Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !


    Për të disatin vit me radhë, raporti vjetor i Institutit të Shëndetit Publik për "Cilësinë e Ajrit në Tiranë 2013" jep alarmin se në kryeqytet ka ajër të rrezikshëm për jetën, ndërsa duket se vetëm qendra ka pasur një përmirësim në tri vitet e fundit. "Stacioni i Tiranës qendër ka një ulje të shprehur të PM 10 e të PM 2.5 në ajër në krahasim me vitin 2011, në masën 20-30 për qind. Kjo si rezultat i 'hapjes' së qendrës për trafik normal, pas datës 15.11.2011. Edhe pse ka një përmirësim trevjeçar të përmbajtjes së grimcave në ajër, krahasuar me vitin 2011, Tirana vazhdon të mbetet një qytet me ajër të rrezikshëm për jetën në qendrën e saj. Indeksi shëndetësor i cilësisë së ajrit, mjaft i njohur tani në Amerikën Veriore, ka gjithashtu një përmirësim të masës rreth 10 për qind, por qëndron pranë atij që konsiderohet kufi i ajrit të rrezikshëm për jetesën e popullatës", thuhet ndër të tjera në raportin 30-faqësh të ISHP-së.

    GAZRAT

    Gjithashtu, raporti vlerëson se krahasuar me një vit më parë, nuk ka përmirësim të përmbajtjes së gazeve në ajër. "Në përmbajtje të gazeve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm, ngaqë dyoksidi i azotit NO2 dhe ozoni O3 kanë thuajse të njëjtat nivele me një vit më parë. Por ajo që ka rëndësi është fakti se dyoksidi i azotit NO2 në një pjesë të madhe të pikave të matura është mbi kufijtë e lejuar prej KE, duke u bërë faktor shtesë në problematikën e ndotjes së ajrit të Tiranës", vlerëson raporti.

    REKOMANDIMET

    Duke marrë në konsideratë llojin e ndotësve, hartuesi i raportit, specialisti Agron Deliu jep një sërë rekomandimesh për përmirësimin e situatës. "Meqenëse trafiku është burimi kryesor i shkarkimeve në Tiranë, një plan veprimi i ri duhet të merret kryesisht me masat që pakësojnë ndotjen e ajrit të shkaktuar prej trafikut. Një veprim efektiv është të zbatohet një program i gjerë i menaxhimit të trafikut, që të merret me konstruksionin e rrugëve, transportin publik, skemat e parkimit, pastrimin e rrugëve, kufizimet e trafikut, pakësimin e shpejtësisë dhe aspektet teknike", rekomandon Deliu në raport. Gjithashtu, ai përsërit edhe një herë nevojën që ka Tirana për një stacion të tretë monitorimi. "Një stacion i tretë automatik është tashmë i nevojshëm, për të plotësuar tablonë e cilësisë së ajrit edhe në një zonë tipike me ndikim të trafikut. Në këtë mënyrë, vlerat referuese për Tiranën do jenë më përfshirëse në pikëpamje hapësinore dhe më të sakta objektivisht", sqaron Deliu.

    Nga: Ola Mitre

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    brari ka vite qe e ka dhen receten per tiranen

    Tirana nuk ka vend per 1 milion e ca cecen plus nja 400 000 vendalij

    sa me shum qe rrijn aty kta 1 milion e 500 mij aq me keq behet..

    receta e brarit thot keshtu:

    te filloj ikja masive nga Tirana..

    qeveri plus pushtet lokal te mundesojne ikjen..

    psh qeverria te ndihmoj bashkin e vlores qe te krijoj kushte per banim te nja 400 mij leberve qe kan ardhur ne tiran nga 45-sa e deri tani..
    ata te vendosen neper fshatrat e origjines..
    psh terbaci te marri 20 mije
    vranishti 10 mije
    bolena e tragjasi 40 mije
    vlora brenda mbasi ti perzej cecenet te marri 100 mij labusher.. e keshtu me radhe..

    pastaj te filloj korca..
    ti marre nja 300 mij korcaret e saje nga Tirana e ti stabilizoje ca ne maliq ca ne bilisht ca ne vithkuqas e ca ne Korce..

    pastaj gjirokastra
    pastaj shkodra e puka e pastaj peshkopia e maqollara e pastaj tropoja e kukzi e deri tek ersekaret e ersekes qe do jen nja 200 mij ne tirane dmth..kolonjaret..
    pastaj me lalucet..
    do jen nja 200 mij fierako lushnjare e nja 120 mij beracaker e patozaraker e kuptonet dhe nja 100 mij mallakstrioter..

    kjo eshte zgidhja e keshtu Tirana mbetet me 300 mij banore vendas.. po u shtuan vendasit le te dalin ne fushkruj e shijak..

    keshtu i bie qe nga forumsat ne tiran te mbetet korasoni e ndonje kokerr tjater..

    vetem qy eshte modeli i krijimit te tiranes moderne me ajer te paster..

    ska rrug tjater..

    ..


    ..

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    Kreksi (18-05-2014)

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    J'a ke mbytur brar !!

    Nuk është faji i mbipopullimit por i plehrave që hidhen ngado e digjen kudo, ndërtimeve e tritolimeve dhe ---- Makinat që në vënd të karburantit djegin Mazut !!

    Akoma nuk ka ikur smogu i Gërdecit nga Tirana dhe Durrësi !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    Emri:  1.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  26.8 KB........
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    Di gje rilindja per kete ndotje , jo per gje por sikur kishte nje program rilindas per te zgjidhur kete problem

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    Kreksi (18-05-2014)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    "100 mij mallakstrioter.." te hiqen nga Tirana...lol! Bravo Brari...nuk ka rrugë tjeter perpos rruges së kombit e drejtë e në Prishtinë edhe aty tek i njejti model...dy kryqytetet shqiptare me plehera, pa ujë pa higjen...(mungon besa edhe letra higjenike ne hamamxhikat..lol...)...për te ikur nga qyteti në fshat duhet dhuruar tokë e bageti, dele, dhi, edha cjap, kie, buaj, bullica, rrëqebull, kuaj, gomar, gomarica, mushka vetem që t'ikin samë parë te kthehen nga kan ardh...
    na mbyte o Brari por mbi te gjithat hiqnaj qafe keta 200 000 mallokastriotet...ti qojmi diku në Laç apo lloq...te marrin tiranasit njehere ajër te paster...ufffff i shlirove tiranasit...nj bust e meriton..!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    Emigracioni masiv i shqiptareve brenda dhe jashte atdheut ashte pasoje e politikave anti-prone qe jane zbatuar keto 20vite

    Ardhja masive e fshatareve ne Tirane " per privilegj" lidhet me mentalitetin e ish sistemit komunist,,,,,,,i njejti mentalitet i ndyre komunist i ka shtyre gjithe leberit e Tiranes te pushtojne" BLLOKUN" ,,,,duke realizuar nje enderr te fshehur prej dekadash

    Fatkeqsisht Shqipnia sot ka fshatare qe nuk dine te punojne token dhe qytetare parazite

  10. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Raporti i 2013-ës, Tirana ajër të rrezikshëm për jetën !

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Di gje rilindja per kete ndotje , jo per gje por sikur kishte nje program rilindas per te zgjidhur kete problem
    Ja sa të mbarojë "Metroja e Lulicës" dhe "Ekspresi i Berishës" do të zgjidhet ki problem !! Do ketë reduktim të smogut dhe sidomos pas mbjelljes së atyre 10 Milion rrënjve Ulli të cilat do çlirojnë oksigjen të mjaftueshëm për tër rajonin + që do shkepemi duke ngrënë Ulli e vaj

    ... jo se ajo fabrika e Riciklimit e bëri të sajën, nuk la mbeturinë në rrugë të Shqipërisë dhe të Europês
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 26-05-2014 më 14:20
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •