Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kalërimi Blendi Fevziut me librin e Enverit në dorë dhe ''efekti Flutur'' në publik

    (në vënd të oponencës)
    Publicistika e paprecedent e librit për Enver Hoxhën me të dhëna arkivore `të papara`, me cfaqje butaforike `të papara` në mjedise sociale, universitare, e politike, të Blendi Fevziut, po japin një imazh të cuditshëm të këtij kalorësi që na kujton të shkuarën tonë të hidhur.
    Efektet e publicitetit të këtij libri të zakonshëm janë duke dhënë efekte paradoksale përsa i përket qëllimit dhe mesazhit që jep ky libër biografik dhe për mendimin tim - krejtësisht të njëanshëm përsa i përket jetës dhe marëdhënieve të diktatorit gjatë asaj periudhe kohe kur e drejtoi me grusht të hekurt Shqipërinë dhe shqiptarët. Përse paradoksale?
    Së pari publiciteti është duke u bërë për qëllime thjesht komerciale por duke përdorur fjalën kyc-Enver Hoxha, emër që tërheq vëmëndjen dhe sot e kësaj dite sepse ende në shoqërinë shqiptare, në politikën shqiptare, në zhvillimin ekonomik të shtetit shqiptar, janë duke drejtuar, jetojnë dhe marrin pjesë aktorë, dhe faktorë të rëndësishëm, që e kanë jetuar atë periudhë, e rrjedhimisht ende nuk është rreshtur interesi ndaj kësaj figure gjithashtu paradoksale.
    Së dyti, brendia e librit e trumbetuar për dokumente arkivore të vecanta, për histori të vecanta e për ngjarje të vecanta, është një fiasco e plotë. Në të nuk ka dokumente arkivorë me të vërtetë të rrallë, por ka thashetheme që ne I përmëndim që në kohën e merhumit, nuk ka histori të vecanta por ka histori të perifrazuara ndryshe, nuk ka ngjarje të vecanta por ka pasqyra filmike që japin reminishencën e së kaluarës.
    Së treti, për personin e diktatorit janë shkruar ,janë duke u shkruar dhe do të shkruhen histori e libra të tjerë (ashtu sikurse shkruhen edhe personalitete historike të vëndeve të ndryshme), dhe secili nga autorët e pasqyron personalitetin përkatës sipas kënd-vështrimit të tij. Në këtë libër duke qartë cinizmi dhe keqdashja për të sharë, thjesht për të shkarkuar ato emocione negative të asaj kohe por tashmë pas 20 e ca vitesh, duke krijuar përshtypjen e njohur e të përcaktuar aq bukur nga presidenti cek Vlaslav Havel për komunistët e kohës së demokracisë; se `ata janë më antikomunistë se antikomunistët`, duke vërtetuar kështu në këto raste edhe teorinë e njohur të kompleksit të inferioritetit : `shaje sa më shumë që të barazohesh në vlerë absolute me të sharin`.
    Së katërti në libër sidomos kapitulli i 18 për Nënë Terezën ka të pavërteta, por dhe shtrembërime të tjera historike që për mendimin tim janë të pa-argumentuara me dokumentet arkivore që pretendon autori.
    Po të hidhemi tek efektet që po shkakton ky publicitet i marrë, mund të them se publiciteti i paprecedent i Fevziut po shkakton të ashtuquajturin `efekt Flutur` në mjediset sociale, politike, profesioniste, e të tjera jashtë vendit. Sikurse dihet për ata që nuk e dinë, Efekti Flutur është një term që e përdorin shkencëtarët për të spjeguar teorinë e Kaosit, term i gjetur saktë nga matematikani Edëard Lorenc. Përse?
    Sepse tek historianët dhe studiuesit, libri nuk sjell asgjë të re përvec se frazave plot mllef alla Fahri Balliu.
    Tek populli, publiciteti jonormal dhe për mendimin tim tërësisht tregtar, përmëndja e Enver Hoxhës u ngjall sipas komuniteteve, p.sh: atyre të persekutuar thonë: ..po ky c`m.. ka që na kujton qafirin…?
    Kurse tek komunitetet që kanë patur dobi, thonë: ..ë, më ja lumsha Blendit, ja ky do të ishte një komunist I vërtettë në atë kohë, por ja do puna ta shajë…
    Tek politikanët shqiptarë, libri është nostalgjik por ata shtojnë se.. më mirë do të ishte të mos na i kujtonte këtë emër, e sidomos tani që po integrohemi..
    E së fundmi në Kosovën e lirë për nga pushtuesi sërb, por ende e robëruar nga fanatizma fetare dhe imazhi mistik i Enver Hoxhës, libri është një sukses thjesht për kuriozitetet që ata nuk i dinë dhe as nuk i kanë dëgjuar.
    Mendoj se pjesa kur flet për homoseksualizmin e Enver Hoxhësmund të them se termi homoseksual krejtësisht e gabuar nga ana e shkencës mjekësore. Në psikiatri homoseksualët në përgjithësi nuk janë aggressive, prepotentë, arrogantë, intrigantë dhe nuk përfshihen në politikë si lidera. Për Enver Hoxhën termi më i mirë sipas historisë personale të tij (gjithashtu të dëgjuar nga të gjithë me thash e theme sepse nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë këtë akuzë), mund të quhet biseksual. Këta po, janë të 99-ave.
    Në përfundim mund të them që është për të ardhur keq që libra të mirëfilltë letraro- artistikë, historikë, fantastiko-shkencore dhe për fëmijë, nuk po e gjejnë - lexuesin shqiptar, pikërisht sepse publiciteti ashtu sikundër dhe në shumë aspekte të tjera të shoqërisë shqiptare, është në dorë të politikës dhe jo në dobi të lexuesit.
    Këtu kanë përgjegjësi sigurisht organizuesit e panaireve, shtëpitë botuese tërë borxhe, mediat televizive të blera nga politika, universitetet private që nuk promovojnë literaturën profesionale të pedagogëve të tyre por merren me shkrues të tipit Vanjek, etj, etj. Le të shpresojmë se libri I vërtetë artistik, ai historic, dhe zhanre të tjera letraro-artistike,- të fillojnë të rivlerësohen dhe të marrin atë që u takon nga shoqëria dhe lexuesi, në vënd që të vazhdojmë të qëndrojmë në efektin flutur të politikës e cila ka eklipsuar tërë shoqërinë shqiptare aq sa ne shohim edhe sot njëlloj sikundër dhe në kohën e Enverit, me dyshim të huajt e BE, kur ata na kritikojnë për probleme të ngjashme duke na udhëzuar se:.. standartet arrihen nëpërmjet profesionistëve, teknokratëve, meritokratëve, dhe jo nëpërmjet politikanëve allasoj shqiptarë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    une thjeshte kam lexuar pjese te botuara shkurt neper gazetat e ndryshme dhe cfare te ben pershtypje eshte se nga gjithe ajo "biografi"si nuk u tha dicka pozitive

    nuk mund te shkruaj biografi nje gazetar politike qe per mendimin tim mundohet te beje ekstremistin karshi komunisteve .

    ore vertet kujton ky BLENDI se ne arkivat kane ngelur dekumente qe na i vertetojne se ENVERI ka qene homoseksual, kjo eshte kulmi i genjeshtres ashtu si dhe komplet libri

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    ore vertet kujton ky BLENDI se ne arkivat kane ngelur dekumente qe na i vertetojne se ENVERI ka qene homoseksual, kjo eshte kulmi i genjeshtres ashtu si dhe komplet libri
    Blendi ndihet i vetmuar dhe mendoj qe ti bashkangjise vetes se tije figura te medha si Enveri. Do ishte me e besueshme sikur te njejtat gjera ti shkruante per Politikanet e sotem qe jane me koherent
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Jam duke e lexuar.une kam qene femije ne kohen e xhaxhit dhe me kurjozoi shume libri.Ajo qe nuk e prisja eshte qe ka eleminuar cdo mik te vetin dhe ia ka dale mban s'di sesi...dhe qe aq ndryshime qe i ka bere histrorise se kohes se vet....a do mund te marrim vesh ndonjehere te verteten?te tjerat pak a shume u bene vite qe permenden.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    jane vete personazhet e komunizmit qe e shtremberojne historine, pikerisht jane keta njerez qe per hir te fitimeve perdorin lloj lloj marifetesh

  6. #6
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Mund te me ndihmoj dikush ku mund ta shkarkoj kete liber (kuptohet gratis sepse me e ble di ta bej por skam lek )))!)
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    jane vete personazhet e komunizmit qe e shtremberojne historine, pikerisht jane keta njerez qe per hir te fitimeve perdorin lloj lloj marifetesh
    eshte bere tradite ne forum i dashur pirro te tregohet kush e ka shkruar kete artikull dhe burimi i tij..keshtu qe edhe ti na trego nga e more pasi nuk besoj se eshte analiza jote..nese e ke marre nga gazeta shekulli ma mire mos na e bjer ne forum..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Njerzit ne Shqiperi nuk jane aq budallenj qe te behen preh e nje pseudo libri pikerisht per Hoxhen dhe pikerisht e shkruar nga Fevziu ...

  9. #9
    50 vjet ju futi luften e klasave spiunimin servilizmin ju mjeroj ekonomikisht,sa qe per 500 vjet nuk sherohen ato plage te thella...te na rroje shoku Gramoz Ruci me xhaketen e re te pakten


  10. #10
    Pervec se nje mllefi dhe xhelozie ndaj Blendi Fevziut, qe per momentin mbetet nje nga gazetaret me te mire ne Shqiperi, postimi hyres nuk ka asgje tjeter.
    Fevziu ka prekur vetem nje aspekt te asaj periudhe te erret per Shqiperine. Uroj te kemi libra te tjere si te Fevziut me analiza te mbeshtetura ne fakte te asaj kohe, ne menyre qe ajo periudhe mos perseritet me ne historine shqiptare...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •