Me vodhen targen e makines (vetem njeren). Shkova ne Policine e rrethit te Vlores per te bere denoncimin. Aty ne nje zyre me dhane nje flete Procesverbali me gabime ortografike qe e firmosa e me pas me thane qe per 15 dite do te te kthejme pergjigje. Procesverbali ishte per HUMBJE dhe une insistova qe ishte vjedhje dhe doja te beja edhe nje denoncim per VJEDHJE. Kete doja ta beja pasi mund te me vjedhin perseri dhe une nuk mund te paguaj cdo 15 dite nje targe te re 4000 Leke(te reja). Cuditerisht nuk e
pranuan edhe pse vazhdova te insistoja. Para se gjithash paaftesia totale e policave zyrtare per kete pune me beri te ndihem i zhgenjyer ne maksimum per nje problem te tille te thjeshte. Komunikimi i dobet joprofesional me la shije te hidhur dhe sot pas 16 diteve shkova te marr pergjigjen pasi zoterinjte as qe begenisen te me lajmeronin sic premtuan. Pergjigja ishte: Pse erdhe kur duhet te nxjerresh targa te reja???!!!
Ky per mua nuk eshte Ligj apo Nen qe mbron qytetaret. Kjo eshte vjedhje dhe per mendimin tim vjedhja fillon nga vete policia.
Nuk ka me turp te vjedhesh qytetaret e ndershem. Jam i sigurt se kjo u ka ndodhur edhe te tjereve dhe do bej cmos te marren masa.
Nje shtet me keto lloj ligjesh i kthen qytetaret e ndershem ne hajdute.
Ne total duhen paguar rreth 8000Leke te reja.
Ligji mbron hajdutet dhe trafikantet e droges qe marrin ne qafe te pafajshmit.
p.s. Me e bukura eshte se jam vetem 20 metra larg policise dhe po ndodhin shume vjedhje. Kjo eshte policia e Vlores. Turp!
Ky eshte Neni qe na "mbron"
--------------------------------
NENI 101 - HUMBJA, VJEDHJE, DEMTIMI DHE SHKATERIMI I TARGES
1. Nė rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatėrrimi tė ndonjėrės prej targave tė treguara nė nenin 99, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet tė bėjė denoncim brenda 24 orėve nė organet e policisė, tė cilat mbajnė shėnimet e duhura dhe lėshojnė vėrtetimin pėrkatės.
2. Pasi tė kenė kaluar 15 ditė nga denoncimi i humbjes ose vjedhjes sė targave dhe kėto targa ende nuk janė kthyer a gjetur, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet t'i kėrkojė degės pėrkatėse tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor njė regjistrim tė ri pėr mjetin, sipas procedurave tė treguara nė nenin 92.
3. Gjatė periudhės kohore, pėr tė cilėn flitet nė pikėn 2, lejohet qarkullimi i mjetit vetėm pasi zotėruesi i lejes sė qarkullimit tė ketė vendosur nė mjet njė tabelė me sfond tė bardhė, qė pėrmban tė gjitha tė dhėnat e targės sė tij origjinale. Pozicioni dhe pėrmasat e tabelės dhe shkronjat e saj duhet tė jenė tė njėjta me ato tė targės origjinale.
4. Tė dhėnat e regjistrimit tė treguara nė targė duhet tė jenė gjithmonė tė lexueshme. Kur pėr shkak tė dėmtimeve kėto tė dhėna nuk janė mė tė lexueshme, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet t'i kėrkojė zyrės kompetente tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor njė regjistrim tė ri tė mjetit, sipas procedurave tė treguara nė nenin 92.
5. Nė rastet e shkatėrrimit tė njė prej targave tė treguara nė nenin 99, pika 1, zotėruesi i lejes sė qarkullimit, mbi bazėn e vėrtetimit tė denoncimit sipas pikės 1, duhet tė kėrkojė njė regjistrim tė ri tė mjetit.
6. Zotėruesi i lejes sė qarkullimit qė, nė rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatėrrimi tė targės sė regjistrimit ose tė targės sė mjeteve qė qarkullojnė pėr prova, nuk pėrmbush detyrimet sipas pikės 1 ose qarkullon me tabelėn e treguar nė pikėn 3, pa pėrmbushur detyrimet sipas pikave 1 dhe 2, ndėshkohet me masė administrative me gjobė nga pesė mijė deri nė njėzet mijė lekė.
7. Cilido qė qarkullon me njė targė qė nuk ėshtė plotėsisht dhe qartėsisht e lexueshme, ndėshkohet me masė administrative me gjobė nga dy mijė e pesėqind deri nė dhjetė mijė lekė.
Krijoni Kontakt