
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Kunder droges dhe dukurive te ngjashme mund te organizoje protesta shoqeria civile, por jo partia kryesore opozitare ne kuvend dhe lideret e saj, te cilet ndonjehere jane edhe zyrtar te larte te institucioneve te shtetit/pushtetit lokal dhe qendror...
Partia kryesore opozitare mund te protestoje dhe kritikoje qeverine etj. ne Kuvend, te mbeshtese permes deklaratave publike protestat eventuale te shoqerise civile, ose nese nuk mund te permbahet, te dergoje nje perfaqesues te partise ne proteste. Por jo te organizoje vete protesta te tilla.
Nje gje e tille do te mund te ndodhte vetem ne raste te jashtezakonshme, ne shtete te deshtuara, ku nuk funksionojne dhe nuk pranohen shteti, institucionet dhe ligji.
Humbja e pushtetit 8-vjecar permes votes nuk eshte arsye per te trajtuar qeverine pasuese, pushtetin e saj, shtetin, institucionet etj. si te papranueshme, duke shfrytezuar cdo skandal te madh apo te vogel, pavaresisht fakteve dhe te vertatave dhe pa pritur as hetimet dhe raportet fillestare te organeve pergjegjese mbi ceshtjen.
Shteti nuk deshton automatikisht me humbjen e pushtetit permes votes. Opozita e deritanishme, ne vecanti kur behet fjale per nje nga dy partite kryesore dhe tradicionalisht konkurrente, ka dhe duhet te kete legjitimitet dhe trajtim te barabarte.
Pushteti duhet te fitohet kryesisht duke u munduar te behesh me i mire, me i besueshem, me bindes... (me fakte, argumente dhe ide per te ardhmen) se pozita aktuale, jo duke u munduar ta besh poziten edhe me te keqe se eshte apo se veten.
Ne Shqiperi ka arsye per te protestuar gati per cdo dite. Dhe sigurisht qe se paku per cdo muaj mund te shfrytezohet nje skandal apo nje dyshim, qofte edhe i shipikur etj., per ta akuzuara qeverine apo ndonje organ tjeter qendror. Por kjo nuk justifikon organizimin e protestave ne rruge nga partia kryesore opozitare dhe lideret e saj. Ne gati cdo vend per cdo muaj apo per cdo 3-6 muaj publikohen skandale, akuza, dyshime... pjeseisht shume te renda kunder qeverive perkatese apo personave qe jane pjese e qeverise. Dhe keto tematizohen, diskutohen dhe kritikohen ne forma te ndryshme ne media dhe ne parlamente. Por asnje parti serioze parlamentare nuk vjen tek ideja te organizoje protesta ne rruge sa here qe ngriten akuza dhe dyshime te renda kunder qeverise...
Krijoni Kontakt