Itali, sekuestrohen 782 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria
Itali, sekuestrohen 782 kg marijuanë që vinte nga ShqipëriaFIRENCE- Autoritetet italiane në Firence kanë sekuestruar sot 782 kilogramë marijuanë, që kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali dhe kanë ekzekutuar 9 urdhër arreste. Të arrestuar janë shtatë shtetas shqiptarë, identetiti i tË cilëve nuk bëhet i ditur, një shtetas italian dhe një rumun.
Operacioni është kryer në orët e para të ditës së sotme nga policia e Firences, me urdhër të prokurorisë së Romës. Sipas policisë së Firences, droga e kapur kapte një vlerë tregu prej 4.6 milionë eurosh ndërsa detajet e këtij operacioni pritet të bëhen publike gjatë ditës.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt