Motta: Shqipëria, furnitore e madhe e marijuanës. Në Itali po hyn sasi më e madhe
Prokurori i Antimafias së Italisë, Cataldo Motta, duke iu pergjigjur interesit te medias ka bere me dije se kohët e fundit në Itali ka hyrë një sasi më e madhe lëndësh narkotike, kryesisht marijuanë nga Shqipëria.
Ai ka theksuar se sasia qe mberrin nuk eshte e destinuar vetem per Itanine, por kolon me tej edhe ne Evrope.
“Hetimet po kryhen si Itali dhe Shqiperi. Në Itali për sa i takon krahinës së Leces. Dihet që në Shqipëri ka kultivimi të madh të lëndëve narkotike, Shqipëria është furnitore e madhe e marijuanës. Është fakt i njohur që Vlora dhe Lece janë vetëm 44 milje larg. Kuptohet që tregu i parë për shpërndarjen e marijuanës është Lece. Mund të them se është rirtur sigurisht sasia jo e sekuestruar e marijuanës, por ajo që ka hyrë në Itali. Siç e dini jo të gjitha klëndët narkotike janë të sestinuara të konsumohen në Itali, shkojnë drejt Europës veriore”, tha ai.
Avioni ne Divjake
Pyetur per ceshtjen e avionit te rrezuar ne Divjake, ai ka thene : “Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.”
Në Itali janë sekuestruar ngarkesa të mëdha droge ka ndryshuar ndonjë gjë. Ju e pranoni që është rritur sasia e drogës e kapur?
Po është rritur sigurisht jo aq sasia e sekuestruar sesa sasia që ne mendojnë që ka hyrë në Itali dhe është konsumuar. Kini parasysh një sasi bëhet përmes emigrancionit klandestin, dhe jo të gjitha lëndët narkotike janë të destinuara të rrinë aty, shumë janë të denstinuara për vendet e Europës veriore.
Pyetje: Pak javë më parë u arrestua një zyrtar i policisë shqiptare cili I jepte informacionin një zyrtar që ishte një zyrtar Italian
Mos më bëni të flas për hetime që janë duke u kryer. Jemi në Shqipëri por sipas ligjit Italian nuk mund të flas për hetimet që janë duke u kryer.
Pyetje: Eshtë rritur dhe sasia e droges që është kapur a ka ardhur ky sekuestrim si bashkëpunmim me policinë shqiptare
Po mendoj se ka ndikuar bashkëpunimi me policinë shqiptare dhe kontrollet që ka bërë Guardia di Financa nga ajri por kryesisht është rritur edhe prodhimi.
Pyetje A keni informacione a ka pasur avionë të tjerë përvec atij të Divjakës
Jo deri tani nuk rezulton
Panorama
Krijoni Kontakt