Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Nje shkrim i panjohur i Ali Kelcyres per Gjergj Fishten

    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 823

Madhėsia:  55.5 KB


    Nė vitin 1961 revista e njohur shqiptare nė mėrgim «Shejzat», drejtuar nga profesori i mirėnjohur Ernest Koliqi, i dedikoi njė numėr tė veēantė pėrkujtimit tė 90-vjetorit tė lindjes sė poetit tonė tė madh kombėtar At Gjergj Fishtės (1871-1940). Pėr kremtimin e 90-vjetorit u ngrit njė komitet organizues dhe njė komitet nderi, ku morėn pjesė personalitete tė njohura shqiptare tė kohės siedhe miq e dashamirės tė Shqipėrisė.
    Teksa shfleton kėtė numėr tė veēantė tė «Shejzave» (Nr.11-12, Roma 1961), kopertina e sė cilės paraqitet me njė portret tė Fishtės (vepėr e piktorit tė mirėnjohur shqiptar Lin Delija), ndeshesh edhe nė shkrimin e Ali Klissurės, eshtrat e tė cilit muajin e kaluar u sollėn nė atdhe nga e bija, Hana Klissura, pėr tė gjetur prehje nė varrezat e Kėlcyrės, nėn hijen e atyre pak mureve qė kanė mbetur akoma nė kėmbė nga Sarajet e familjes sė tij, djegur nga grekėt mė 1914, sekuestruar gjatė diktaturės e mė pas tė lėna nė mėshirėn e fatit deri nė ditėt tona.
    Njė artikull prej katėr faqesh, njė analizė e pėrkryer, shkruar nė frengjisht, jo aq nga fakti se frengjishtja ishte gjuha e huaj qė Ali Klissura zotėronte aq mirė, por pėr arsyen e thjeshtė qė poeti ynė i madh kombėtar tė njihej sa mė gjerė pėrtej kufijve tė njė gjuhe. Nė fakt nė atė numėr tė «Shejzavet», pėrveē shkrimeve nė shqip tė Eqrem bej Vlorės, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Rozolin Petrottės, etj., gjejmė edhe artikuj nė italisht e gjermanisht. Po ashtu, duke e bėrė mė tė pasur kėtė numėr tė veēantė, gjejmė ilustrime tė Lin Delisė, Ibrahim Kodrės, Dragutescu-t dhe njė portret nga Umberto Giunti.
    Shkrimi i Ali Klissurės, i panjohur nga publiku i gjerė, qė po e paraqesim tė shqipėruar nga Thomas Frashėri , pėrveē vlerės qė mbart nė vetvete, dėshmon edhe rėndėsinė e madhe qė kanė revistat dhe periodikėt e ndryshėm tė publikuar nė diasporė, gjatė viteve kur Shqipėria ishte nėn diktaturė. Konsultimi dhe studimi i materialeve tė paraqitura nė to padyshim qė mbush njė boshllėk tė madh kohor duke e pasuruar kujtesėn tonė kombėtare. Ali Kelcyra k alindur me 28 maj 1891, dhe sot ka 123 vjetorin e lindjes.

    * * *
    PATĖR FISHTA / POET I MADH KOMBĖTAR SHQIPTAR
    Nga Ali Klissura
    Emri:  timthumb (1).jpg

Shikime: 649

Madhėsia:  67.3 KB

    Poezia nuk ėshtė vetėm arti i harmonisė dhe i ritmit dhe qėllimi i saj nuk ėshtė vetėm tė falė kėnaqėsi shpirtėrore ikanake. I takon poetėve tė vėrtetė tė udhėhiqen nga mėtime mė tė larta. Nėpėrmjet veprave tė tyre, ata pasurojnė shpirtin dhe lartėsojnė qėnien njerėzore. Te njeriu ata zgjojnė ndjenjat mė tė fisme nėpėrmjet imazheve goditėse dhe bukurive tė natyrės, duke i dhėnė kėshtu jetė ngjarjeve mė madhėshtore dhe bėmave mė tė paharrueshme.
    Nga kjo pikėpamje, Fishta ėshtė pa dyshim njė poet i madh. I lindur nė zonėn e Shkodrės, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, rregulltar i urdhrit franēeskan, Fishta mbetet jo vetėm poeti ynė mė i madh kombėtar, por gjithashtu, e mbi tė gjitha, njė pedagog i mirėfilltė i ndjenjės patriotike tė popullit tonė. Ai meriton tė admirohet pėr talentin e tij letrar, po aq sa meriton tė vlerėsohet pėr rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur nė formimin dhe konsolidimin e vetėdijes shqiptare. Ai ka zhvilluar aktivitetin e tij intelektual nė njė periudhė kritike nė rrugėtimin e popullit tonė, nė njė kohė kur rilindja kombėtare pėrballej jo vetėm me probleme tė mėdha politike, brenda dhe jashtė vendit, por edhe me ngėrēin e dasisė fetare, i cili ndikonte fort mbi masat dhe bėhej jo rrallė terren pėr intrigat e fuqive tė ndryshme dhe mėtimeve tė tyre mbi Shqipėrinė.
    Kėto pengesa kishin pasoja serioze nė arritjen e njė bashkimi tė vėrtetė kombėtar. Talenti poetik dhe retorik i Fishtės i dha njė vrull tė madh kėtij bashkimi. Pa asnjė drojtje mund tė thuhet qė Patėr Fishta dhe Naim Frashėri janė, ndėr bashkombasit tanė, ata tė cilėt, nėpėrmjet forcės sė ideve dhe patriotizmit tė tyre, kanė kontribuar mė shumė pėr zgjimin e ndjenjės kombėtare shqiptare tė pėrgjumur prej shekujsh nėn sundimin e perandorisė osmane. Bash pėr tė gjitha kėto arsye, ēdo shqiptar me bon sens dhe i pandjeshėm ndaj absurditeteve tė propagandės anti-kombėtare, duhet tė jetė pėrjetėsisht mirėnjohės ndaj kėtyre poetėve tė mėdhenj pėr shėrbimet qė ata kanė kryer ndaj kulturės shqiptare dhe atdheut.
    Tash pėr tash gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegnishten e folur nė veri tė vendit dhe toskėrishten, tė folur nė jug. Fishta, me prejardhje shkodrane, e ka shkruar tė tėrė veprėn e vet letrare nė gegnisht. Kjo ėshtė arsyeja pėrse gjuha e tij nuk kuptohet lehtėsisht nga masat e Shqipėrisė sė jugut. Mė shumė ajo lexohet dhe ēmohet nga njerėz intelektualisht tė pregatitur. Gjithsesi, nė Shqipėrinė e veriut, Fishta mbetet njė poet popullor. Poemat e tij recitohen dhe kėndohen edhe nga malėsorėt mė tė thjeshtė.
    Sidoqoftė, Fishta ėshtė mjeshtri i padiskutueshėm i letrave shqipe duke mos rreshtur sė frymėzuari tė gjithė rininė e dhėnė pas lėvrimit tė letėrsisė. Vepra e tij kryesore, «Lahuta e Malcis», ėshtė njė pėrmbledhje poemash, disa prej tė cilave mund tė konsiderohen si kryevepra jo vetėm tė letėrisė shqiptare, por edhe tė asaj ndėrkombėtare. Pjesė e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė edhe kėnga e Oso Kukės nė tė cilėn poeti pėrshkruan, me fjalė tė zgjedhura, bėmat heroike tė kėtij bashkombasi i cili, duke i vėnė flakėn barutit, hodhi nė erė fortesėn e Vraninės me gjithė garnizonin e saj, vetėm e vetėm qė tė mos t’i dorėzohej trupave sllave qė e kishin rrethuar. Piskama e furishme dhe e frikshme e Oso Kukės ndaj pashait turk qė guxoi tė shprehte dyshime mbi shpirtin e sakrificės tė shqiptarėve mbart aq shumė shprehi naltėsimi, fisnikėrie dhe force, sa nė pėrkthimin nė gjermanisht tė baroneshės Ameli fon Godin, kjo poemė ėshtė gjykuar si e pajisur me vlerat mė tė larta letrare, nė rrethet e specialistėve gjermanė. Pa dashur tė biem nė qerthullin e mėndjemadhėsisė kombėtare duke e krahasuar poetin shqiptar me gjeniun letrar pėrbotėsisht tė admiruar ndėr shekuj, mund tė themi qė Fishta ka tė drejtė tė konsiderohet si Homer i Shqipėrisė. Gjithēka rraca shqiptare ka tė vyer dhe bujarisht tė naltėsuar nė pėrjetimet dhe ndjenjat e saj, u nxorėn nė pah dhe u kėnduan nė mėnyrė tė pėrkorė nė rreshtat e shkruar prej tij. Pėr tė gjitha kėto arsye, Fishta kontribuoi nėpėrmjet veprave tė tij nė pėrforcimin e karakterit shqiptar dhe pasurimin e trashėgimisė morale tė popullit tonė.
    Megjithkėtė, ky burrė i shquar, qė nderon kombin shqiptar nė sytė e tė huajve dhe qė meriton, nė ēdo pikpamje, mirėnjohjen tonė, nėpėrkėmbet dhe pėrēmohet nga regjimi i sotshėm nė Shqipėri. Kujtimi i lavdishėm i kėtij qytetari tė shquar ėshtė fashitur qėllimisht nė vendin tonė nga pushtetmbajtėsit. Deri edhe emri i ėshtė fshirė nga lista e personaliteteve tė letrave shqipe, nė tė cilėn rradhiten sot autorė dhe apologjistė tė regjimit, mediokriteti i tė cilėve i bėn tė padenjė pėr tu konsideruar qoftė edhe si nxėnės nė krahasim me mjeshtrin. Ostracizmi dhe harresa i janė imponuar sot veprės sė pavdekshme tė Fishtės, ndėrkohė qė ajo gjallon mė shumė se kurrė nė shpirtin e patriotėve dhe mbetet kurdoherė e shenjtė nė zemrat e tyre. Fishta, fanari i madh i kulturės dhe intelektualėve shqiptarė, i cili prej rreth njė shekulli rrezatonte mbi rininė shqiptare, ėshtė shuar qysh prej ditės qė sundon regjimi i sotshėm. Nuk ka goditje mė tė rėndė pėr kulturėn e bashkombasve tanė dhe fyerje mė tė madhe ndaj dinjitetit kombėtar.
    Po pėrse vallė, kjo furi e klikės qė sundon nė Shqipėri, ndaj kujtimit tė njė poeti tė shquar i cili nuk jeton mė? Kjo padrejtėsi e ulėt ka njė arsye tė errėt, tė cilėn tiranėt e mbajnė tė heshtur, tė kamufluar nėn pretekste groteske, me qėllim qė masa e nėnshtruar tė mos ta njohė. Gjithė vepra letrare e Fishtės frymėzohet nga qėndresa e paepur e popullit shqiptar ndaj pushtimit sllavomadh. Fishta ekzaltonte ndjenjėn kombėtare duke u kėnduar bėmave tė paraardhėsve nė luftėn e tyre qindravjeēare, siē e tregon edhe shembulli i poemės sė Oso Kukės. Pėrcjellja dhe pėrhapja e njė letėrsie tė tillė nuk i shkonte aspak pėr shtat regjimit tė ardhur nė pushtet pas luftės botėrore, dhe ca mė pak krerėve tė tij qė nuk ishin tjetėr veē krijesa tė Titos. «Ēkishėrimi» zyrtar i Fishtės ndodhi pikėrisht nė kohėn kur regjimi i tashėm ishte veē njė satelit i Jugosllavisė. Kjo e bėn edhe mė tė urryer kėtė vendim politik.
    Njė letėrsi qė i predikon rinisė shqiptare, si njė dogmė kombėtare, qėndresėn ndaj mėshimit sllavomadh –i cili ka pėrthithur treēerekun e rracės sonė dhe duket se ka pėr qėllim tė gėlltisė edhe atė ēka mbetur, duke e gozhduar popullin tonė nė brigjet e Adriatikut– nuk i pėrshtatej politikės sė qeverisė edhe pas braktisjes sė Titos dhe pėrqafimit tė Stalinit. Kėshtu shpjegohet sjellja armiqsore e qeverisė sė Tiranės ndaj Fishtės. Kjo sjellje mund tė ndryshojė kur Shqipėria tė jetė e ēliruar nga influenca sllave. Atėherė Fishta, viktimė e veprės sė tij letrare pėr shkak tė oportunizmit politik tė pushtetarėve aktualė, do tė rehabilitohet nė gjithė apoteozėn e lavdisė sė tij.
    Pėr tė mos rrėfyer kėtė tė vėrtetė tė trishtė hapur, komunistėt shqiptarė pėrdorėn njė mjet banal: akuzuan Fishtėn si bashkėpuntor tė pushtuesit fashist.
    Mbi kėtė akuzė na duket me vend tė japim kėto sqarime:
    Si fillim, komunistėt shqiptarė pėrzjejnė politikanin dhe shkrimtarin, ndėrkohė qė dallimi nė kėtė pikė ėshtė me rėndėsi. Fishta nuk ishte aspak politikan. Si tė gjithė artistėt e mėdhenj, interesohej shumė pak mbi politikėn e pėrditshme. Gjatė gjithė jetės sė tij, Fishta, rregulltar dhe shkrimtar, nuk ka qėnė asnjėherė nėpunės; qe vetėm deputet nė Parlamentin shqiptar gjatė viteve 1920-1924, kur shteti shqiptar u rigjallėrua si pėr mrekulli. Ai nuk merrte pjesė nė debtatet parlamentare mbi ēėshtjet administrative, juridike, ekonomike, politike. Veē, sa bėhej fjalė pėr ēėshtje qė e preknin personalisht, si aspiratat pėr bashkim etnik dhe mbrojtje tė tė drejtave tė pakicave shqiptare nėn sundim tė huaj, zėri i tij gjėmonte kundėr padrejtėsive ndėrkombėtare ndaj popullit shqiptar. Nėn ndikimin e fuqishėm tė zellit tė tij patriotik dhe elokuent mbi ēėshtje thjesht kombėtare, kuvendi ndihej i detyruar tė merrte vendime qė ndoshta nuk ishin gjithmonė tė duhurit politikisht dhe qė e vinin qeverinė nė pozita tė siklteshme nė raport me Shtetet fqinj.
    Fishta apolitik ėshtė gjendur i pėrzjerė nė mėnyrė indirekte dhe kundėr vullnetit tė tij nė divergjenca sociale gjatė viteve tė fundit tė jetės, nė njė kohė kur dy lėvizjet e mėdha botėrore, fashizmi dhe komunizmi, patėn pasoja tė thella nė Shqipėri dhe provokuan trazira. Ėshtė e vėrtetė qė Fishta, i moshuar dhe me forca tė pakta, shėndetlig dhe nė fund tė jetės, nuk u pėrfshi nė qėndresėn ndaj pushtuesit dhe, madje, as bėri thirrje nė favor tė saj. Nuk mund tė pėrjashtohet fakti qė Fishta, qė i pat kushtuar jetėn predikimit dhe ekzaltimit tė bashkimit etnik, nuk qe i pandjeshėm kur ky bashkim u arrit, megjithėse nėn njė regjim jo tė pavarur, nė rrethanat e luftės. Ėshtė shumė e mundur qė brenda vetes ai tė ketė ndjerė mirėnjohje ndaj politikės sė Boshtit qė kishte realizuar kėtė bashkim. Gjatė luftės sė fundit shumė nga bashkombasit tanė, tė detyruar nga rrethanat, zgjodhėn me mirdashėsi e mirėbesim njė Shqipėri etnikisht tė bashkuar nėn influencėn e njė Fuqie, dhe jo njė Shqipėri tė pėrgjysmuar por juridikisht tė pavarur.
    Megjithėse kam qėnė personalisht kundėr kėsaj zgjedhjeje, nuk i kam akuzuar kurrė si tradhtarė ata qė kishin njė opinion tė kundėrt me timin. Pavarėsia e plotė kombėtare dhe integriteti territorial me bashkimin etnik janė dy ēėshtje me njė rėndėsi madhore tė njėnjishme; ėshtė shumė e vėshtirė tė zgjedhėsh midis tė dyjave, sidomos kur bėhet fjalė, si nė rastin tonė, pėr braktisjen e gjysmės sė popullit shqiptar nėn njė sundim absolutisht tė huaj. Rrjedha e ngjarjeve pas luftės duket se i ka dhėnė tė drejtė atyre qė ishin nė kundėrshtim me opinion tim, sepse me Shqipėrinė e vogėl e tė kėrcėnuar, fatalisht tė destinuar tė jetė njė satelit i njė Fuqie apo i njė tjetre, kemi humbur tash si integritetin territorial dhe bashkimin kombėtar, po ashtu edhe lirinė dhe pavarėsinė.
    Argumenti kryesor i akuzave komuniste kundėr Fishtės qėndron nė faktin qė ai pati pranuar, ndėrkohė qė vendi ishte i pushtuar nga trupat fashiste, titullin e anėtarit tė Akademisė sė letrave nė Romė, i cili ju akordua nga qeveria italiane e atėhershme. Titulli i akademikut nuk ėshtė njė funksion politik apo administrativ dhe fakti i pranimit tė tij nuk mund tė konsiderohet si njė bashkėpunim i mirėfilltė me pushtuesin. Por edhe nėse e pranojmė si tė tillė, i njėjti argument duhet tė vlente pėr tė gjithė. Sot, nė rangjet e komunistėve ka shumė individė qė qenė nėpunės apo oficerė nė shėrbim tė qeverisė shqiptare tė udhėhequr nga fashistėt. Dihet rasti i njohur i Dr.Omer Nishanit. Ky veteran i komunizmit shqiptar ishte drejtori i organit tė partisė komuniste qė shtypej nė Gjenevė, nė gjirin e emigracionit politik shqiptar, nė periudhėn 1924-1939. Pas kthimit nė Shqipėri gjatė pushtimit fashist, Nishani u emėrua anėtar i Kėshillit tė Shtetit. Kjo nuk e pengoi tė zgjidhej kryetar i Presidiumit, domethėnė president i Republikės demokratike popullore shqiptare, kur regjimi komunist mori pushtetin, nė fund tė luftės sė pėrbotshme.
    Kontradika flagrante qė shfaq sjellja e regjimit ndaj dy bashkombasve, njėri me tendencė nacionaliste, tjetri i ekstremit tė majtė, dėshmon mjaftueshėm mbi motivin e vėrtetė qė nxit pushtetarėt shqiptarė, nėn argumenta kallp, tė denigrojnė poetin tonė tė madh kombėtar. Pėr kėtė arsye, akuzat idhnake tė njė regjimi shtypės, qė tejēohen dinakėrisht kundėr Fishtės, nuk mund tė pengojnė shqiptarėt tė admirojnė gjeniun e tij poetik dhe tė nderojnė personin e tij, pėr shėrbimet e mėdha qė i ka kryer ēėshtjes sė atdheut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 30-05-2014 mė 10:00
    What goes around---comes around

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Sorkadhe_Kelcyre pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Gentian_gr (30-05-2014),prishtina75 (30-05-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Nje shkrim i panjohur i Ali Kelcyres per Gjergj Fishten

    Edhe Permetari Tjeter, i madhi Sejfullah Maleshova e vleresonte shum Pader Gjergj Fishten.

    Fishta eshte bualli i Letrsise sone ka then ai e ne tjeret jemi miza para tije.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •