vjen mire qe e vure ne dukje! Nese te ka ndodhur edhe ty(jam pothuajse i sigurt), shume shpesh degjojme frazen/sarkazmen "i d'jere....por krenar!!" prej njerezish te cileve i'u ka plasur shpirtin/buzen gjendja/aktualiteti i kudogjendur i shume problematikave qe hasen tek ai vend, kombesise se te cilit ne i perkasim, teksa nje tjeter bashkebisedues, i cili mbase nuk arrin te kuptoje si duhet nje situate te renduar ne te vertete vazhdon "ben petulla me uje"
    Krenaria eshte thjesht njegrumbull impulsesh nervore te brendshem relativisht jeteshkurter, qe te ben te ndihesh mire per nje moment, por kur arsyeja/racionaliteti/objektiviteti merr persiper gjithe situaten atehere kemi te bejme me nje tjeter dimension, ate te cilin duhet te kemi gjithnje parasysh perpara se "te kercejme me pras ne beth" kur behet fjale se sa "krenare" duhet te ndihemi. Por, nje doze jo e tepruar patriotizmi/krenarie/dashurie(aha, lind dhe ceshtja e nje lidhje te ngushte te brendshme qe nje individ ka per vendlindjen/prejardhjen e vet) e shoqeruar me nje vetdijesim real te ceshtjeve/problematikave te perditshme qe prekin cdo shtetas ne po kete vendlindjen tone dhe te paraardhsve tane, eshte hapi i pare per te qene nje patriot fryt'korres por edhe kontribues njekohesisht!


    persa i perket paragrafit te fundit besoj se e kuptova ne kete menyre me pak fjale qe: patriotizmi eshte nje forme e larte mospajtimi apo jo.
    nejse flm por ne fund te fundit do te doja me nje fjali (gjithmone nese eshte e mundur) qe te degjoja edhe konkluzionin tuaj final persa i perket patriotizmit

    Mbase Thomas Jefferson ka qene mjaft konciz kur ka thene: "Dissent is the highest form of patriotism." qe e perkthyer/improvizuar do te ishte: Kundershtimi, mospajtimi(opinionesh/mendimesh) sa here te jete e nevojshme(ndaj cdo forme qeverisjeje p.sh, pamvaresisht shijeve tona subjektive), eshte forma me e larte e patriotizmit.

  8. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Patriotizmi ėshtė virtyt i klasės injorante dhe tė varfėr !!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Patriotizem???!!!...Heu, me keni qit malevet,megjithate une"mendoj qe patriotizem eshte":


    "te neperkembesh historine"
    "te urinosh figurat kombetare"
    "te krahasosh GJERGJ KASTRIOTIN me milosheviqin e sheshelin"
    "te varrosesh shqiptaret me flamurin arab"
    "t vesh flamurin arab mbi ndertesa dhe shtepi partish"
    "te protestosh me flamurin arab e te hamasit sheshevet tona"
    "te kerkosh kthimin e shekullit te kaluar",(ku erresira turqi na sundonte)
    "te neperkembesh ETERIT E ARBEROREVE"
    "te kesh mbiemrat thaq,morine(fis Oroshi),gojan,berishe,krasniq,hadergjonaj,kelmend, hot,grud,kastrat,shale,shosh,kryezi,etjetj pa mbarim
    dhe te neperkembesh veten tende"
    "aj qe shkel Eterit e tij"

    .....etj etj"te gjithe keta jane patriote"...

    ...Arberoreve dhe vendeve tona(fatkeqesisht)po i vjen vdekja nga vetvetja,kjo eshte tragjedija akoma edhe me e madhe..........

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Citim Postuar mė parė nga Deluvian Lexo Postimin
    Patriotizmi per mua esht ti duash te miren kombit dhe te jesh i gatshem te sakrifikosh per te kur te jete nevoja.

    Nacionalizmi eshte nje version pak me ekstrem in patriotizmit. Nacionalistet pervec krenarise per vendin e tyre kan edhe ndenja superioriteti mbi kombet e tjera. Do thoja se nacionalizmi i tepruar esht i demshem sepse i hap rruge dhe justifikon veprime agresive perkundrejt vendeve te tjera. (shih kta komshinjte tane).

    Patriotizem ,,,,,,nacionalizem,,,,,,asht e njajta gja , version Grek dhe Latin,,Atdhetar ne shqip

    E gjithe "loja" asht tek pershtatja ne shqip (perkthimi)

    Jo pahile perkthehej shprehja " internacionale do jete bota e re " qe ne fakt duhet te shqiptohet "bota e re do jete pa kombe"

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Cfare eshte Patriotizmi

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Patriotizmi ėshtė virtyt i klasės injorante dhe tė varfėr !!
    mos u pastron gje xhepat nga parate te tjereve zotrote????? po sklleverit ne cfare kategorie i fut
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •