Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Kopi Kycyku

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet nė Bllog
    22

    Kopi Kycyku

    Kopi Kyēyku, lindur mė 1943 nė qytetin Pogradec.

    Emri:  KKycyku.gif

Shikime: 524

Madhėsia:  28.9 KB

    Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degėt gjuhė-letėrsi dhe histori-gjeografi).

    Ėshtė doktor i shkencave dhe akademik, antar themelues dhe antar i Komitetit Drejtues Ndėrkombėtar i Qėndrės sė Studimeve Ndėretnike dhe i Komunikimit Social pranė Akademisė sė Shkencave tė Rumanisė (1991), antar themelues i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Evropės Qėndrore (1997), antar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), antar i Shoqatės sė Ballkanistikės dhe Sllavistikės (1992), antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė (1967) etj. Ka marrė pjesė, me referate dhe kumtesa, nė shumė veprimtari shkencore ndėrkombėtare.

    Ėshtė nderuar me diploma dhe ēmime ndėrkombėtare pėr mėsimdhėnien e stilistikės sė gjuhės italiane, tė historisė sė Ballkanit, sidhe nė fushėn e pėrkthimeve.

    Themelues dhe botues i Revistės Evropiane HAEMUS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kopi Kycyku

    INTERVISTA/ Flet Akademiku, shkrimtari dhe pėrkthyesi Kopi Kyēyku

    - Takimi i fundit me Haxhi Lleshin dhe lotėt e lamtumirės

    - Intervista me Ramiz Alinė pėr Manush Alimanin

    - Intervista me Nexhmije Hoxhėn dhe kritika miqėsore e Marash Hajatit

    - Intervista me Fiqret Shehun, nė zyrėn e saj, nė Shkollėn e Lartė tė Partisė, pėr 8 Marsin

    - Shpėrthimi i Fiqret Shehut: “Ato merita i ka Mehmeti, jo Hysni Kapo”

    - Mendimet e mia pėr Jashar Menzelxhiun, Rrapo Devishin e Jorgji Xhufkėn

    - Enver Hoxha me fjalėn e 6 shkurt 1967 dhe martesa e amerikanit me taējanėn e bukur

    - Njohja me Sali Berishėn dhe premtimet boshe. Lėnia nė harresė e njė interviste

    Albert ZHOLI

    Pse kaq shumė histori me Haxhi Lleshin?

    Kam shumė histori me Haxhi Lleshin. Veēanėrisht prekės ka qenė pėr mua njė nga takimet e fundit me tė. Ndodhej nė gjendje arresti nė shtėpi. Ishte i sėmurė rėndė. Te koka i rrinin i biri, Reshiti dhe njė nga nipat, Bashkimi, inxhinier gjeolog. E dija qė, pėr shkaqe ideologjike, at’ e bir kishin vite qė rrinin kokėmėnjanė. U pėrlota, - se pėr gurė kam studiuar, por gur nuk jam, - dhe, kur po largohesha, i thashė Reshitit, qė mė pėrcolli deri tek dera e jashtme: “Qofsh i bekuar qė nderon prindėrit, sepse edhe kur na duket sikur kėta gabojnė, pņ pėr tė mirėn tonė mendojnė”.

    Cili ėshtė mendimi pėr Ramiz Alinė dhe njohja juaj me tė?

    Presidenti tjetėr, Ramiz Alia, ndėr meritat jo tė pakta, shpalosi sėrish, para punonjėsve tė Televizionit Shqiptar, mė 1979, virtytin e modestisė: pranoi dhe erdhi, si gjithė tė tjerėt, nė studio, pėr tė folur pėr shokun e vet tė luftės, “Heroin e Popullit” Manush Alimani, ashtu siē pati vepruar mė parė Nexhmije Hoxha pėr Qemal Stafėn.

    Nexhmije Hoxha erdhi direkt nė studio apo…?

    Jo. Na sugjeroi t’i shkonim nė shtėpi dhe atje, nė studion e Enver Hoxhės, e intervistuam. Na priti me bujari. Mund tė them se nė dispozicion tė ekipit tonė televiziv u vu tėrė personeli i shėrbimit tė familjes Hoxha. Vetėm pasi i bėri tė gjitha adetet e mikpritėses, Nexhmija na tha se mund tė fillonim nga puna. Mė ra nė sy se biblioteka e Enver Hoxhės zinte krejt muret e studios gjigante. Shumica e librave ishin tė celofanuara dhe, meqenėse nga ana teknike sfondi qė pėrftonin ato nuk ishte i pėrshtatshėm, operatorėt e shtruan si diēka tė domosdoshme zhveshjen e librave nga celofani. U tha, u bė. Pėrveē personelit shėrbyes, u vumė nė lėvizje edhe ne. Librat e fushave nga mė tė ndryshmet ishin, jo vetėm nė shqip, por edhe nė gjuhė tė huaja, kryesisht nė frėngjisht dhe, jo rrallė, kishin shėnime anash faqeve. Fill pas transmetimit tė intervistės nė ekran, Nexhmija, pėrmes drejtorit tė Televizionit, Marash Hajatit, na falėnderoi. Kėtu dua tė vė nė dukje diēka: Meqenėse nisma pėr intervistimin e personaliteteve tė atij rangu ishte diēka e panjohur deri atėherė, Marashi mė tėrhoqi vėmendjen qė tė mos i shqetėsoja e tė mos ua

    haja kohėn e vlefshme udhėheqėsve. Nuk ngurrova t’i pėrgjigjesha se kėtė e bėja pėr tė mirėn e punės e jo pėr ndonjė pėrfitim vetjak.

    Po Fiqiret Shehun?

    E kam intervistuar edhe Fiqret Shehun. Nė zyrėn e saj, nė Shkollėn e Lartė tė Partisė. Na foli pėr 8 Marsin, qė atė vit pėrkonte me 35-vjetorin e formimit tė Bashkimit tė Grave tė Shqipėrisė (BGSH). Normalisht duhej tė na fliste Vito Kapo, me cilėsinė e presidentes sė BGSH-sė, por “ndryshimi i adresės” u bė me porosi nga lart, nga sektori i shtypit i KQ tė PPSH. Edhe Fiqreti, e veshur thjesht, si Nexhmija, na priti buzagaz, madje, si pėr tė na i tulatur emocionet, bėri edhe njė shaka nė ēastin kur operatorja e zėrit, Mira Lyta, i vuri mikrofonin nė tavolinė. Para se tė largoheshim, Fiqreti mė tha se ato ditė kishte parė nė ekran njė emision timin, qė trajtonte betejat e zhvilluara nė ish-Qarkun e Vlorės. I kishte pėlqyer, por mė bėri vėrejtje qė pėrmendej “shumė mė shpesh nga sa duhej” emri i Hysni Kapos dhe qė fotografia e tij “mbeti tėrė kohėn nė ekran”. Fill paskėtaj, Fiqreti shpėrtheu: “Ato merita i ka Mehmeti, jo Hysniu”. U trondita nga ē’po mė zinin veshėt. Kėto mė duket se i dėgjoi, edhe Mira, e cila vazhdonte tė mblidhte kabllin e aparaturave. Me t’u kthyer nė Televizion, mė thirri drejtori i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit, Ēajup Rusmali, me tė cilin kisha konfidencė.

    Kur mė pyeti si dolėm me intervistėn, krahas frazave tė zakonshme nė kėsi rastesh, e vura nė dijeni pėr protestėn e Fiqretit. Ma vuri dorėn te goja e mė bėri me shenjė ta ulja zėrin.

    Me sa dukej kishte frikė se, midis gjithė atyre aparaturave qė shėrbenin kryesisht pėr tė folur, aty nė zyrė ishte edhe ndonjė qė dėgjonte e regjistronte me vigjilencė fjalėt tona. Mė kapi pėr krahu dhe dolėm nė sallon. Ndezi vrullshėm njė cigare, e thithi nja dy herė thellė dhe shtoi: “Kopi, vėlla, ti e kupton qė janė gjėra me zarar tė madh. Tė mėdhenjtė aty zihen, aty pajtohen. Por ne… Prandaj: unė, ti dhe Perėndia!” Kishte plotėsisht tė drejtė. Ishte viti 1979.

    Pėr Ramiz Alinė, mė le diēka nė mes…?

    Gjithnjė e kam parė me simpati Ramiz Alinė, i cili, qysh nė rininė e hershme, pati komanduar njėsi tė rėndėsishme tė Ushtrisė Antifashiste Nacionalēlirimtare Shqiptare dhe pas Ēlirimit ia doli mbanė tė shpėtonte pa u ndukur nga dhėmbėt e kthetrat e vėllezėrve ujqėr tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Gjithashtu, s’kam pėr tė harruar asnjė ēast qė Ramiz Alia ishte ai qė mė shpėtoi jetėn e nderin e vėnė nė rrezik nga treshja Javer Malo - Ferdi Karagjozi – Ymer Minxhozi, pėr ēka do t’ju tregoj mė vonė.

    Ju keni histori dhe me udhėheqėsit e “brezit tė demokracisė”? Kė do tė veēoje?

    Ah, po. Sali Berishėn. Sali Berishėn e kam njohur gjatė pushimeve qė i bėnte pėrvit familjarisht nė Pogradec, nė shtėpinė e krushkut tim, Sotiraq Mato. Ēifti Sali dhe Liri Berisha, nė sytė e tė gjithė pogradecarėve, qytetarė e fshatarė, pati lėnė pėrshtypjet mė tė mira, sepse jo vetėm nuk ia mohonin vizitėn mjekėsore askujt, por edhe nuk pranonin absolutisht asnjė shpėrblim, nė tė holla apo nė “natyrė”.

    Udhėheqja mbetet udhėheqje, po baza e asaj kohe?

    Kėta ndesheshin drejtpėrdrejt me vėshtirėsitė e hallet e njerėzve. Secili nė stilin e vet: Feti Rugji, Myftar Grabocka dhe Jani Mio me rigorozitetin e theksuar; Sul Baholli, Tahir Minxhozi, Iljaz Reka, me shpirtin ndėrmarrės; Jashar Menzelxhiu, Rrapo Devishi e Jorgji Xhufka me gjallėrinė dhe entuziazmin; Zenun Shahollari me sedrėn tepėr tė zhvilluar (ēka e ēoi deri nė vetėvrasje); Sali Verdha, Irfan Ēelkupa, Lefter Goga, Mėhill Doēi, Ahmet Shtylla dhe Qani Dumja me modestinė dhe humorin e shėndetshėm, pas tė cilit qėndronte ndjenja e lartė e pėrgjegjėsisė etj. Humori i ndihmonte tė harronin pėr disa ēaste kritikat qė i breshėronin nga lart e nga poshtė. Barsaletat qė tregonin, nganjėherė ishin vėrtet me zarar, sepse, nė njė formė a nė njė tjetėr, zinin nė gojė partinė, ideologjinė, madje edhe krerėt.

    Ka ndodhur diēka e tillė?

    Nė pushimet ndėrmjet seancave tė njė mbledhjeje nė Kryeministri, ku ishim thirrur nga zėvendėskryetari i qeverisė Adil Ēarēani tė raportonim pėr elektrifikimin e fshatrave, Qani Dumja na rrėfeu se si, fill pas Fjalės qė Enver Hoxha mbajti mė 6 Shkurt 1967, pėr tė pėrcėlluar me zjarr e me hekur tė gjithė ata qė merrnin

    nėpėr kėmbė tė drejtat e liritė e grave dhe motrave tona, nė rrethin e Kolonjės, ishte shfaqur njė shtatėdhjetėvjeēar kokorroē e faqekuq. Vinte nga Amerika me qesen kukurec. Kėrkonte nuse. I thanė se nė Taēin malor njė fshatar kishte nja pesė a gjashtė vajza tė pamartuara, tė gjitha si yje. I trokiti nė derė fshatarit dhe i kėrkoi dorėn e njėrės prej tė bijave. “Nuk kam prikė t’u jap, prandaj mė kanė mbetur nė shtėpi”,- tha ky i fundit. “Jo vetėm prikė s’dua, por do tė tė mbush edhe ty me dollarė” ia rrahu shpatullat e kėrrusura shqiptaro-amerikani. Kėsisoj fitoi tė drejtėn tė martohej me mė tė renė e mė tė bukurėn e katundit Taē. Pa formalitete, pa dokumente. Partia, ēuditėrisht, e mori vesh kėtė punė vetėm pas pesė a gjashtė muajsh. Qaniu i thirri tė dy, amerikanin e taējanen, nė zyrėn e vet. U paraqitėn tė veshur me nga njė pardesy tė re. “E di ti, mor amerikan, se ē’ka thėnė shoku Enver mė 6 shkurt?” zuri ta vinte para pėrgjegjėsisė Qaniu. “Si urdhėron, zoti kryetar!” nisi t’i pėrgjigjej amerikani. “Nuk jam kryetar, po sekretar i Komitetit Ekzekutiv”, saktėsoi Qaniu. “Si urdhėron, zoti kryetar!” nuk e ndryshoi refrenin amerikani. Qaniu i tha se shoku Enver dhe partia nuk lejonin shkeljen e parimeve tė emancipimit tė femrės shqiptare. Kur amerikani u mat tė pėrsėriste refrenin “Si urdhėron, zoti kryetar!”, Qaniu vuri re se barku i bukuroshes taējane ishte goxha i kėrcyer. “Po ti e paske marrė mė qafė, mor imperialist!” e ngriti Qaniu zėrin nja dy oktava mė lart. “Si urdhėron, zoti kryetar! Masati nga ndonjė shkėndijė tė rrallė lėshonte, por qėlloi eshka e mirė dhe ndezi!”. Qeshėm me lot. Sali Verdha, apo Sala, siē e thėrrisnin shokėt e luftės e tė punės, nuk mbeti pas. Nxori edhe ai diēka nga repertori i vet i pashtershėm. Si kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit tė Durrėsit, Sala pat vajtur njė herė tė shihte si e bėnte pritjen e popullit kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė atij qyteti, Bajram Thėrrmija. Hallet e njerėzve kishin emėrues tė pėrbashkėt punėsimin, strehimin dhe pasaportizimin. U paraqit edhe njė zijosh i pispillosur, me kėpucė lustrafine e me kravatė.

    “Kam njė hall tė madh”- tha.- “Jam keq me strehim”. Familja e tij pėrbėhej nga tre vetė: ai, e shoqja dhe fėmija i mitur. Kishte apartament me dhomė, kuzhinė dhe aneks. “Paske aq sa tė takon”,- i tha Bajrami. “Jo, jo, sepse unė kam… kam shumė gazra”, ngulmonte zioshi. Atė ēast Sala s’u pėrmbajt dot mė dhe iu pėrvesh: “Partia mezi strehon njerėzit, ndėrsa ti, mor horr horri, dashke dhomė edhe pėr tė strehuar pordhėt”. Meqenėse na kishin mbetur ende disa minuta para se tė rifuteshim nė mbledhje, e lutėm Salėn tė na tregonte edhe ndonjė qyfyr tjetėr. Nuk na e prishi. Nė Durrės Salė Verdha pat qenė dikur edhe drejtor i drejtorisė sė hekurudhave. Tek po dilte njė pasdite nga zyra, iu vu nga pas njė mesoburrė. Diēka i kėrkonte, por Sala i lodhur vazhdonte tė ēapitej ngadalė pa ia vėnė veshin. Kur mbėrriti tek dera e shtėpisė, Sala e pyeti se ku punonte. “Hamall nė port”, iu pėrgjigj mesoburri. “Po pse, mor, ē’mė bane mu, Karl Marksin, qė t’i zgjidh hallet e tanė klasės punėtore?!” Kėta drejtues tė bazės, - qė jo njė herė fajėsoheshin pėr “turbullimin e ujit tė kulluar qė rridhte nga lart”, - jetonin vėrtet thjesht e me nder. Kur dolėn nė shitje tė parat lavatriēe italiane Candy, Sali Verdha nuk i kishte mundėsitė financiare tė blinte.

    Thoshte me humor: “E kam njė lavatriēe qysh nga koha e Italisė, s’mė duhet tjetėr. Nuk harxhon korrent, punon vetėm me ujė e sapun. Ėshtė marka Bali”. E kishte fjalėn pėr tė shoqen, Ikbalen, njė zonjė e vėrtetė. Mė 15 qershor 2006 i vajta Salė Verdhės nė shtėpi. Vazhdonte tė banonte “thjesht e me nder” nė njė nga apartamentet e “kohės sė Partisė sė Punės”, me bashkėshorten. I dhashė faqet e librit ku zihet nė gojė emri dhe “bėmat” e tij, si dhe faqet pėr Myslim Pezėn e Haxhi Lleshin, duke e lutur t’ua ēonte familjeve tė tyre. Njėlloj veprova edhe me fragmentet qė lidhen me zotėrinjtė Ramiz Alia, Rexhep Meidani, Sali Berisha, Neritan Ceka, Genc Xhuvani, Fatos Beja, Bedri Dedja, Bedri Myftari, Dhimitėr Xhuvani, Alfred Karamuēo, Arian Starova, Ēajup Rusmali, Agim Musta, Zhani Canco etj., duke ua ēuar dorazi nė adresat e tyre.

    (Muaj mė parė ua kisha dhėnė pjesėt pėrkatėse Eduard Sulstarovės, Zeqi Agollit,

    Luan Omarit, Pėllumb Xhufit etj.). Nuk munda t’ia ēoja Vehbi Alimuēajt, ngaqė shtėpinė e tij e gjeta tė mbyllur. As nė burg, ku ndodhet prej disa vjetėsh, nuk arrita t’i shkoja. Po atė ditė, pasi piva kafe me artistėt e shquar Gaqo Ēako e Luftar Pajo dhe hėngra drekė me Zhani Cancon nė lokalin luksoz “Panorama”, nė majė tė Malit tė Dajtit. Kur libri doli nga shtypi, tė gjithė tė lartpėrmendurve u dėrgova nga njė kopje. Familjes sė Enver Hoxhės ia ēova pėrmes arkitektit tė mirėnjohur, Klement Kolanecit, pėr tė atin e tė cilit, “Heroin e Popullit” Teki Kolanecin, pata pėrgatitur dikur njė emision televiziv, qė u prit me ngrohtėsi anembanė vendit, sidomos nga njerėzit e thjeshtė, qė e patėn bujtur e ia patėn ēmuar vlerat gjatė viteve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare...

    Ju keni histori dhe me udhėheqėsit e “brezit tė demokracisė”? Kė do tė veēoje?

    Ah, po. Sali Berishėn. Sali Berishėn e kam njohur gjatė pushimeve qė i bėnte pėrvit familjarisht nė Pogradec, nė shtėpinė e krushkut tim, Sotiraq Mato. Ēifti Sali dhe Liri Berisha, nė sytė e tė gjithė pogradecarėve, qytetarė e fshatarė, pati lėnė pėrshtypjet mė tė mira, sepse jo vetėm nuk ia mohonin vizitėn mjekėsore askujt, por edhe nuk pranonin absolutisht asnjė shpėrblim, nė tė holla apo nė “natyrė”. Mė pas, me guximin dhe pjekurinė qė tregoi nė ngjarjet-kthesė tė fillimviteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, Sali Berisha mė bėri ta respektoj edhe mė shumė. I shkova nė zyrė kur u bė President, fill pasi u detyrova tė mėrgoja nė Rumani, pra mė 1993-n. Mė premtoi se do tė jepte urdhėr qė padrejtėsia “skandaloze”, e cila mė ishte bėrė duke mė nxjerrė nė asistencė, tė anulohej menjėherė. Mė pas, me shkresėn nr. 34/212 Prot., datė 3.3.1993, Kabineti i Presidentit mė vinte nė dijeni, ndėr tė tjera, se “Me porosi tė Tij u ngarkua Ministria e Jashtme” tė ma zgjidhte problemin dhe shtonte: “Lidhuni me dikasterin e lartpėrmendur”. U lidha, por nuk zgjidha gjė. Presidenti Berisha nuk mė dha pėrgjigje as pėr kėrkesėn e dytė, pėr tė cilėn mė pat thėnė se do tė mendohej dhe do tė mė njoftonte pas disa ditėsh. Fjala ishte pėr njė intervistė tė gjerė rreth zhvillimeve demokratike nė Shqipėri, tė cilėn njė shtėpi e madhe botuese nė Bukuresht ishte dakord ta nxirrte nė trajtė libri, nė disa gjuhė. Botuesit rumunė ishin tė bindur se do tė mirėpritej dhe do tė kish jehonė tė fuqishme, pėrderisa Presidenti Berisha, me tė drejtė, shihej si njė intelektual e demokrat i dalluar, madje, nė ndonjė rast, e krahasonin me Vaclav Havelin. Kur Presidenti Sali Berisha erdhi pėr vizitė zyrtare nė Rumani, nė maj 1994, e takova nė ambasadė dhe, nėpėrmjet mikut tim, Fatos Bejės, qė e shoqėronte, i dėrgova njė letėr, ku theksoja dėshirėn pėr t’u rikthyer nė atdhe sapo tė mė sigurohej njė punė e pėrshtatshme. Pėrsėri heshtje... Pata pėrshtypjen se Doktorit jo ēdo gjė i binte nė dorė. E them kėtė sepse Berisha nuk e njeh shpėrfilljen ndaj njerėzve. Po pėrmend vetėm njė nga dėshmitė e shumta. Koēo Kapija, banor i Pogradecit me prejardhje nga Pėrmeti, i cili mė ka folur nė ēdo kohė me adhurim pėr Berishėn, mė tregoi mesazhet qė pati kėmbyer nė celular me tė. Pėrmbajtja e tyre: shembull modestie dhe kujdesi pėr njerėzit nga Kryetari i Partisė Demokratike.



    Nesėr do tė lexoni:

    -Takimi me ish - Presidentin Meidani nė Rumani, mė paraqiti si mik tek Presidenti i Rumanisė

    -Kontradiktat me ambasadorin shqiptar nė Rumani

    -Lidhjet e mia me Dionis Bubanin dhe bisedat e tij tė kėndshme

    - Historiani e gjuhėtari grek Akile Lazarou dhe libėrthi “Origjina dhe historia pėrmbledhėse e vllehve tė Shqipėrisė”

    -Debati: Skėnderbeu e Nėnė Tereza, nuk janė kurrė arumunė

    -“Arumunėt e Shqipėrisė nė kontekst ballkanik”, libėr i botuar dy herė radhazi mė 1999

    - Heshtja e pėrfaqėsuesve tė Shoqatės sė Arumunėve tė Shqipėrisė

    - Ja pse humba pėrballė Fatmir Xhafės nė zgjedhjet pėr deputet

    - Premtimet boshe tė Luan Hajdaragės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •