Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Nga Redaktor {31/05/2014}
    Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të njollës elektorale. Profili i ri i njeriut të kthesave të forta dhe cilat janë ambiciet e tij për të ardhmen?
    meta cover Në kohën e sherrnajës “të gjithë kundër të gjithëve”, Ilir Meta shijon i patrazuar paqen, pas “Guernikës” së tij të gjatë për të mbijetuar në politikë. Ndryshe nga dikur, një parti e skajit të majtë, LSI refuzon të përfshihet në radikalizimin e shpërthyer së fundi. E në dallim nga paraardhësja e vet, Meta ka vendosur, siç thotë plot zell, të jetë ekstremisht i duruar si drejtues Kuvendi, sepse opozita vetëm të drejtën e fjalës dhe kontrollin parlamentar ka. Mban larg një përballje të ashpër me opozitën dhe Berishën, jo vetëm për të mos dalë nga roli i spikerit mbi palët, por më shumë për të mos i ikur terrenit politik të moderacionit, që ka zgjedhur si udhërrëfyes në këtë stinë të re në politikë. Ngjarjet e avionit me drogë dhe grevat e urisë do të kishin qenë në një kohë tjetër, tema që do ta hidhnin në vijën e parë të zjarrit. Por jo sot, kur shumëkush pyet se pse Ilir Meta dhe LSI nuk kanë dalë në mbrojtje të qeverisë, si pjesë e saj. Tërthorazi përgjigjen e ka dhënë vetë Meta, duke zgjedhur të flasë pak për këto dy çështje. Ka gjykuar se të dyja çështjet po politizohen dhe i ka mëshuar sakaq nevojës jetike për ringritjen ekonomike, vende të reja pune dhe siguri në vend. Larg, shumë larg akuzave dhe kundërakuzave të PD e PS, se trafikun po e bën kryeministri Rama apo se avioni me kanabis që ngeci në Divjakë, ishte skenar i parapërgatitur nga demokratët. Linja e mesit të artë, që në 23 qershor mbushi “thesin” elektoral të LSI, edhe këto tetë muaj të parë të qeverisjes së re duket se po e shpërblejnë me zgjerim të njollës elektorale. Me 23 vite karrierë politike, Meta e ka provuar se ekstremizimi i 2005 dhe greva e urisë e 2008, i shtrënguan pas vetes pasuesit më besnikë, por nuk e rritën te shtresa gri e votuesve, apo te demokratët dhe socialistët e pakënaqur, që së fundmi janë shndërruar në mallin më të kërkuar në treg nga LSI. E megjithatë, LSI ka zgjedhur të udhëheqë një debat të fortë: atë për Luftën Nacionalçlirimtare. Socialistët, të kompleksuar nga e kaluara dhe sulmet e opozitës se po kthen enverizmin, i kanë lënë LSI-së në këtë betejë rolin e protagonistes, të cilën kjo e fundit e ka marrë përsipër me vetëdijen se do të shpërblehet me atë që ka më shumë vlerë për të; votat. “Rruga e tretë” e Ilir Metës ka dhe një arsye tjetër. Tashmë, të gjithë e dinë dhe e kanë pranuar se dy palët kanë nevojë për Metën, sot dhe nesër. Testi i radhës për ato 200 mijë votat që anojnë peshoren e pushtetit, s’është edhe aq larg.

    Marrëdhënia me Ramën

    Tetë muajt e parë të mazhorancës Rama-Meta kanë kaluar pa ndonjë simptomë të fortë antagonizmi, por edhe larg ndjesisë se dashuria e rigjetur mes socialistëve dhe ish-socialistëve është e zjarrtë. Ekuilibri rëndon më shumë në kurriz të partisë mëmë, pasi si edhe me demokratët, LSI kontrollon tashmë një pjesë të mirë të pushtetit dhe me një shkathtësi administrative të admirueshme ka përmbushur pjesën më të madhe të pritshmërive të mbështetësve të saj. Rama ka fikur çdo zjarr të mundshëm mes dy partive, si në qendër, ashtu edhe në bazë, duke vlerësuar gjithmonë se mazhoranca punon si një skuadër e se mes PS dhe LSI nuk ka asnjë dallim. “Detyrat janë të ndara. Meta është kryetar Kuvendi dhe po bën një punë të admirueshme në drejtimin e Kuvendit, si një person, ashtu siç duhet të jetë mbi palët, çka nuk është aspak e thjeshtë në kushtet e këtij lloji Kuvendi, kur imponohet një degradim i përjavshëm”, – tha ai dy ditë më parë në “Top-Story”. Kryeministri, sa herë është pyetur mbi aleatin e ngushtë, është ngutur të mbyllë plasaritjet e krijuara nga qëndrimet hera-herës të ndryshme të zyrtarëve të LSI. “Sinergjia është e plotë për të formësuar ritmin ku duhet të zhvillohet marrëdhënia mes qeverisë dhe grupeve parlamentare apo shumicës”. Por jo pa ngjyra kanë qenë pickimet e LSI. Qëndrimet e Metës dhe LSI për avionin e drogës u interpretuan më së paku si pakënaqësi e kësaj force politike për menaxhimin e situatës nga Rama. Shumëkush pyeti pse nuk del LSI në mbrojtje të qeverisë. Në të vërtetë kanë dalë, si Meta dhe pjesëtarë të tjerë të kupolës lësëiste. Megjithatë, ndryshe nga qeveria dhe PS. Të moderuar, me distancë higjienike nga qëndrimet e ashpra të PD, por me kritika ndaj qeverisë për avionin e Divjakës, ku zv/ministri Manjani shpërndau më shumë mjegull rreth fatit të Saimir Tahirit, kur tha se problemet janë në tokë dhe jo në ajër. Vetë Meta, pas një mungesë 10-ditore në publik, në një dalje televizive (shumë herët) në “7 pa 5” në ‘Vizion Plus’ gjykoi se “problemi është se politika bën gjyqësorin, ndërsa një pjesë e gjyqësorit merret me politikë”. U tregua i kujdesshëm kur aludoi për qëllimet e opozitës në fushatën për drogën dhe balancoi qëndrimet e Luan Ramës, që kishte shigjetuar kryeministrin Rama se situata e trafikut të drogës nuk ka nevojë për hartime dhe vizatime. Me shpërthimin e grevave të urisë, moderacioni vijoi nga Përmeti, ku kryetari i Kuvendit respektoi grevën e urisë së të shkarkuarve nga administrata, edhe pse nuk e sheh atë si zgjidhje. Nuk harroi të shtonte se PD po e politizon atë. Por përtej pickimeve që harrohen shpejt, fati i raportit Rama-Meta është i varur te suksesi ose dështimi i qeverisë, te zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshmet e 2017-ës. Të gjithë pranojnë se është ende herët që nga dyshja e dikurshme e 2002, që iu kundërvu Fatos Nanos, të pritet ndonjë lajm i bujshëm. Aq më tepër që para zgjedhjeve të 2017 është dhe një stacion shumë i rëndësishëm, zgjedhja e presidentit, i cili nuk mund të refuzohet me një të rënë të lapsit.

    Raporti me Bashën dhe Berishën

    Muajt e parë të mazhorancës së re kanë qenë një kohë politike, që ndoshta kreu i LSI do të donte ta kishte përgjithmonë. I sapoafruar me Ramën, bashkë me 180 mijë votat e veta dhe me ish-aleatët në opozitë, që për 4-5 muaj nuk i drejtuan asnjë sulm. Edhe pse ato kohëra kanë kaluar, sërish Meta nuk është fokusi i opozicionit. Jo vetëm sepse objektivi parësor në çdo rast është kryeministri. Bashkëqeverisja 4-vjeçare me PD dhe pesha elektorale e LSI kanë rolin e tyre në këtë opozitë të kadifenjtë ndaj Metës. Kreu i demokratëve, si për ironi, pohimin më të fortë kundër Metës e ka të ngjashëm me deklaratat e dikurshme të Ramës. “Meta është aleati kryesor i zotit Rama. Është njeriu që mban në këmbë këtë mazhorancë të zullumeve e mëkateve të shqiptarëve. Të gjitha këto do të ishin të pamundura nëse zoti Meta nuk do të mbante në këmbë, sepse Rama nuk i ka votat”, – tha kohë më parë Basha. Njësoj si Rama dikur, që e quante LSI-në patericë. Më vonë, kryeministri i sotëm revizionoi lehtësisht qëndrimet dhe tha se “fajin e ka sistemi dhe jo personi”. Më të vërteta dhe të forta kanë qenë përballjet me Berishën. Këtë të enjte, ish-kryeministri vuri para mikrofonit deklaratën e Metës për Ramën, në ditët e nxehta të publikimit të videos Meta-Prifti. Megjithatë, kreu i Kuvendit duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga toleranca e tepruar ndaj Berishës, edhe pse Rama, në një moment tensioni, i ka kërkuar që të zbatojë rregulloren e të mos i japë vend e pavend fjalën. Akuzave të Bashës dhe Berishës i ka dribluar me ironi, duke thënë herë se ish-kryeministrit nuk mund t’i mohohet fjala, ngaqë kreu i PD-së nuk është në Kuvend, e herë se Berisha është “de facto” kryetari i partisë.

    Ku po shkon Meta?

    Askush sot nuk mund të hedhë bast se cili do të jetë fati i Ilir Metës dhe LSI-së pas 10 vitesh. E futur tashmë si pykë në mes të dy partive të mëdha, LSI sidoqoftë nuk mund të zgjerohet aq sa të bëjë rrokadën me vendin e dytë. Shkathtësia në administrim dhe pragmatizmi në politikë i liderit të saj, e ka megjithatë një kufi aritmetik. Rezultati i 23 qershorit, 180 mijë votat kërkojnë shpagim me 40 mijë vende pune, gjë që është e pamundur në një administratë me 80 mijë punonjës. Argument tjetër në favor të mosbesuesve të bastit për jetëgjatësinë e LSI është fati politik i vetë Ilir Metës. Fat nga i cili varet jo pak edhe fati i së majtës. Një përgjigje për këtë thuhet se ka në marrëveshjen Rama-Meta të darkës së Lalëzit. Variantet janë të shumta; I pari e çon Metën në Presidencë, një muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017. Në këtë rast, sido që të shkojë rezultati i tyre, kreu i LSI pas mandatit pesëvjeçar ka sërish dy opsione; kryeministër ose kryetar i partisë që e ngjiti në majë që në moshën 30-vjeçare. Varianti tjetër parashikon që në 2017-ën, në rast fitoreje nga e majta, ai bën shkëmbim me Ramën drejt karriges së kryeministrit. Së treti, një rikthim djathtas, i cili përflitet pafundësisht si legjendë urbane. Nga të gjithë këta skenarë pa humbje për Ilir Metën, diçka konkrete ka thënë vetëm Berisha për ambicien e tij të radhës: “Meta ma ka kërkuar indirekt postin e presidentit në 2012….”.

    MAPO.AL
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    dridhe like se na fike!!!

    bookmakersat britanik kane hedhur ne internet bastin e rradhes :
    Me cilen parti do bej LSI-a koalicion mbas 20 vitesh?

    1) Me LGBT-ne*: koefiçienti eshte 0.8665
    2) Me Partine Komuniste**: koefiçienti eshte 9.23652
    3) Me Partia e Punes te Riorganizuar**: koefiçienti eshte 9.23653

    * Me LGBT-ne i keni dollaret quasi te fituara. Duke pare trendin ne rritje te plotesimit te orekseve te tyre perverse, bookmakersat e rendisin koalicionin me kete shoqate ne vend te pare.
    Zera te ndryshem zyrtar pohojne se Conchita Wurst (fituesja me fundit e Eurovizionit) eshte anetarja me e re ne partine e Likes.
    ** Me partite komuniste dollaret jane te rrezikuara. Mendohet se ato 15 apo 20 pleq te rroitur te cilet brohorisnin "Enveri, Enveri" ne perkujtim te kongresit te Permetit, nuk do jene me gjalle mbas 20 vjetesh. Nese (largqofte) do kete nderruar jete dhe shoqja Nexhmije, Likja nuk do kete me më ke te flirtoj per nja 13 vota me shume.

    PS: Likja nuk i ka rezistuar dot tundimit per te marre pjese dhe ai ne kete Mega-Bast-Boteror. Meta ka luajtur disa qindra mijera euro (nga ato te grabitjes se floririt te Krrabes rreth viteve 2000 dhe te manipulimit te tenderit te Hidrocentralit te Shushices sebashku me Dritan Priftin ne vitin 2010).
    Ai disponon akoma Bllokun e tij te famshem, megjithese se gojet e liga thone, se shenimet ia ka deleguar Monikes.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Për cilin Ilir bëhet fjalë këtu, për ish zëvëndësin e ish Kryeminsrit Berisha
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Ilir Meta është tamam si në atë barcaletën kur pasi përmbyset bota në një ishull mbesin dy meshkuj dhe një femër, dhe kjo e fundit njëherë me njërin dhe njëherë me tjetrin edhe ata pa të nuk bënin dot por edhe kjo pa ata nuk bënte dot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 01-06-2014 më 17:10
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Ilir Meta është tamam si në atë barcaletën kur pasi përmbyset bota në një ishull mbesin dy meshkuj dhe një femër, dhe kjo e fundit njëherë me njërin dhe njëherë me tjetrin edhe ata pa të nuk bënin dot por edhe kjo pa ata nuk bënte dot.
    Ne nje vend si shqiperia me nje elektorat pothuajse shume "injorant" ku vota blihet me nje "thes" miell, ky do jete ajo femra qe shkon sa me njerin dhe tjetrin. Por po te ishte ta zeme ne Uk, nje parti qe leviz sa "djathtas" dhe "majtas" ne qeverisje elektorati nuk e fal, dmth zhduket nga skena politike. Shembulli n clegg.
    mateo

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Shumë e drejtë kjo që shkruan dhe me të vërtetë elektorati është i paparashikueshëm. Të mendosh përshembull të zezat të cilat i janë bërë dhe gënjeshtrat të cilat i janë thënë është tmerrësisht për të ardhur keq. Nuk arrin të kuptosh që si ka mundësi populli shqiptar akoma brohoret dhe duartrokit xhelatët e tij?

    A nuk është Berisha ai i cili i bëri gjëmën në 97, vit në të cilin humbën jetën dhe mbyllën dyert me qindra mijëra shqiptarë?

    A nuk janë të njëjtët këta si Gramoz Ruç dhe Skënder Gjinush të cilët krijuan komitetet e shpëtimit dhe bënë të lulëzojë trafiku i tmerrshëm me skafe dhe gomone?

    A nuk është po i njëjti Berishë ky i cili nën hundët e tij 5 km në vijë ajrore larg kryeqytetit tij çmontoheshin armë nga fëmijë të mitur si rezultat erdhi vdekja e tërë atyre vetave.

    A nuk është po i njëjti Mr 20% i cili shkaterroi pothuajse tërë Tiranën të cilën e ktheu në biznesin e tij privat.

    Pra këta qe popullit i bënë gjëmën populli don. Me të vertetë jemi popull i çuditshëm.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Për cilin Ilir bëhet fjalë këtu, për ish zëvëndësin e ish Kryeminsrit Berisha
    lale kur lexoj postimin tend, them me vete sa gjynah me vjen qe ka kaq shume njerez qesharak...
    por pastaj mbushem thelle me fryme dhe vendos te te bej dy pyetje te shkurtra:

    sa vjeç je, dhe kur e ke mbaruar abetaren?

    PS: perdorimi i smiley-ve , apo internetit nuk te nxjerr dot nga erresira e budallallekut!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 05-06-2014 më 21:35
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Mos më çaj shumë atë "binjakun" tënd
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Prape pergjigje per abetaren s'pate kurajo te japesh!
    Ndoshta ke veshtiresi ne ndjekjen e ecurise se diskutimit..
    Po ti mos u merzit, ka tema me te lehta per permasat e your trunit ketu!

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës

    Edhe Anglishten si Berisha e flet mo ? dhis is ë mirakol of fridom

    Po ç'përgjigje kërkon ore hipokrit ? Po ku kanë gojë për të akuzuar bajgat e PëDës që deri dje e patën Ilirin në krah dhe e mbrojtën kur i doli surrati në videon e Priftit e nuk e hapën gojën kurrë për thesarin që u vodh kur Ilir Bajga ishte Kryehajdar dhe që Sali koburja pati premtuar që do ta kalbte brënda sa të vinte në pushtet. Çfarë bëri Saliu kur erdhi në qeveri ?? E bëri z kryeministër dhe ministër pasaportash fallco

    Mi kurse propagantat tip Lulica
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •