Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Ligji mbron apo vret ne Shqiperi?

    Me vodhen targen e makines (vetem njeren). Shkova ne Policine e rrethit te Vlores per te bere denoncimin. Aty ne nje zyre me dhane nje flete Procesverbali me gabime ortografike qe e firmosa e me pas me thane qe per 15 dite do te te kthejme pergjigje. Procesverbali ishte per HUMBJE dhe une insistova qe ishte vjedhje dhe doja te beja edhe nje denoncim per VJEDHJE. Kete doja ta beja pasi mund te me vjedhin perseri dhe une nuk mund te paguaj cdo 15 dite nje targe te re 4000 Leke(te reja). Cuditerisht nuk e
    pranuan edhe pse vazhdova te insistoja. Para se gjithash paaftesia totale e policave zyrtare per kete pune me beri te ndihem i zhgenjyer ne maksimum per nje problem te tille te thjeshte. Komunikimi i dobet joprofesional me la shije te hidhur dhe sot pas 16 diteve shkova te marr pergjigjen pasi zoterinjte as qe begenisen te me lajmeronin sic premtuan. Pergjigja ishte: Pse erdhe kur duhet te nxjerresh targa te reja???!!!
    Ky per mua nuk eshte Ligj apo Nen qe mbron qytetaret. Kjo eshte vjedhje dhe per mendimin tim vjedhja fillon nga vete policia.
    Nuk ka me turp te vjedhesh qytetaret e ndershem. Jam i sigurt se kjo u ka ndodhur edhe te tjereve dhe do bej cmos te marren masa.

    Nje shtet me keto lloj ligjesh i kthen qytetaret e ndershem ne hajdute.

    Ne total duhen paguar rreth 8000Leke te reja.
    Ligji mbron hajdutet dhe trafikantet e droges qe marrin ne qafe te pafajshmit.

    p.s. Me e bukura eshte se jam vetem 20 metra larg policise dhe po ndodhin shume vjedhje. Kjo eshte policia e Vlores. Turp!

    Ky eshte Neni qe na "mbron"
    --------------------------------

    NENI 101 - HUMBJA, VJEDHJE, DEMTIMI DHE SHKATERIMI I TARGES

    1. Nė rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatėrrimi tė ndonjėrės prej targave tė treguara nė nenin 99, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet tė bėjė denoncim brenda 24 orėve nė organet e policisė, tė cilat mbajnė shėnimet e duhura dhe lėshojnė vėrtetimin pėrkatės.

    2. Pasi tė kenė kaluar 15 ditė nga denoncimi i humbjes ose vjedhjes sė targave dhe kėto targa ende nuk janė kthyer a gjetur, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet t'i kėrkojė degės pėrkatėse tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor njė regjistrim tė ri pėr mjetin, sipas procedurave tė treguara nė nenin 92.

    3. Gjatė periudhės kohore, pėr tė cilėn flitet nė pikėn 2, lejohet qarkullimi i mjetit vetėm pasi zotėruesi i lejes sė qarkullimit tė ketė vendosur nė mjet njė tabelė me sfond tė bardhė, qė pėrmban tė gjitha tė dhėnat e targės sė tij origjinale. Pozicioni dhe pėrmasat e tabelės dhe shkronjat e saj duhet tė jenė tė njėjta me ato tė targės origjinale.

    4. Tė dhėnat e regjistrimit tė treguara nė targė duhet tė jenė gjithmonė tė lexueshme. Kur pėr shkak tė dėmtimeve kėto tė dhėna nuk janė mė tė lexueshme, zotėruesi i lejes sė qarkullimit duhet t'i kėrkojė zyrės kompetente tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor njė regjistrim tė ri tė mjetit, sipas procedurave tė treguara nė nenin 92.

    5. Nė rastet e shkatėrrimit tė njė prej targave tė treguara nė nenin 99, pika 1, zotėruesi i lejes sė qarkullimit, mbi bazėn e vėrtetimit tė denoncimit sipas pikės 1, duhet tė kėrkojė njė regjistrim tė ri tė mjetit.

    6. Zotėruesi i lejes sė qarkullimit qė, nė rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatėrrimi tė targės sė regjistrimit ose tė targės sė mjeteve qė qarkullojnė pėr prova, nuk pėrmbush detyrimet sipas pikės 1 ose qarkullon me tabelėn e treguar nė pikėn 3, pa pėrmbushur detyrimet sipas pikave 1 dhe 2, ndėshkohet me masė administrative me gjobė nga pesė mijė deri nė njėzet mijė lekė.

    7. Cilido qė qarkullon me njė targė qė nuk ėshtė plotėsisht dhe qartėsisht e lexueshme, ndėshkohet me masė administrative me gjobė nga dy mijė e pesėqind deri nė dhjetė mijė lekė.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: Ligji mbron apo vret ne Shqiperi?

    Si ben ti, sikur erdhe pardje ne shqiperi dhe nuk prisje te zhgenjeheshe.
    Kush jeton me shume se 1 jave ne shqiperi e di shume mire cfare ndodh ketu, e nuk ka pritshmeri te larte ndaj shtetit (apo privatit).
    Ta gezoc targen e re
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ligji mbron apo vret ne Shqiperi?

    Mė mirė ishte nė kohėn e Plakut Mere, tė vidhnin makinėn me gjithė targa
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2013
    Postime
    63

    Pėr: Ligji mbron apo vret ne Shqiperi?

    E di si esht puna , ne si Shqiptar jemi bo me keq se skeptiket te betohem . Si puna asaj shprehjes preke vet me dor, me pak fjal qe ta kuptosh te dhem apo jo . Keshtu dhe problemi qe shtro ti .

    Po vallaji ruju nga ata te Treblovės se jan mo keq se Lazot .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Ligji mbron apo vret ne Shqiperi?

    @ smokkie --> e di ate shprehjen: prit gomar te mbije bari? lexo me poshte...
    @ wordless --> ne kohen e Plakut Mere vetem babai im kishte makine dhe kush do te guxonte t'ja preknin???
    @ Kod --> jam me origjine nga Sevasteri dhe s'ja kam friken njeriut

    Historia vazhdon. Vajta ne D.P.SH.T.RR.(Drejtoria e Pėrgjthshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor) dhe i thashe nje punonjesi ne sportel qe dua te nxjerr targat e reja. Me pa me inat dhe me tha: nuk duhej te vije sot. Une i thashe se vij me rekomandim te policise. Jo me tha prere, duhet te vish 15 dite pas dates 21 maj. Po une e bera denoncimn ne daten 6 maj dhe sipas ligjit dhe nenit qe kam nenvizuar me lart kane kaluar 15 dite. Kjo s'ka te beje fare, varet se kur na arrin letra neve, me tha. Po une nga ta dija, nuk me lajmeroi njeri???!!! Ik dhe hajde kur te thashe. Edhe nje dite e humbur kot. I shkruaj keto per ata qe do u ndodhin keto hajdutlleqe e qe mos te sorollaten kot si puna ime.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •