Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lojrat e Fatit

    KJ.
    ------
    Majko: Lojrat e fatit mashtrojne
    Eglantina Nasi /Vetem ne Shqiperi Ministria e Financave u jep license firmave private per organizimin e Lojerave te Fatit, nderkohe qe ne shtetet e tjera te botes ato i organizon shteti dhe parate e tyre shkojne ne ndihme te te varferve apo shendetsise. Megjithate biletat e llotarive apo te lojerave te fatit nuk duhet te prodhohen nga firmat qe i perdorin keto lojera, duke perdorur edhe televizionet e tyre. Ekziston rreziku i deklarimeve te rreme, duke fshehur dhjetra milione leke, te cilat duhet ti derdhin ne buxhetin e Shtetit. Ky mashtrim ka ndodhur dhe po ndodhe nen hunden e Shtetit, pasi struktura te Shtetit jane te perziera me to dhe bien pre e presioneve te tyre apo e televizioneve qe kane pas tyre. Ky fakt ka qene verejtja kryesore qe kryeministri Majko i ka drejtuar dje administrates tatimore. "Biletat e llotarive apo letrat me vlere nuk duhet te perdoren nga ato subjekte qe i prodhojne ato sepse spekulojne me llogaritjen e detyrimeve tatimore"- ka deklaruar Majko. Ne analizen e punes se zhvilluar dje mes perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ku i pranishem ishte kryeministri Majko, Ministri i Financave Islami si dhe Drejtori i Tatimeve Brovina u kerkua te ushtrohet kontroll mbi aktivitetin e lojrave te fatit. Kryeministri nuk ka nguruar te deklaroje se nje pjese e mire e tyre mashtrojne me biletat, ne formen menyren si shtypen dhe shperndahen ne treg, pa harruar se mashtrojne edhe ne dhenien, gjoja te cmimeve. Ndaj ai kerkoi nga tatimoret vemendje te vecante mbi kete aktivitet per te zbuluar evazionin fiskal e llogaritur ne mbi 400 milione leke te reja. Por kete fakt e pohojne edhe vete specialistet e administrates tatimore. "Ne po synojme qe ne te ardhmen te realizojme nje shtypje te kontrolluar ne menyre sa me te plote te biletave te llotarive neper shtypshkronja. Nga ana tjeter, synojme te krijojme vetem nje pike te shperndarjes se tyre ne menyre qe te shmangim te gjitha abuzimet"- shprehet per "KJ"-ne, Naim Meta, specialist i sektorit te Lojerave te Fatit, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Se shpejti pritet nje kontroll i madh ne firmat private qe i prodhojne keto bileta si ne "Telebingo Kombetare", "Porta e Fatit", etj, duke kerkuar edhe arketimet e fitimit te munguar ne buxhetin e Shtetit, thane per "KJ" specialistet e kesaj drejtorie. Megjithate burime brenda kabinetit te ministrit te Financave u shprehen se edhe specialiste te ministrise qe duhet te kontrollojne Lojerat e Fatit mund te jene korruptuar nga pronaret e ketyre lojerave. Ndaj tyre do te kete masa disiplinore deri ne pushim nga puna dhe cuarje per ndjekje penale. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka vene ne shenjester nje prej lojerave te fatit qe perdor edhe nje media televizive, e cila nuk ka paguar detyrimet fiskale qe prej vitit 2000.

    Si kontrollohen biletat e llotarive dhe lojerat e fatit?

    Jane rreth 60 shoqeri tregtare anonime te cilat ushtrojne aktivitein e lojerave te fatit apo llotarive te ndryshme. Keto i prodhojne biletat ne shtypshkronja brenda apo jashte vendit. Ne fillim te cdo muaji ato bejne deklarimin prane strukturave tatimore per sasine e biletave qe do te hedhin ne perdorim. Ndersa, ne fund te muajit iu takon te tatohen vetem per ato qe jane shitur. "Deklarimin e sakte te numrit te tyre e ben nje mbikqyres tatimor qe ben pjese ne stafin e seciles nga keto shoqeri", shton specialisti Meta. Eshte ky mbikqyres qe merr persiper deklarimin e shumave dhe biletave te perdorura ne te gjitha lojerat e fatit. Tatimi i tyre behet vetem ne baze te shitjeve dhe jo te prodhimit te pergjithshem te ketyre biletave. Per te gjitha shitjet e siguruara aplikohet Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne masen prej 20 perqind. Nga ana tjeter, mbi ato aplikohet tarifa prej 20 perqind per gjithe pjesen e biletave te vena ne qarkullim. Nga pjesa e mbetur e shumes, 60 perqind u ndahet fituesve te lojerave te fatit dhe vetem 40 perqind i mbetet organizatorit, pra shoqerise tregtare. Ky eshte rregulli, por nuk zbatohet keshtu, pasi te gjitha fitimet i marrin pronaret, duke gjetur edhe menyren per te pastruar parate e pista qe qarkullojne ne treg.

    Ministria e Financave, licencuesja e lojerave te fatit

    Te gjitha shoqerite qe realizojne lojera fati, licencohen nga Ministria e Financave. Specialistet tatimore bejne te ditur se ky dikaster eshte ne bisedime e siper me shtypshkronjen e Bankes se Shqiperise per sigurimin e shtypjes se biletave te llotarive. "Vetem ne kete menyre do te shmangen te gjitha abuzimet"- shpjegojne specialistet. Sipas tyre, te gjitha shoqerive tregtare anonime do iu kerkohet forma korrekte e biletes. Shume shpejt do te sigurohet nje strukture e rregullt e tyre e cila do te shmange me teper abuzimet ne pagesen e detyrimeve tatimore.

    Ja llojet e lojerave te fatit ne vendin tone:

    - Llotari me shorte

    - Llotari ne cast

    - Bingo loto

    - Lojera sportive

    - Lojera elektronike

    Ja si tatohen lojerat e fatit:

    - 20 % e shitjeve tatohet me Tatimin mbi Vleren e Shtuar

    - 20 % e shitjeve tatohet me Tatimin mbi qarkullimin

    - 60 % e pjeses se mbetur i jepet fituesit

    - Fituesit i mbahet 20 % e fitimit

    - 40 % e pjeses se mbetur i jepet organizatorit

    "Nuk eshte e pranueshme per biznese qe qarkullojne miliona dollare te raportojne fitime krejt minimale. Eshte e papranueshme ligjerisht qe biznese te medhenj te raportojne se punojne me humbje ose paguajne shifra qesharake per TVSH-ne"- eshte shprehur kryeministri Majko.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2007
    Postime
    6
    ajeni mir qa

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Per mendimin tim pikat e basteve qe kane mbire si kepurdhat pas shiut duhet urgjentisht te mbyllen, aty eshte zanafilla e kriminalitetit urban..........

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga joss Lexo Postimin
    Per mendimin tim pikat e basteve qe kane mbire si kepurdhat pas shiut duhet urgjentisht te mbyllen, aty eshte zanafilla e kriminalitetit urban..........
    ashtu si xhemol tafaj desht me e bo tironen si kairi, ashtu ene salija ka me e bo Shqypnin kalu monte karlas ... kan me ardh bota ne tiron me jahta e vela per me lujt bixhoz ... tirona do bohet hoolivud i vertete ... evropa mezi po pret!

Tema tė Ngjashme

  1. Lojrat e reja dhe sugjerime se cilen nga ato te provosh
    Nga Gerdi nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 604
    Postimi i Fundit: 20-12-2011, 16:50
  2. Lojrat qe luani
    Nga Xemlo nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-10-2008, 13:27
  3. Kush kanė qėnė lojrat tuaja mė tė preferuara nė fėmijėri?
    Nga PINK nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-08-2008, 18:26
  4. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  5. Lojrat e MtrX - Kush i gjen? NO.1
    Nga MtrX nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-08-2003, 21:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •