Vlorë, sekuestrohen 500 kg kanabis në dy automjete, arrestohen tre transportuesitVLORË-Në kuadër të operacionit antidrogë “Weekend” policia e Vlorës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme 500 kg lëndë narkotike të tipit kanabis sativa.
Lënda narkotike u kap në aksin Kuç-Vlorë në një kamionçinë me targa AA 396 IU. Droga ishte futur edhe në një mjet tjetër tip “Opel” me targë Vl 3743 B.
Policia ka vënë në pranga tre transportuesit e lëndës narkotike Viron Sadikaj, Besnik Bushi dhe Dorian Hametaj.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi një mujor nga policia e Vlorës. Blutë e këtij qyteti sqarojnë se droga vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion Italinë.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt