Durrës, kapet 200 kg marijuanë, e fshehur në gomat e kamionit do shkonte në Itali
Një sasi prej 200 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar pasditen e sotme në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në rrotat e kamionit me targa AA 4191 X i cili do të hipte në tragetin e linjës Durrës- Bari.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit i identifikuar si Ermal Hasani dhe po punon për zbulimin e personave që ishin pjesë e këtij trafiku. Droga kishte destinacion tregun e Italisë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt