Basha: Kemi ndërhyrë me sukses në Lazarat, kjo qeveri është bërë pale me trafikantët
Basha: Kemi ndërhyrë me sukses në Lazarat, kjo qeveri është bërë pale me trafikantëtTIRANË-Një akt të paralajmëruar e ka cilësuar kreu i PD-së Lulzim Basha përplasjen e sotme fizike mes tre deputetëve të PS-së dhe deputetit të PD-së Gent Strazimiri. Sipas tij sherri ka ndodhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili kreu i opozitës ju përgjigj edhe pyetjeve lidhur me kauzën e opozitës dhe protestën e fundit. Basha ju përgjigj edhe pyetjes lidhur me ndërhyrjen në Lazarat në kohën kur qeveriste PD dhe zgjedhjet në këtë parti.
Ka pasur një konfrontim fizik mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, një padi, reagime. Ky nuk është rasti i parë i konfrontimit mes deputetëve. Çfarë ka ndryshe këtë radhë?
Ngjarja e sotme është e rëndë jo për faktin se përleshjet fizike mes deputetëve janë risi por ishte kronikë e një akti të paralajmëruar. Prej mëse dy muajsh zoti Strazimiri dhe deputetë të tjerë të opozitës janë vënë në shënjestrën e Edi Ramës jo nga pikëpamja politike por për faktin se Edi Rama tashmë tre muaj e gjysmë pas intensifikimit të debatit parlamentar për drogën ka angazhuar brenda dhe jashtë Parlamentit individë të përfolur për lidhje kriminale që kanë kaluar një kufi të kuq duke përdorur kërcënimet dhe dhunën fizike me qëllimin për të mbyllur gojën. Gent Strazimiri është sulmuar fizikisht me urdhër të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës jo për çështje të ditës por sepse janë vënë nën shënjestrën e Edi Ramës.
Pse me urdhër të Ramës?
Sepse nuk ka asnjë element të zënkës banale, është një kronologji ngjarjes paralajmërimet kanë mbërritur përmes zërash të ndryshëm të personave me lidhje kriminale. Është një akt mafioz, banditesk për ti mbyllur gojën. Është akt i drejtëpërdrejtë i Edi Ramës.
Keni informacion për deputetë të tjerë në shënjestër?
Janë vënë në shënjestër vazhdimisht janë kërcënuar në sallën e Kuvendit deputetët që kanë folur me fakte për Shqipërinë që po zhytet në narkotrafik.
E përçoi protesta e së premtes mesazhin për të cilën u mblodh?
Absolutisht po përçoi disa mesazhe. Dua të them dhe konstatoj që kjo është e para protestë e këtij lloji në Shqipëri është një kauz traversave që kalon linjat politike. Cili është shqetësimi; është për paligjshmërinë që kërcënon vendin, është për shfrytëzimin skllavëror të atyre që detyrohen të futen në industrinë e drogës. Është për goditjen që i jepet moralit shoqëror, është një shqetësim transversal.
Thonë që protesta kishte një pjesëmarrje më të vogël njerëzish
S’mund të them se kishte më pak. Kishte më shumë njerëz. Kjo e fut kryeministrin në një batak më të madh. Aleanca që thirri për këtë protestë është kauzë më e madhe.
Thoni se kjo do zgjerohet, çfarë keni parasysh
Kemi dy sfida kryesore. Në rrafshin institucional dhe në hapin tjetër në aleancën kundër drogës, kemi thirrur të gjithë faktorët shoqërore. Pasi rreziku që flasim është e një përmase më të madhe.
Ka parashikuar opozita protestë tjetër?
Kemi një kalendar të plotë për protesta.
Ju po e përdorin çështjen e trafikut të drogës, e cila është përfituar për kuaza politike. A është e parakohshme kauza juaj për ta çuar kryeministrin në shtëpi, pasi kjo qeveri nuk ka kohë që ka ardhur në pushtet?
Duhet të shohim faktet. Faktet për përmasat e mëdha të përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës. Kemi kruar transparencë. Kjo është pjesë e manovrës për të fshehu faktet, kërkuam transparencë, ajo u mohua.
Lulzim Basha
Mazhoranca ngriti komision..
Ky është element që nxjerr në pah fajin e Edi Ramës. Duhet të raportonin nëse kishin informacione. Por një ditë më vonë kërkoi komision hetimor. Nuk kapte lajmin, por lajmësin.
Ministrja Kodheli shkoi në Prokurori ditën tjetër..
Ajo theksoi se nuk ka fakte. Por sot ne pamë një tjetër ministre të Mbrojtës, e cila nuk mund ti fshihet të vërtetës
Zonja Kodheli kishte pikëpyetje për periudhën..
Këto janë vetëm tymnaja. Këto kanë ndodhur në kohën e tanishme. Unë nuk flas në emër të Prokurorisë, këta po mundohen ti mbyllin gojën mediave, opinionit publik. Dje, sot, kemi pasur personalitet të drejtësisë italiane të cilët kanë thënë se sasi të mëdha po vina nga Shqipëria. Dhe niveli i drogës është në përmasa të papara. Autoritetet italiane kanë thënë se është bërë Shqipëria autostradë doge.
Mendoni se kjo autostradë është bërë nga qeveria e tanishme?
Drogë ka pasur gjithmonë, nuk themi se trafiku nisu me Edi Ramës. U krijuan rrugë për shtigje të reja. Lufta kundër drogës në kohën e PD ka pasur progres. Në luftën kundër natrkotrafikut, ashre prioritet i qeverisë.
Çdo ditë dëgjohet se po kapet drogë nga kronikat televizive..
Po kapen sasi në Shqipëri. Por më shumë në kufijtë e saj. Çdo punonjës që kap drogë i përgëzoi. Por sasi e drogës janë pesëfishuar. Dhe sasitë që nuk po kapen janë një shumëfish i sasive që nuk po kapen. Në janar-shkurt –mars, vetëm në tre vende, kap një vlerë prej 250milionë euro, në Gjermani, Itali, Greqi. Këto janë para të pista, zgjedhje të pista. Kjo është një kauzë mbarëshoqërore. Kur them në tërësi të saj.
Ka pasur më parë drogë, dhe sot po kapen më shumë sasi. Si i komentoni thëniet e Kryeministrit?
Fakt që në Shqipëri është kapur më pak drogë, pasi trafiku tranzit i drogës u cilësua zero. Ndërsa trafiku i kultivitimit të kanabis ishte ulur. Këtu ka një gënjeshtër, me të vërtetë në Shqipëri është kapur më pak, por në territoret jashtë saj po kapet më shumë.
Sipas Ramës nuk ka rrjedhje të informacioneve..
Rama duhet të verifikojë faktet e ministrit të Brendshme. Asnjë operacion të përbashkët s’ka pasur. Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm. Këto janë spekulime. Fakti që një shtetas shqiptar është kapur me sasi të drogës, shteti i huaj kërkon që qeveria shqiptare i jep të dhëna
Deklarata e Ambasadës gjermane flet për bashkëpunim mes palëve për luftën kundër drogës..
Këto operacione, janë ato që nisin bashkë dhe finalizohen së bashku, dhe me deklarata të përbashkëta, të cilat sinkronizohen me orë dhe datë të përbashkët. Kam qenë ministër i Brendshëm.
Nëse keni prova se qeveria është e përfshirë në trafikun drogës, pse nuk i dërgoni faktet në Prokurori?
Duhet të ndajmë disa gjëra. Si opozitë e vendit është detyra jonë të bëjmë transparencë dhe por nuk e kryhem ne s’ka kush ta bëjë. I kemi kërkuar transparencë qeverisë. Na është kërkuar transparencë. Jemi denigruar nga Rama. Çfarë ka ndodhur pas kësaj? Ka ndodhur që janë akuzuar gazetare, apo qytetarë të thjeshtë.
Çfarë do të thotë kjo?? Kjo nuk inkriminon Kryeministrin...
I ka shkelur syrin narkotrafikantëve. Do mjaftonte papërgjegjshmësia e tij. Nuk e kemi kërkuar dorëheqjen e tij, kemi kërkuar largimin, se me veprimet e tij jo vetëm ka neglizhuar detyrën por është bërë mbështetës i narkotrafikut.
Si e faktoni këtë. Pse nuk ja lini Prokurorisë këtë çështje ?
Kemi thënë Edi Rama në shtëpi, jo në burg.
E kanë votuar 1 milionë shqiptarë.....
E ka rrëzuar avioni i Divjakës moralisht. Që nga fillimi zoti Rama ka treguar çfarë vullneti ka për të luftuar trafikun e drogës.
A duhet të punojë më shpejt dhe Prokuroria?
Ka më shumë se kaq një njeri që ka hequr oficerë ka futur persona që janë larguar nga policia e shtetit sepse fakte edhe nga partnerë të huaj tregojnë për lidhje të këtyre personave me narkotrafikun.
Të dyshuar por të pafajshëm. Një i dyshuar prezumohet i pafajshëm...
Janë persona të larguar nga policia e shtetit nuk janë të dyshuar. Raporti i Ministrisë së Brendshme janë larguar për dyshime se ishin lidhje të shkurtra të krimit të organizuar dhe narkoterafikantëve. Çfarë mesazhi ka përçuar me këtë?Rikthimi në policinë e shtetit të atyre që janë larguar si të dyshuar për lidhje të shkurtra me narkotrafikun.
Sipas zotit Rama këto janë të pa vërteta...
Janë të vërteta nga e para tek e fundit. Kemi mohimin, mbështetjen përmes futjes në radhët e policisë së shtetit, kemi dhe aktin e presionit të drejtpërdrejtë. Sa herë përmendet çështja e drogës Edi Rama shfryn. Edi Rama lufton ata që po e ngrenë zërin kundër drogës. Ai nuk ju dha përgjigje pyetjes suaj. Pse e bën Edi Rama këtë. Pse sa herë që përmendet droga e mohon.
Nuk e ka mohuar rastin e Divjakës në këtë studio. Gjatë 8 viteve të qeverisjes suaj sa herë ikin qeveritë akuzat kanë qenë nga më të ndryshmet por janë harruar. A nuk po bëhet pak e pa besueshme politika? A duhet të flasin institucionet?
Institucionet duhet të flasin dhe të bëjnë detyrimet e tyre. Prokuroria po punon. Ne, opozita, PD mbështesim punën e institucioneve, punën e prokurorisë dhe atyre policëve të ndershëm. Opozita është në detyrën e saj. Ti thuash hesht kur vendi është i mbytur në trafikun e drogës? Narkotrafiku dhe Edi Rama janë të lidhur ngushtë me një nyje gordiane. Edi Rama duhet të largohet për të këputur nyjën gordiane. Shifrat flasin vet, faktet flasin vet. A është Shqipëria sot në pikën e saj më të ulët përsa i përket luftës kundër drogës.
Ju keni qenë ministër i Brendshëm, cila është përgjegjësia juaj për Lazaratin, pse nuk keni ndërhyrë?
Kemi ndërhyrë dhe me sukses të plotë. Unë me shumë realizëm dua tu them këtu edhe atë që u kam thënë kolegëve tuaj, droga nuk filloi dje. Përmasat e këtij problemi sot janë të pa krahasueshme. Kjo qeveri është bërë palë me symbylljen dhe syshkeljen me trafikantët. Kjo qeveri nuk ka as vullnetin politik dhe as rezultate në luftën kundër drogës. Gjatë nëntorit ka filluar të kultivohet një far e veçante drogë që në 35 ditë arrin maturimin total. U hoqën vizat se ne angazhuam komunitetin në Lazarat kundër kultivimi të drogës. Morëm masat për të parandaluar kultivimin. Ndryshimi është që gjatë qeverisjes sonë u konstatua se kultivimi i drogës në tërësi ishte në minimumin historik, për shkak të luftës kundër trafikimit.
Kërkoni dorëheqjen e kryeministrit, nuk ka pasur dorëheqje në raste të rënda që kanë ndodhur gjatë qeverisjes suaj
Nuk ka krahasim. Gërdeci ishte një aksident teknologjik dhe ka pasur përgjegjësi politike dhe ligjore. Dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes. Për 21 janarin kemi kërkuar hetim ka pasur një proces drejtësie që është marrë me çështjen e viktimave. Lutu kemi të bëjmë me vërshimin e drogës në 8 muaj. Edi Rama nuk ka reflektuar cili zyrtar ka mbajtur përgjegjësi për këtë situatë.
Zoti Rama flet se mazhoranca po punon më shumë kundër drogës..
Avioni i drogës i rrëzoi këto të vërteta. Kjo është një parullë që kapet më shumë, pasi kalon më shumë drogë në kufi. Këto po ti thonë statistikat gjermane dhe italiane. Zoti Rama po tregon përralla, pasi i ka qef përrallat. Droga që nuk kapët është në kufi është më e madhe.
Prej disa ditës po zhvillohet greva e urisë. Flitet në media dhe analiza të ndryshme qarkullojnë se ju e mbështesni këtë grevë. Është e vërtetë që jeni një nga nxitësit e kësaj greve?
Nëse është shkruajtur diçka e tillë është cinike. Opozita ka ngritur zërin e saj ndaj kësaj padrejtësie. Opozita vijoi kundërshtimet për heqjen e ligjit nëpunësi civil. Nuk janë të emëruar nga politika, por vetëm qytetarë të thjeshtë.
Këto kanë ndodhur dhe më parë...
Asnjëherë s’ka ndodhur që mos të zbatohen vendimet e gjykatave. Ky është fakt i pakundështushëm. Ky është shqetësim dhe i partnerëve ndërkombëtar. Këtë beteje e kemi nisur politikisht, ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese, pasi janë me qindra raste qytetarësh që kanë fituar vendimet e tyre. Përfaqësues të grevës kanë nisur një akt sublim dhe vetëflijues. Ne si opozitë jemi solidarizuar dhe do japim mbështesim.
Greva janë bërë dhe nga PS-ja. Ju nuk i jeni përgjigjur këtyre greve
Ka një ndryshim të madh mes këtyre grevave, E para ishte që të shkelej ligji dhe ky i fundit është të zbatohet ligji. Greva e deputeteve që i futi Rama në grevë, ajo grevë ishte për moszbatim të ligjit elektoral, i cili u miratua nga të dyja palët. Ajo ishte grevë ekstreme. Kjo është një qëndrese për të zbatuar
Greva e ish të përndjekurve ishte më tragjike..
Greva e ish të përndjekurve ishte tragjedi. Dhe ka padyshim elemente të dhimbshme në atë grevë. Ky ishte një mësim për mua dhe PD-në, për gjithë shoqërinë.
Kemi protesta, grevë urie, situatë e ngjashme e atij të vitit 2010. Ndryshon opozita, por sjelljet janë të njëjta..
S’kanë asnjë lidhje mes këtyre opozitave. Nga dita e parë që mori kjo opozitë mori përsipër përgjegjësitë e saj. Ne kemi pasur këtë qëndrim. I kemi thënë Ramës dhe Metës se opozita shqiptare që do lobojë për marrjen e statusit,. Pasi statusi është një histori e mbuluar me sukses. Opozitën po mundohet ta përjashtojnë nga realitet. Është kjo mazhorancë që nuk zbaton ligjin. Po godasin një nga një ligjin. Edhe në këto kushte të këtij konfliktualitet, të këtij revanshi kundër institucioneve, ne ofrojmë mbështetje në të mirë të integrimit. Asnjë reformë për integrimin, na ka kërkuar dhe na kërkon të mbyllim gojën për trafikun e drogës, na kërkon të mbyllim sytë për shkeljet e ligjit.
Më lejoni se çfarë mendon Zoti Blushi në lidhje me sjelljet e opozitës dhe qeverisë..
Jam munduar ti ndjek turet e zotit Blushi. Nuk qëndrojnë mendimet e tij. Lidhja e grevës së PS me atë të sotme skano lidhje. Nuk qëndron krahasimi për grevën dhe integrimin. Pasi ne jemi e vetmja opozitë që lobon për statusin.
Ju loboni për statusin? Na jepni disa informacion të sakta
Këto janë bërë të gjitha të ditura. Në Bruksel lotimi jonë ka qenë që Shqipëria e meriton statusin. Punën tonë nuk e bën të lehtë që qeveria shkel ligjin dhe hedh në rrugë 8 mijë nëpunës. Sot etapa e statusit është e mbyllur. Shqipëria e ka përmbyllur pjesën e statusit, dhe ne do lobojmë.
Pyetja e fundit për grevën, do ndërmerrni ndonjë mbështetje tjetër kundrejt tyre?
Suporti është i gjithanshëm, është politik, moral. Është detyra jonë të kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatave dhe të të drejtave të tyre. Është tregues i pashpirtësisë së kësaj qeverie që prej 7 ditësh nuk ka reaguar.
Marrëdhëniea e mazhorancës me institucionet e pavarura. Po të krahasojmë opozitën tuaj dhe mazhorancën e atëhershme keni pasur të njëjtin problem... A nuk po përsëritet historia?
Nuk ka asnjë krahasim. Qëndrimet tona kanë qenë në përputhje me ligjin, qëndrimet e mazhorancës sot vijnë nga një oreks për të kapur çdo pjesë pushteti. Gjëja e fundit e tyre është kryerja e detyrave kundrejt qytetarëve. Vëmendjen e ka përqendruar tek kapja e pushteteve të tjera. Pse është turrur në mënyrë të shfrenuar për të kapur institucionet e tjera si ILDKP?.Pse i bën të gjitha këto? Duket qartazi se axhenda e kësaj qeverie bie ndesh me axhendën me të cilën morën pushtetin. Qëllimi është që paligjshmërinë që e kanë kthyer në sistem të vazhdojnë ta thellojnë pa ju hyrë në ferr në këmbë.
Çështja e ILDKP...
Një hallkë e rëndësishme tashmë nuk funksionon mazhoranca ka vendosur që nga sistemi i emërimit të ILDKP të heqë presidentin e Republikës. Këta i kanë marrë të dy çelësat. Ne presim vendimin Gjykatës Kushtetuese. Ne besojmë që kërkesa jonë është e drejtë edhe mazhoranca pretendon që kërkesa jonë është e drejtë ndaj ka ndryshuar ligjin. Pse duhet bërë zap ILDKP? Sepse duan ta përdorim për shantazh dhe për të fshehur të ardhurat nga burime kriminale. Ky është një shqetësim jo teorik. Transparenca fillon nga vetja këta duan që vetëm nga vetja mos kenë drejtuar asnjë prozhektor.
Ka disa artikulime për shkarkimin presidentit keni koment për këtë?
Është sinqeriteti me të cilin zoti Braho u shpreh, është shprehje e hapur e mendimit të dyshes Rama- Meta. Duhet të ishte moment serioziteti por kryeministri hesht dhe kryetari i Kuvendit bën shaka. Kjo tregon që këta që nuk e fusin brenda parcelës e shohin si objekt për ta asgjësuar.
Mendoni se mund të konkretizohet kjo nisëm?
Kjo mazhorancë ka treguar se me atë që quhet taktika e sallamit po rrezikon shtyllat e demokracisë në vend. Kjo mazhorancë i ka bërë hesapet gabim dhe i ka bërë jo vetëm pa opozitën por pa shqiptarët.
Çfarë do bëni ju?
Kjo mazhorancë duke goditur këto shtylla forcon opsionin demokratik.
Të ndalemi më konkretisht tek Reforma Territoriale. Shanse për konsensus nuk ka..
Reforma Territoriale është si patkoi. Mazhoranca ka si skenë të parapërgatitur, nuk ka si qëllim të sjellë eficencë të shërbimeve, por ka parasysh të krijojë një hartë elektorale.
Na jeni një shembull
Po sjell ndarjen e një modeli si në kohën e Enver Hoxhës. Rama s’ka oferte tjetër, dhe po kthen reformë tjetër. Ne mendojmë se kjo reformë duhet të ketë përfshirje të qytetarëve dhe të jetë një reforme e vërtetë. Këta ofrojnë ndarje, dhe hartë. Duan ta bëjnë pa opozitën. Këtë e vërtetojnë dhe deklaratat e Ramës në parlament për një kohë të gjatë. Ai tha që opozitës nuk i jap konsensus. Duan të realizojnë një goditje ndaj demokracisë
Ju kanë ftuar në diskutime, por nuk keni pranuar..
Nuk është e vërtetë. Ne kemi folur për konsensus. Ne kemi thënë se kjo reformë kërkon konsensus. S’ka qenë tekë e jona. Kjo reformë nuk është bërë asnjëherë pa konsensusin e opozitës. Edhe kur ka pasur 23 deputet opozita një reformë e tillë nuk është bërë. Kushtetua ka parashikimet e saj sa i takon ndarjes së vendit. Këta nxituan nëse të kujtohet të merrnin mandatin e 84 për ta bërë fakt të kryer, pasi mendojnë se konsensus do ta zëvendësojnë me dhunën e kartonëve. 84 vota apo më shumë, kjo reformë nuk është bërë kurrë pa konsensusin e opozitës. Pse nuk e dhanë konsensus? Rama e dha një shpjegim, pasi ai nuk do që opozita të mbaj peng statusin.
Rama është votuar të qeverisë, jo më kotë ka mazhorancë të madhe
Ai i thotë vetës udhëheqës. Në fakt ka të drejtë, pasi po udhëheq. Ai nuk e ka të drejtën tu imponojë qytetarëve një reformë të tillë. Opozita nuk ka vendosur kushte të reja, nga kjo që ka kërkuar një reformë të qëndrueshme. Mesa duket ata duan të bëjnë ndarje territoriale. Kjo hartë ka qenë në karrigen e tij që ditën e parë.
Kush e ka vënë këtë hartë në tavolinën e tij
Nënpunësit e tij.
Çfarë tjetër përveç protestës?
Kemi një qëndrim të qartë që mbrojmë të drejtat e qytetarëve, zbatimin e ligjin dhe kushtetutën.
Lulzim Basha
Reforma në drejtësi nuk është bërë kurrë, Mendoni se drejtësia është në nivelet e duhura?
Drejtësia është një degë e pavarur, e cila vepron mbi dy parime. Dobësimi apo rënia e njërit prej këtyre kolonave, për shtetin demokratike, sjell efekt shkatërrimtare. Unë besoj se përgjegjshmëria e drejtësisë nuk është aty ku e presin shqiptarët. Nuk dua ti fus të gjithë në një thes, dhe nuk dua që ti përgjithësoj. Është e lehtë të stigmatizohet drejtësia. Ne nuk jemi e para shoqëri që ndeshemi me sfidën e reformimit të drejtësisë.
Por jemi ndër vendet me nivelin e korrupsionit më të lartë
Absolutisht dakord por qeveria nuk ka propozuar asnjë gjë.
Konkrete ende nuk ka...
Sepse nuk ka platformë. Reforma është për të kapur drejtësinë.
Reforma në drejtësi është kushtetuese merr jetë përmes pjesëmarrjes së domosdoshme të të dyja palëve në të kundërt është e pa vlefshme dhe anti- kushtetuese. Kërkon përfshirje të plotë të drejtësisë.
Kryeministri Rama tha do e bëjmë edhe reformën në drejtësi..
Nuk mund të ketë reformë në drejtësi të një anshme ajo është kapej e drejtësisë. Kryeministri merr në telefon gjyqtarët dhe u bën presion për ccështje specifike ku qeveria është palë.
Këto janë akuza në retorikë... Bëhini publike...
Nuk janë teorike. Ne jemi të gatshëm të përqafojmë modelet më të njohura për të kryer një reformë reale.
Do doja të ndalonim te PD, te partia, tek opozita që ju po bëni. Ka diskutime të shumta. Sa e vështirë është të jeni kryetar i PD-së?
PD është një parti me histori të madhe me një rekord të pakrahasueshëm përsa i përket 24 viteve të fundit dhe me ambicie të mëdha. Do isha i pa sinqertë po tu thoja që nuk është një barrë e madhe, sfidë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Kam të gjithë energjinë dhe përkushtimin që do ja dalim në krye.
A janë vendimmarrjet të konsultuara me forumet?
Forumet janë pjesë e përditshme e konsultimeve. Madje konsultimet janë shtrirë në anëtarësinë e gjerë të PD. Është synimi im që PD të funksionojë si një parti horizontale.
Protesta, gjuha e egër, kërkesa radikale. Ngjan me opozitën e ish kryeministrit Berisha. Duket sikur e përcakton ai gjuhën e opozitës. Pse nuk kemi një shfaqje identitare të zotit Basha?
E lë në vlerësimin e gjithësekujt. Unë jam kryetar i ri i PD nuk kam sindromën e vitit zero por jam i qartë sa i përket pikëpamjeve të mia, platformës dhe objektivave të mia. Platforma konsiston në hapjen e PD. Bashkimin e kontributeve historike. Rikthimin atyre që kanë kontribuar hapjen ndaj çdo faktori tjetër që e gjen veten të kjo parti dhe fokus tek brezi i ri. Opozita shqiptare dhe PD janë ndeshur me një dinamikë të jashtëzakonshme për shkak të trasgresionit të qeverisë Rama -Meta.
Stili Basha kur do identifikohet?
Stili Basha është i qartë është një opozitë e faktit dhe argumentit. Është një opozitë që nuk mbetet libreske dhe shkollare. Spektri i aktivitetit ka treguar një fizionomi të re. Opozita në këto 9 muaj, ka treguar se ka qëndruar në lartësitë e sfidave të kohës. Është një opozitë.
Një opozitë që bën opozitë, jo me kaq tone të larta do ishte e mirëpritur
Opozitës nuk mund ti kërkohet të mos denoncojë apo ka fakte dhe dyshime mbi përgjegjësinë apo zullumet e qeverisë. Një opozitë komode
Një opozitë konstruktive, sa i takon dhe ofrimit të një reforme territorial..
Kemi çuar shumë amendamente për çdo fushë. Qeveria i ka përbuzur dhe nuk besoj se në Shqipëri në këto 23 vite s’ka funksionuar asnjë opozitë e tillë.
Ju e keni njohur PD në opozitë dhe jo në pushtet. A ka një presion nga ata që kanë qenë pjesë e opozitës dhe në pushtet për të ndjekur rrugën radikale?
Nuk ka një rrugë radikale dhe jo radikale. Rama duhet të kishte mbajtur premtimet e tij, për vendet e punësimit. INSTAT thotë se ka evazion fiskal. Ka premtuar shëndetësi falas, dhe se ka bërë. Ka premtuar rritje të pensioneve, por po rrit moshën e pensionit. Ka premtuar siguri, ka rritur nivelin e kriminalitetit, tritolit. Për këto erdhi në pushtet.
Mund tja kërkoni kryeministrit dorëheqjen që muajt e parë të qeverisjes?
Ne nuk ja kemi kërkuar këtë që në fillim. Një kryeministër që emëron persona me precedent penale, është për tu larguar. Ka shumë njerëz PS-ja me diploma.
Kryeministri ka vërtetuar nëse ka lidhje me drogën do largohet..
Nëse faktohet ai nuk ikën në shtëpi, por ikën në burg. Ai ka fshehur dhe mohuar me heshtje.
Sa i thjesht dhe i vështirë është Edi Rama si profil i kundërshtarit?
Unë kam rekord me këtë kundërshtar, për garën e kryetarit të Bashkisë. Pres me besim të plotë për zgjedhjet e ardhme
Në zgjedhjet lokale s’do kandidoni?
Ky është opsion i nxituar, se kam përjashtuar që nuk do rikandidojë.
Jepni një vlerësim për lidërshipit të Ramës?
S’më takon mua të bëj vlerësimin e tij. Ai është një kryeministër i dështuar. S’ka mbajtur premtimet. Është i dështuar moralisht, që në momentin kur i ra avioni i drogës në Divjakë.
Keni komente në lidhje me cilësimet e kryeministri për ju si kryetar i opozitës?
Kam një koment, mohimi është një shprehje e ankthit. Kemi një kryeministër të vjetër dhe vjetruar në retorikën e tij politike. Nëse nuk do kishte një ankth të tillë, pse është turrur të bllokojë çdo vepër të madhe të Bashkisë. Do e mbyllja me këtë se si kryetar më njohu dhe po më njeh.
Keni ndonjë peng si kryetar i Bashkisë, se duke qenë se jeni njëherësh dhe kreu i PD? A ju merr kjo kohën e duhur?
Skam çeduar asnjëherë nga detyrat e mija si kryetar bashkie. Pavarësisht luftës së shpallur nga kryeministër. Pavarësisht bllokimit të buxhetit të Tiranës. Ka bllokuar një fond të veçantë për punësimin e të rinjve. Nuk do të ketë reciprokim të luftës politike. Bashkia është e rrethuar nga lufta politike e Edi Ramës.
Sa % të premtimeve si kryetar bashkie keni realizuar?
Deri ditën time të fundit po të shikoni analizën e fundit të vitit do shihni që të gjitha objektivat kanë përparuar sipas planit dhe ky është shqetësim i madh për Edi Ramën që ka bllokuar buxhetin dhe bulevardin. Ka mundësinë të tregojë se sa serioz është me qytetarët e Tiranës të shohim nëse do e mbështesë apo jo projektim ne BB?
Cila është arritja më e madhe që keni bërë deri tani në Bashkinë e Tiranës?
Në të tri-ja fushat bilanci flet vet. Ja kemi dalë që Tiranës brenda dy viteve ti japim një dimension ekonomik më kompetitiv. Shifrat tregojnë se politikat kanë dhënë efekte. Kohët ekonomike janë të vështira. Bashkia nuk është përgjegjësi kryesor. Ne do vazhdojmë politikën tonë të taksave të ulëta. Në dy vite e gjysmë volumet e kryera në punë publike flasin vet. Janë kryer më shumë punë se 8 vitet e qeverisjes së Ramës si kryetar Bashkie së bashku.
380 mijë vende pune..
Unaza e madhe është bërë projekti nga Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama e ka bllokuar. Ne bëmë projektin, tenderuam projektin punimet duhet të fillonin por Edi Ram e ka bllokuar.
Bulevardi i ri? Ishit në pushtet pse nuk e bëtë?
Është bërë një projekt. Janë gjetur fondet. Projekti kushton 50 milionë euro. Kanë filluar punimet dhe çdo ditë është përpjekur ti bllokojë. Ka çuar në mënyrë banditeske INUK për ti bllokuar. Ka 9 muaj që zotëria bllokon punimet e Tiranës.
Trami
Përfundoi projekti. Javën e ardhshme konsulenti i financuar nga bashkia franceze përgatit fizibilitetin që ja çon qeverisë shqiptare. Mjafton që Edi Rama të firmosë garancinë.
Një njeri që bllokon varret e qytetarëve të vet merre me mend çfarë bën me bulevardin. Po u rit të gjitha premtimeve i kam vënë në rrugën e realizimit.
Zgjedhjet brenda PD
Procesi po ecën. Jemi në fazën e zgjedhjeve në grup-seksione. Në Tiranë përfundon brenda dy javëve procesi i anëtarësimeve. Një parti që sapo ka dalë në opozitë dhe që arrin jo vetëm të konfirmojë anëtarësinë e vetë por të ketë dhe bum anëtarësimesh. Në Tiranë po trokitet derë më derë për ti ftuar të bëhen pjesë e PD.
Pse u ndërfutët në një moment që sapo keni marrë partinë, në këto zgjedhje?
Procesi nuk mendoj se është i herët. Procesi është impaktuar negativisht për shkak të axhendës opozitare. Ka në entuziazëm për këtë parti. Ka flukse masive të të rinjve dhe kjo është shprehje e shpresës dhe besimit që është rikthyer te opozita.
Flasim për ekipin Basha. Si po shihet ardhja e kordinatorëve të rinj nga të vjetrit?
Nuk ka kordinatorë të rinj nuk janë të zgjedhur por të caktuar.
Kjo sikur ka sjellë xhelozi brenda partisë...
Nuk mund ta them këtë. Kanë marrë përsipër të monitorojnë zbatimin e statusit përsa i përket anëtarësimeve dhe zgjedhjeve.
Cila do jetë filozofia juaj?
Jam shprehur fare qartë PD ka nevojë për një ringritje të fuqishme që bazohet në dy këmbë gërshetimin e kontributeve historike dhe hapje ndaj çdo kush që e sheh veten pjesë të aksionit tonë opozitar. Në këtë hapje të fuqishme një rol të veçantë ka dhe po luan rinia. Nuk kanë ardhur me lugë në brez kanë ardhur të marrin përgjegjësi dhe do jenë shtyllë dhe garantuese të një brezi të ri për ta çuar para kauzën tonë.
Ju thatë që do riafroni emrat që janë lënë jashtë saj në zgjedhjet e vitit të kaluar do thotë që kanë qenë gabim largimi i tyre?
Jo nuk thash këtë thash që PD do hap dyer për individët që kanë dhënë kontribuar për PD.
Si do e menaxhoni luftën e brezave?
Nuk ka. Ka një ndërthurje të shkëlqyer që nuk fillon me mua. Unë jam pjesë e ndërthurjeve të reja. Nuk ka sindromë të vitit zero me Lulzim Bashën në krye të PD.
(Pergatiti redaksia e BalkanWeb)
Krijoni Kontakt