Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Nuk besoj se na mungon promovimi i Policise, kur ka aq shume probleme rreth e rrotull..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Ne fakt dje mora nje taksi, dhe taksisti punonte si polic dhe pasdite taksist. E tmerrshme..

  3. #23

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Mjerisht si eshte ajo thenia; " çdo popull ka qeverine qe meriton" po keshtu edhe policine qe meriton!
    Polici shqiptar, nuk eshte ne nivel me pergatitjen e kolegeve te tij jasht kufijve..., por kjo eshte ne linje me shqiptaret.
    Veshja, bjonde ose brune, me bark te madh ose i dobet, i vjeter ose i ri ( pra rilindas ose jo ), keto nuk jane probleme.
    Edhe spotet e reklamave shkojne, pasi nga sapuni deri tek karamelet, shikojme ne reklame, pse jo edhe policine, por qe
    duhet te vihet ne linje me kohen..., pasi ka nje ndryshim polici shqiptar, perpara te rreh dhe pastaj te pyet çfare ke bere?!
    Ndryshe nga policet e gjysmes se Evropes, nuk jane harbuter dhe te pa edukuar, te pershendesin dhe me profesionalitet sillen te rezervuar.
    Pra nuk e bejne thjeshte per çapen e bukes, pasi e kane kaluar ate faze vendet e zhvilluara..., kurse neve i kemi akoma;"dru me pre"!
    Pershendetje

    Ps: Nuk ka gje me te urryer se sa nje polic i korruptuar!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #24
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Policia shqiptare përballet me krimin në mënyrë shumë të disfavorshme. Arsyet më kryesore dhe gjithëpërfshirëse janë dy:

    1- Ana teknike, e cila len shumë për të dëshiruar. Besoj që shumë nga ju e dinë shumë mirë se makinat moderne dhe luksoze që përdorin bandat as që mund të krahasohen me breshkat e policisë shqiptare të cilat mezi kapin 100 km/h. Armatimi gjithashtu është skandal.

    2- Ana morale, është përtokë ngaqë polici nuk përballet vetëm me krimin por përballet edhe me funksionarët e shtetit të cilët e mbrojnë. Motivimi është zero pothuajse, vetëm të mendoni rrogat qesharake të cilat marrin efektivët e specialeve dhe do habiteshit se si ka mundësi këta shkojnë dhe hedhin veten në rrezik për diçka të tillë.

    Kur ngjitesh në disa instanca puna në polici kthehet në pasion. Këtë është e pamundur ta shpjegosh me fjalë por w kuptojnë mirë ata që kanë punuar.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #25
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Sa erdhi ky i Rilindjes u katandis Policia kështu, se në kohë të rahmetliut Sali i merte të keqen Policia më e mirë në UE !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Isha ne Shqiperi para ca ditesh edhe naten vone po kthehesha me nje shok ne shtepi. Ora 2-3 e nates asnje makine ne rruge ne unaze te re.

    Pas nja ca minutash degjojme nje zhurme te madhe marmite qe vinte nga mbrapa dhe dritat qe na afroheshin. Nje X6 e bardhe na kaloi edhe nja 30m me poshte ndaloi ke semafori qe ishte i kuq.

    U cudita aq shume sa e pyeta ate shokun c'pati ky tipi qe ndaloi ke semafori edhe me tha fjale per fjale "S'ja mban me njeriu ti kaloje semaforin me te kuqe se me te kap ta heqin patenten direkt".

    Nuk mbahet mend sa e sa here edhe ne sy te policave diten, lere ne mes te nates kam kaluar semaforin me te kuq kur ska pasur makina. Policia perpara ka qene thuajse e paperfillshme ndersa tani vura re qe njerezit kishin krijuar nje lloj respekti, apo frike nese duan ta quajne keshtu disa ketu, per uniformen.

    Vura re nje prani me te madhe policie ne rruge cka sillte dhe rregullin e munguar prej kushedi sa vitesh. Polici pak nga pak nuk po konsiderohet me profesion i rendomte, te pakten me aq sa vcura re une dhe kjo eshte fantastike per nje vend si Shqiperia ku mbizoteronte kaosi!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    A thu djali i Gramoz Rucit ka qen o xinxerfill a ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #28
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Vura re nje prani me te madhe policie ne rruge cka sillte dhe rregullin e munguar prej kushedi sa vitesh. Polici pak nga pak nuk po konsiderohet me profesion i rendomte, te pakten me aq sa vcura re une dhe kjo eshte fantastike per nje vend si Shqiperia ku mbizoteronte kaosi!
    Prania e tepruar e policise ne rruge nuk sjell rregull.
    Eshte bere si shtet policor (dhe me pd-ne kishte plot polica rruga por tani sikur jane shtuar).
    Ke turp te shoqerosh ndonje te huaj nga Rinasi ne Vlore sepse do hasesh 10 postoblloqe, 40 polica fshehur ne ferra dhe 50 tatimore.
    Pyet tjetri po cka ndodhur, ndonje pushtim?
    Pastaj rregulli nuk vihet duke shtuar numrin e pulicave.
    Te kane ndaluar ndonjehere policat? MU NE MES TE KORSISE TE NDALOSH, nderkohe qe makinat e tjera mundohen te te shmangin, burim i sigurte aksidenti.
    Policia *** ka qene e kak eshte, tani eshte me keq se eshte shtuar kaka.
    Dhe ASNJE GJE nuk ka ndryshuar sa i perket te forteve.
    Te fortet perseri ecin me shpejtesi, policia ngeli duke gjobitur furgonat e ngarkuar me shalqi dhe ndonje fukara me benz te kalbur, kujton ti se ja mban suma policave te ndalojne Q7 dhe X6?
    Cdo gje eshte relative...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Spoti publiçitar i Qeverisë së Rilindjes: "Qytetarë! Ne jemi të gjithë policë!"

    Nuk eshte fare si thua ti. Burri kusherires sime eshe komandant ne nje komisariat ne Tirane. Nuk po them se cili eshte qe te mos merret vesh per ke po flas.

    Eshte dhene urdher nga drejtoria e policise qe te mos pyesin fare kush eshte kush po te bejne detyren ne cdo rast.

    Kur po ikja ne Vlore ke autostrada e re si per ironi te asaj qe thua ti ishte nje Touareg e ndaluar nga policia me radar dhe nje nga ata 200 kilshat qe flet ti qe po diskutonte me policin qe me sa dukej po i vinte gjoben ose dhe hiqte patenten se morem vesh se kaluam shpejt.

    Lere ate po dhe rruges ne Tirane gjithe njerezit me rripa se u mbyten ne gjoba. Ndonje nga ata qe se kishte problem 10 mije lekshin shikoje pa rrip.

    Nuk ke si te vesh ndryshe rregull tjeter ne ate lloj kaosi qe ishte Shqiperia pervecse ne kete menyre. Nese ju keni ndonje ide tjeter hapur eshte diskutimi.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •