Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Të persekutuarit politikë hyjnë në ditën e 13 të grevës së urisë

    ISH TË DËNUARIT: JEMI TË DËNUAR, NA GROPOSËN PËR SË GJALLI

    Ora 11:00-“Ne jemi të dënuar politik jo ish, fjalën ish ta mbajnë këta. Turpi i këtyre parlamentarëve që mbajnë fotografinë e Enver Hoxhës aty. Ne na groposën për së gjalli. Unë jam për grevën. Janë kërkesa të domosdoshme, por tepër të vonuara. Statusi i të përndjekurve politikë duhet të jetë i pari. Ne nuk do u ndahemi derisa të na fusin në varr për së gjalli. Ne kemi ndërtuar Shqipërinë jo këta. Këta kanë nxjerrë ca emra por deri tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblimin. Ne kërkojmë ato gjëra që na takojnë me ligj”- është shprehur një nga ish-te përndjekurit politik.

    FATMIR HOXHA: ARSYEJA MADHORE, TË NDAJMË PËRNDJEKJEN POLITIKE NGA AJO ORDINERE
    Ora: 09:50- “Situata ka ardhur duke u rënduar, pasi bëhet fjalë për persona që kanë bërë burg, dhe vuajnë nga sëmundjet kronike. Por mashtrimi i radhës është i Ministrit Beqaj, që thotë se shëndetësia është falas. Pasi ne nuk po marrim asnjë shërbim falas, as një ambulancë nuk kemi këtu të na vizitojë.”- kështu shprehet për News24, ish i përndjekuri Fatmir Hoxha, pjesëmarrës në grevë.

    “Deri tani jemi 17 persona, presim që grevës ti shtohen dhe persona të tjerë nga rrethe të ndryshme të vendit.”-shtoi më tej Hoxha. Pyetjes se kujt i adresohet kjo grevë urie, Fatmir Hoxha ka deklaruar se greva i drejtohet Institutit të të Përndjekurve politikë, i cili mbështet dhe kauzën e tyre, ndërsa nga Parlamenti presin reagime. “I bën thirrje kryeministri që të mbaj pretimet, nëse është burrë, Nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Duam të drejtat tona. Ne përqafojmë të gjitha ato familje që kanë statusin e ish të burgosur dhe të përndjekurve”-tha më tej Hoxha.

    Përfaqësuesi i tyre, Fatmir Hoxha deklaroi dje se 10 ish-të përndjekur do të nisin grevën e urisë për të kërkuar marrjen e dëmshpërblimeve brenda dy viteve. Gjithashtu, ata kërkojnë edhe status special për të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë.

    “Greva e urisë tashmë është e hapur dhe pa afat. Kërkojmë plotësim të kushteve që kemi paraqitur. Të marrim dëmshpërblimin brenda 2 viteve. Status special për ish-të përndjekurit që janë gjallë.”- deklaroi Hoxha. Fillimi i grevës u shoqërua me përplasje mes ish të përndjekurve disa deputetëve të PD-së dhe policisë.

    KËRKESAT E ISH TË PËRNDJEKURVE:
    Ish-të përndjekurit që marrin pjesë në grevë deklarojnë se do të ketë një përshkallëzim të numrit të pjesëmarrësve në këtë nisme. Grevistët kanë parashtruar dje 5 kërkesa, sipas të cilëve duhet tu jepet zgjidhje.
    1- Dëmshpërblimi brenda 2 viteve të të gjitha kësteve
    2- Status special për ata ish të përndjekur që janë gjallë
    3- Rikthim në administratë
    4- Shtimi në dëmshpërblim të internimit
    5- Dënimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha

    EMRAT E 12 ISH TË PËRNDJEKURVE TË FUTUR NË GREVË DITEN E DJESHME
    News 24 ka mundur të zbardhë emrat e 12 ish të përndjekurve politikë tashmë të futur në grevë urie. Personat vijnë nga rrethe të ndryshme ndërkohë pritet që edhe të tjerë ish të përndjekur ti bashkohen grevës

    Fatmir Hoxha
    Ulison Dida
    Shaban Hoxha
    Feriz Mulgeci
    Sadik Jahja
    Shahin Murishti
    Bedrie Bozhaxhiu
    Xhane Dusha
    Syrja Ferro
    Fiqiri Xhellari
    Mithat Tafani
    Fadil Dema

    (a.n/e.m/m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të persekutuarit politike hyjnë në grevë urie

    Rama: Dëmshpërblim për ata që nuk kanë marrë asnjë këst, greva po përdoret

    Rama: Dëmshpërblim për ata që nuk kanë marrë asnjë këst, greva po përdoret TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të dëmshpërblehen me këstin e tyre të pare të gjithë ata ish të përndjekur, që kanë kryer burg apo janë persekutuar në kohën e regjimit komunist. Sipas tij, numri i tyre arrin në 1 mijë persona. Ndërkohë, Brenda katër muajve është bërë e mundur dhënia e dëmshpërblimit për 1 mijë ish të përndjekur të tjerë.

    “Çdo i përndjekur që beson tek këta (PD) dhe të dëgjoj këta, dua të them se në 4 muaj, 1 ish të përndjekur morën këstin që nuk e kishin marrë për 8 vite. Vetë kryetari i të përndjekurve e mori këstin e parë tani. Ata që nuk kanë marrë këstin e parë, që janë rreth 1 mijë të përndjekur, do të marrin dëmshpërblimin. Nuk e mbaj dot, pasi ju shikoja tek flisnit për Enverit, njërin e keni mes jush. Kur flisni matuni mirë.”-tha gjatë fjalës së tij Rama.

    Më tej kryeministri Rama ka komentuar dhe grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë, sipas të cilit po përdoret. Sipas tij, ministri Veliaj po dialogon për gjetjen e një zgjidhje. “Nga aty duhet të dal përfaqësuesi i grevës së urisë, që ka zaptuar gjysmën e godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë”- tha Rama.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të persekutuarit politike hyjnë në grevë urie

    Veliaj: Ish të përndjekurit drejtohen nga një SHIK-s, asnjë ditë burg, Hoxha: Kallëzim penal

    TIRANË- Paralelisht me grevën që po zhvillohet prej 9-të ditësh në lulishten pranë kryeministrisë, 16 ish-të përndjekur politikë kanë ngritur çadrat e grevës së urisë përpara parlamentit. Për ish- të përndjekurit politikë, ka qenë sot dita e dytë e grevës.

    Sipas informacioneve, bëhet me dije se pjesëmarrësit në grevë kanë nisur të shfaqin problemet e para, siç janë luhatjet e tensionit, problemet me stomakun dhe diabetin. Grevistja që ka lënë e para tendat është Bedrie Bozaxhiu. Mësohet se Bozaxhiu la grevën për shkak të problemeve me tensionin, dhe është dërguar me ambulance në spital.

    Greva ka marrë një reagim edhe nga numri 1 i qeverisë. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi se do të dëmshpërblehen të gjithë ata ish-të përndjekur, për vitet e burgut apo për shkak të persekutimit me këstin e tyre të parë.

    Edhe ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj ka kërkuar të flasë me një përfaqësues të ish-të përndjekurve, por jo me zotin Fatmir Hoxha, të cilin Veliaj e konsideroi si një njeri që s'ka lidhje me ish-të përndjekurit, pasi nuk ka bërë asnjë ditë grevë urie. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është pare teksa interesohej për ta në distancë.

    GREVA, MINISTRI BEQAJ, INTERESOHET NË DISTANCË PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT
    Greva, ministri Beqaj, interesohet në distancë për ish-të përndjekuritOra 16:40- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është fotografuar sot teksa interesohej për gjendjen e ish-të përndjekurve politikë, që prej 2 ditësh kanë nisur një grevë urie. Ministri Beqaj është parë të bisedonte me stafin mjekësor, por nuk iu është afruar grevistëve.

    HOXHA: KALLËZIM PENAL MINISTRIT VELIAJ
    Ora 15:42- I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesit të ish-të përndjekurve në grevën e urisë. Fatmir Hoxha i ka cilësuar shpifje deklaratat e ministrit Veliaj, ndërsa u shpreh se do ta kallëzojë atë penalisht në Prokurori.

    “Ndoqa intervistën e ministrit Veliaj, me neveri hedh poshtë deklaratën e tij. Me ç’kompetenca ky ka hapur dosjen time, do ti bëj kallëzim penal në prokurori”, tha Hoxha.

    Ai shtoi se, “Unë nuk shitem e as nuk blihem”, ndërsa shtoi se ministri Veliaj vazhdon të ketë për këtë shtresë urrejtjen e bllokmenëve.

    VELIAJ: PËRFAQËSUESI I ISH-TË PËRNDJEKURVE S’KA BËRË ASNJË DITË BURG, ISH-SHIKS
    Ora 15:40- Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, në një prononcim për mediat u shpreh i gatshëm të takojë një përfaqësues të ish të përndjekurve, por jo përfaqësuesin aktual Fatmir Hoxha, që sipas Veliajt, nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe se ka vjedhur pronat e ish- të përndjekurve.
    “Me të përndjekurit kemi se çfarë bisedojmë. Eshtë shumë e rëndësishme të flas me një të përndjekur. Një njeri që ka gjithë dyqanet tek Instituti i ish të përndjekurve, nuk flas me një njeri që hiqet si ish i përndjekur”, tha Veliaj.

    Ministri u shpreh se deri më tani kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit rreth 1 mijë persona dhe se do vazhdojë ende ky proces.

    Ai shtoi se “Jam i gatshëm të negocioj jo me atë që ka vjedhur pronat e ish-të përndjekurve, një ish-shiks që s’ka bërë asnjë ditë burg. Nuk mund ti japim para një njeriu që s’ka bërë asnjë ditë burg. Më thoni kush është negociatori tjetër dhe flas”, tha Veliaj.


    LARGOHET NGA GREVA BEDRIE BOZAXHIU, KISHTE PROBLEME ME TENSIONIN
    Ora:14:00- Kanë nisur probleme e para të grevës së urisë për ish të përndjekurit. Bedrie Bozaxhiu është e para që ka lënë grevën, për shkak të problemeve me tensionin. Gjatë qëndrimit të saj, afërsisht prej dy ditësh, Bozaxhiu, nuk mundi të përballonte këtë grevë.

    ALBANA VOKSHI: TË SIGUROHET SHËRBIMI SHËNDETËSOR PËR GREVISTËT
    Ora: 13:35- Gjatë një vizite pranë tendave të ish të përndjekurve, të cilët janë në ditën e dytë të grevës së urisë, Albana Vokshi ka reaguar duke kërkuar që këtyre personave ti sigurohet shërbimi shëndetësor. Sipas saj, kjo është detyrë e kryeministrit të vendit, dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të siguruar shëndetin e grevistëve.

    “Duket sikur gjendja e tyre ka filluar të bjerë nga momenti në moment. Kanë probleme me diabetin dhe probleme të tjera. i bëj thirrje kryeministrit, ministrit të sigurojë një ambulancë dhe një shërbim shëndetësor. Është detyrë e kryeministrit dhe atij të shëndetësisë për të siguruar shërbim shëndetësor për të siguruar jetën e grevistëve.”- tha për mediat Vokshi.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të persekutuarit politikë hyjnë në grevë urie

    Ish të përndjekurve në ditën e 13 të grevës, Fatmir Hoxha dërgohet në spital



    Tirane-Fatmir Hoxha, drejtuesi i grevës dërgohet në urgjencën e QSUT dhe do të rikthehet në çadrën e grevës. Ndërkohë pak minuta para kësaj, grevsitët në një deklaratë për median drejtuar Presidentit, kryeparalemntarit, qeverisë, opozitës dhe ambasadorëve thanë se kërkesat e tyre po injorohen dhe se premtimet e së majtës në fushatët, sot janë shndërruar në mashtrime.
    Gjergji Hani në emër të të gjithë grevistëve u shpreh vendosur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave që kanë të bëjnë me hapjen e dosjeve të ish sigurimit komunist, ngritjen e një komisioni për gjetjen e varreve të 4000 të pushkatuarve nga Komunizmi, si dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve brenda dy vitesh.
    Ata denononcojnë dhe qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet por edhe ka larguar shërbimin mjekësor në ndihmë të grevistëve.
    “Kemi 13 ditë në grevë urie dhe jemi të lodhur dhe të kërcënuar. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka negociuar me ne. Me urdhër të Edi Ramës këto shtojnë vendosmërinë dhe përshkallëzimin e protestave tona.” tha sot në mëngjes në një deklaratë për shtyp një prej përfaqësuesve të grevës së urisë.

    Kjo është dita e 13 e grevës së urisë. Shëndeti i tyre është i dobët por ata thanë që greva vazhdon pavarësishtë pasojave në shëndet.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të persekutuarit politikë hyjnë në ditën e 13 të grevës së urisë

    Ish të përndjekurit mbyllin grevën e urisë, Hoxha: Nga sot nis lufta më e madhe

    TIRANE- Ish të përndjekurit politikë kanë mbyllur sot grevën e tyre të urisë. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, përfaqësues ish të përndjekur theksuan se me kauzën e tyre ata fituan sensibilizim. Sipas Fatmir Hoxhës, heshtja e qeverisë Rama do të ketë një kundërpërgjigje edhe më të fortë nga ish të përndjekurit. Në ditën e 20 të saj, ish të përndjekurit që morën pjesë në grevë, vendosën ta ndërpresin atë.

    “Sot fillon lufta më e madhe dhe nuk përfundon këtu. Ardhja e Papës së Vatikanit në Shqipëri do i japin një mësim shumë të fuqishëm. Ajo ditë do jetë një ditët më të mëdha të protestës.”-ka thënë gjatë fjalës së tij për mediat Hoxha.
    Më tej një nga organizatorët e grevës së urisë, Hoxha, theksoi se heshtja e qeverisë, tregon se nuk është dakord të dënohen krimet e komunizmit.

    “Falenderojë të gjithë ata që na mbështetën në këtë grevë urie, ndërkohë përshëndet dhe ekipin mjekësor. Kjo grevë nuk i shpërben vetëm ish të përndjekurve, por të gjithë popullit shqiptar. Heshtja e Edi Ramës do të thotë se nuk është dakord të dënohen krimet e komunizmit, dhe heshtja e qeverisë Rama nuk ka dëshirën e mirë pas mashtrimeve që bëri pas fushatës zgjedhore. Ky është një kryeministër i ardhur me mashtrime e gënjeshtra.”-tha Fatmir Hoxha.

    Kërkesat e ish të përndjekurve grevistë
    Sipas Fatmir Hoxhës, kjo grevë gjeti një suport të veçantë nga e gjithë shoqëria, nga mediat, por dhe nga organizatat ndërkombëtare. Ai shtoj më tej se në lidhje me 5 kërkesat e tyre, Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka premtuar se do të mbështes zgjidhjen e tyre.

    “Përshëndes të gjithë ata që mbështetën kauzën tonë. Greva e urisë kishte të bënte me sensibilizimin. Ne kemi kërkuar të realizohen 5 kërkesat tona, dhe Presidenca na premtoj se do i jap zgjidhja problemeve tona.”-ka shtuar Hoxha.

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti ditën e djeshme një përfaqësi të ish-të përndjekurve dhe ish-te burgosurve politike që kanë hyrë në grevën e urisë. Presidenti i ka cilësuar kërkesat e ish të përndjekurve politik legjitime dhe ka shprehur angazhim për zbatimin e rezolutës së vitit 2006. Fill pas takimit me Presidentin Nishani, ish të përndjekurit pjesëmarrës në grevë, vendosën ta mbyllin atë.

    (ed.me/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •