Liderët e kishave në Ballkan kanë thënë se fituesja e Eurovisionit të sivjetmë, Conchita Wurst, duhet të fajësohet për përmbytjet që morën jetën e 50 njerëzve më herët gjatë këtij muaji.
Kjo akuzë vjen pak muaj pasi lideri i Partisë së pavarur në Britani të Madhe, David Silvester kishte thënë se martesat gay janë fajtore për përmbytjet në jug të Anglisë.
Artisti austriak, emri i vërtet i të cilit është Thomas Neuwirth, ishte bërë i famshëm kur ajo mori vendin e parë me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Liderët e disa kishave tani kanë thënë se përmbytjet e fundit në Ballkan, të cilat ishin më të rënda të shekullit, ishin “dënim” nga Zoti për fitoren e Conchitas.
Patriku Amfilohije i Malit të Zi dhe një klerik ortodoks serb, kanë thënë për uebsajtin e lajmeve e-novine: “Kjo nuk është koincidencë, por paralajmërim. Zoti dërgoi shirat si përkujtim për njerëzit që nuk duhet t’i bashkohen anës së errët”.
Lideri shpirtëror i serbëve në lindje, Patriku Irinej, ka thënë se përmbytjet janë “dënim për veset e këqija të serbëve” dhe se “Zoti e ka larë Serbinë nga mëkatet”.
Përmbytjet në Ballkan detyruan mbi 150 mijë njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre.
http://koha.net/?id=22&l=11379
![]()
Krijoni Kontakt