-
Një takim Unik Religjioz Ndërkombëtar dhe Daullet e sherrxhinjve
Një qershori do të mbahet mënd gjatë për takimin unik dhe të ve çantë për nga rëndësia e tij me rastin e shënjtërimit të Katedrales `Ngjallja e Krishtit` në Tiranë.
Shënjtërimi I katedrales madhëshotre në Tiranë ishtë një ngjarje me rëndësi të madhe si për komunitetin ortodoks në Shqipëri por dhe një mrekulli arkitekturore e cila u bë e mundur nga kujdesi I ve çantë I Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe I gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij Prof.Dr. Anastasit.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, morën pjesë krerë të kishave ortodokse të botës. Pjesmarrja për herë të parë e shumicës dërrmuese të kryetarëve të kishave Ortodokse të Europës me në Krye Patriarkun Ekumenik Bartolomeu i Parë me rezidencë në Stamboll (Konstandinopojë) i cili është Kreu i Kishëave Ortodokse të Europës dhe të Botës në Tiranë, shënon një ngjarje të rrallë si për nderimin që pranuan të vinë në Kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë. Në këtë takim muarën pjesë edhe Patriarku i Jeruzalemit, Theofili i III; Patriarku i Rumanisë, Danieli; Kryepeshokopi i Greqisë, Jeronimi; ai i Qipros, Krisostomi; Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, Nikon Liolini; Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarku i Serbisë, Irinej.
Në ceremoni bashkëmeshojnë edhe përfaqësuesit e Patriarkanave të Moskës, Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Antiokisë. Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën.
Në këtë takim muarën pjesë edhe krerët e komunitetëve Fetare Katolike, Bektashiane, Përfaqësues të komunitetit të respektuar Mysliman dhe bashkësisë të tjera fetare të Shqipërisë të cilët si gjithmonë treguan se sa e rëndësishme dhe e traditës shqiptare, është toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri.
Në këtë eveniment të vecantë morën pjesë e drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar të cilët si asnjëherë tjetër ishin së bashku që pas rotacionit politik: pjesmarrjen e Kryetarit të Maxhorancës dhe Kryetarit të Opozitës së bashku me Presidentin e vendit z.Bujar Nishani dhe Kryetarit të Kuvëndit z. Ilir Meta.
Katedralja e re në Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, e ndërtuar në qendër të Kryeqytetit në vendin e kishës së vjetër e cila u shkatërrua nga regjimi komunistë më 1967. Kompleksi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës, bashkë me kishëzën “Lindja e Krishtit”, kambanoren dhe Qendrën Sinodike, është simboli i rindërtimit nga themelet i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, nga viti 1991 deri më sot.
Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qe-ndër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku. Në vijim, projektit fillestar iu bënë përpunime të mëtejshme.
Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore.
Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me dia-metër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmëcilindrike.
Konceptimi arkitekturor i Kambanores me lartësi 46 m u bë nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa projektimi përfundimtar u krye nga një grup projektuesish. Ajo përbëhet nga katër llambadhe Pashke, të cilat simbolizojnë katër Ungjillorët që shpallin Ngjalljen. Ato bashkohen rreth boshtit qendror të shkallëve. Shkalla rrethore të çon në dy kate të hapura, ku janë vendosur 16 kambana. Mbi kambana, ka një orë katërfaqëshe shënon kohën. Katedralja i ngjan Kishës së Shën Sofisë Stamboll. Sipërfaqja e truallit: 5039 m2 ,Sipërfaqja e katedrales: 1660 m2, Lartësia e katedrales: kupola 29.2 m, kryqi 32.2 m , Sipërfaqja e kishëzës: 55 m2 ,Lartësia e kishëzës: 6.3 m, Sipërfaqja e qendrës sinodike: 830 m2 , Lartësia e qendrës sinodike: 22 m , Sipërfaqja e kambanores: 42 m2, Lartësia e kambanores: kubeja 43 m, , kryqi 46 m. Fillimi i veprës: korrik 2004, Përfundimi i veprës: maj 2012 .
Mesha e organzuar për Shënjtërimine Katedrales `Ngjallja e Krishtit`, u mbajt për dy orë rresht morën pjesë të gjithe krerrë religjiozë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe krerët e politikës shqiptare të ulur së bashku pranë e pranë si asnjëherë tjetër duke dhënë mesazhin e bukur se të bashkuar mund të integrohemi shumë më shpejt në BE.
Kjo meshë u mbajt në shqip, dhe leximet e Ungjillit që ishin në greqisht u përkthyen më së miri në shqip.
Dreka e organizuar në orën 13.00 u përshëndet së pari nga Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Prof.Dr. Anastaas, si dhe nga të gjithë krerët klerikë ortodoksë të pranishëm të cilët përgëzuan për shëntërimin e kësaj Katedraleje të mrekullueshme, dhe uruan mbarësi kombit shqiptar dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kjo ngjarjeunike për nga takimi religjioz ndërkombëtar është një nder dhe hap përpara për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit
Kjo ngjarje, si një `déjà vu`, të kujton se si 102 e vite më parë kur me përpjekjet dhe interesimin e intelektualëve ortodokse të asaj kohe, i a mbushën mëndjen në Bukuresht deputetit të asaj kohe, Ismail Bej Qemal Vlora, që të shpallte pavarësinë e Shqipërisë dhe jo autonominë.
Ngjarja më tepër u bë e dukshne për mediat shqiptare në fillim për shkak të pjesmarrjes për herë të parë në një eveniment brënda vendit të Kryetarit të Maxhorancës qeverisëse z.Edi Rama dhe të Kryetarit të Opozitës dhe Kryetarit të Bashkisë z.Lulzim Basha kur dihetqë lufta politike midis dy palëve është më e ashpër se kurrë. Kjo mund të shikohej edhe si një zbutje para verdiktit nga Parlamenti Europian nëse Shqipëria do të futet në BE apo jo tani në qershor.
Kjo Katedrale për nga rëndësia është gjithashtu unike sepse është në zemër të Tiranës dhe ka një sipërfaqe
Megjithatë takimi i krerëve të klerit të krishterë Ortodoks si asnjëherë tjetër të ulur së bashku në në Kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, duke e bërë Tiranën për një ditë Kryeqytet të Ortodoksisë Botërore falë respektit të madh ndaj Fortlumturisë së tij Kryeeshkopit Anastas, nuk I shpëtoi sherrxhinjve të përhershëm e të pranishëm në cdo ngjarje positive dhe të ve çantë si Shënjtërimi I Katërales së mrekullueshmeOrtodokse në Tiranë. Dhe kjo për shkak të një interviste private dhënë Top Channel me kërkesën e kësaj të fundit të Kryepeshkopit Ortodoks serb Irenej. Ky ishte shkasi për përpjekjet e zakonshme të disa pseudo-atdhetarëve që të eklipsonin këtë takim të ve çantë dhe unik për nga përmasat religjioze por dhe politike.
Disa media që mezi presin lajme të tilla si Neës 24 morën në intervixtë për disa minuta Nikollë Markun i cili njihet për butaforinë dhe mllefin që ka ndaj KOASH-it. Për të ardhur keq është se si një media e tillë serioze interviston një askush që nuk përfaqëson asnjë lloj institucioni religjioz , megjithatë u pa se paranoja e tij për tu dukur si `udhëheqës shpirtëror` ishte për të ardhur keq dhe qesharak.
Për mendimin tim, Kryepshkopi i Serbisë Irinej dha nje interviste private te kerkuar nga Top channel. Intervista ska lidhje me takimin ne Tirane për shenjterimin e katedrales.
Takimi ishte një ngjarje e vecante qe i sherben paëes dhe bashkpunimit fetar dhe politik. Por si zakonisht miopët politike dhe bijte e atyre qe kanë lënë litarin jashte varrit-per te keqen e Shqiperise dhe shqiptareve po ndyresojne cdo gje. Perse? Nuk duan ta shohin Shqipërine ne paqe me fqinjet por gjithmone ne lufte dhe në konflikt.
Keq interpretimet me dashje të disa pseudo-patriotëve që derdhin lot krokodili duke eklipsuar me qëllim madhështinë e këtij takimi historic religjioz por edhe politik- nuk mund të errësojnë mesazhet e rëndësihme që dha ky takim madhështor ndërkombëtar, krahas Shënjtërimit të Kaedrales : Paqe dhe bashkëjetesë, respect reciprok dhe fqinjësi të mirë.
Këto mesazhe së bashku me tolerancën fetarë të shkëlqyer në Shqipëri, janë një ogur I mirë dhe një hap përpara drejt integrimit të vendit në BE.
-
-
Për: Një takim Unik Religjioz Ndërkombëtar dhe Daullet e sherrxhinjve
Ky 1 Qershor do te mbahet mend sepse ka pasur perplasje politike posacerisht ne nje vend ku nuk duhet te perzihej politika....kisha eshte e shenjte dhe nuk duhet te kishte deklarata te tilla sic shkruhet ne kete artikull qe sapo lexova: http://www.lajm-shqip.com/2014/06/ul...hqiptarja-com/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt