Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i BE: Droga e Afganistanit drejt Europës nga Turqia dhe Shqipëria

    Në Shqipëri prej disa muajsh ka një debat publik lidhur me trafikun e drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në shumicën e rasteve flitet për prodhimin hashashit dhe më pas “importin” e kësaj lënde narkotike drejt vendeve të BE-së. Por një raport i Bashkimit Europian për drogën, nxjerr një fakt edhe më të rëndë lidhur me trafikun e drogave të rënda.
    Në raportin e publikuar sot, “European Drug Report: Trends and developments 2014”, Shqipëria cilësohet, bashkë me Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si një nga vendet prej nga vjen opiumi dhe heroina afgane në Bashkimin Europian.

    “Afganistani mbetet prodhuesi më i madh i opiumit në Botë. Mendohet se pjesa më e madhe e heroinës që gjendet në Europë fabrikohet në këtë vend, dhe një pjesë e vogël në Iran ose Pakistan. Ekzistojnë rrugë të ndryshme trafiku për transportin e drogës në Europë. Një nga këto kalon në Turqi dhe në vendet e Ballkanike (Bullgari, Rumani ose Shqipëri), për të mbërritur më pas në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Një rrugë tjetër kalon nga Rusia dhe Azia Qendrore. Dërgesat e Heroinës nga Irani ose Pakistani, mund të arrijnë në Europë dhe në rrugë detare, ose rrugë ajrore në mënyrë direkte, ose transit nga vendet e Afrikës Perëndimore”,

    Koha Jone

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Raporti i BE: Droga e Afganistanit drejt Europës nga Turqia dhe Shqipëria

    Na merziti dhe BE-ja me keto raporte.
    Vetem te shaje di.
    Si nuk tha njehere "ju multe krahu qe keni arritur kete gje" (apo ndonje gje tjeter).
    Cdo gje eshte relative...

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •