Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Angry Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Nicolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë. News 24: Nuk u regjistrua në TIMS]

    TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka publikuar sot foto që tregojnë se në shenjtërimin e katedrales ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe një prej përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh, i cili nuk ka kursyer edhe qëndrimet antishqiptare. Në foto duket qartë se Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.

    TV News 24 zbuloi se hyrja e Gejxh në Shqipëri nuk është regjistruar në sistemin TIMS, në 2014. Në sistemin TIMS rezulton se Gejxh hyri për herë të fundit në Shqipëri në 19 janar 2005.


    AK DHE PDIU KUNDER GEJXH
    “Gejxh kërkon çlirimin me armë të Himarës. Qeveria lejoi terroristët të vijnë në Shqipëri. Në fotot që disponojmë, ka edhe eksponentë antishqiptarë”, thuhet në reqagimin e AK.

    I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I PDIU-së, e cila e konsideron ftesën e këtyre personave një fyerje të rëndë kombit.

    “Kushdo nga organizatorët që mendon se Gejxh dhe Bollano përfaqësojnë ortodoksët shqiptar tregon se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët që janë më shumë se 90% e ortodoksëve në vend. Ata duhet të përgjigjen se me çfarë cilësie është ftuar Gejxh, i cili nuk njihet si figurë fetare, veçse si figurë antishqiptare. Kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe në veçanti ortodoksëve shqiptarë”.

    PDIU më tej dënon, gjithashtu, me ashpërsi deklaratat e Patriarkut serb Irinej. “Edhe njëherë e tregoi veten si pararoja e nacionalizmit shovinist serb, shumë larg të qenit një njeri i Perëndisë. Kur flitet për figura fetare nganjëherë është e vështirë të përcaktohet se çfarë është më e rëndë: provokimi apo mashtrimi. Deklaratat e Patriarkut Serb Irinej nuk janë thjesht një provokim në zemër të Tiranës, por mbi të gjitha janë mashtrime. Ai, i dehur nga një historiografi nacionaliste, që paraardhësit e tij e qepën me kujdes, deklaroi nga Shqipëria se objektet e kultit në Kosovë janë pjesë e identietit serb. Bëhet fjalë për ato objekte kulti, të fesë ortodokse, që në masë janë të ndërtuara nga shqiptarët ortodoksë para dhe gjatë mesjetës. Ato mbeten një dëshmi e patjetërsueshme e shqiptarësisë së Kosovës, po aq sa çdo element tjetër i kësaj krahine.

    Ne jemi krenar që kombi shqiptar i ka vërtetuar fqinjëve se feja mund të përdoret si element bashkimi dhe frymëzimi dhe jo si element përçarjeje. Ndonëse dje, fatkeqësisht, nuk u dëgjua në asnjë moment të flitej për kombin dhe ortodoksë shqiptarë, por vetëm për Ortodoksët në Shqipëri, ne i bëjmë të ditur Irineut, Gejxhit dhe kujtdo që mendon si ata, se shqiptarët, pa dallim feje, si ortodoksë, si katolikë, si mysliman, si bektashinj, kanë dhënë jetën e tyre për të mbrojtur Atdheun. Ashtu sikurse në luftën e Kosovës, krahas të gjithë bashkëkombësve u rreshtuan edhe ortodoksë si legjendari Komandant Teli, Lefter Koxhaj, që dha jetën për të çliruar atë pjesë të Shqipërisë. Prandaj, ajo që Irineu, Gejxh dhe asnjë tjetër nuk dëgjuan dje, do të duhet të përsëritet sot nga çdo shqiptar: Shqiptarët Ortodoksë, që përbëjnë tërësinë e Ortodoksëve në Shqipëri, janë të bashkuar me të gjithë pjesën tjetër të kombit, për t’i thënë një herë e mirë mjaft tentativave të atyre fqinjëve që nuk e fshehin shovinizmin në çdo deklaratë”, thuhet në deklaratë.

    Kujtojmë se Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lobuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.

    Balkanweb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    FOTOT NE LINKUN POSHTE:

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ms-193074.html

    ërguar nga idi, tirona më 03-06-2014 në 11:48
    Nese del e vertete edhe kjo qe Gejxh ka hyre ne Shqiperi pa u rregjistruar ne kufi eshte per te vene kujen. Kufiri dhe hyrja e dalja qenkan komplet jashte kontrollit te Ministrise se Brendeshme.


    Dërguar nga Dritan, Tirane më 03-06-2014 në 11:43
    E kuptoni shtetin shqiptar me ne krye Edi Ramen? Ky antishqiptari Nikols Geixh kishte pa shkelur ne Shqiperi qe ne vitin 2005. Me rikthimin e Rilindjes komuniste u rikthye edhe greku i felliqur antishqiptar. Dhe c'eshte me e renda, Geixh nuk figuron ne sistemin TIMS se ka hyre ne Shqiperi? Atehere nga mbiu ne Katedralen Ortodokse te dielen? Edvinit po i kalojne Riformatoto, Geixhet dhe soj e sorollop "per shalesh", mjere Shqiperia ke ka ne krye te qeverise. Ky eshte skandali me i madh. Turp


    Dërguar nga martini më 03-06-2014 në 11:39
    i kam zili per nje gje ne fakt

    qe jane te organizuar jasht mase dhe e treguan me te miri .

    na di gjithmone kusare pa moral

    ske ca ti besh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Qeveria shqiptare, dhe Min. e brendshme do te bente mire te hapte nje procedim penal ndaj ketij personi si e qysh kaloi kufirin nen cfare identiti fals dhe me kete rast mbase do te ishte
    me vend ti jepni nja 3-4 vjet denim, jo se do te bej burg ne Shqiperi, por vetem per ta mbajtur larg.
    Heren tjeter nese do tja kete qejfi te beje ndonje loje te ngjashme, e ka gati denimin qe e pret :-)

  5. #5

    Nicholas Gage nuk rezulton në sistemin TIMS ne 2014

    Në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe një prej përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikolas Gejxh, i cili nuk ka kursyer edhe qëndrimet antishqiptare. Në fotot e publikuara sot në media duket qartë se ultranacionalisti Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës.

    Por, zyrtarisht nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në vitin 2014. News 24 ka siguruar të dhënat e sistemit TIMS, që verifikojnë hyrje-daljet e shtetasve në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se Nikolas Gejxh, ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri në janar të vitit 2005.

    Shtetasi amerikan Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS në datën 19 janar në ora 17:22 dhe ka dalë të nesërmen 20 janar, në orën 13:44, duke qëndruar në Shqipëri më pak se 24 orë.
    Nuk dihet pse hyrja e tij e fundit nuk është regjisruar në sistemin TIMS, ndërkohë që fotot e bëra publike e vërtetojnë më së miri praninë e tij në Shqipëri, së paku në datën 1 qershor 2014, ditën e shënjtërimit të Katedrales së re Ortodokse.

    Balkanweb
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Reagon MB

    Ministria e Brendshme (MB) reagoi duke sqaruar se Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS.

    “Nga verifikimet e kryera rezulton se NICHOLAES GAGE, (emri ne anglisht) me nënshtetësi amerikane ka hyrë në Shqipëri në datë 31.05.2014, i ardhur nga Greqia dhe është larguar në datë 02.06.2014. Ai u është nënshtruar të gjitha rregullave standarte të kontrollit dhe regjistrimit të shtetasve, përfshirë edhe regjistrimin në sistemin TIMS”, citon zyra e shtypit të ministrisë së Brendshme.

    Ministria e Punëve të Brendshme siguron më tej opinionin publik se sistemi i kontrollit dhe regjistrimit të personave në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar të vendit është i sigurt dhe procedurat standarde të ndjekura nga strukturat përkatëse të policisë janë të verifikueshme në çdo rast.

    ***

    Emri i publikuar nga MB nuk figuron serish ne TIMS

    Pas reagimit te Ministrise se Brendshme, BalkanWeb ka kryer një kërkim në sistemin TIMS me emrin që MB ka cituar dhe sërish nuk rezulton që personi me emrin NICHOLAES GAGE të jetë regjistruar me këtë emër. Madje vihet re se në regjistrimin e fundit në anglisht ne dokumentet qe publikon BalkanWeb, emri shkruhet NICHOLAS dhe jo NICHOLAES sic pohon së fundmi ministria e Brendshme.
    Pas verifikimeve më të hollësishme që ne bëmë serish në sistemin TIMS, rezultoi se në datën 31 maj në Shqipëri ka hyrë një person, me emrin Nicholaes Gagen, dhe jo Nicholaes Gage sic pretendon ministria.

    Në rast se pranojmë që Gejxh ka ndryshuar emrin në pasaportë duke shtuar dy shkronja, në emër dhe mbiemër, del pyetja se përse ky ndryshim nuk reflektohet në sistemin TIMS në kategorinë e përcaktuar për këto ndryshime, ku shkruhet “informacion mbi identitetet e mëparshme.”
    Sipas kësaj llogjike i njëjti person rezulton i regjistruar ne hyrje dalje me dy emra të ndryshëm. Fakt për të cilin ministria nuk dha asnjë shpjegim ne njoftimin për shtyp.

    Balkanweb
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Reagon MB

    Ministria e Brendshme (MB) reagoi duke sqaruar se Nikolas Gejxh është regjistruar në sistemin TIMS.

    ***

    Emri i publikuar nga MB nuk figuron serish ne TIMS

    Balkanweb
    po nje krye-agjent eshte e lehte te kete disa pasaporta me emra te ndryshme ..... dhe per me teper nje si puna ketij qe e din shume mire qe ne Shqiperi nuk eshte i pare shume me adhurim .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    O Mesues, po lere ate muhabet se Gejxhi e kishte bisedu me Tahirin ate punen e TIMS-it ......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Kam qene gjithmone , pro kishes autoqefale shqiptare ... por u be i qarte uzuprimi i saj .... !

    Nga nje krah irineu , nga krahu tjeter kjo qenje patetike qe kujton se me 2000 grek nga 10.000 banoret e himares , do krioj minoritet grek edhe vorio epir ... e gabon mendja se e llogariste deri me sot shqiperine si shqiperine e 1994 ... nuk kan b.the keto qenje mortore , c fare kishin per ta bere e beren deri sa u zgerdhjen deri diku te 2008 ... me kulmin vitet 1994 deri ne 2002 .

    Gjithsesi sa te tjere anti shqiptare ka mbledhure janullatosi edhe nuk i dijme neve ... eshte ceshtje me vete .

    Me shume kujdes ndaj Janullatosit . Personalisht paskam qene shume naiv ... por aj nuk eshte vetem per fe ketu , jo ... thjesht nuk i vene shqiptaret nga pas , se po te ishte ndryshe me kohe do kishim pare situata sureale ( fatmiresisht eshte nje dekade me vonese ) .

    Uroj ta keme une shume gabim ... por ku ka tyme ka edhe zjarre ... !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Nikolas Gejxh në shenjtërimin e Katedrales në Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    O Mesues, po lere ate muhabet se Gejxhi e kishte bisedu me Tahirin ate punen e TIMS-it ......
    lere per nder o majkell, se qy TIMI kacurels nje zullum te madh ka bere .... piper-a qe fluturojne per qejf, zyra te TIMI-t kacurels te djegura etc etc etc .....
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •