Forumi i Policeve Femra ka nisur një fushatë sensibilizmi për qytetarët shqiptarë, për të bashkëpunuar sa më shumë me policinë e shtetit. Nëpërmjet një video të shkruajtur dhe kënduar nga Dr.Flori dhe me pjesmarrjen e emra të njohur të televizionit si Florian Kondi, Alket Islami, Ela Tase, Marina Vjollca, Ema Andrea, Neritan Licaj, Fatos Baxhaku, Eno Milkani, Luana Vjollca dhe Jona Spahiu, u bëhet thirrje qytetarëve që mos paragjykojnë punën e policisë shqiptare, por të jenë bashkëpunues me të. Një prej sloganeve më të përdorura në këngë është “Policia jemi unë dhe ti”.
MAPO
Krijoni Kontakt