6 Qershori
Jan tri shkronja kuq e zi
bashkë e bëjnë një Shqipëri,
të stolisura me ngjyrë ari
UÇK-ja amblemë ushtari.
Në këtë datë të 6 Qershorit
jehoi zëri i dëshmorit,
zë i thellë , nga thellësia e qiellit
reflektoi lart,si rrezja e diellit.
Mbi varrin tim kur vjen pranvera
çelin lulkuqe si përhera .
për tokën që më lindi, e fala jetën
për t’luftuar armikun,kam dhan besën.
Në lindje, perendim,jug e në veri
atdheu yne është i madh e pa kufi,
vjen suksesi dhe triumfi,
me gjak shqiptari,tokën e skuqi.
Kjo datë historike me rëndësi për ne
luftuam për tokën që quhet atdhe,
të gjithë,të bashkuar luftuam
betejë pas beteje,triumfuam..!
Në Mateç në një stacion policor
për shqiptaret një vend mizorë,
datë e kobshme ishte kjo ditë
Shum ushtarë aty ran dëshmorë.
O,populli im krenohu me mua
lufta ime është e pastër,si uji në krua!
Me hekur e barot tundet dheu,
kështu mbrohet atdheu e mëmëdheu.
Do të ekzistojë ILIRIDA, Kosova ,Shqipëria,
Lugina e Preshevës,Malsija e Çamëria.
Dëshmorët,me trimërinë e tyre heroike
luftuan për bashkimin,e trojeve etnike.
Z.Latifi,6 qershor 2014
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
MË THËRRET VATANI
Tek ngritet shqiponja larë megjak
në maje të larta atje në Karadak,
ngrihet në këmbë Asip trimi
i thot nënës më thërret kushtrimi.
Më thërret nëna ime fusha e mali
pasha besën më thërret VATANI,
mi jep rrobat e ushtrisë sot tiveshi
edhe armët fort në brez ti ngjeshi.
Trup e shpirt për liri duhet tretur
për trojet e mia duhet vdekur,
eh, nëna ime sa më ka marr malli
atdheut gjakun e jetën të ia fali.
Shpirti flakë nënë po më digjet
të shoh se si për liri e atdhe vdiset,
ta shoh si do bëhem dasmor ilirisë
në tokën time të ëmbël tëA rbërisë.
Nehat Jahiu
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
TRI SHKREPTINA NJË RRUFE
Hije e zezë ka zënë atdheun
vendlindjen time dhe mëmëdheun
po ushtojnë male e fusha,
kushtrimin ka dhënë Karadaku e Tanusha.
UÇK-ja shtatin me rrethatore ka stolisur
amblemën me tri shkronja ka qëndisur
është tërbuar sllavi, gjaku i është prishur
ushtarët trima me gjak tokën kanë ujitur.
Armiku është armik
dhe kurrë nuk bëhet mik,
jemi të fortë zjarr e çelik
për atdheun, nuk luajmë qerpik.
Shqiptari tokën me gjak ka la
kurrë për të pabesin besë nuk ka!
këto fjalë Asipi i thonte pa nda
kishte zemër të madhe, sa një kala.
Mos mendoni se vdes Ilirida
s’vdes shqiptari as shqiptaria,
për trojet e mia asnjëherë su bëra urë
atdheu mbetet atdhe, i huaji s’bëhet kurrë.
Emri yt Asip, ka lënë gjurmë e po lartësohet
ky emër, në faqet e lavdisë po shënohet.
gjith shqiptarët kanë një atdhe
tri shkreptina një Rrufe.
Zeqirja Latifi
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Dëshmorit Isa Ameti
Kush po lufton në ILIRIDË,
Kush i dëshiron atdheut lirinë?
Ai që nuk duroi nënshtrimin
UÇK-ja dha kushtrimin.
Ne brez armët,mirë i ngjeshi
trim mbi trima, Isa Ameti
mbolli farën e diturisë
në altarin e lirisë.
Vëllezërit trima nga KOSOVA
i solli flamuri dhe shqiponja,
me trimat nga Karadaku
i bashkoi trimëria dhe gjaku.
Veprat dhe heroizmat tuaj,
janë krenaria e kombit tonë.
Në Mateç më 6 qershor
Isa Ameti ra dëshmorë.
Kujtojmë luftën e lavdishme
mençurinë dhe trimërinë.
Me nostalgji të kujtojnë
nxënësit,dhe shkolla jonë.
Zeqirja Latifi
Hotël,6 qershor 2022
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Poezia deshmorit Isa Ameti
![]()
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Nëna e dëshmorit
Në shtatin tim moj nënë
dy shpirta unë i kam
njërin e ruaj për ty,
tjetrin për vatan.
Të deshta dhe më deshte
me gjithë mish e shpirtë
djersa dhe sakrifica yte
tu bëftë nurë e dritë.
Ti oj nëna ime!
këtu shndërrit hana,
shtati im i mbushur
me plagë e nishana.
Më bënë hije kontura yte,
a të kujtohet,se si më rrite?
isha i vogël dhe s’të kuptoja
ti për mua ishe,vetë mburoja.
Sa herë që bëj lutje
në petkun e dëshmorit,
e lus zotin,qiellin dhe retë,
për një pleqëri sa më të lehtë.
Ma bën hallall moj nënë,
pse lamtumirë s’të thash
kisha plagë të thella
deri në palcë e asht.
Te kam falur biri im
kur ke ardhë në jetë
vendin më të bukur,
n’fole t’shqipes e ke gjetë.
Një pjesë e zemrës sime
është në kët botë,
pjesa tjetër;ti atje ku je,
me të gjithë dëshmortë.
Tokën e shenjtë Arbërore
ti shumë e adhurove
ja fale jetën atëdheut
ILIRIDËS sonë dhe mëmëdheut.
Zeqirja Latifi,maj 2023
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Dëshmorit Isa Ameti
Kush po lufton në ILIRIDË,
Kush i dëshiron atdheut lirinë?
Ai që nuk duroi nënshtrimin
UÇK-ja dha kushtrimin.
Ne brez armët,mirë i ngjeshi
trim mbi trima, Isa Ameti
mbolli farën e diturisë
në altarin e lirisë.
Vëllezërit trima nga KOSOVA
i solli flamuri dhe shqiponja,
me trimat nga Karadaku
i bashkoi trimëria dhe gjaku.
Veprat dhe heroizmat tuaj,
janë krenaria e kombit tonë.
Në Mateç më 6 qershor
Isa Ameti ra dëshmorë.
Kujtojmë luftën e lavdishme
mençurinë dhe trimërinë.
Me nostalgji të kujtojnë
nxënësit,dhe shkolla jonë.
Zeqirja Latifi
Hotël,6 qershor 2022
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Dëshmorit Isa Ameti
Kush po lufton në ILIRIDË,
Kush i dëshiron atdheut lirinë?
Ai që nuk duroi nënshtrimin
UÇK-ja dha kushtrimin.
Ne brez armët,mirë i ngjeshi
trim mbi trima, Isa Ameti
mbolli farën e diturisë
në altarin e lirisë.
Vëllezërit trima nga KOSOVA
i solli flamuri dhe shqiponja,
me trimat nga Karadaku
i bashkoi trimëria dhe gjaku.
Veprat dhe heroizmat tuaj,
janë krenaria e kombit tonë.
Në Mateç më 6 qershor
Isa Ameti ra dëshmorë.
Kujtojmë luftën e lavdishme
mençurinë dhe trimërinë.
Me nostalgji të kujtojnë
nxënësit,dhe shkolla jonë.
Zeqirja Latifi
Hotël,6 qershor 2022
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Poezia nëna e dëshmorit
![]()
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!
Krijoni Kontakt