-
i/e regjistruar
Atentat në muzeun hebre në Bruksel: Ne një shoqëri që konsiderohet tejet tolerante.
Ishte një atentat në një vend simbolik: në muzeun hebre në Bruksel u vranë të shtunën (24.05.) tre njerëz. Atentati pak para zgjedhjeve godet një shoqëri që konsiderohet tejet tolerante.
Për komunitetin hebre atentati erdhi si rrufe në qiell të kthjellët. Kërcënime kundër muzeut të hapur nëntë vjet më parë në zemër të Brukselit apo kundër komunitetit hebre nuk ka pasur aspak, konfirmoi Presidenti i Këshillit Qendror Izraelit të Belgjikës, Julien Klener. Megjithatë në Belgjikë spekulohet nëse atentati një ditë para zgjedhjeve evropiane, rajonale dhe parlamentare, mund të ketë një sfond antisemit. "Nuk mund të bëjmë një vlerësim përfundimtar, por një këmbim zjarri në një vend krimi jo të parëndësishëm, flet për një sfond antisemit", u shpreh ministrja e Brendshme e Belgjikës Joëlle Milquet duke mos treguar shumë përmbajtje.
Nëse ky dyshim do të konfirmohet nga faktet, do të ishte një goditje për një vend i cili në të kaluarën ka pasur pak probleme me antisemitizmin, në krahasim me të tjerë. Maurice Sosnowski, Presidenti i organizatës ombrellë të organizatave hebreje, shpreh me fjalë të qarta frikën e tij: "Tronditja është e madhe pasi jemi dëshmitarë të atentatit të parë antihebre në Bruksel që prej Luftës së Dytë Botërore."
Bashkë me Antverpën, Brukseli konsiderohet si qendra e jetës hebreje në Belgjikë. Plot gjysma e gjithsej 42.000 hebrenjvë në vend jetojnë në kryeqytet. Brukseli me 12 sinagogat e tij ka jo vetëm një traditë të gjatë hebreje, por me dyqanet e shumta që ofrojnë ushqime kosher, ka deri sot edhe një infrastrukturë përkatëse.
Belgjika që në fillim është prezantuar tolerante: në 1832, menjëherë pas themelimit të tij, shteti belg njohu zyrtarisht besimtarët hebrenj si bashkësi fetare. Ngjashëm me Holandën, edhe belgët praktikonin tolerancë fetare, ndërkohë që në shtetet fqinje hebrenjtë përndiqeshin dhe dëboheshin.
Përpunimi i së kaluarës
Jeta e sigurt në Belgjikë vlente për hebrenjtë madje edhe në kohën e pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore: në Belgjikë mbijetuan më shumë hebrenj se në vendet e tjera të pushtuara, edhe sepse pjesë të mëdha të popullsisë kishin qendrim prohebre dhe shumë belgë merrnin përsipër rreziqe personale për të shpëtuar jetë njerëzish. Kështu më shumë se 30.000 nga 56.000 hebrenjtë e rregjistruar asokohe, arritën t'i shpëtonin Holokaustit.
Për viktimat e Shoasë shteti belg ka pranuar ndërkohë përgjegjësi. Autoritetet belge patën bashkëpunuar me pushtuesit gjermanë, kjo ka qenë e padenjë për një demokraci dhe ka pasur pasoja dramatike për popullsinë hebreje, thuhet në një rezolutë të miratuar në fillim të vitit 2013 nga Senati. Që një vit më parë qyteti i Brukselit kishte pranuar për herë të parë zyrtarisht rolin e tij në deportimin e qytetarëve hebrenj.
Antisemitizmi në rritje 
Zjarr në një sinagogë në Bruksel në 2001 si pasojë e shkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme
Por ndërkohë që shoqatat hebreje përshëndesn përpunimin e së kaluarës, shumë belgë ankohen për rritje të antisemitizmit në shoqëri. Në një studim të porositur nga Agjencia e BE-së për vlerat themelore, vitin e kaluar 77 për qind e hebrejve të anketuar pranuan se antisemitizmi është një problem serioz në vend, një numër ky dukshëm më i lartë se mesatarja evropiane (65 për qind). Një shumicë dërrmuese prej 87 për qind konstatonin në anketim se antisemitizmi është shtuar në vend gjatë pesë viteve të kaluara. Vec kësaj thuajse dy të tretat e të anketuarve shprehën shqetësimin se muajt e ardhshëm mund të ishin viktima të fyerjeve dhe ngacmimeve.
"Një atentat i tillë duhet të ndodhte për fat të keq pasi numri i parrullave antisemite rritet. Ky është rezultati i pashmangshëm i një klime urrejtjeje",e komentoi lajmin për atentatin, Presidenti i Ligës belge kundër Antisemitizmit (LBCA), Joël Rubinfeld.
Shqetësim nga radikalët islamistë
Ndryshe nga anketimi i Agjencisë së BE-së, një studim i hartuar në vitin 2011 nga Universiteti i Lirë Flamand në Bruksel, përpiqet të lokalizojë në shoqëri antisemitizmin në rritje. Në shkollat me gjuhë holandeze në kryeqytet të marra në vrojtim nga studimi, rreth 50 për qind e nxënësve myslimanë kishin mendësi antisemite. Për nxënësit e tjerë studimi jep një kuotë prej 10 për qind.
Autoritetet belge të sigurisë i shqetësojnë aktualisht para së gjithash xhihadistët belgë me prirje dhune, të cilët pas kthimit nga Siria mund të kryejnë atentate në atdheun e tyre. Sipas të dhënave zyrtare rreth 200 belgë luftojnë ose kanë luftuar në luftën civile në Siri, rreth 50 prej tyre duhet të jenë rikthyer në Belgjikë.
Në prag të zgjedhjeve tema e antisemitizmit nuk luajti asnjë rol, as tek populistët e djathtë. Partia e ekstremit të djathtë "Vlaams Belang", në të kaluarën me qendrim antisemit, prej disa vitesh ka hequr dorë nga notat antisemite. Përkundrazi: si mbrojtës së vetëshpallur të "kulturës së krishterë dhe hebraike" kundër "rrezikut arab", ata përqendrohen sot në një tjetër imazh të armikut. /DW
http://www.gazetaexpress.com/lajme/b...mbullor-16009/
-
-
i/e regjistruar
Për: Atentat në muzeun hebre në Bruksel: Ne një shoqëri që konsiderohet tejet toleran
Shtohen masat e sigurisë pas tri vrasjeve në Bruksel 
Autoritetet belge i kanë shtuar masat e sigurisë në vende hebraike për shkak të vrasjes së tre personave në afërsi të një muzeu hebre në Bruksel.
POSTUAR 10:29 / 25.05.2014
Personi i katërt vazhdon të jetë në gjendje kritike.
Policia ka njoftuar se një person i cili ishte arrestuar si i dyshuar, është liruar ndërsa policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër.
Dy nga të vdekurit ishin turistë nga Izraeli.
Zyra e prokurorisë belge ka njoftuar se viktimat kanë qenë të goditura me plumba në fyt ose në fytyrë.
Kryeministri Elio Di Rupo e ka shprehur mbështetjen e tij për komunitetin hebre.
Kryeministri izraelit benjamin Netanjahu e ka dënuar fuqishëm rastin, duke shtuar se vrasjet janë “rezultat i nxitjës së madhe ndaj hebrenjëve dhe shtetit të tyre“.¨
http://www.rtklive.com/new/index.php...Id=101418&mf7w
-
-
i/e regjistruar
Për: Atentat në muzeun hebre në Bruksel: Ne një shoqëri që konsiderohet tejet toleran
Policia belge në kërkim të të dyshuarit për sulmin në Bruksel
Policia belge është vënë në kërkim të personit të armatosur i cili të shtunën ka vrarë tre persona në afërsi të muzeut hebre në Bruksel.
Zëvendësprokurori publik Ine Van Wymersch, ka njoftuar se dy nga viktimat ishin izraelitë, derisa një tjetër ishte një grua franceze.
Një person i katërt është në rrezik për jetën, si rezultat i plagëve të marra.
Një person i katërt i plagosur rëndë ishte belg.
Personi i armatosur sipas Van Wymersch, sipas të gjitha gjasave e ka kryer sulmin i vetëm, por si i tillë, ka qenë i përgatitur mirë.
Ai gjatë një konference nuk ka mundur ta specifikoj nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për një akt anti-hebre.
Kryeministri izraelit benjamin Netanjahu e k dënuar fuqishëm rastin duke shtuar se vrasjet janë “rezultat i nxitjës së urrejtjes së madhe ndaj hebrenjëve dhe shtetit të tyre.
Incidenti ka ngjarë pasditën e 24 majit.
http://botasot.info/bota/301133/poli...in-ne-bruksel/
-
-
i/e regjistruar
Për: Atentat në muzeun hebre në Bruksel: Ne një shoqëri që konsiderohet tejet toleran
http://www.oranews.tv/bota/atentat-n...at-e-sigurise/
Bruksel-Një ditë pas ngjarjes tragjike në një muze hebrenjsh në kryeqytetin belg, Bruksel, zonat e banuara nga hebrenjtë janë sot nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur një tjetër ngjarje të rëndë.
Dje, një person i armatosur qëlloi për vdekje 3 persona ndërsa një tjetër u plagos rëndë, brenda ambjenteve të muzeut të hebrenjve.
Sipas mediave belge, agresori mbërriti me makinë, zbriti prej saj me armë në dorë, qëlloi ndaj njerëzve në hyrjen e muzeut, e më pas u rikthye në mjetin e tij për t’u larguar me shpejtësi.
Policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes një person si të dyshuar por e ka liruar atë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 2 persona të tjerë.
Sipas ministrisë së Brendshme belge, 2 prej viktimave ishin turistë izraelitë, një çift rreth të 50-tave ndërsa të tre viktimat janë qëlluar me plumba në fytyrë. Vetë kryebashkiaku i Brukselit, Yvan Mayeur e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt terrorist. Kryeministri Elio Di Rupo tha se shtetasit belg “janë të bashkuar dhe shfaqin solidaritet përpara këtij sulmi të urryeshëm ndaj një institucioni të kulturës hebraike”.
Ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa theksoi se kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë në hapjen e një luftë ndaj hebrenjve dhe shtetit të tyre. Belgjika ka një popullsi hebreje prej 42 mijë banorësh, gjysma e të cilëve jetojnë në Bruksel.
http://www.oranews.tv/bota/atentat-n...at-e-sigurise/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt