-
kerkuesi
PSE NUK IKEN FATOS NANO?
PSE NUK IKEN FATOS NANO?
Nga Ferdinant Xhaferraj
Ne harkun e 13 vjeteve ne te cilat vertitet tranzicioni shqiptar, duket se qeverisja e kryesuar nga Nano dhe dominuar nga grupi i tij eshte me e kritikuara nga jashte dhe me problematikja per opinionin e brendshem. Por, megjithese ne theniet e politikaneve dhe atyre qe urrejne politiken, kritikeve dhe atyre qe nuk ju pelqen kritika, gazetareve dhe atyre qe kane hequr dore nga leximi i gazetave, vezhguesve nderkombetare dhe atyre te shtepise, si edhe te shoqerise civile dhe qytetareve te zakonshem, ekziston nje konsensus i gjere se Nano dhe grupi i tij ka ngelur peng i korrupsionit dhe krimit te organizuar, perseri interesant mbetet fakti se akoma duket e larget dita e largimit te tij.
Kjo situate mund te percillet si ne nje loje shahu, ne te cilen nga njera ane e tavolines kemi Nanon qe po luan shume keq dhe ka ngelur peng i "gureve te zinj" dhe nga ana tjeter kemi nje opozite qe jo vetem per shume kohe nuk ka dashur te ulet ne tavoline, por edhe tani qe eshte ulur duket se e ka te veshtire per te mesuar rregullat e lojes. Pra, e keqja nuk qendron tek fakti se Nano dhe grupi i tij nuk mund apo nuk duan te qeverisin. E keqja me e madhe qendron ne faktin se Nanon nuk ka se kush ta zevendesoje. E thene qarte, opozita akoma nuk eshte bere alternative.
Nje opozite alternative do te thote qe se pari te kete kuptuar se grupi i Nanos do te largohet duke lene pas tij si "dhurate" kurrupsionin masiv, krimin e organizuar, nje administrate totalisht te demotivuar, dhe nje vend qe duket qarte se ka dhe do te kete renie ekonomike. Si mund te merresh me sukses me keto fenomene, eshte ne thelb zgjidhja qe presin qytetaret dhe qe duhet te afroje opozita. Kjo eshte kryeceshtja qe kthen besimin dhe e ben opoziten alternative.
Por opozita e ngurtesuar vetem tek ekspozimi i dosjeve te shumta te korrupsionit te qeverise duket se quan si fillim dhe mbarim te punes se saj denoncimin e bemave te qeveritareve. Ajo nuk po di se si te behet faktor i kthimit te shpreses. Nje qeverisjeje qe di te beje mire vetem vjedhjen e qytetareve te saj i kundervihet nje opozite qe vetem sa ju thote qytetareve te vjedhur se po ju vjedhin. Kjo menyre e te qeverisurit dhe kjo menyre e te berit opozite, te dyja se bashku, kane prodhuar nje depolitizim ne rritje te shoqerise shqiptare e shprehur qarte ne mospjesmarrjen ne votime. Terheqja e "pasiveve", dhe jo nje alternative e ndertuar mbi baza arithmetike qe do te prodhonte nje fitore me 50,0001%, perben ne te vertete gurin e themelit ku duhet te ngrihet alternative opozitare. Vetem nje levizje energjike nga politikat e denoncimit drejt politikave te kthimit te besimit konceptohet si zgjidhje.
Te gjithe e kane te qarte se:
Nano dhe grupi i tij jane alternativa e provuar e krimit, por qytetaret akoma nuk e kane te qarte se si opozita do te behet alternativa e ndeshkimit te krimit dhe zbatimit te ligjit.
Nano dhe grupi i tij jane alternativa e provuar e rrenimit te biznesit, por biznesmenet akoma nuk e kane te qarte se si opozita do behet alternativa e gjallerimit te tij.
Nano dhe grupi i tij jane alternativa e provuar e shtimit te anafalbetizmit, por shoqeria e interesuar akoma nuk e ka te qarte se si opozita do te behet alternativa e shtimit te dijes.
Nano dhe grupi i tij, jane alternativa e provuar e shtimit te papunesise, por armata e te papuneve akoma nuk e ka te qarte se si opozita do te behet alternativa e hapjes se vendeve te punes.
Nga te gjitha sa me lart, duket qarte se; Fatos Nano nuk iken sepse opozita nuk po e meriton qe te beje zevendesimin. Koha dhe Fatos Nano po punojne per opoziten. Opozita i ka te gjitha mundesite qe duke mesuar nga gabimet e saj ne te shkuaren, pa humbur kohe te ndertoje nje alternative te se ardhmes.
.............
.............
Me vjen keq qe e rihapa perseri pasi dikush e kish futur ne nje teme qe skish fare lidhje me keto probleme te cilat trajtohen ketu.
-
-
i/e regjistruar
SIKUR TE IKTE SALIU !?
Agim Xhafka
Personalisht nuk e besoj nje gje te tille. Madje jam i gatshem te mbaj mbi vete anatema te shumta per idene qe po hedh. Dhe deri diku, vertet Saliu nuk mund ta imagjinoje qe te jape doreheqje. Sepse ishte ai qe beri te mundur lindjen e pluralizmit, te fjales se lire, te ekonomise se tregut...Ishte ai qe, bashke me ne te gjithe, solli shkeputjen e madhe nga rregjimi yne sadamist.
Pa vazhduar me tej, me ato qe ai ka bere dua te betohem se nuk do te permend ato qe Berisha i ka bere keq. Pervec faktit te njohur qe ne te gjitha zgjedhjet, pas vitit 1992, ai humbet vazhdimisht dhe sigurisht ne te gjithe humbasim. Saliu eshte kapur pas karrikes se tij, si nje i semure per mend.
Ai qendron stoik ne pozicione te vjetra, te para 13 vjeteve tamam si nje njeri i fandaksur. Humbet zgjedhjet dhe i quan fitore, humbet e humbet dhe bertet e bertet, se po te mos ishin vjedhur votat ai do te ishte maxhorance reale. Vetem Berishes mund t'i flitet ne sy me sloganin: Vjedhjen sua solla une, por na e mesove ti!". Ai beri gjak opoziten e atehershme dhe fitoi me 1996 me rezultatin fantazmagorik 120 per qind(!) Kaq u desh qe tek ne te vidhej neper vite me arsyetimin: A vodhi Saliu? Cfaj kam une?
Tashme, vendi po u afrohet zgjedhjeve lokale. Do te ndodhe si gjithnje qe nje pale do te akuzoje palen tjeter. Do te ndodhe qe s_do merret vesh fituesi. Sdo te kuptohet kush eshte maxhoranca reale dhe neper vite do te endemi ne qerthullin e grindjeve: Fitova une, sfitove ti!
Ne keto kushte, qe po behen vite e vite qe jane te tilla, sikur, sikur Berisha te jepte doreheqjen...
Do te ndodhte qe Shqiperia te merrte fryme lirisht. Se aktualisht Berisha eshte ngerci ne zhvillimin e vendit. Ai e ka paralizuar logjiken e ecurise politike dhe ekonomike.
Mendoni: Sikur, sikur Berisha te largohej! O zot cfare fati per te gjithe!
Do te clirohej se pari PD, e cila do te bente ashtu sic mendojne progresistet atje. Nuk do te kene censure apo frike nga doktori dhe ne te kundert....ne PS, shume e shume regresive e te lidhur me trafiqe e krime nuk do te dine ku te futin koken. Vete Nano do te ndjehet i pambrojtur nga shembelltyra e tij (nga pergojimi i perditshem i Saliut) nuk do te kapej pas sloganit te tij te vjeter anti-Berishe dhe ne PS do te celte sythe nje dege e re qe jeton sipas koheve te reja.
Ne keto caste, Edi Rama do ikte me vrap nga PS, se tek ajo nuk do vijne ne krye mediokrit, por konkurentet e Rames, te nje moshe e te nje mendjeje me te, por me nje favor te dukshem se nuk kane mbi kurriz komision hetimi.
Nese Berisha largohet nga PD, shqiptareve u afrohen zgjidhje te favorshme. Nis nje gare reale politike qe PD pa Berishen, ne keto kushte qe eshte sot vendi ia del ta fitoje shume shpejt. Aq shpejt sa askush nuk do te cuditet nese menjehere Edi Rama behet pjese organike e PD-se. Se ai gjithnje, ka vrapuar drejt fituesve, packa se ne fillim nuk e kane dashur. Por vetem ne fillim. Me pas di ai si i rregullon punet e veta. Sikur, sikur Berisha te largohet nga PD, te humbur do te jene Nano, Meta, Braho, Ruci, Dade... Te fituar do te jemi ne te gjithe.
Sikur Berisha...Por Nano, Meta, Edi, Braho, Dade nuk do ta lejojne. Se do tiu humbase motivi politik, mbeshtetja. Do tiu hiqet tulla e fundit e jeteses se tyre te perdisavitshme.
Si mund te vazhdojne ata politike pa Berishen? Ci ngelet Nanos po i hoqe burgun dhe te tjereve po iu hoqe sulmet e Saliut? Ju ngelet pija, vjedhja, trafiku i votave ne KPD e thonjte e paprere. Me kaq pak, populli nuk te voton. Me kaq pak, populli te harron.
Sikur, sikur Saliu...
Kjo pandehme e bukur sigurisht ska per te ndodhur se Berisha vec te mires se vet do edhe te miren e Nanos, te Legisit, te Rucit dhe te Edvinit. Te gjithe, te cdo grupi politik qofshin, kendojne fort:
NA BASHKON PARAJA POPULLORE!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt