Tiranë-Rrufe në qiell të hapur. Njofurtunë që ka tronditur nga themelet të gjithë kupolën e policisë rrugore të Tiranës.
22 efektivetë qarkullimit janë përjashtuar nga policia ndërsa kreu i komisariatit Dritan Bona dhe 5 komandantët e trafikut të kryeqytetit janë pezulluar dhe ulur automatikisht në gradë.
Ka qënë një vendim i rrufeshëm i policisë së shtetit mbrëmjen e vonë të së mërkuerës ku gjithë zinxhirit komandues të policisë rrugore më të rëndësishme në vend i është komunikuar masa ekstreme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Shkak për këtë tërmet në një prej institucioneve krenari të ministrisë së brëndëshme janë bërë abuzimet marramëndëse me gjobat gjatë 7 muajve të fundit.
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka qënë institucioni që ka zbuluar skandalin e abuzimeve pas një hetimi disa javor në policinë rrugore të kryeqytetit pas valës së madhe të ankesave të qytetarëve.
Mësohet se masat janë nga ajo me ekstreme e lirimit nga detyra dhe deri tek ndërpreja e pagës mujore.
I është komunikuar largimi numrit një të shefit të rruogores në tiranë Dritan Bona. Gjithashtu është liruar Isa Ahmetaj, Ramadan Kopani, Elvis Shehu, Eduard Veli dhe Taulant Gjoka komandantë trafiku në tiranë.
Përvec tyre janë larguar edhe 13 oficerë të tjerë,të qarkullimit. Sipas burimeve nga kjo drejtori mësohet se drejtuesit e policisë kanë falsifikuar blloqet e gjobave duke u vënë nën akuzë edhe për afera të tjera që lidhen edhe me lejet e drejtimit.
Bëhet fjalë për një skemë të mirfilltë përfitimi dhe abuzimi që ka çuar në këtë vendim të prerë të kryepolicit Didi me bekimin edhe të ministrit të brëndshëm Tahiri.
Madje drejtori i policisë Artan Didi ka qënë mesditën e të enjtes në komisariatin e policisë rrugore të kryeqytet,ku është njohur nga afër me situatë.Kjo është hera e parë që pas arrdhjes në krye të qeverisë së të majtëve që merren masa të forta ndaj drejtuesve të polcisë rrugore të cilët morën detyrën pas një fshese që përfshiu këtë komisariat ku u larguan 58 efektivë të vjetër rrugorë.
Ndërkohë që sipas burimeve deri tani për këtë çeshtje në prokurori nuk është dorëzuar asnjë padi nga ana e drejtorisë së standardeve për të marrë nën hetim oficerët dhe policët e akuzuar për një mal abuzimesh me gjobat. Burime zyrtare të organit të akuzës bënë me dije se në këtë institucion nuk ka mbërritur asnjë denoncim dhe asnjë dosje nga ana e policisë së shtetit apo ministrisë së brëndëshme.
Ndërsa zyrtarisht autoritetet policorethuhet që për 13 punonjës është marrë masa e përjashtimit nga radhët e policisë së shtetit,ndërkohë që për 8 punonjës të tjerë është marrë masa e pezullimit të pageses për 20 ditë. Mëshohet gjithashtu që për ish -shefin Bona të këtij komisariati është marrë masa disiplinore e uljes në gradë për tre muaj.
Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit
Nga Drejtoria e Policisё Rrugore nё Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Policisё sё Shtetit ёshtё zhvilluar njё inspektim nё Komisariatin Rajonal tё Policisё Rrugore pranё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё, nё përfundim tё tё cilit ёshtё rekomanduar fillimi i ecurisё disiplinore pёr shkeljet e konstatuara.
Bazuar nё rregulloren e Disiplinёs nga Drejtoria e Standardeve Profesionale nё Drejtorinё e Pёrgjitshme tё Policisё sё Shtetit ka filluar hetimi administrativ, nё pёrfundim tё tё cilit janё ndëshkuar me masё disiplinore 22 punonjёs tё niveleve tё ndryshme tё këtij Komisariati.
Pёr 13 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “përjashtim nga policia” pёr shkelje tё rёnda disiplinore. Ndёrkohё pёr 8 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “pezullim pa pagesё 20 ditё” dhe pёr 1 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “ulje nё gradё 3 muaj”.
Bazuar nё Rregulloren e Disiplinёs sё Policisё sё Shtetit, punonjësit e ndëshkuar me masё disiplinore kanё tё drejtёn e ankimimit.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt