Rama pėr trafikun e drogės nga ajri: Ka ndodhur gjatė qeverisjes sė PD, kemi prova
Trafiku i drogės nga ajri qė prej muajsh po mban mbėrthyer debatin publik dhe politik nė vend ėshtė pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Referuar gjetjeve tė komisionit hetimor pėr trafikun e drogės nga Forcat e Armatosura nėn kryesimin e depuetetes Ermonela Felaj, Rama tha se ky trafik ėshtė zhvilluar gjatė qeverisjes sė PD.
Duke deklaruar se ai dhe Ministrja e Mbrojtjes janė nė dijeni tė informacioneve tė klasifikuara, Rama tha se ky trafik ka ndodhur para shtatorit 2013.
Nėse ka struktura policore dhe ushtarake tė pėrfshira nė kėtė trafik, Rama nuk ka dhėnė shumė detaje, por thekson se ėshtė tronditur nga informacioni qė ka marrė nga Komisioni hetimor.
“Nuk dua tė jap detaje, por informacioni qė unė kam marrė nga komisioni hetimor mė ka tronditur pėr faktin se provat, tė cilat unė nuk kam dashur t’i besoj se nė Shqipėri mund tė kishte trafiqe tė tilla, tregonin se kishte njė veprimtari tė tillė mė parė. Kjo ka ndodhur nė periudhėn kur qeverisnin kėta zotėrinj qė sot me zell tė madh bėjnė denoncimet”.
Deklaratat kryeministri Rama i bėri gjatė njė interviste nė emisionin “Top Story” tė gazetarit Sokol Balla nė Top Channel.
Intervista e plotė:
Sokol Balla: Njė koment tė shkurtėr, a do e mbani kėtė premtim? Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr tė shkuarėn siē ėshtė zoti Berisha? Tė replikosh me Bashėn ėshtė normale…
Edi Rama: Njė njeri pėr fat tė keq mban peng Kuvendin dhe PD-nė. Pavarėsisht se ka shumė gjėra tė rėndėsishme pėr tė diskutuar, ėshtė vėrtetė pėr t’u ndjerė jo mirė kur pėrfshihesh nė atė vorbull. Pėr sa mė takon, unė e konsideroj tė mbyllur replikėn me liderin e opozitės. Ėshtė pėr fat tė keq njė personazh i degraduar qė udhėheq procesin e degradimit tė Parlamentit. Parlamenti duhet tė jetė pasqyra e zgjedhjes sė bėrė nga populli. Unė jam i bindur se shqiptarėt dinė ta bėjnė dallimin dhe qė PD nė Parlament nuk pėrfaqėson asgjė nga interesat e atyre qė e kanė votuar, por vetėm ato tė njė grushti njerėzish qė nuk u ka dalė ende pija nga vdekja e njė pushteti.
Sokol Balla: Edhe ju i pėrgjigjeni me tė njėjtat tone…
Edi Rama: Kėtė e refuzoj kategorikisht. Pavarėsisht se mund tė ketė pasur marrėdhėnie tė vėshtira mes nesh nė opozitė dhe Parlamentit, nuk ka asnjė gjė qė mund tė na bėjė tė ngjashėm si dy pika uji me ata qė janė sot nė opozitė, apo qė tė mė bėjė mua dhe qeverinė e sotme me parardhėsin dhe qeverinė e djeshme.
Sokol Balla: Kjo reflektohet tek deputetėt tuaj, njėri prej tyre rrahu njė deputetė tė opozitės…
Edi Rama: Ėshtė njė proces degradimi i debateve tė Parlamentit qė udhėhiqet nga lideri i PD, pėr tė dėmtuar marrėdhėnien qė duhet tė ketė mes palėve nė njė demokraci normale, por qė ėshtė edhe gjėja e vetme qė ai di tė bėjė. Gjithėsesi, unė besoj nė rilindjen e brendshme tė njė grupi qė ka humbur gjithēka dhe qė sot jeton me tė shkuarėn, me njė frikė dhe rezistencė ndaj shumė lidhjeve qė po kėputen dita ditės me botėn e aktivitetit tė paligjshėm. Ėshtė humbja e njė grushti njerėzish qė fituan shumė, por qė pėr fat tė keq prej tyre shqiptarėt humbėn shumė.
Sokol Balla: Ka qė mendojnė se ju po paguani koston e sjelljeve tuaja…
Edi Rama: Unė nė Parlament nuk jam pėr tė bėrė batuta pėr tė humbur kohė, por pėr tė respektuar atė pjesė qė populli ka zgjedhur pėr ta pėrfaqėsuar nė Parlament. Puna ime vazhdon pa tė shtunė e pa tė dielė, pa orar, pėr t’u marrė me ēėshtjet jetike. Por debati i sotėm na devijoi nga ajo qė duhet tė bėjmė nė kėtė periudhė kaq tė vėshtirė qė na i ka lėnė pushteti i kaluar. Ne po avancojmė dita ditės dhe po shohim rezultatet nė luftėn kundėr krimit, trafiqeve, drogės, nė arsim e shėndetėsi, pavarėsisht se ėshtė qesharake tė thuhet pas 8 muajsh qė duhet shėndetėsia falas. Shėndetėsia falas ėshtė njė projekt qė kėrkon kohėn e vetė dhe qė do realizohet brenda njė mandati. Gjithashtu, ne kemi bėrė legalizimet falas dhe po u japim njerėzve titujt e pronėsisė.
Sokol Balla: Akuzat e opozitės i krahasuat me mushkonjat…
Edi Rama: Unė kam reaguar ndaj njė idiotėsie se, nė Divjakė ēdo natė nė ora 8 ngriheshin avionėt. Dhe unė thash se, mbase janė mushkonjat qė duken si avionėt. Kjo ka qenė ajo qė unė kam thėnė dhe i qėndroj akoma.
Sokol Balla: Po pas ngjarjes qė ka ndodhur nė Divjakė, mendoni se ėshtė mushkonjė apo avion?
Edi Rama: Ne i kemi qėndruar besnik zotimit qė ėshtė ende nė lojė. Ne nuk kemi ardhur nė qeveri pėr tė pėrsėritur gabimet e parardhėsve tanė. Kur ne kemi thėnė se nuk zotėrojmė asnjė provė e fakt tė pohuar pėr kėtė formė tė trafikut tė drogės, kemi qenė tėrėsisht korrekt dhe besnik ndaj zotimit tonė. Tė njėjtėn gjė ka konfirmuar edhe SHISH me njė deklaratė publike.
Sokol Balla: Por pas kėsaj deklarate ndodhi ngjarja…
Edi Rama: Po, por ky ėshtė njė problem nga i cili ne nuk duhet tė habitemi dhe tė themi se ky ėshtė fundi i botės, pasi kjo formė e trafikut, pėr tė cilin nuk kemi pasur asnjė provė, ndodh nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe nė vendet e BE-sė. Mesa duket e kanė bėrė vetė ata kur ishin nė pushtet, sepse kjo ėshtė zbuluar nga komisioni hetimor qė drejtohet nga njė deputete me eksperiencė nė drejtėsi.
Sokol Balla: Ka struktura shtetėrore tė pėrfshirė nė tė?
Edi Rama: Jam njohur me raportin e komisionit, qė ėshtė i pari komision serioz qė ka funksionuar dhe qė do tė japė prova konkrete se si kjo ka ndodhur mė parė.
Sokol Balla: Qė ka ndodhur para se tė vinit ju nė pushtet?
Edi Rama: Po, ka ndodhur para shtatorit. Unė dhe ministrja e Mbrojtjes jemi nė dijeni tė informacioneve tė klasifikuara.
Sokol Balla: Ka struktura policore dhe ushtarake nė kėtė trafik?
Edi Rama: Nuk dua tė jap detaje, por informacioni qė unė kam marrė nga komisioni hetimor mė ka tronditur pėr faktin se provat, tė cilat unė nuk kam dashur t’i besoj se nė Shqipėri mund tė kishte trafiqe tė tilla, tregonin se kishte njė veprimtari tė tillė mė parė. Kjo ka ndodhur nė periudhėn kur qeverisnin kėta zotėrinj qė sot me zell tė madh bėjnė denoncimet.
Sokol Balla: Ėshtė arrestuar njė person i tretė lidhur me ngjarjen e Divjakės, duke e bėrė ngjarjen mė interesante. Ē’mund tė na thoni?
Edi Rama: U qėndroj atyre qė kam thėnė dhe e pėrsėris se ka qenė njė periudhė e vėshtirė pasi jemi ndodhur nė njė valė sulmesh nga opozita, bazuar nė njė pėrbaltje sa mė shpejt e sa mė shumė ndaj qeverisė, nė njė moment kur po i afrohemi datės sė statusit kandidat. Nė kėtė situatė, nga njėra anė dėgjojmė vlerėsime dhe inkurajime, sepse mė nė fund po luftohet droga nė Shqipėri, se kjo hordhi qė ka qenė nuk ėshtė mė dhe sepse diēka qė ndodhte dje s’merrej vesh, por sot merret vesh, ndodh sepse gjithēka po goditet shumė fort. Po goditen rrjete tė ngritura nga ata qė kishin pushtetin. Dhe nga
ana tjetėr dėgjojmė kėtė lukuni akuzash.
Sokol Balla: Po akuzoni ata qė kanė qenė mė parė nė pushtet…
Edi Rama: Disponojmė prova tė pakontestueshme se kjo ka ndodhur mė parė. Mbledhja e forcave tė policisė rreth plazhit tė Divjakės ishte para se tė rrėzohej avioni dhe planifikohej tė kapej pjesa nė tokė, jo avioni.
Sokol Balla: Sot gazetari i RD-sė ka shkruar sėrish pėr trafikun e drogės dhe vazhdon tė pretendojė se ėshtė kėrcėnuar me jetė…
Edi Rama: Strukturat pėrkatėse janė interesuar tė gjitha pėr tė verifikuar deklaratat e gazetarit dhe ėshtė zbuluar se nuk ėshtė e vėrtetė. Gazetari nuk jep asnjė provė dhe madje edhe numrat nga tė cilėt ai thotė se ka marrė mesazhe kėrcėnuese nuk rezultojnė tė jenė numra realė.
Sokol Balla: Dje Partia Demokratike ka kėrkuar hetimin e shkarkimeve nė administratė. Pėrse e refuzoni komisionin hetimor pėr kėtė ēėshtje?
Edi Rama: PD ishte nė komision, por deputetėt e saj u ngritėn nga tavolina dhe thanė se duhet njė komision tjetėr. Ne mund tė jemi tolerantė, sa t’i lejojmė nė seanca ku shpėrfytyrohet Parlamenti dhe ku shkelet me tė katėr kėmbėt e opozitės etika, por nuk mund tė pranojmė ēdo absurditet qė kėrkohet. Ėshtė e rėndėsishme tė kujtohet se ndaj meje Saliu dhe opozita e sotme kanė ngritur tre komisione. Duan komision hetimor nė mėnyrė qė ēdo tė enjte ta kthejnė Parlamentin nė sallė debatesh tė shterpta.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt