Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Banka Botėrore: Ngrini tarifat e energjise, ulni shpenzimet per pensionet

    Cani: Nuk ngrihet ēmimi i energjisė. Borxhi publik kufizohet me ligj

    Biznesi - Shuma e faturave tė papaguara (investime, rimbursim TVSH etj.), tė certifikuara, kapin njė vlerė prej 720 milionė dollarėsh
    Pensionet - Sistemi i pensioneve ishte nė ekuilibėr nė 2005-n, por u pėrkeqėsua me njė deficit rreth 1.2 pėr qind tė PBB-sė nė vitin 2012
    Energjia - Tre skenarėt: qeveria jep 200 milionė dollarė pėr deficitin; rritet ēmimi i energjisė; investohet nė rrjet dhe nė HEC-e


    Zamir Alushi

    Cani duke folur ne prezantimine Raportit te BB per financat publikeBorxhi publik do tė rregullohet me ligj, ndėrkohė qė do tė bėhen ndėrhyrje urgjente nė sektorėt e energjetikės dhe pensioneve. Ministri i Financave, Shkėlqim Cani, dhe pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore, Tahssen Sayed, gjatė prezantimit tė raportit mbi “Rishikimin e financave publike”, folėn pėr nevojėn e disiplinės financiare.

    Kėshilla e BB-sė

    Sipas Sayed, duhen pėrmbushur reformat strukturore qė kanė nisur. Duke folur pėr raportin, Tahseen Sayed theksoi tri pika tė rėndėsishme: “sė pari, programi i reformave qė qeveria ka nisur tė zbatojė ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr korrigjimin e ēekuilibrave makrofiskalė dhe pėr kryerjen e reformės tepėr tė vonuar strukturore pėr pėrshpejtimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve tė punės; sė dyti, ne besojmė se realizimi i reformave tė vėshtira, por qė kėrkohen urgjentisht nė financat publike, sektorin financiar, energjetik, tė pensioneve dhe tė shėrbimeve publike, do tė sjellin rezultate tė dukshme pėr njerėzit gjatė viteve tė ardhshme; dhe sė treti, ėshtė thelbėsore tė tregohet njė vėmendje e vazhdueshme dhe kėmbėngulje nė zbatimin e reformave afatmesme, sidomos pėr administrimin fiskal dhe financiar, pėr ristrukturimin e sektorit financiar, mbrojtjen sociale dhe klimėn e investimeve”. Tahseen Sayed njoftoi se njė ekip i pėrbashkėt me qeverinė po punon pėr projektet nė energjetikė.

    Reforma e dhembshme

    Pėrgjigjja e ministrit Cani ka qenė e menjėhershme dhe pohuese pėr kėto reforma. “Zgjidhja e problemeve tė sektorit tė energjisė ėshtė shumė e gjerė, e thellė, ka vėshtirėsitė dhe tė papriturat e veta, njė reformė kjo, e cila fillon dhe mbaron me energjinė, por nė fakt ėshtė njė problem thelbėsor edhe pėr financat publike. Sipas gjykimit tim personal, e konsideroj reformė tė dhembshme. Ėshtė e dhembshme, pasi kėrkon angazhim konkret tė buxhetit tė shtetit dhe tė gjithė ministrive. Pėr tė shmangur ēdo keqinterpretim, ėshtė e sigurt se nuk bėhet fjalė pėr ēmimin e energjisė elektrike, pra ēmimi nuk ėshtė pjesė e reformės sė thellė qė kėrkohet pėr energjinė elektrike”, siguroi Cani.

    Pensionet

    “Jo pak janė edhe reformat qė lidhen me pensionet, e cila kėrkon zgjidhje ‘sot’ dhe nuk mund ta lėmė pėr ‘nesėr’, pasi do tė jetė shumė vonė. Buxheti paguan shumė pėr kėtė skemė dhe do tė na duhet tė japim njė zgjidhje sa mė tė shpejtė, por dhe pėrfundimtare”, shpjegoi ministri.

    Ligj pėr borxhin publik

    Borxhi publik i Shqipėrisė, mbi 70% tė PBB-sė, ėshtė ndėr mė tė lartit nė Europėn Juglindore dhe hapat e ndėrmarrė nga qeveria pėr konsolidimin fiskal, konsiderohen tė duhurit pėr pakėsimin gradual tė borxhit nė kohė. “Me pakėsimin e borxhit publik, Shqipėrisė do t’i duhet tė investojė mė shumė pėr burimet njerėzore, veēanėrisht nė shėndetėsi, arsim dhe rrjetin e mbrojtjes sociale, nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojė konkurrueshmėrinė krahasuar me rajonin, tė tėrheqė investimet e huaja direkte dhe tė rrisė standardin e jetesės sė qytetarėve tė vet”, tha Abebe Adugna, kryeekonomist pėr Shqipėrinė, Serbinė dhe Kosovėn, si dhe njė nga autorėt e raportit. “Sė shpejti do tė fillojmė njė diskutim tė gjerė pėr futjen e njė rregulli tė ri fiskal, pėr tė ankoruar mė mirė pritshmėritė e tregjeve dhe tė biznesit. Rregulli fiskal do tė disiplinojė politikėn fiskale nė funksion tė qėndrueshmėrisė afatmesme dhe afatgjatė tė financave publike dhe kryesisht tė borxhit publik”, njoftoi ministri i Financave, Cani. Zgjerimi i bazės sė taksave, sipas Canit, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė arritur zgjerimin fiskal dhe pėr tė mbėshtetur sektorėt prioritarė tė ekonomisė. “Politikė miope, me qėllime afatshkurtra elektorale, gjė qė nė fakt ka qenė ciklike nė Shqipėri nė dy dekadat e fundit”, kėshtu e ka pėrcaktuar sjelljen me financat publike nė tė kaluarėn.


    Transporti
    S’ka para pėr rrugė tė reja

    “Nuk do tė ndėrtojmė mė rrugė, nėse nuk kemi para”, tha Cani. “Thesari ynė nuk do tė lejojė prerje shiritash apo ēelje objektesh tė reja pa pasur paratė e mjaftueshme nė buxhetet afatmesme tė ēdo ministrie dhe nė veēanti pėr rastin konkret, Ministrisė sė Infrastrukturės.” Njė problem i dytė, i cili kėrkon vėmendje, sipas Canit, ėshtė mirėmbajtja dhe ruajtja nga degradimi i stokut tė infrastrukturės rrugore. Njė ēėshtje po kaq e rėndėsishme ėshtė rritja e eficiensės sė shpenzimeve publike. Duke pėrmendur si shembull sektorin e transportit, ministri Cani tha se ky sektor vital, i gjerė, qė ha shumė para nga buxheti i shtetit, po diskutohet me BB-nė pėr tė gjetur mėnyrat mė tė mira tė menaxhimit. “Raporti i prezantuar nga BB-ja ka rekomandime, qė do t’i quaja tė dobishme dhe tė vlefshme pėr ribalancimin e shpenzimeve nė kėtė sektor”, tha ministri i Financave, Cani.

    Strategjia
    Plan shtatėvjeēar pėr borxhet

    Duke folur pėr shlyerjen e detyrimeve tė vjetra ose tė panjohura mė parė, ministri Shkėlqim Cani theksoi se ėshtė po ashtu i rėndėsishėm edhe moskrijimi i borxheve tė reja. “Qeveria ėshtė angazhuar seriozisht me Thesarin, me Drejtorinė e Buxhetit dhe me drejtori tė tjera nė Ministrinė e Financave, nė mėnyrė qė t’i pritet rruga ēdo krijimi tė borxheve tė reja tė prapambetura nė tė ardhmen”, deklaroi Cani. “Tė gjitha kėto masa dhe rekomandime tė kėtij raporti, sipas ministrit, do tė jenė tė shprehura nė strategjinė e re tė financave publike nė shtatė vitet e ardhshme, tė cilat do tė miratohen dhe bėhen publike sė shpejti nga qeveria.”

    Shqip
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Banka Botėrore: Ekonomia shqiptare nė rrezik, reformoni energjitikėn dhe pension

    Plani: Tarifat e CEZ-it do tė rriten me 10%

    Energjia, tre skenarėt e Bankės Botėrore pėr qeverinė

    Dy nga tre skenarėt e Bankės Botėrore pėr zgjidhjen e krizės financiare nė sektorin e energjetikės, parashikojnė rritje tė tarifave tė energjisė elektrike. Hendeku i krijuar mes prodhimit dhe importit tė energjisė, i cili nuk mbulohet me tė ardhurat aktuale tė CEZ-it dhe KESH-it, do tė ketė efekte mbi konsumatorin. Nė njė skenar tė BB-sė, i cili merr pėr bazė rritjen e kėrkesės pėr energji elektrike deri nė 3-4 pėr qind nė vit, kushtet normale hidrologjike, asnjė investim tė ri nė sistemin e shpėrndarjes dhe reduktimin e humbjeve nė nivelin e vitit 2010, sektori parashikohet tė bėhet financiarisht i paqėndrueshėm. Hendeku vjetor financiar i sektorit nė kėtė skenar do tė ishte rreth 161-189 milionė dollarė, ose 1.5 pėr qind e PBB-sė. Sipas BB-sė, ky ėshtė rrezik pėr financat dhe buxhetin e shtetit. “Qeveria mbart rreziqet financiare tė sektorit tė energjisė, tė cilat pėrbėjnė detyrime tė konsiderueshme pėr buxhetin”, theksohet nė raportin e BB-sė, i cili ėshtė komentuar nga BB dhe qeveria, por pa nxjerrė detajet. Nė njė skenar normal tė reduktimit tė humbjeve, ku operatori i shpėrndarjes zvogėlon humbjet me 6 pėr qind ēdo vit deri nė 2016-n, goditjen ndaj pėrdorimit tė paligjshėm tė energjisė elektrike dhe rritjen e mbledhjes sė parave tė faturave me 3 pėr qind nė vit deri nė shkallė e arkėtimit 95 pėr qind, njė normė e zakonshme nė rajon, hendeku financiar mund tė pėrgjysmohet. Pjesa tjetėr, sipas BB-sė, mund tė mbyllet duke rritur tarifat e konsumatorėve me tė paktėn 10 pėr qind. Nė njė skenar agresiv tė uljes sė humbjeve, i cila kėrkon punė tė gjerė me konsumatorėt dhe eliminimin e vjedhjes sė energjisė elektrike, humbjet e shpėrndarjes mund tė reduktohen me 10 pėr qind nė vit pėr tri vitet e para. Mė tej, zvogėlimi i humbjeve do tė kėrkonte investime shtesė nė modernizimin e rrjetit, pėrmirėsimin e menaxhimit tė mirėmbajtjes. Kėto investime do tė kushtonin minimalisht rreth 50 milionė dollarė gjatė tri viteve tė ardhshme. Njė program i tillė ambicioz mund tė ngushtojė hendekun financiar tė sektorit me mbi dy tė tretat nė krahasim me skenarin e parė. Pjesa tjetėr do tė mund tė mbyllet me njė rregullim tė tarifave. Pėrmbledhtazi, BB rekomandon qė: Tė investohet nė ndėrtimin e linjave tė reja; uljen e humbjeve ne sistemin e shpėrndarjes; rregullimin e tarifave pėr tė reflektuar kostot e vėrteta tė energjisė; hapjen e tregut shqiptar tė energjisė elektrike pėr konkurrencėn rajonale. Sipas BB-sė, tregu duhet tė liberalizohet nė pėrputhje me direktivat e BE-sė. Konsumatorėt e mėdhenj, sipas BB-sė, mund tė fillojnė tė blejnė vetė energji elektrike nė treg.

    Shqip

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •