Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Greqi, kryetari i Partisë Ekologjiste dënohet me 37 vjet burg për falsifikim dokument

    GREQI-Kryetari i shumëpërfolur i Partisë Ekologjiste Greke, Dhimostenis Vergis u dënua me 37 vjet burg pasi Gjyjkata greke e Apelit e shpalli fajtor për kalim të paligjshëm të pasurisë shtetërore në pronë private dhe falsifikim dokumentesh ku pretendonte si pronë private një tokë shtetërore me sipërfaqe 452 mijë metrash katrore, pranë liqenit Marathon, në verilindje të Athinës.

    Emri:  89615.jpg

Shikime: 990

Madhësia:  24.5 KB

    Vergis, i cili ka qenë përherë në krye të titujve kryesorë të gazetavë për antikitetet në zotërim, u gjobit edhe me 150 mijë euro. ‘’Për dënimin e tij, gjykatësit morën në konsideratë edhe faktin se ai nuk kishte qenë kurrë i dënuar’’, njofton botimi elektronik i gazetës greke ‘’Kathimerini’’. Toka në dskutim ndodhet në bashkinë e shën Stefanit dhe është vlerësuar mbi tetë milionë euro.

    Vergis ka pretenduar pronësinë duke paraqitur certifikatë të falsifikuara, që e lejonin te ndërtonte mbi të. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkohë që për të është lëshuar një mandatarresti.

    BalkanWeb



    p.s

    ...edhe këta tanët dmth prokurorë e gjykatës nuk ngelen prapa për vëndosjen e drejtësisë dhe ligjit në vënd, pavarsisht se kush është ai që e shkel atë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 27-06-2014 më 16:31
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •