Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Media çeke: Cekia do bllokojë Shqipërinë për marrjen e statusit. Shkak CEZ-i

    TIRANË- Republika e Cekisë është përgatitur të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe shkak për këtë janë bërë mosmarrvëshjet që Cekia dhe Shqipëria kanë pasur për CEZ.
    Kështu citon sot burime të saj agjencia e lajmeve ceke, CTK.

    Vitin e kaluar, Shqipëria i hoqi cekeve licencën e CEZ ndërsa firma kërkoi një arbitrazh ndërkombëtar.

    “Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian (KE) rekomandoi që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat. Por vendimi për të do të merret nga samiti i BE-së në fund të qershorit.”- shkruan CTK.

    Burimet e CTK në Pragë kritikojnë faktin që bisedimet me CEZ kanë mbetur në vend.
    Sipas burimeve të CTK, Praga kritikon faktin se bisedimet mes Tiranës dhe CEZ në Vjenë nuk kanë cuar askund. Madje artikulli citon se Shqipërisë i është dërguar një sinjal pak kohë më parë, duke i dëshmuar se ky kundërshtim mund të ndikojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, gjë që duhet që 28 vendet e BE ta aprovojnë.

    Në janar të vitit 2013, Shqipëria revokoi licencën e kompanisë CEZ Shpërndarje. Në krye u vu një administrator shqiptar duke i hequr mundësinë cekëve në administrim të shpërndarjes së energjisë elektrike.

    CEZ ndërmori një arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë bazuar në një Traktat të Kartës së Energjisë, që e kishin ratifikuar të dy shtetet, si Shqipëria ashtu dhe republika e Cekisë.
    Në këtë Traktat përcaktohen rregullat e investimeve të mbrojtjes ndërkombëtare në industrinë e energjisë.

    CEZ kërkon dëmshpërblim për dështimin që sipas kësaj kompanie ka bërë Shqipëria në mbrojtjen e investimeve në CEZ Shpërndarje.
    Sipas CTK, në këtë drejtim qeveria ceke ka përparuar më shumë në hapat e hedhur krahasuar me qeverinë shqiptare.

    Lajmi nga mediat ceke bëhet i ditur në prag të votimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian ndaj rekomandimit që Komisioni Europian u bën 28 vendeve të BE, që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për t’u integruar në Europë. Votimi për këtë rekomandim do të bëhet më 23 Qershor.

    (BalkanWeb)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Media çeke: Cekia do bllokojë Shqipërinë për marrjen e statusit. Shkak CEZ-i

    TIRANË- Republika e Cekisë është përgatitur të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe shkak për këtë janë bërë mosmarrvëshjet që Cekia dhe Shqipëria kanë pasur për CEZ.
    Kështu citon sot burime të saj agjencia e lajmeve ceke, CTK.

    Vitin e kaluar, Shqipëria i hoqi cekeve licencën e CEZ ndërsa firma kërkoi një arbitrazh ndërkombëtar.

    “Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian (KE) rekomandoi që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat. Por vendimi për të do të merret nga samiti i BE-së në fund të qershorit.”- shkruan CTK.

    Burimet e CTK në Pragë kritikojnë faktin që bisedimet me CEZ kanë mbetur në vend.
    Sipas burimeve të CTK, Praga kritikon faktin se bisedimet mes Tiranës dhe CEZ në Vjenë nuk kanë cuar askund. Madje artikulli citon se Shqipërisë i është dërguar një sinjal pak kohë më parë, duke i dëshmuar se ky kundërshtim mund të ndikojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, gjë që duhet që 28 vendet e BE ta aprovojnë.

    Në janar të vitit 2013, Shqipëria revokoi licencën e kompanisë CEZ Shpërndarje. Në krye u vu një administrator shqiptar duke i hequr mundësinë cekëve në administrim të shpërndarjes së energjisë elektrike.

    CEZ ndërmori një arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë bazuar në një Traktat të Kartës së Energjisë, që e kishin ratifikuar të dy shtetet, si Shqipëria ashtu dhe republika e Cekisë.
    Në këtë Traktat përcaktohen rregullat e investimeve të mbrojtjes ndërkombëtare në industrinë e energjisë.

    CEZ kërkon dëmshpërblim për dështimin që sipas kësaj kompanie ka bërë Shqipëria në mbrojtjen e investimeve në CEZ Shpërndarje.
    Sipas CTK, në këtë drejtim qeveria ceke ka përparuar më shumë në hapat e hedhur krahasuar me qeverinë shqiptare.

    Lajmi nga mediat ceke bëhet i ditur në prag të votimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian ndaj rekomandimit që Komisioni Europian u bën 28 vendeve të BE, që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për t’u integruar në Europë. Votimi për këtë rekomandim do të bëhet më 23 Qershor.

    (BalkanWeb)
    yep kanceri berisha godet prap
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #23
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Mos e gënjen mendja ndonjërin prej jush dhe çiltërsisht mendon se Edvin Rama e vret mendjen shumë për të ardhmen e Shqipërisë dhe aq më shumë për gjëra të vockla si kjo që hyjmë apo nuk hyjmë në Europë?

    Kryeministri i partisë socialiste është aty ku është sepse përfaqëson interesat e klaneve dhe grupimeve të fuqishme të cilat kontrollojnë biznesin e ndërtimit, naftës dhe energjisë, trafiqeve nga më të ndryshmet e tjerë. Nuk është i lirë Edvini të bëjë asgjë në kokën e vet. Falangat e kontrollojnë deri në bërthamë.

    Për mendimin tim sinqerisht si një prej të shumtëve që kam jetuar ne BE dhe njoh deri diku gjendjen e mjeruar të Shqipërisë e them pa mëdyshje se neve jemi vite dritë larg. Në këtë formë është e pamundur të hymë denjësisht sepse nuk kemi infrastrukturën minimale madje teorikisht nuk kemi edhe pjekurinë politike për përmbushjen e shumë standarteve me të drejtë të kërkuara.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Sado ta duan, ta shpresojne dhe enderrojne, Salistat skane me shanse ta pengojne Shqiperine!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    CEZ, bumerangu i statusit

    Në tetor të vitit 2008, qeveria shqiptare miratoi vendimin për shitjen e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike tek kompania çeke, CEZ.

    “Kjo qeveri vendosi privatizimin dhe realizoi një privatizim plotësisht të suksesshëm. CEZ është një kompani me përvojë të madhe menaxhuese. Hapet një kapitull i ri, jashtëzakonisht i rëndësishëm”, do të deklaronte në mbledhjen e qeverisë më 29 tetor të 2008-ës, kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha.

    Ky do të ishte akti i parë i një privatizimi që më vonë do të shndërrohej në një nga dështimet më të mëdha strategjike të vendit. Kontrata hyri zyrtarisht në fuqi 6 muaj më pas. Në 23 prill të vitit 2009, parlamenti miratoi marrëveshjen, e cila i kalonte monopolin e shpërndarjes së energjisë kompanisë çeke CEZ. Kur kishin kaluar vetëm 5 ditë nga ky akt, ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në pallatin qeveritar të Pragës për t’i dorëzuar homologut të tij çek, Mirek Topolanek kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

    Ndikimi i CEZ në politikën e Pragës është i pakufijshëm. Kompania ka pushtet të jashtëzakonshëm edhe nëse krahasohet me ish-monopolet gjigante, si EDF në Francë apo ENI në Itali. Edhe pse formalisht menaxhohet nga shteti, dyshimet janë se pushteti rrjedh në kahun e kundërt; nga bordi i CEZ në qeverinë çeke.

    Vetë ish-kryeministri Topolanek ka kaluar përmes korridoreve të saj. Përballë kësaj situate dhe në prag të zgjedhjeve të 2009-ës, qeveria shpresonte se mpleksja me CEZ do të rriste aksionet e Shqipërisë në BE dhe kuotat e saj në publik.

    Ndërkaq në Tiranë CEZ po tentonte të transferonte modelin e saj çek të pushtetit. Një javë para tenderit, qeveria hoqi me vendim 57 milionë euro borxhe nga bilanci i shpërndarjes dhe më vonë kompania u pastrua edhe nga humbjet.

    Por lëshimet në privatizim ishin vetëm fillimi. Favoret vazhduan, që nga rritja e çmimit të energjisë dhe deri tek rishikimi i planit të humbjeve. Por favoret në letër nuk mund të fshihnin atë që ndodhte në terren. Përballë pritshmërive euforike, sistemi nën menaxhimin e çekëve i përkeqësoi të gjithë treguesit. Kompania u zhyt në borxhe duke mos paguar as KESH-in dhe futi gjithë sektorin në një zinxhir detyrimesh pafund, që arriti deri në 1 miliardë dollarë.

    Në të njëjtën kohë drejtuesit e CEZ në kontradiktë me situatën paguheshin me paga që arrinin deri në 66 mijë euro në muaj, ndërkohë që fondi i pagave të menaxhmentit të kompanisë arriti deri në 5 milionë euro në vit. E zhytur në krizë, CEZ nisi presionin ndaj qeverisë për të mbledhur borxhet e institucioneve publike.

    Konflikti arriti kulmin në vitin 2012 kur ajo ndërpreu energjinë e ujësjellësave në disa qytete, çka çoi edhe në protesta publike. Kjo shënoi zyrtarisht krizën e saj me qeverinë, që tre vjet më parë e kishte përzgjedhur vetë si fituese në tenderin e shpërndarjes. Në janar të vitit të kaluar përmes Entit Rregullator qeveria i hoqi licencën duke e përzënë CEZ-in përfundimisht nga Shqipëria.

    “CEZ Shpërndarje filloi që të zvogëlonte blerjen e sasisë së energjisë që i përkiste si detyrë funksionale”, do të deklarohej në mbledhjen e 21 janarit të 2013 të ERE-s.

    Ky ishte akti që zyrtarizoi dështimin më të madh strategjik, kostot e të cilit mbi qytetarët nuk dihen ende as sot. Prej janarit të vitit 2013 gjithcka mbeti në heshtje dhe Shqipëria rrezikonte arbitrazhin, ndërkohë që qeveria e re nisi menjëherë negociatat për të gjetur një zgjidhje mirëkuptimi. Por CEZ kërkon 200 milionë euro duke kërcënuar me arbitrazh.

    Por ky nuk është presioni i vetëm. Një ditë më parë Çekia kërcënoi hapur se do të bllokojë statusin e Shqipërisë. Një dezhavu e kthyer mbrapsht. Shpresa se ajo do ishte pasaporta e Shqipërisë në BE u shndërrua në makth, sepse tashmë i gjithë pushteti i pafund i CEZ është mobilizuar kundër Shqipërisë.

    ----------------------------------

    Marreveshja me e madhe korruptive gjate regjimist Salist ndoshta do ti sherbeje serish Berishes...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #26
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Tërhiqet Çekia, CEZ jo më kusht për statusin

    Tomas Prouza, Sekretari i Shtetit për Cështjet e Bashkimit Europian në Republikën Ceke, në një intervistë telefonike për Top Channel hedh poshtë të gjitha shkrimet në media, duke i cilësuar ato spekulime në lidhje me statusin e Shqipërisë. Sipas tij, Repubika Ceke nuk do bazohet në një çështje të vetme tregtare për statusin e Shqipërisë, por do shohë progresin e bërë nga Shqipëria. “Kjo nuk është aspak e vërtetë, është një speukulim i medias dhe realisht mbeta i habitur kur pashë këto spekulime sepse qeveria ende nuk e ka diskutuar çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, kjo do të diskutohet javën tjetër. Pra, nuk ka pasur asnjë diskutim të këtij lloji. Nuk mund ta imagjinoi që qeveria do ta mbështesë vendimin e saj në një çështje të vetme tregtare, por ajo që do të bëjmë është të shohim hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në 6 muajt e fundit: si ka ndryshuar situata, sa mirë janë zbatuar ligjet, cili ka qenë progresi në drejtësi dhe pika të tjera. Pra, ne do të shohim këto çështje dhe nuk do të merremi me një çështje të vetme tregtare”, shpjegoi Prouza. Përsa i përket negociatave mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ, Sekretari i Shtetit për Cështjet e Bashkimit, thekson edhe njëherë se ky nuk është kusht i Pragës për statusin e Shqipërisë. “Nëse çështja do të ishte zgjidhur muaj më parë, do të ishte në interesin e gjithësecilit, por ky gjithsesi është një vëzhgim i përgjithshëm, nuk është një kusht që ne po e vlerësojmë për çështjen e statusit kandidat. Jemi në dijeni që ka bisedime mes palëve, por këto bisedime janë mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it dhe jo mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë çeke”, deklaroi Tomas Prouza. Por, a ka bërë Shqipëria progres në muajt e fundit për Repulikën Ceke? Prouza shprehet: “Ajo çfarë Komisioni Europian ka komentuar shumë pozitivisht në raport lidhur me progres-raportin ishte e rëndësishme. Si vendi ka ecur përpara, si është zbatimi i ligjit, si shteti mbron të drejtat e individëve dhe të kompanive. E gjithë kjo është pjesë e tablosë përfundimtare. Nga ajo që ne kemi parë dhe raporti që kemi lexuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri është bërë shumë progres dhe ky është një lajm i mirë.”

    Mapo

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    "Lazarati, sinjal i fortë për statusin"

    Pas përshëndetjes nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, operacioni i ndërhyrjes në Lazarat është konsideruar edhe nga Austria si një tjetër sinjal i fortë i vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.

    Shefi i diplomacisë së këtij vendi, që para pak ditësh u bë nismëtar i një letre dërguar homologëve të vetë në BE për të mbështetur statusin e Shqipërisë, e ka bërë këtë konfirmim në Tiranë, kur u pyet nga Top Channel nëse ndërhyrja në Lazarat është një argument i fortë pro Shqipërisë përpara vendimit për statusin.

    “Është një tregues i qartë i vendosmërisë së qeverisë shqiptare për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Të njëjtën vendosmëri duhet të kemi edhe në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimit të shtetit ligjor. Mendoj se kjo do të jetë një sinjal mjaft i fortë për vendet anëtare. Letra që iu nisëm atyre para pak kohësh ishte konfirmim i punës së Shqipërisë, ministrit tuaj të Jashtëm dhe qeverisë që kanë bërë një punë bindëse dhe shumica e vendeve anëtare mendojnë se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat”, deklaroi Sebastian Kurz.

    Përpos mbështetjes për avancimin e Shqipërisë në BE, Austria gjithashtu do të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi. Kjo ishte një tjetër nismë e Shqipërisë që u vlerësua në raportin e Komisionit Europian për çështjen që ndër vite është theksuar si shqetësim nga vendet anëtare dhe po aq nga qeveria aktuale, kur një ditë më parë kryeministri e cilësoi drejtësinë si “Lazarati i gjithë Shqipërisë”.

    Ministri austriak i Drejtësisë nga ky takimi konfirmoi asistencën në këtë fushë. “Ndihma jonë do të konsistojë jo vetëm në teori, por edhe në zbatimin në praktikë të reformës në drejtësi. Për mua është kënaqësi e madhe që të ndihmojmë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor. E mira do të ishte të nisnim që sot nga puna”, tha ministri austriak.

    Por megjithë vlerësimet publike të pjesës më të madhe të vendeve anëtare, përgjigjia për statusin e vendit kandidat do të mësohet vetëm në Këshillin e Ministrave të vendeve anëtare pas 5 ditësh. Përpara këtij vendimi, shefi i diplomacisë sonë ka shmangur parashikimin kur tha se, matematika nuk ndihmon shumë në këtë proces.

    Por ai shtoi se ajo që Shqipëria pret është demonstrimi i besueshmërisë nga vendet anëtare pas provës që vendi ynë iu dha dhe që u çertifikua nga raporti i Komisionit Europian. Ai gjithashtu pohoi se Shqipëria nuk ka çështje të hapura me ndonjë vend që mund të bëhet bllokuesi i momentit të fundit.

    “Edhe nëse do të kishim nuk është tryeza e integrimit ku zgjidhen çështjet bilaterale. Nuk është ajo e nuk dua të flas nëse do të ketë apo jo surpriza. Vendimi u takon vendeve anëtare”, deklaroi Bushati.

    Ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë i Austrisë u pritën edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai i falenderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, në mënyrë të veçantë për nismën e dërgimit të një letre homologëve të BE, për të mbështetur statusin kandidat për Shqipërinë.

    Siç njofton zyra e shtypit në Kryeministri, gjatë takimit u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Kryeministri theksoi se qeveria është e vendosur në këtë sfidë jetike për shoqërinë shqiptare, njoftoi zyra e shtypit.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #28
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Sado ta duan, ta shpresojne dhe enderrojne, Salistat skane me shanse ta pengojne Shqiperine!
    Eshte bere ca kohe qe nuk i kam "ndjekur" temat e shtypit te perditshem... ketu ne forum, por mesa di une salistat me Salen luftuan per 8 vjet qe ta fitonin statusin, por u penguan me vendosmeri/histeri nga Edi dhe edistat.... apo jo????
    Nuk e kuptoj kete deshire te "salistave"sot....????
    Edi qe salistat me salen jane pergjegjes te situates qe po ndodh ne Irak... Siri...dhe ne Ukrahine.
    Sala dhe salistat, jam i bindur, po bejne gjithe vrasjet ne shqiperi, sidomos per krimet brenda familjes....besoj e dini per takimin e fshete me priftin serb..... dhe nje nga 500 emrat e martirve drogaxhi/evropa status, eshte dhe sala... me nje pseudonim tjeter kuptohet.
    Kete po, ta jap une me firme....!!
    Piloti italian me breke te varura i zebelines qe ra ne zonen e koleres dhe mytit ne divjake, ishte agjent/contrabandist i sales..... nga ai i merr sala paret me te cilat psonis liria ne pazar dhe i gatuan sales dreken cdo dite...(c'far kafshe shpellare, nuk mund te shkoj si gjithe te tjeret 5 here ne dite ne restorate e kafene......demode plere...)
    Qe mos ta zgjas salistet dhe sala jane problemet e shqiperise sot dhe mot..... te themi per nja 30 vjet te ardhshme....... ikni o shqiptar nga albanistani se nuk ka shprese..... ai vend eshte mallkuar dhe do mbetet i mallkuar nga sala me salistet.......i shkreti edi dhe te tjere mbas tij qe po derdhin djerse dhe ...... shurre birre.... por .... pa fat!!!

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Nje deputet socialist po fliste me nje zgjedhes te tij ne Tepelene. Kjo ishte biseda mes tyre:

    - O shoku deputet, kjo qeveria jone jo vetem qe nuk na hap vende pune qe te punojme, por edhe punet qe kemi na i mbyll.

    - C'fare pune te mbylli qeveria ty?

    - Po nuk na le me te mbiellim hashash, po na i shkul fidanet.

    - E po ne duam te hyjme ne Evrope, qe te hysh ne Evrope nuk mund te mbjellesh droge se nuk te pranon Evropa.

    - Ore mire e ke ti, me ty jam edhe une, po une po nuk mbolla droge vdes, nuk kam me cfare jetoj. Po te papune e pabuksa, pranon Evropa?

    - Po pasi te hyjme ne Evrope, do na mbaje Evropa me buke pastaj, e hodhem lumin.

    - O shoku deputet. C'a te dukem une ty, budalla? Une shkolle nuk kam, po budalla nuk jam. Kam qene ne Greqi 5 vjet dhe e di se cfare te jep e cfare te merr Evropa. Po te ishe Evropa e mire per ne, une nuk mbillja hashash ne Progonat po vazhdoja punoja e fitoja ne Greqi! E Greqia nuk eshte ne ate gjendje qe eshte sot.

    - Po Shqiperia nuk eshte Greqi!

    - Po po, te drejte ke. Ne jemi me m.. se Greqia!


    Perse u solla kete episod nga Shqiperia?

    Per te nxjerre ne pah kontrastin e hendekun e thelle mes kendveshtrimit te "elitave" politike ne Tirane per anetaresimin ne BE, dhe popullsise se thjeshte. Berisha, Rama e kompani, zihen se kush do te kete fatin qe te anetaresoje Shqiperine ne BE, pasi ne mendjet e tyre, "eshte arritja me e madhe historike per vendin". Ironia e ketij kendveshtrimi, qe ata vete nuk e shohin por eshte i dukshem per te gjithe spektatoret e huaj jashte realitetit shqiptar eshte se aq fort po i meshojne ketij objektivi politik, aqsa po krijojne pershtypjen e gabuar ne popull sikur problemet e Shqiperise e shqiptareve do te marrin fund qe nga momenti qe do te fillojne negociatat e anetaresimit ne BE. Historia e popullit shqiptar mbaron me pranimin ne BE.

    Aspekti tjeter ironik eshte: politika e shikon anetaresimin ne BE si nje shteg per ti shpetuar realitetit shqiptar. E ndritem duke ndertuar nje shtet e shoqeri demokratike ne dy dekada, te pakten te gezohemi me lajme si ky me lart! Jemi si jemi, bej "sevap" o Evrope, e pranona keshtu sic jemi!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-06-2014 më 12:41

  10. #30
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Raporti i KE: I rekomandojmë BE pranimin e Shqipërisë në BE. BE vendos në 23 qer

    Pëfundimisht nuk bëhesh më

    Nuk kemi punë thote dhe do mbjellim hashash hahhaaaaa

    Po prandaj nuk ankoheshin në kohë të Saliut për papunsi se mbillnin të tërë hashash Ja si e zgjidhka problemin e papunsisë PëDëja
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •