Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,243
    Postimet në Bllog
    22

    Ekzekutohet me 11 plumba ish-drejtori i CEZ në Laç

    Viktor Skeja, i cili i shpëtoi një atentati në shtator, u vra dje në afërsi të Shkollës së Kuqe. Policia heton motivin e hakmarrjes, pasi viktima kishte precedentë penalë në të shkuarën. Atentati i dytë i merr jetën Viktor Skejës, ish-drejtor i CEZ-it në Laç dhe i dyshuar për krime në të shkuarën. 47-vjeçari u ekzekutua dje në mesditë, në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë, teksa ndodhej në makinën e tij. Burime të policisë i thanë MAPO-s se Viktor Skeja dyshohet se është vrarë për motive hakmarrjeje që lidhen me të shkuarën e tij. Viktima i kishte shpëtuar një tjetër atentati më 23 shtator të vitit të shkuar, kur u qëllua brenda një kazinoje, por edhe asokohe policia nuk arriti të binte në gjurmët e autorëve. Dje në mesditë, rreth orës 15:29 minuta, Viktor Skeja sapo ishte duke dalë me makinën e tij nga parkimi, kur sipas dëshmitarëve, një autoveturë “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, qëlloi me breshëri në drejtim të 47-vjeçarit nga Laçi. Ish-drejtori i CEZ-it, i cili prej shtatorit kishte hapur një studio avokatie, mbeti i vdekur në vend, ndërsa policia numëroi në vendin e ngjarjes 11 gëzhoja të kalibrit 7. 62 milimetra. Ekspertët tregojnë se për ekzekutimin e Skejës është përdorur një automatik tip “Kallashnikov”. Autorët, sipas burimeve të policisë, pasi qëlluan makinën, u larguan me shpejtësi nga vendi i krimit. Skeja, sipas dëshmitarëve, kishte qenë duke dalë me veturën e tij “Audi A4”, me targa AA 363 FM me ngjyrë gri të errët. Ai mbeti i pajetë në vend, pasi u qëllua nga breshëritë e automatikut, ndërsa plumbat sipas policisë e kanë zënë në kokë dhe në gjoks. Po ashtu, xhamat e veturës ishin thyer në të katër dyert e saj, ndërsa në vendngjarje dukeshin qartë njolla gjaku si dhe në mur gjurmë të predhave të armës. Në krahun e djathtë të veturës, pranë derës së parë një grumbull xhamash dukeshin ende, edhe kur ekspertët dhe hetuesit e policisë braktisën vendin e ngjarjes. Hetimet e policisë zbuluan se Viktor Skeja kishte qenë tek një i afërm pranë ‘Shkollës së Kuqe’, prej nga po dilte kur u qëllua nga “armiqtë”. Pas këqyrjes së kryer dhe pas dëshmive të marra në vendin e ngjarjes, policia ka mësuar se vetura e autorëve kishte kaluar kryqëzimin e parë dhe më pas dyshohet se ka dalë në rrugën “4 Dëshmorët”, e më pas është larguar përmes rrugës “Bardhyl”. Hetuesit po kërkonin dje për kamera në zonën pranë vendit ku ndodhi krimi, për të identifikuar mjetin apo personat që mund të kenë lëvizur me të. Kërkimet e policisë kanë zgjatur deri vonë, por rezultatet ende nuk dihen se cilat janë. Më tej hetuesit janë përqendruar tek konfliktet e mundshme të viktimës, për të arritur tek autorët. Dyshimet e hetuesve janë se krimi lidhet me problemet që Skeja ka pasur në të shkuarën e tij. Në vitin 2006, ai ka qenë i dyshuar për një vrasje në qytetin e Laçit, por këto dyshime nuk u provuan asnjëherë. Po kështu, ai ka qenë i dyshuar nga policia edhe për një krim tjetër, sërish i paprovuar nga forcat e rendit. Më pas, Skeja u emërua drejtor i CEZ-Shpërndarjes për zonën e Laçit, ndërsa kishte siguruar edhe diplomën e avokatit dhe kishte nisur ta ushtronte profesionin e tij në fund të vitit të shkuar në Tiranë. Në shtator, Skeja ndodhej në ambientet e një kazinoje në kryeqytet kur ndaj tij u qëllua me armë zjarri pistoletë nga dy persona të paidentifikuar. Dyshimet e policisë ishin se ai mund të ishte sulmuar për qëllime grabitjeje, por nuk përjashtohej as pista që atentati të kishte qenë i dështuar, pasi autorët nuk kishin arritur të fiksonin mirë armën, ndërsa Skeja i shpëtoi mrekullisht atentatit. Hetuesit besojnë se dy atentatet janë urdhëruar nga e njëjta dorë, edhe pse duket e vështirë zbardhja e urdhëruesve të këtij krimi. Deri në orët e vona të mbrëmjes policia e Tiranës ka shtuar kontrollet në rrugë, si dhe ka marrë në pyetje një numër të madh personash, por pa rezultat.

    MAPO

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Ekzekutohet me 11 plumba ish-drejtori i CEZ në Laç

    Domethene paska qene i dyshuar per vrasje + per nje krim tjeter, pastaj emerohet drejtor i CEZ-it.
    Nuk duket si i pa fajshem megjithate...ngushellime familjes e ne koke te te tjereve si ky!
    +Albush, ka qene drejtor ne kohen e PD-se, fshije artikullin para se t'i dalin te gjitha te zezat neper gazeta ketij tipit !
    Ndryshuar për herë të fundit nga smokkie : 03-06-2014 më 03:33
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •