Kërkimet për ar në zonën e Mirditës po japin rezultate pozitive.
http://scan-tv.com/v/index.php/kryesore/6134.html
Nga Ersuin Shehu 20/03/2014 13:44:00
Kompania “Arian” ka njoftuar se, në bashkëpunim me kompaninë nga Hong Kongu “Sinomine International Exploration” kanë bërë progres domethënës në kërkimet për rezerva ari në komunën e Kaçinarit.
Deri tani, ka përfunduar hapja e plotë e gropës së parë të kërkimit, me thellësi prej 351 metrash dhe kampionët e mbledhur do të dërgohen për analiza në laboratorë të specializuar. Sipas drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë, Zarif Dhanani, bazuar në rezultatet gjeologjike, kimike dhe fizike të kryera deri më sot, kompania ka zbuluar shtresa që besohet se kanë përmbajtje të konsiderueshme ari.
Analizat në 61 kampionë kanë treguar një përmbajtje të arit më të madhe se një gram për ton. Nga këta, tetë kampionë kanë rezultuar me përmbajtje ari 5 deri në 10 gramë për ton, ndërsa në 12 kampionë janë gjetur mbi 10 gramë ar për ton. Sasia më e lartë e arit në një kampion gërmimi ka arritur në 39.4 gramë për ton. Besohet përmbajtja mesatare e arit në kë shtresat e kësaj zone të jetë rreth 3.3 gramë për ton.
Kërkimet për rezerva ari në zonën e Kaçinarit po kryhen nga nga shoqëria “Jab resources”, që është në pronësi të kompanisë minerare kanadeze “Arian”, por së fundmi, pjesë e projektit është bërë edhe kompania “Sinomine”, nga Singapori, që ka investuar një milionë dollarë në kërkimet e deritanishme dhe kundrejt kësaj shumë do të përfitojë 10% të aksioneve. Sipas vlerësimeve paraprake, besohet që rezerva totale e arit në këtë zonë të jetë rreth 2,435 kilogramë. Bazuar në çmimin aktual të arit në bursa, vlera e tregut të kësaj reserve është afërsisht 105 milionë dollarë amerikanë.
http://scan-tv.com/v/index.php/kryesore/6134.html
Krijoni Kontakt