Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore



    TIRANË- Një person i pajetë ka qëndruar për rreth 1 orë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytet, në rrugën “Irfan Tomini”, teksa as policia as ambulanca nuk kanë shkuar për ta ndihmuar.

    Kalimtarë të rastit, të shokuar nga ngjarja njoftuan TV News 24 për të rrëfyer se një person i pajetë ka qëndruar për rreth një orë në rrugë.

    News 24 u njoftua në orën 8:27 minuta nga kalimtarë të rastit, se një person 40-45 vjec, gjendej i shtrirë në tokë, në rrugën "Irfan Tomini". Dikush ishte kujdesur për ta mbuluar me çarçaf, por ambulanca dhe policia mbërriti vetëm pas një ore.

    Policia njoftoi më pas se, personi që humbi jetën është identifikuar si Kujtim Kuliqaj, 44 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.

    Po ashtu, Policia e Tiranës ka reaguar pas këtij lajmi duke njoftuar se efektivë të komisariatit numër 2 kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas telefonatës. Sipas policisë, qëndrimi për afro një orë i trupit të pajetë në rrugë ka ndodhur për shkak të procedurave të kryera nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

    (m.a/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Gjithcka mund te ndodh. Jetojme ne Tiron.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Tiranë, vdes në rrugë një 70-vjeçar, ambulanca me 45 minuta vonesë


    Tiranë, vdes në rrugë një 70-vjeçar, ambulanca me 45 minuta vonesëTIRANË- Një 70-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 17:50 të ditës së sotme në kryeqytet. I moshuari Haxhi Isufaj nga Përrenjasi ka gjetur vdekjen në rrugë për shkaqe që ende nuk dihen.

    Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Kongresi i Manastirit”. Sipas policisë 70-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt. Ndërkohë sipas dëshmitarëve ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes me rreth 45 minuta vonesë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarit ndërkohë që edhe policia ka nisur hetimet.
    (a.n/BalkanWeb)


    rasti i dyte per 2 dite.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Tiranë, shkoi të operonte sytë, ndërron jetë në një klinikë private 65-vjeçari

    TIRANË-Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në një klinikë private ditën e sotme në kryeqytet. Viktima Petrit Tarja ka gjetur vdekjen në mënyrë misterioze.

    Gazetari Spartak koka bën me dije se i moshuari kishte shkuar në klinikën private për t'iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy.

    Ai ka ndërruar jetë pak minuta para se të futej në operacion. Ndërkohë bëhet me dije që i moshuari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore të cilat i kishte shfaqur më herët. Trupi i pajetë po i nënshtrohet autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët do përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes.

    Pak minuta pas ngjarjes ka reaguar edhe klinika ku do të kryhej operacioni. Klinika sqaron se 65-vjeçari ka vdekur para se të hynte në operacion dhe se ai ka pasur probleme kardiake prej disa muajsh.

    (a.n/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ri-186662.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore


    Një person vdes në Gjykatë, trupi 1 orë në korridor. Spitali: Kishim vetëm 1 mjek- VIDEO


    KORÇË-Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Korçës teksa priste masën e sigurisë për një të aferm të akuzuar për drogë.

    Nga vendgjarja Gazetarja Enkelejda Skenderasi mësoi se viktima është Ali Jaupllari 60 vjec, i afërm i një personi të akuzuar për trafik droge, teksa pritej të jepej masa e sigurisë së këtij të fundit. Trupi i 60-vjeçarit, ka qëndruar për më shumë se 55 minuta në korridorin e katit të dytë të Gjykatës së Faktit. Shkak është bërë vonesa e shërbimit ambulator edhe pse spitali i Korcës nuk është më shumë se 4 minuta në këmbë larg nga vendi ku ndodhi ngjarja. Shërbimi i Urgjencës në Korcë nuk është përgjigjur në telefon, ndonëse drejt numrit të vënë në dispozicion për qytetarët janë kryer thirrje, disa herë më radhë.

    Ndihma erdhi vetëm pasi një nga gazetarët të ndodhur në gjykatë për të raportuar lajme, ka shkuar në spitalin e Korcës, dhe është kthyer prej andej me një nga mjekët e spitalit.

    Mjekët konstatuan më pas se shkak për humbjen e jetës së Jaupllarit ka qenë një ataku kardiak. Ai priste në korridor për masën e sigurisë për nipin e gruas, shtetasin Sokol Gjudi, i akuzuar për trafik droge.

    SHEFI I URGJENCËS: VONESA PËR SHKAK SE MJEKËT ISHIN NË TJETËR RAST
    Ka reaguar spitali i Korçës në lidhje me vdekjen e 60-vjeçarit brenda në Gjykatë. Sipas spitalit të Korçës, bëhet me dije se vonesa e mjekëve ka ndodhur për shkak se ata ishin në një tjetër urgjencë. “Për 20 minuta mjekët mbërritën në Gjykatë. U përpoqën për ndihmë, por 60-vjeçari kishte vdekur”- bënë Shefi i Urgjencës të Spitali i Korçës.

    Sipas Kujtim Shabanit, Shefit të Urgjencës, një mjek ishte në urgjencë në një shtëpi, ndaj nuk është bërë e mundur mbërritja në kohë e stafit mjekësor për ti dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit. “Një mjek ishte në urgjencë në një shtëpi. Mjeku tjetër duhet të qëndronte në spital. Ndaj, s’mund të largohej nga spitali mjeku”- ka rrëfyer shefi i Urgjencës së Korçës.

    Kujtim Shabani ka bërë me dije se vonesa prej një ore, nuk ka qenë jo vetëm për shkak të mjekëve. “Telefoni i zënë për shkak të fluksit”- ka bërë me dije më tej shefi i Urgjencës.



    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...eo-186634.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Cfare kafsherie!!! Spitalin e dime ne si e kemi, normal qe nuk pergjigjet njeri dhe nuk vjen asnjeri ne kohe.
    Po njerezit e tjere? Si qendrojne ata njerez ulur aty pa e vrare fare, ai tjetri vdekur/duke vdekur 20 cm larg??
    Po policat barkderra, duke pire cigare, as gishtin e vogel nuk levizen?
    Toktori vjen duke folur ne telefon s'ja ndjen hic!
    Vjen tjetri civil mban barrelen s'ja ndjen hic.
    Ne shqiptaret jemi kot fare.
    E meritojme kete qeveri qe kemi. I kemi merituar te gjitha.
    Mjere femijet tane !
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    3.000 lekë të reja kërkon shoferi i ambulancës shtetërore për transportin e të sëmurëve !!

    Kemi shtet e jo llafe lol
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    http://m.youtube.com/watch?v=diakjTtIeDI

    Nuk duhet te jesh specialist per te bere nje masazh ne zemer, sekondat jane te numeruara
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 02-05-2014 më 16:17
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Cfare kafsherie!!! Spitalin e dime ne si e kemi, normal qe nuk pergjigjet njeri dhe nuk vjen asnjeri ne kohe.
    Po njerezit e tjere? Si qendrojne ata njerez ulur aty pa e vrare fare, ai tjetri vdekur/duke vdekur 20 cm larg??
    Po policat barkderra, duke pire cigare, as gishtin e vogel nuk levizen?
    Toktori vjen duke folur ne telefon s'ja ndjen hic!
    Vjen tjetri civil mban barrelen s'ja ndjen hic.
    Ne shqiptaret jemi kot fare.
    E meritojme kete qeveri qe kemi. I kemi merituar te gjitha.
    Mjere femijet tane !
    Me shpejt arrijne keta te televizionit qe c'nuk bejne per senzacion, nje carcaf nuk u gjend per te mbuluar te ndjerin

    Nje gje dua te them se sot bejme sehir tjetrin por neser mund te bjere mbi ne mbi cdo njeri, ja pra mendoni e veproni si per veten,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 02-05-2014 më 16:18
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tiranë, një person i pajetë në rrugë, ambulanca mbërrin vetëm pas 1 ore

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    http://m.youtube.com/watch?v=diakjTtIeDI

    Nuk duhet te jesh specialist per te bere nje masazh ne zemer, sekondat jane te numeruara
    Njeri qe na beri trajnimin CPR na tha, " Mos keni frike, mos ngurroni se nuk do e beni mire. Te besh dicka per personin qe po perballet me vdekjen eshte me mire se te mos besh asgje.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •