Shembet me 150 kg C4 pallati 9 katësh në Durrës, dëmtohen banesat përreth - FOTO+VIDEO
DURRËS- Shembet me eksploziv një pallat 9 katësh në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Për shpërthimin e godinës, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përdorur 150 kg C4, të vendosura në rreth 2 mijë vrima në të gjithë ndërtesën.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar dëmtime në banesat pranë pallatit që u shemb. Mësohet se dëmtime janë konstatuar në godinat që gjenden në një rreze prej 200 metrash nga pallati 9 katësh. Policia bëri të mundur evakuimin e banorëve rreth 500 metra larg ndërtesës.
Sipas INUK-ut, ky objekt pa leje u bllokua më 19 Maj, ndërsa pak ditë më parë u vendos se do të prishej me shpërthim të komanduar. Pallati që u shemb ishte ende në ndërtim dhe është në pronësi të shtetasit Enver Shala. Paligjshmëria e tij u kostatua nga Komuna e Rrushbull-it.
Pallate, por edhe hotele pa leje janë shembur me shpërthim tritoli edhe në Tiranë, Vlorë, Dhërmi, dhe së fundmi në Durrës.
Balkanweb
Krijoni Kontakt