Tėrmeti shkakton dėme
Nė orėn 2 e 59 minuta tė mėngjesit tė sė hėnės, njė tėrmet me fuqi 5.2 tė shkallės Rihter, me epiqendėr 3 kilometra nė jug tė Belshit dhe 13 kilometra nė veri tė Kuēovės goditi vendin.
Mė pas vijuan edhe 6 goditje tė tjera me intensitet mė tė ulėt, e dyta nė orėn 3 e 6 minuta nė fshatin Mollas, nė orėn 3 e 16 minuta 6 kilometra nė jug-perėndim tė Gostimės njė tjetėr lėkundje 4.1 e shkallės Rihter, e kėshtu me radhė lėkundje tė tjera me intensitet mė tė ulėt, deri nė lėkundjen e fundit prej 3 tė ballė qė goditi nė orėn 5 e 39 minuta sėrish pranė Belshit.
Thellėsia e tėrmetit ka qenė e vogėl nga 2 deri nė 14 kilometra. Lėkundjet e forta e forta nė shumė qytete shkaktuan panik, aq sa nė zonat afėr epiqendrės shumė persona e kaluan natėn jashtė. Nė Belsh disa banesa janė bėrė tė rrezikshme pėr shkak tė dėmtimeve tė mėdha qė kanė pėsuar.
“Ka dėmė nė dy ambiente publike, sic janė shkolla 9-vjeēare Qendėr Belsh, gjithashtu dhe shkolla 9-vjeēare e fshatit Qafė-Shkallė tė Bashkisė Belsh. Por jo vetėm kėto objekte, kemi edhe dėmtime tė banesave tė qytetarėve”, deklaroi Blerim Tafani, nga Emergjencat Civile nė Belsh.
Dėmtime tė rėnda ka pėsuar edhe Shkolla e Mesme nė Bashkinė e Belshit, njė kat i sė cilės ėshtė bėrė e rrezikshme. Por situata ėshtė mė e rėndė nė Bashkinė e Cėrrikut, ku disa pallate janė dėmtuar shumė rėndė duke i bėrė tė pabanueshme.
Ekspertėt e Emergjencave Civile i kanė kėrkuar me urgjencė bashkisė nxjerrjen e tė gjithė banorėve jashtė banesave tė tyre pėr shkak se pallatet janė tė rrezikshme dhe mund tė shemben nė ēdo moment. Bėhet fjalė pėr dhjetėra familje tashmė tė pastreha. Banorėt treguan tmerrin e sekondave kur muret e shtėpive po ēaheshin.
"Mora fėmijėt dhe burrin tė iknim, por nuk na hapej dera. Kėrkuam ndihmė. Komshiu mezi hapi derėn duke e shqyer. Ka shumė dėme dhe kemi frikė tė rrijmė brenda", tha njė banore. "Jashtė po rrijmė tė gjithė, gra e burra. Kishim frikė se mos binte prapė, se kėto mure lėvizin", u shpreh njė tjetėr.
"Janė 50 familje tė prekura nga tėrmeti. Kryesisht janė dėmtuar pallati 13, 16 dhe 86, qė kanė rreth 34 familje tė identifikuara. Janė dėmtuar muret mbajtėse e ndarėse. Kemi kėshilluar banorėt tė lėnė banesat dhe kemi hartuar njė plan masash pėr t'i vendosur diku", deklaroi Fatmir Uruēi, drejtor i Urbanistikės nė bashkinė e Cėrrikut.
Emergjencat civile po japin ndihmėn ndėrsa i ėshtė kėrkuar Bashkisė sė Cėrrikut gjetja e njė strehimi alternativ, ndėrkohė qė dy pallatet e dėmtuara do bllokohen.
Dėme raportohen edhe nė rrethin e Lushnjes, nė fshatrat Hysgjokaj dhe Algjinaj janė tė paktėn 20 banesa tė dėmtuara dhe njė e rrafshuar plotėsisht.
Njė banesė nė Hysgjokaj u dėmtua aq shumė sa pėr pak zuri brenda familjen me 9 anėtarė. Emergjencat Civile po punojnė pėr evidentimin e tė gjitha dėmeve tė shkaktuara nė dy prefekturat, tė Elbasanit dhe Fierit.
/Top Channel
![]()
Krijoni Kontakt