Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuara

    Rama pėr trafikun e drogės nga ajri: Ka ndodhur gjatė qeverisjes sė PD, kemi prova

    Trafiku i drogės nga ajri qė prej muajsh po mban mbėrthyer debatin publik dhe politik nė vend ėshtė pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Referuar gjetjeve tė komisionit hetimor pėr trafikun e drogės nga Forcat e Armatosura nėn kryesimin e depuetetes Ermonela Felaj, Rama tha se ky trafik ėshtė zhvilluar gjatė qeverisjes sė PD.
    Duke deklaruar se ai dhe Ministrja e Mbrojtjes janė nė dijeni tė informacioneve tė klasifikuara, Rama tha se ky trafik ka ndodhur para shtatorit 2013.
    Nėse ka struktura policore dhe ushtarake tė pėrfshira nė kėtė trafik, Rama nuk ka dhėnė shumė detaje, por thekson se ėshtė tronditur nga informacioni qė ka marrė nga Komisioni hetimor.
    “Nuk dua tė jap detaje, por informacioni qė unė kam marrė nga komisioni hetimor mė ka tronditur pėr faktin se provat, tė cilat unė nuk kam dashur t’i besoj se nė Shqipėri mund tė kishte trafiqe tė tilla, tregonin se kishte njė veprimtari tė tillė mė parė. Kjo ka ndodhur nė periudhėn kur qeverisnin kėta zotėrinj qė sot me zell tė madh bėjnė denoncimet”.
    Deklaratat kryeministri Rama i bėri gjatė njė interviste nė emisionin “Top Story” tė gazetarit Sokol Balla nė Top Channel.

    Intervista e plotė:

    Sokol Balla: Njė koment tė shkurtėr, a do e mbani kėtė premtim? Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr tė shkuarėn siē ėshtė zoti Berisha? Tė replikosh me Bashėn ėshtė normale…

    Edi Rama: Njė njeri pėr fat tė keq mban peng Kuvendin dhe PD-nė. Pavarėsisht se ka shumė gjėra tė rėndėsishme pėr tė diskutuar, ėshtė vėrtetė pėr t’u ndjerė jo mirė kur pėrfshihesh nė atė vorbull. Pėr sa mė takon, unė e konsideroj tė mbyllur replikėn me liderin e opozitės. Ėshtė pėr fat tė keq njė personazh i degraduar qė udhėheq procesin e degradimit tė Parlamentit. Parlamenti duhet tė jetė pasqyra e zgjedhjes sė bėrė nga populli. Unė jam i bindur se shqiptarėt dinė ta bėjnė dallimin dhe qė PD nė Parlament nuk pėrfaqėson asgjė nga interesat e atyre qė e kanė votuar, por vetėm ato tė njė grushti njerėzish qė nuk u ka dalė ende pija nga vdekja e njė pushteti.

    Sokol Balla: Edhe ju i pėrgjigjeni me tė njėjtat tone…

    Edi Rama: Kėtė e refuzoj kategorikisht. Pavarėsisht se mund tė ketė pasur marrėdhėnie tė vėshtira mes nesh nė opozitė dhe Parlamentit, nuk ka asnjė gjė qė mund tė na bėjė tė ngjashėm si dy pika uji me ata qė janė sot nė opozitė, apo qė tė mė bėjė mua dhe qeverinė e sotme me parardhėsin dhe qeverinė e djeshme.

    Sokol Balla: Kjo reflektohet tek deputetėt tuaj, njėri prej tyre rrahu njė deputetė tė opozitės…

    Edi Rama: Ėshtė njė proces degradimi i debateve tė Parlamentit qė udhėhiqet nga lideri i PD, pėr tė dėmtuar marrėdhėnien qė duhet tė ketė mes palėve nė njė demokraci normale, por qė ėshtė edhe gjėja e vetme qė ai di tė bėjė. Gjithėsesi, unė besoj nė rilindjen e brendshme tė njė grupi qė ka humbur gjithēka dhe qė sot jeton me tė shkuarėn, me njė frikė dhe rezistencė ndaj shumė lidhjeve qė po kėputen dita ditės me botėn e aktivitetit tė paligjshėm. Ėshtė humbja e njė grushti njerėzish qė fituan shumė, por qė pėr fat tė keq prej tyre shqiptarėt humbėn shumė.

    Sokol Balla: Ka qė mendojnė se ju po paguani koston e sjelljeve tuaja…

    Edi Rama: Unė nė Parlament nuk jam pėr tė bėrė batuta pėr tė humbur kohė, por pėr tė respektuar atė pjesė qė populli ka zgjedhur pėr ta pėrfaqėsuar nė Parlament. Puna ime vazhdon pa tė shtunė e pa tė dielė, pa orar, pėr t’u marrė me ēėshtjet jetike. Por debati i sotėm na devijoi nga ajo qė duhet tė bėjmė nė kėtė periudhė kaq tė vėshtirė qė na i ka lėnė pushteti i kaluar. Ne po avancojmė dita ditės dhe po shohim rezultatet nė luftėn kundėr krimit, trafiqeve, drogės, nė arsim e shėndetėsi, pavarėsisht se ėshtė qesharake tė thuhet pas 8 muajsh qė duhet shėndetėsia falas. Shėndetėsia falas ėshtė njė projekt qė kėrkon kohėn e vetė dhe qė do realizohet brenda njė mandati. Gjithashtu, ne kemi bėrė legalizimet falas dhe po u japim njerėzve titujt e pronėsisė.

    Sokol Balla: Akuzat e opozitės i krahasuat me mushkonjat…

    Edi Rama: Unė kam reaguar ndaj njė idiotėsie se, nė Divjakė ēdo natė nė ora 8 ngriheshin avionėt. Dhe unė thash se, mbase janė mushkonjat qė duken si avionėt. Kjo ka qenė ajo qė unė kam thėnė dhe i qėndroj akoma.

    Sokol Balla: Po pas ngjarjes qė ka ndodhur nė Divjakė, mendoni se ėshtė mushkonjė apo avion?

    Edi Rama: Ne i kemi qėndruar besnik zotimit qė ėshtė ende nė lojė. Ne nuk kemi ardhur nė qeveri pėr tė pėrsėritur gabimet e parardhėsve tanė. Kur ne kemi thėnė se nuk zotėrojmė asnjė provė e fakt tė pohuar pėr kėtė formė tė trafikut tė drogės, kemi qenė tėrėsisht korrekt dhe besnik ndaj zotimit tonė. Tė njėjtėn gjė ka konfirmuar edhe SHISH me njė deklaratė publike.

    Sokol Balla: Por pas kėsaj deklarate ndodhi ngjarja…

    Edi Rama: Po, por ky ėshtė njė problem nga i cili ne nuk duhet tė habitemi dhe tė themi se ky ėshtė fundi i botės, pasi kjo formė e trafikut, pėr tė cilin nuk kemi pasur asnjė provė, ndodh nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe nė vendet e BE-sė. Mesa duket e kanė bėrė vetė ata kur ishin nė pushtet, sepse kjo ėshtė zbuluar nga komisioni hetimor qė drejtohet nga njė deputete me eksperiencė nė drejtėsi.

    Sokol Balla: Ka struktura shtetėrore tė pėrfshirė nė tė?

    Edi Rama: Jam njohur me raportin e komisionit, qė ėshtė i pari komision serioz qė ka funksionuar dhe qė do tė japė prova konkrete se si kjo ka ndodhur mė parė.

    Sokol Balla: Qė ka ndodhur para se tė vinit ju nė pushtet?
    Edi Rama: Po, ka ndodhur para shtatorit. Unė dhe ministrja e Mbrojtjes jemi nė dijeni tė informacioneve tė klasifikuara.

    Sokol Balla: Ka struktura policore dhe ushtarake nė kėtė trafik?

    Edi Rama: Nuk dua tė jap detaje, por informacioni qė unė kam marrė nga komisioni hetimor mė ka tronditur pėr faktin se provat, tė cilat unė nuk kam dashur t’i besoj se nė Shqipėri mund tė kishte trafiqe tė tilla, tregonin se kishte njė veprimtari tė tillė mė parė. Kjo ka ndodhur nė periudhėn kur qeverisnin kėta zotėrinj qė sot me zell tė madh bėjnė denoncimet.

    Sokol Balla: Ėshtė arrestuar njė person i tretė lidhur me ngjarjen e Divjakės, duke e bėrė ngjarjen mė interesante. Ē’mund tė na thoni?

    Edi Rama: U qėndroj atyre qė kam thėnė dhe e pėrsėris se ka qenė njė periudhė e vėshtirė pasi jemi ndodhur nė njė valė sulmesh nga opozita, bazuar nė njė pėrbaltje sa mė shpejt e sa mė shumė ndaj qeverisė, nė njė moment kur po i afrohemi datės sė statusit kandidat. Nė kėtė situatė, nga njėra anė dėgjojmė vlerėsime dhe inkurajime, sepse mė nė fund po luftohet droga nė Shqipėri, se kjo hordhi qė ka qenė nuk ėshtė mė dhe sepse diēka qė ndodhte dje s’merrej vesh, por sot merret vesh, ndodh sepse gjithēka po goditet shumė fort. Po goditen rrjete tė ngritura nga ata qė kishin pushtetin. Dhe nga
    ana tjetėr dėgjojmė kėtė lukuni akuzash.

    Sokol Balla: Po akuzoni ata qė kanė qenė mė parė nė pushtet…

    Edi Rama: Disponojmė prova tė pakontestueshme se kjo ka ndodhur mė parė. Mbledhja e forcave tė policisė rreth plazhit tė Divjakės ishte para se tė rrėzohej avioni dhe planifikohej tė kapej pjesa nė tokė, jo avioni.

    Sokol Balla: Sot gazetari i RD-sė ka shkruar sėrish pėr trafikun e drogės dhe vazhdon tė pretendojė se ėshtė kėrcėnuar me jetė…

    Edi Rama: Strukturat pėrkatėse janė interesuar tė gjitha pėr tė verifikuar deklaratat e gazetarit dhe ėshtė zbuluar se nuk ėshtė e vėrtetė. Gazetari nuk jep asnjė provė dhe madje edhe numrat nga tė cilėt ai thotė se ka marrė mesazhe kėrcėnuese nuk rezultojnė tė jenė numra realė.

    Sokol Balla: Dje Partia Demokratike ka kėrkuar hetimin e shkarkimeve nė administratė. Pėrse e refuzoni komisionin hetimor pėr kėtė ēėshtje?

    Edi Rama: PD ishte nė komision, por deputetėt e saj u ngritėn nga tavolina dhe thanė se duhet njė komision tjetėr. Ne mund tė jemi tolerantė, sa t’i lejojmė nė seanca ku shpėrfytyrohet Parlamenti dhe ku shkelet me tė katėr kėmbėt e opozitės etika, por nuk mund tė pranojmė ēdo absurditet qė kėrkohet. Ėshtė e rėndėsishme tė kujtohet se ndaj meje Saliu dhe opozita e sotme kanė ngritur tre komisione. Duan komision hetimor nė mėnyrė qė ēdo tė enjte ta kthejnė Parlamentin nė sallė debatesh tė shterpta.

    ORA NEWS
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-05-2014 mė 21:31

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: PD: Qeveria e Rilindjes ka vėnė bazat ushtarake nė pėrdorim tė trafikantėve tė d

    Ore shoku Rama!

    Na e nxive faqen fare ne socialistave! Si ore zbythesh keshtu? Dje na thoshe Berisha genjen e eshte i shkalluar. Sot na del e na thua qe akuzat e Saliut jane te verteta. Strukturat e shtetit e ushtrise jane perfshire ne trafikun e droges.

    Dhe ne socialistet ngelem duke te mbrojtur ty nderin ne forum, e ti na nxjerr genjeshtar ne kete menyre!

    Nga nje socialist i indinjuar ne kulm.

    Albo

    P.S Po ky Sokol Balla, ne e kishim tonin kete, edhe ky na e ka kthyer shpinen tani? C'jane keto pyetje te veshtira qe na ben!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Rama: Ballė pėrballė me ekstremistėt idiotė tė Europės

    Kryeministri Rama tha se ekstremistėve europianė, qė i cilėsoi “idiotė”, forcat e moderuara duhet t’u qėndrojnė ballė pėrballė. I ftuar nė emisionin “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, kreu i qeverisė tha se sukses raporti i KE-sė ėshtė baza pėr statusin e vendit kandidat. Rama akuzoi qeverinė e kaluar se ka prova pėr trafik droge nga ajri, tė dhėna qė janė nxjerrė nga komisioni hetimor qė drejton deputetja Ermonela Felaj…

    Akuzat e opozitės i krahasuat me mushkonjat…

    Unė kam reaguar ndaj njė idiotėsie se, nė Divjakė ēdo natė nė orėn 8 ngriheshin avionėt. Dhe unė thashė se, mbase janė mushkonjat qė duken si avionėt. Kjo ka qenė ajo qė unė kam thėnė dhe i qėndroj akoma.

    Po pas ngjarjes qė ka ndodhur nė Divjakė, mendoni se ėshtė mushkonjė apo avion?

    Ne i kemi qėndruar besnik zotimit qė ėshtė ende nė lojė. Ne nuk kemi ardhur nė qeveri pėr tė pėrsėritur gabimet e paraardhėsve tanė. Kur ne kemi thėnė se nuk zotėrojmė asnjė provė e fakt tė pohuar pėr kėtė formė tė trafikut tė drogės, kemi qenė tėrėsisht korrektė dhe besnikė ndaj zotimit tonė. Tė njėjtėn gjė ka konfirmuar edhe SHISH me njė deklaratė publike.

    Por pas kėsaj deklarate ndodhi ngjarja…

    Po, por ky ėshtė njė problem nga i cili ne nuk duhet tė habitemi dhe tė themi se ky ėshtė fundi i botės, pasi kjo formė e trafikut, pėr tė cilin nuk kemi pasur asnjė provė, ndodh nė mėnyrė tė vazhdueshme edhe nė vendet e BE-sė. Mesa duket e kanė bėrė vetė ata kur ishin nė pushtet, ditėt nė vijim do ta bėjmė publike kėtė gjė, sepse kjo ėshtė zbuluar nga komisioni hetimor qė drejtohet nga njė deputete me eksperiencė si prokurore nė drejtėsi, zonja Felaj. Bėhet fjalė pėr njė formė trafikimi me tė cilėn vendet e tjera tė BE-sė janė familjare dhe e dinė qė ndodh dhe ku ndodh. Kjo ėshtė njė luftė qė nuk mbyllet, por qė luftohet vazhdimisht. Janė struktura globale kriminale qė bashkėpunojnė mes tyre.

    Ka struktura shtetėrore tė pėrfshira nė tė?

    Jam njohur me raportin e komisionit, qė ėshtė i pari komision hetimor serioz qė ka funksionuar dhe qė do tė japė prova konkrete se si kjo ka ndodhur mė parė.

    Qė ka ndodhur para se tė vinit ju nė pushtet?

    Po, ka ndodhur para shtatorit. Dua tė sqaroj dhe diēka lidhur me njė spekulim qė ėshtė bėrė lidhur me ministren e Mbrojtjes pėr njė informacion tė klasifikuar. Ėshtė njė informacion qė kudo nė botė qė nuk mund tė ndahet dot me publikun dhe ka tė bėjė me sigurinė e qė nuk mund tė pėrdoret nga media. Ky informacion i klasifikuar u pėrdor kundėr ministres sė Mbrojtjes. Unė kam qenė nė dijeni tė informacionit tė klasifikuar kur kam folur pėr mushkonjat. Ky informacion flet pėr dyshime tė paprovuara dhe kėto dyshime nuk janė prova. Edhe ministri i Brendshėm ka qenė nė dijeni tė kėtij informacioni dhe bashkė me strukturat pėrkatėse ka qenė nė trajtim tė kėtij informacioni dhe gjithė struktura e shtetit ka qenė nė alarm ndaj kėtyre dyshimeve. Nuk kemi konstatuar nė asnjė rast se kėto dyshime shoqėroheshin me prova. Pavarėsisht se si ndodhi me avionin, strukturat pėrkatėse kanė qenė nė alarm, tė vendosura nė atė zonė nė pritje pėr tė vėrtetuar dyshimet e kėtij informacioni.

    Nė hetimin e zonjės Felaj, rezulton se kanė qenė tė pėrfshira dhe struktura policore dhe ushtarake nė kėtė trafik, sepse s’ka si shpjegohet reagimi i FA qė betonuan pistat e avionėve nė Gjadėr dhe zona tė tjera?

    Nuk dua tė jap detaje, por informacioni qė unė kam marrė nga komisioni hetimor personalisht mė ka tronditur pėr faktin se provat, tė cilat unė nuk kam dashur t’i besoj se nė Shqipėri mund tė kishte trafiqe tė tilla, tregonin se kishte njė veprimtari tė tillė mė parė. Kjo ka ndodhur nė periudhėn kur qeverisnin kėta zotėrinj, qė sot me zell tė madh bėjnė denoncimet.

    Po akuzoni ata qė kanė qenė mė parė nė pushtet?

    Disponojmė prova tė pakontestueshme se kjo ka ndodhur mė parė. Mbledhja e forcave tė policisė rreth plazhit tė Divjakės ishte para se tė rrėzohej avioni dhe planifikohej tė kapej pjesa nė tokė, jo avioni.

    Nuk mund t’i takonit dhe t’i dėgjonit grevistėt?

    Do tė isha i pari njeri qė do kisha shkuar dhe do kisha takuar grevistėt e urisė qė paraqesin njė platformė, njė numėr kėrkesash apo mbėshtesin njė kauzė. Por, si mund ta ndėrtojmė dialogun me njerėz qė janė aty pėr faktin se janė hequr nga puna dhe duan tė kthehen nė punė. Njė pjesė kanė humbur nė gjykatė, njė pjesė janė ende nė gjykatė, ndėrkohė qė nė Shqipėri ka me mijėra qė nga 2005 janė hequr nga puna dhe janė me vendime gjykate nė dorė. Ku ėshtė parė qė tė kthehesh nė punė me grevė urie?! I bie qė tė gjithė tė papunėt tė hyjnė nė grevė urie.

    Po me tė pėrndjekurit politikė?

    Mė vjen keq, por kur drejtuesi i grevės si i pėrndjekur pa bėrė asnjė ditė burg ka marrė gjatė kėsaj periudhe qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė punė treēerekun e asaj godinės ku janė tė pėrndjekurit dhe e ka kthyer nė pronė tė veten… Me kėtė tė dialogojmė ne? Ai drejtues duhet tė largohet nga greva, tė hapė rrugėn dhe tė flasim me ata qė janė realisht tė pėrndjekur. Kjo qeveri ka nėntė muaj dhe ka arritur tė japė pėr 1 mijė tė pėrndjekur kėstin e parė qė u takon.

    Ministri Bushati ka ēuar nė prokurori negociatorėt e marrėveshjes sė detit me Greqinė, me gjasė edhe Lulzim Bashėn. Pse pikėrisht tani, sepse duket si kundėrsulm?

    Ēfarė kundėrsulmi?! Unė e di shumė mirė ēfarė shqiptarėt sot po jetojnė negativisht nė raport me ne, sepse ende nuk ka para drejtėsisė pėrgjegjės tė peshės sė rėndė.

    Jo vetėm kaq, por nė 2008 akuzonit Fazlliēin dhe nė dhjetor i dhatė interkonjeksionin…

    Kjo ėshtė gėnjeshtėr dhe unė e refuzoj gėnjeshtrėn. Sa i pėrket ndėshkimit, vazhdoj tė shpresoj qė prokuroria do vihet nė lėvizje, shpresoj se do tė ēojė pėrpara njė sėrė ēėshtjesh shumė tė rėnda qė i ka nė tavolinė dhe qė janė bėrė publike dhe qė nuk janė bėrė publike. Bėhet fjalė pėr ēėshtje tė rėnda implikimesh qė kanė shkuar deri nė kėrcėnim tė stabilitetit tė vendit dhe sigurisė kombėtare. Prokuroria ka nė tryezė jo njė, por shumė ēėshtje tė rėnda qė implikojnė drejtpėrdrejt ish-ministra dhe zyrtarė tė lartė. Ne mund tė bėjmė ēdo gjė, por s’mund tė marrim pėrsipėr tė bėjmė edhe prokurorin, edhe gjyqtarin. Por njė gjė: ne nuk do tė bėjmė sehir pėrballė kėsaj farse dhe korrupsionit nė gjyqėsor. Ne do tė bėjmė njė reformė tė drejtėsisė pa marrė pėrsipėr tė bėjmė gjykatėsin dhe prokurorin, por nuk mund tė mbyllim sytė pėrballė gjykatėsit dhe prokurorit tė korruptuar qė nė gjithė kėto vite ia morėn frymėn kėtij populli.

    Zoti Kryeministėr, do ta marrė Shqipėria statusin e vendit kandidat nė qershor?

    Kur unė thosha nė dhjetor qė Shqipėria u penalizua nga ekstremistė nė disa vendet anėtare, shumėkush nga opozita dhe tė tjerė me gjithfarė mėnyrash e pėrqeshėn kėtė qė thashė unė, ndėrsa sot jemi pėrpara provės, jo vetėm Shqipėria u penalizua, por qė nga ana tjetėr, vetė BE po penalizohet pėr shkak tė rritjes sė kėtyre forcave ekstremiste dhe unė kam qenė shumė i hapur me tė gjithė ata qė kam takuar, partnerėt tanė nė kėtė aspekt. Ua kam thėnė nė sy qė rruga e zgjedhur nga disa prej forcave tė moderuara pėr tė luftuar me kėta idiotė, se tė tillė janė nė kėndvėshtrimin tim, qė duan tė shkatėrrojnė BE, qė janė shprehje e tendencave raciste, anti-myslimane, qė janė nė thelb tė prirur qė ta refuzojnė dhe pėrbuzin Shqipėrinė dhe gjithė rajonin. Nuk fitohet lufta me argumentet e tyre, por duhet bėrė ballė pėrballė, si Renzi nė Itali.

    Sapo quajtėt njė tė tretėn e Parlamentit Europian idiotė. Nė njė intervistė keni quajtur injorantė 90% tė eurodeputetėve, duke u thėnė qė nuk njohin mekanizmin e dhėnies sė statusit. Mendoni qė kėto deklarata nga Kryeministri i Shqipėrisė ndihmojnė kur kanė mbetur pak ditė nga statusi?

    S’kam asnjė kompleks pėrballė kėtyre ekstremistėve dhe nuk kam fjalė tė tjera pėr tipa si Umberto Bossi apo ai i Anglisė qė thotė “futėm dhelprėn nė kotecin e pulave tė Europės”. Unė kam pikėpamjen time dhe i qėndroj asaj. Ėshtė pikėpamja e tė gjithė atyre qė janė europianė dhe qė duan BE-nė jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė Europėn. Dhe kam quajtur tė paditur 99 pėr qind tė deputetėve tė vendeve anėtare qė nuk e dinė ndryshimin mes statusit, negociatave dhe anėtarėsimit dhe kjo ėshtė e vėrtetė.

    Edhe njė herė: do ta marrim apo jo statusin?

    E rėndėsishme ėshtė qė Komisioni Europian thotė po dhe ky ėshtė matėsi ynė. Ne na duhet njė raport pozitiv nga Komisioni dhe kėtu e kemi kryer detyrėn dhe nė momentin qė vendet anėtare ulen pėr ta diskutuar… njė pjesė e vendeve kanė probleme tė mėdha me veten.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-05-2014 mė 09:27

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Bir Selman i Nenes, kryeminister qe kemi...

    Mire bere qe i shave europianet duket i quajtur idiote dhe ekstremiste. Diten qe nuk na japin statusin, une them qe te mbledhimi te gjithe para Kryeministrise, e ti shajme nga nena.

    Se vetem ajo ka mbetur tani pa bere.

    Albo

  5. #5
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Bir Selman i Nenes, kryeminister qe kemi...

    Mire bere qe i shave europianet duket i quajtur idiote dhe ekstremiste. Diten qe nuk na japin statusin, une them qe te mbledhimi te gjithe para Kryeministrise, e ti shajme nga nena.

    Se vetem ajo ka mbetur tani pa bere.

    Albo
    Ai rrezik po pret t'i ngrihet kenge sic bene per xhaxhi Enverin " Ligjero Bilbili Yne..."
    What goes around---comes around

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuara


    Berisha kete e ka deklaruar para 10 vitesh...
    Dhe 8 vjet pas qeverisjes se tij asgje s'ka ndryshuar.
    Publiku shqiptar perseri lexon deklarata te njejta per trafikimin e droges permes avioneve.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Albo vete shkruan vete pergjigjet. Per te lexuar se ca poston zbehet fjale.

    Eshte budallallepsur keq fare
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Ma i "budallepsur" se ty qe i shkon mbrapa nje budallai, kisha kohe pa lexuar! Gjithsesi, mendimi ndryshe eshte per tu vleresuar!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous Lexo Postimin
    Ma i "budallepsur" se ty qe i shkon mbrapa nje budallai, kisha kohe pa lexuar! Gjithsesi, mendimi ndryshe eshte per tu vleresuar!
    Une per kete pune paguhem sipa Albos

    Une i shkoj nga mbrapa for the "shits and giggles" qe me ofron
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Rama e pranon: Ka patur trafik droge me avion, strukturat e shtetit te implikuar

    Prisni ore te uruar se dardha e ka bishtin mbrapa,nuk i pranon kot keto fakte i gjati jooooooooo

    Prononcimi i kietares se komisionit hetimo
    Kryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj tha sot se ėshtė arritur tė sigurohet njė dėshmi e plotė, nė formėn e kėrkuar nga ligji, dokument, dhe qė nėpėrmjet tij pohohet qė tė jetė kryer transport ajror i lėndėve narkotike nga aerodromi i Gjadrit, nga viti 2012- dhe fillimi i vitit 2013-tė.Felaj tha se dėshmia ėshtė dokument i klasifikuar sekret, dhe ėshtė dėshmia e njė personi qė ka parė me sytė e tij se ēfarė ka ndodhur. Dėshmitari ėshtė identifikuar nga strukturat shtetėrore me inicialet S.GJ, punonjės nė aerodromin e Gjadrit.Sipas dėshmisė sė tij ėshtė kryer aktivitet kriminal nėpėrmjet avionėve tė vegjėl tė cilėt uleshin herė pas herė nė Gjadėr. Dėshmitari ka punuar si ushtarak nga viti 2011-2013, dhe pėr periudhėn pėr tė cilėn ka dėshmuar ka qenė me detyrė nė Gjadėr.“Kam qenė me shėrbim nė aerodromin e Gjadrit, gjatė kohės qė kam qenė me shėrbim nė tetor 2012, kam patur informim se kėtu ulet njė avion charter, qė ngarkonte arka tė dyshimta. Nė njė prej ditėve qė isha nė shėrbim, rreth orės 7:30, kam komunikuar nė telefon me komandėn e truprojes, me shetasin me inicialet E.M, Pasi njoftimit kanė shkuar nė aerodrom me motoēikletė dhe ėshtė konstatuar njė avion i cili po merrte karburant dhe pako tė mbėshtjella me letėr natriban. Janė pyetur personat nė fjalėsse ēfarė po bėnin nė njė bazė ushtarake. Ėshtė thėnė se po bėnin stėrvitje pėr luftėn kundėr lėndėve narkotike, dhe se ishin tė SHIK-ut. Ne jemi tė SHIK-ut kanė thėnė dhe kanė ikur.”- theksoi Felaj. Sipas dėshmitarit nė fjalė, ka patur edhe disa raste tė tjera kur janė ulur avionė pėrgjatė disa javėve. Sipas kryetares se komisionit, dėshmitari S.Gj, pas gjithė kėtyre zhvillimeve ėshtė lėvizur nga Gjadri, pėr nė njė vend tjetėr pune.Felaj, theksoi se nė pėrfundim tė hetimeve, gjetjet e kėtij komisioni hedhin poshtė akuzat pėr pėrfshirjen e FA-ve dhe infrastrukturės ushtarake nė trafik droge pas 15 shtatorit 2013-tė. Gjetjet vėnė nė pah se ky trafik ka filluar tė lulėzojė nė bashkėpunim aktiv apo pasiv, qė nga niveli bazė i Forcave tė Armatosura, gjatė viteve 2010-2012, ku avionė tė vegjėl flutorinin pa leje pėrkatėse, apo pa bėrė me dije lejen. Trafiku i lėndėve narkotike ėshtė organizuar dhe fshehur nga strukturat e FA, Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Avioacionin Civil, theksoi ajoNė fund tė konkluzioneve, Komisioni me propozim te kryetares Ermonela Felaj votoi unanimisht raportin si dhe mbylljen e veprimtarisė sė kėtij komisioni. Komisioni vendosi po ashtu edhe dėrgimin nė Prokurorinė e Pėrgjithshme , pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė tė gjithė pėrgjegjėsit pėr lulėzimin e trafikut tė drogės nga ajri, nė peridhuhėn e ish qeverisjes sė mėparshme. Mbledhja nisi me dyer tė mbyllura, pasi sipas Felajt, jo gjithkush mund tė njihet me pėrmbajtjen e dokumenteve tė klasifikuar sekret.

    Metodat e sigurimit te xhaxhit i rruajn b... ketyre.
    Hipokrizi eshte pak ta quash.
    MOS I NDY TEMAT no name

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •