Kol Kota nė rrugėn e Ēerēiz Topullit dhe Mihal Gramenos

Duke kuvenduar me Naim Frashėrin


Nikoll A. Kota u lind nė 15 prill tė vitit 1858 nė qytetin e Korēės. Kur mbushi 19 vjeē, shqiptarėt po organizoheshin nė lidhjet e tyre krahinore. Vėllezėrit Frashėri nė krye tė patriotėve shqiptarė, morėn pėrsipėr misionin e bashkimit tė trojeve shqiptare nė formėn: “Shtet Autonom” ose “ Vilajet i Bashkuar”. Administrata osmane ndiqte e shqetėsuar organizimin e shqiptarėve, survejonte lėvizjet e tyre dhe i quante “kaēak”. Edhe ai kėshtu ishte cilėsuar dhe pėr kėtė arsye, qėndronte nė bjeshkėt e Korēės e maskohej si bari. Rrethi familjar e thėrriste Nikoll, rrethi tregtar Nikollaq dhe rrethi patriotik Kol Kota. Nė mars tė vitit 1877, Kol Kota largohet nga qyteti i lindjes e vendoset nė Voskopojė. Atje strehohet nė shtėpinė e Andreas dhe njihet me Efigjeninė, me tė cilėn martohet nė fillim tė muajit prill tė atij viti. Nė fund tė muajit,me gruan shtatėzėnė largohet nga Voskopoja. I ndjekur nga osmanėt pasi kapton malet duke udhėtuar mbi mushkat e njė karvani arumunėsh, mbėrrin nė Berat. Kėshtjella plot shtėpi, kisha, manastire, biblioteka dhe shkolla, e mahniti. Portiku i hyrjes dhe muret rrethuese, i krijuan ndjesinė se ndodhej nė terrenet e legjendave. Zgjatja e kėmbėve tė kalasė deri nė shtratin e lumit, e bėnte tė ngjashme me gjigantėt mitik, me titanėt dhe centaurėt. Sipas legjendės, qyteti u quajt Partha nga ciklopi Polifem, pėr nder tė njėrės prej vajzave tė Ilirit, qė ishte djali i tij. Nikolla qėndronte pak nė shtėpi, sepse shkonte nė male dhe takonte luftėtarėt e lirisė. Ai mbushej me krenari kur e thėrrisnin Kol Kota, me emrin e kreshnikut Kol Kota djalit tė Gjonit, i cili nė vitet e luftės Skėnderbejane kishte luftuar nė ushtrinė e kryetrimit. Shekuj mė parė, Shėn Kozmai ishte martirizuar nga osmanėt, sepse kėshillonte shqiptarėt tė mos ndėrronin fenė dhe tė ktheheshin nė myslimanė. Nikolla kėrkonte mė shumė. Ai donte lirinė e mėmėdheut,ēeljen e shkollave shqipe e dorėzimin e kishave priftėrinjve shqiptare, tė cilėt ta kryenin shėrbesėn fetare nė gjuhėn e bukur shqipe. Nė korrik tė vitit 1877, me njė grup shokėsh shkon nė Frashėr dhe nė Dangėlli. Atje takohet me patriotin dhe poetin e madh Naim Frashėri, i cili ishte kthyer nga Vjena e Austrisė, pas njė kurimi tė sėmundjes qė i kishte prekur mushkėrinė. Nė shtėpinė e Frashėrllijve, dhoma e burrave ishte mbushur plot me miq dhe aktivist tė ēėshtjes kombėtare. Naimi me tė vėllanė Abdylin, kishin ngritur nė kėmbė tėrė krahinėn dhe jehona e tyre, kishte shkuar matanė Ēamėrisė deri nė Prevezė. Po organizoheshin lidhjet e shqiptarėve. Atė ditė qė mbėrriti Kol Kota, u krijua “Lidhja e Frashėrit”. –Duhet tė pėrpiqemi, ligjėronte Naimi, tė ngremė ndėrgjegjen e kombit, nė shkallėn e “vetėdijes”, tė njohjes sė vetvetes, tė historisė dhe tė kulturės sė kombit, tė mundėsive dhe tė rrugės pėr tu ēliruar. Me ballin lart dhe tepėr i mendueshėm shtonte: -Njė komb ē’vlerė t’i verė vetes, atė i venė edhe tė huajt. Ne shqiptarėt, nuk duhet tė besojmė vetėm nė shpjegimet qė bėhen nga bibla dhe kurani, por duhet tė marrim vesh se ē’janė gjėrat dhe tė bėhemi zot tė natyrės dhe tė vendit tonė. Duhet ta vendosim mbi fenė, atdheun tonė tė dashur Shqipėrinė, me idenė e qartė, qė e kemi tė mbrujtur nė shpirtin tonė dhe nga andej buron sepse: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Hyseni, i dėgjuar pėr menēurinė e tij, u ngrit nė mes tė burrave dhe tha: - Naim tė kam vėlla. Tashmė qė tė dėgjova, mėsova edhe mė tepėr se dija mė parė. Kuptova sa i varfėr erdha dhe sa i pasur po shkoj, sa pa shpresa isha dhe tashmė ndjehem i gjallė e me shpirt. Fjalėt qė na thua na shėrojnė zemrėn. Jemi me ty Naim, jemi tė gjithė me njė zė me Abdyl Frashėrin. Ta krijojmė Lidhjen !!. Tė pranishmit u ngritėn brof, nė kėmbė dhe njėri mes tyre, Zylyftar Nasufi tha: -Tė lidhim besėn e anėve tona. “Amin”-gjėmoi zėri i burrave. Lidhja quhet e bėrė thanė njėzėri dhe u ngritėn kryelartė. U pėrshėndoshėn me Naimin tė gjithė me radhė dhe u larguan nė heshtje. Nikolla nė pranverė tė vitit 1888 u largua nga Berati bashkė me gruan, djalin nė moshėn dhjetė vjeē dhe emigroi nė Aleksandri. Nė maj tė vitit 1904, u largua nga Aleksandria dhe shkoi nė Sofje tė Bullgarisė. Atje u takua me shumė patriotė dhe anėtarė tė shoqėrisė “Dėshira”. Nė dhjetor tė vitit 1911, nė Sofje vjen nga Bostoni i Amerikės, prifti i shquar dhe atdhetari i madh i ēėshtjes shqiptare Fan.S.Noli, me tė cilin pati fatin tė takohet. Nė muajin maj tė vitit 1912, Nikoll Kota largohet nga Sofia dhe kthehet nė atdhe nė qytetin e Korēės. Me tė shkelur nė Shqipėri, pėrndiqet nga otomanėt dhe strehohet nė Voskopojė dhe mė pas nė krahinėn e Kolonjės duke u bashkuar me ēetėn e Themistokli Gėrmenjit, e cila me ēetėn e Ēerēiz Topullit, Mihal Gramenos e tė tjerė, luftonte kundėr ushtrisė sė shpartalluar turke, ushtarėve dhe andartėve grekė qė synonin aneksimin e krahinave shqiptare. Njė numėr i madh i forcave greke qė erdhėn nga Janina, pushtuan Korēėn dhe Kolonjėn duke arrestuar mbi 60 atdhetarė dhe luftėtarė tė lirisė, tė cilėt i burgosėn nė burgjet e Follorinės e Selanikut. Luftime tė ashpra u bėnė kudo, nė mesin e urave, nė Postenan, nė grykat e Barmashit, nė Bader, Ersekė, Borovė, Psar, Starje, etj., ku u vranė mjaft luftėtarė dhe njerėz midis tė cilėve edhe Kol Kota.

Telegraf,
Albert Zholi