Nga ARTIAN MALOKU

Postuar mė: 25 Shkurt, 2013 tek Analiza

Drejtėsia ėshtė pushteti-rojė prej sė cilės varet shėndeti i njė shteti. Ėshtė ajo qė e ruan shtetin nga tė gjitha rreziqet qė i kanosen atij dhe shoqėrisė. Ajo e mbron edhe nga pushtetet e tjera, nėse ato do t’i shmangeshin Kushtetutės dhe ligjeve
.

Por drejtėsia nė Shqipėri ėshtė e sėmurė rėndė dhe e pa aftė pėr tė kryer funksionet e saj. Ajo nuk dėnon dot as keqbėrėsit qė kanė mundėsi tė paguajnė dhe, vit pas viti, na ka dhėnė prova se sėmundja po pėrparon. Ky pėrfundim nuk ėshtė njė perceptim i ndikuar nga “pala qė humbet gjyqet”, por njė realitet i prekshėm. Provat janė shumė tė qarta. Nė tė gjitha raportet vjetore tė institucioneve ndėrkombėtare ėshtė nėnvizuar se drejtėsia nė Shqipėri ėshtė e pabesueshme.

Realiteti ėshtė bėrė aq i rrezikshėm pėr destabilizimin e vendit, saqė edhe partnerėt e huaj, mbėshtetės tė zhvillimit tė Shqipėrisė, e lanė mėnjanė gjuhėn diplomatike dhe po e thonė aēik se vendimet e gjykatave janė haptazi tė padrejta. U fol aēik, prandaj Sali Berisha nuk kishte mundėsi tė zbatonte taktikėn e tij tė njohur, adresimin e kritikave “tė miqve tė mėdhenj tė Shqipėrisė” tek opozita, si pėrgjegjėsi tė saja dhe tė aktorėve tė tjerė vendas. Nė pamundėsi pėr tė shfrytėzuar gjuhėn diplomatike iu kthye “kodit tė sojliut”, qė e kėshillon t’u dalė ballas armiqve, u tha miqve tė Shqipėrisė se po ndėrhynin nė gjykatat shqiptare, se po shkelnin parimin themelor tė drejtėsisė, pavarėsinė e saj.

Pėr kėdo qė vėren ato qė ndodhin nė Shqipėri, ėshtė e qartė se drejtėsia tek ne ėshtė viktimė dhe vegėl e Sali Berishės. Fillimet e pėrpjekjeve pėr ta bėrė tė tillė pėrkojnė me fillimin e karrierės sė tij politike. Provėn e parė e dha sapo u ul nė fronin e Presidentit tė Republikės.

Njė mėngjes, nė verėn e vitit 1992, mori hov dhe u ndal tek gjykata e Tiranės. Me pretekstin se nuk po jepnin drejtėsi, i shau e i kėrcėnoi gjyqtarėt e mbledhur nė njė sallė. Njėra prej gjyqtareve pėrfundoi nė qelitė e 313. Shkulte flokėt e vet e zeza grua. I menjėhershėm qe reagimi i njė zonje fisnike dhe mike e Shqipėrisė, Kristina von Kol (Christine von Kohl). Me vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar nė ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, zonja Von Kol i shpjegoi me dashamirėsi Sali Berishės se pushteti gjyqėsor ėshtė e duhet tė jetė i pavarur, si dhe arsyet pse nuk duhej bėrė ajo qė bėri. Por president Saliu e pėrēmoi dhe e pėrzuri nga zyra. Gazetari Fatos Lubonja, i pranishėm nė takim, e bėri publike sjelljen e kryetarit tė shtetit. Kjo e shtyu tė nxiste shėrbėtorėt e tij tė silleshin si zuska dhe zuzarė ndaj zonjės sė nderuar. Shkrimet e tyre tė shėmtuara janė tė stampuara nė faqet e gazetės sė tij, RD.

Pėr tė vlerėsuar saktėsinė e konkluzionit, se drejtėsia ėshtė vegėl dhe viktimė e Sali Berishės, ėshtė e nevojshme tė kujtojmė disa prej proceseve penale tė filluara ose jo me nismėn e tij, por tė pėrfunduara nė pėrputhje me vullnetin e tij. Kjo do na jap mundėsi tė kuptojmė se vendimi i pafajėsisė pėr ngjarjen e 21 janarit nuk ishte rrufe nė qiell tė kthjellėt. Rrugėtimi pėr tė mbėrritur nė kėtė pikė ka qenė relativisht i gjatė.

Zėri i znj. Von Kol mbeti i vetmuar. Opozita ishte e hutuar. Tė tjerėt heshtėn, madje mė keq se kaq, sepse nuk do vononte dhe do shihnim nė fotografi amerikanin Raierson (Rayerson) qė i fėrkonte dorėn presidentit tonė (shumė e ngjashme ajo ledhė me lajkėn “burrė shteti” qė i bėri zoti Arvizu 20 vjet mė pas).

Edhe nė publik u krijua pėrshtypja se presidenti do ta vazhdonte pa pengesa rrugėn e nisur. Nuk mėnoi dhe iu pėrvesh punės pėr tė bėrė gjyqin e parė tė pushtetit tė tij, atė pėr ngjarjen e 2 prillit 1991. Para se tė vinte nė pushtet i qe imponuar Gjykatės sė Lartė qė gjyqtar i ēėshtjes tė ishte Qazim Gjoni, bashkėkrahinas i tij dhe kryetar i gjykatės sė rrethit Dibėr.

Procedura penale e kėrkonte qė gjyqtari tė ishte ushtarak dhe Qazimi u ul nė vendin e kryegjyqtarit me uniformė ushtarake. Komedia vazhdoi. Kur duhej qė Qazimi tė ishte gjyqtar civil, bėhej ndryshimi i K.Pr. Penale dhe Qazimi e linte nė gardėrobė kostumin ushtarak; duhej justifikuar vonesa nė gjykim, Qazimi e kthente dosjen pėr hetime “plotėsues”; duhej shtyrė gjykimi, se vendimi duhej tė jepej nė njė kohė politikisht tė pėrshtatshme pėr Saliun, e shtynte Qazimi; duhej arrestuar edhe dikush tjetėr, se ashtu donte presidenti, e arrestonte Qazimi; duhej qė banditėt e rrugės ta mbushnin vazhdimisht sallėn e gjyqit dhe tė fyenin e godisnin tė pandehurit dhe dėshmitarėt qė nuk flisnin atė qė i duhej Saliut, ua krijonte kushtet Qazimi; duhej ndryshuar akuza pėr tė pandehurit, nga shpėrdorim detyre nė vrasje me dashje, e bėnte Qazimi, duhej mbyllur gjykimi dhe dhėnė vendimi ditėn e krishtlindjeve, e bėri Qazimi.

Farsa mbaroi me dėnimin e njerėzve tė pafajshėm pėr krimin e vrasjes. Arsyetimi i vendimit se: “Tė pandehurit as kanė vrarė dhe as kanė dėshiruar ardhjen e pasojave, por kanė lejuar ardhjen e tyre”, ishte skandaloz nė kuptimin juridik dhe logjik, por shprehte mė sė miri se ai nuk u mor sipas ligjit dhe provave, por sipas vullnetit tė individit tė pushtetshėm, Sali Berishės. Tre-katėr zėra reagues ndaj paligjshmėrisė sė procesit dhe vendimit tė dhėnė, ishin shumė pak pėr tė demaskuar farsėn dhe ndalur Sali Berishėn nė arritjen e qėllimeve.

Pas dhėnies sė vendimit ngriti nė pėrgjegjėsi Qazimin, hetuesin Qeleshi dhe prokurorin Fana. Shpėrblimi, pavarėsisht formimit profesional mediokėr dhe tė kaluarės sė tyre, i bėri ata model pėr cilindo qė dėshironte t’i shėrbente atij dhe jo shtetit.

Hedhja e kėtij hapi e bindi Saliun se mund tė mbyllte nė burg cilindo dhe me ēfarėdo akuze qė t’ia rrokte mendja. Me firmėn e Qeleshit arrestoi kryetarin e opozitės, ish-kryeministrin Fatos Nano. Imazhi i fotos kishte ndikimin e vet pėr ta perceptuar edhe kėtė akt si tė mbėshtetur nga pėrfaqėsuesi i SHBA nė Tiranė.

Sukseset e para i treguan se Modeli (alias Qazimi) riprodhonte, por nuk mjaftonte. I duhej qė drejtėsinė ta bėnte shėrbėtore tė tijėn sa mė shpejt. Diēka duhet tė bėnte dhe duket se idenė e mori nga shkencėtarėt e gjenetikės, qė punonin prej vitesh pėr klonimin e deles. Pa humbur kohė ndėrmori nismėn pėr “klonim”. Zgjodhi militantėt mė tė devotshėm dhe, brenda 6-muajve, atje tek Plepat, e “klonoi” Qazimin me dhjetėra herė. Para se tė vinte nė jetė delja Doll, juristėt 6-mujor zunė vendet e profesionistėve nė gjykata dhe nė prokurori.

Tashmė Sali Berisha mund tė fajėsonte e dėnonte cilindo qė i zinte rrugėn, por edhe mund tė shfajėsonte dhe shpallte tė pafajshėm kėdo qė i shėrbente. Kryetarin e opozitės e dėnoi si vjedhės tė rėndomtė. Reagimi i opozitės ndaj farsės sė dytė gjyqėsore nuk ishte ai qė duhet tė ishte. Propagandistėt e palodhur tė brendshėm dhe tė jashtėm, e paraqisnin si trashėgimtare dhe pretenduese pėr tė rikthyer komunizmin.

Ngjarja terroriste nė repartin ushtarak tė Peshkėpisė, mė shumė sesa egėrsinė dhe vendosmėrinė e qarqeve ekstremiste greke pėr tė aneksuar edhe mė shumė territore shqiptare, evidentoi gjendjen fatkeqe ku e katandisi ushtrinė shqiptare “patrioti” Sali Berisha, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr (repartin ushtarak e kishte ēarmatosur me urdhėr). Sedra kombėtare u lėndua rėndė. Kjo e trembi mė shumė sesa dhimbja pėr jetėt e humbura. Pėr t’u treguar patriot vendosi t’i tregonte vendin Greqisė. Urdhėroi drejtėsinė tė arrestonte dhe dėnonte njė grup shtetasish shqiptarė me kombėsi greke.

Farsa e tretė gjyqėsore dėshtoi, jo nė saje tė reagimit tė opozitės apo tė opinionit publik, por nė saje tė reagimit ndėrkombėtar, veēanėrisht tė SHBA. Bashkė me qytetarėt minoritarė SHBA shpėtuan nga burgu i Saliut edhe kryetarin e Gjykatės sė Kasacionit, Zef Brozin.

Mė pas, sė bashku me shėrbėtorin e tij fanatik, Bashkim Gazidede, organizuan arrestimin sekret tė biznesmenit nga Kosova Rremzi Hoxha dhe tė dy shtetasve tė tjerė. Rremzi Hoxha u vra pa gjyq. Dihet se ē’ndodhi me procesin gjyqėsor. Disa nga ata qė u pėrpoqėn tė vinin para pėrgjegjėsisė personat fajtorė nuk jetojnė mė. Pėrpjekjet pėr tė zhdukur provat e krimit rezultuan tė suksesshme deri diku. Ndėrsa ndėrhyrjet e Sali Berishės pėr tė mbrojtur personat e akuzuar ishin pa kurrfarė droje. Demagogjinė e tij, pėr tė justifikuar postet drejtuese qė u jepte tė pandehurve tė ēėshtjes, me pretendimin se respektonte parimin e prezumimit tė pafajėsisė, e bėnin transparente qėndrimet e kundėrta qė mbante ndaj personave tė tjerė, tė akuzuar prej tij.

Pas shumė viteve gjykata “e pavarur” e dha vendimin. I fajshėm, pėr tė rrėmbyerit dhe tė vrarin, u shpall Shik-asi i arratisur nė Angli. Rrėmbyesit, qė ishin pėrballė saj u lanė tė lirė. Pėrfundimisht, pėrgjegjėsia mbeti e pandriēuar, krimi pa u ndėshkuar, Rremzi Hoxha pa varr, ndėrsa Sali Berisha, “respektues” i parimit tė prezumimit tė pafajėsisė, duarlarė.

Vrasjen dhe fshehjen e trupit tė Rremzi Hoxhės e kishte mbajtur top sekret. Zėrin e familjarėve e zbehėn edhe mė shumė veprimtaritė pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė majit 1996. Vjedhja e zgjedhjeve prej Sali Berishės dhe qėndrimi kritik i faktorit ndėrkombėtar ndaj tij, veēanėrisht ai i SHBA, nga njėra anė, dhe afrimi i ditės sė shembjes sė piramidave financiare, nga ana tjetėr, po e ēonin regjimin drejtė shembjes. Nė kėrkim tė gjetjes sė alibisė, pėr tė larguar vėmendjen nga problemet reale qė kishte krijuar, zgjodhi tė deklaronte se kishte zbuluar njė organizatė kriminale, “Hakmarrja pėr Drejtėsi”. Ajo, sikurse tha, kryente krime me qėllim destabilizimin e rendit, ishte e lidhur me familjarė tė Enver Hoxhės dhe mbėshtetej nga opozita me synimin final: kthimin e komunizmit nė pushtet.

Televizioni shtetėror, krahas listės sė gjatė tė krimeve qė pretendohej se kishte kryer dhe do tė kryente “Hakmarrja”, transmetoi pamje tė disa djemve, armė tė llojeve tė ndryshme, plane sekrete tė shkruara me dorė, midis tyre edhe atė tė vrasjes sė Sali Berishės, kasafortė me njė milion dollarė, eksploziva, telekomanda pėr shpėrthime nga larg, radio e shumė prova tė tjera. Nė njė proces gjyqėsor, qė u mbyll me pafajėsinė e tė akuzuarve nė vitin 2003, u vėrtetua se tė gjitha provat ishin tė falsifikuara. Me kėmbėnguljen e Saliut gjykimi filloi nga e para. Sėrish tė gjitha provat dolėn tė rreme. Pėrpjekjet pėr falsifikim kishin nisur pasi ishte deklaruar se provat ekzistonin, bash si nė rastin e ngjarjes sė 21 janarit, kur, pasi Saliu jep versionin “zyrtar” provat zhduken dhe zėvendėsohen me prova tė rreme. Gjykata e dytė pranoi se provat ishin tė papėrdorshme, por, nė kundėrshtim me ēdo praktikė penale dhe logjikė formale, tė akuzuarit e “Hakmarrjes” i dėnoi. Pėr tė mbuluar krimin e falsifikimit tė kryer nga njerėzit e Saliut, gjyqtari Laro (i Apelit) e shpėrfilli tė vėrtetėn me arsyetimin se “falsifikimi i provave nuk ėshtė objekt i kėtij gjykimi”.

Nė historia e “Hakmarrjes pėr Drejtėsi” gjenden prova tė mirėfillta tė keqpėrdorimit tė sistemit tė drejtėsisė nga Sali Berisha. Angazhimin e pandalshėm tė tij duket se, mė sė shumti, e ka motivuar nevoja pėr tė mbajtur tė mbuluar manipulimet qė u kishte bėrė provave nė vitin 1996. Ndėrhyrjet e hapura dhe pėrdorimi pėr tė ushtruar presion mbi kundėrshtarėt politikė kanė pėrmasa groteske. Aty kanė gjetur lėndė pėr satirė dy nga penat e pėrditshme tė shtypit shqiptar, A. Duka dhe M. Baze. Satirizimi i Saliut pėr “Hakmarrjen” ka ndikimin e vet, por satira nuk e shėron dot drejtėsinė.

Diktimi i vendimeve tė gjykatave nė proceset e pėrmendura dhe nė tė tjera tė ngjashme me to, ka qenė punė e lehtė pėr Sali Berishėn. Klasa politike dhe mediat ose nuk kanė reaguar, ose reagimet e tyre kanė qenė shumė tė pjesshme dhe tė vakėta. Ndėrsa shoqėria civile nuk e ka parė tė arsyeshme ta ēelė gojėn. Mungesa e reagimeve pėr 20 vjet rresht ia shtroi rrugėn pėr arritjen e qėllimit. Vendimi i dhėnė pėr ngjarjen e 21 janarit e gjeti rrugėn tė shtruar dhe, nė pėrmbajtje, nuk mund tė mos ishte nė pėrputhje tė plotė me praktikėn e krijuar ndėr vite. Arsyetimi i vendimit, se akuza e ngritur kundėr tė pandehurve “nuk qėndron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes sė nevojshme, detyrimet ligjore… pėr mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare qė kanė nė mbrojtje”, ėshtė aq i pa mbėshtetur nė prova dhe nė ligj saē janė edhe arsyetimet e vendimeve tė pėrmendura.

Faktikisht shteti ka mbetur pa mbrojtje. Pushteti i drejtėsisė ėshtė thjesht pushteti i Sali Berishės. Nė qoftė se nuk do tė ishte kėshtu, Sali Berisha nuk do tė kishte kurajė t’i vinte ministrat nėn urdhrat e tė birit, organizatorit tė aferės kriminale tė Gėrdecit. Dhe mė pas, pse duhet tė frikej pėr tė vrarė katėr a mė shumė qytetarė protestues nė bulevard? Ē’rėndėsi kishte fakti qė ata ishin me duar nė xhepa? Vėrtet ngjarja dhe vrasjet e katėr qytetarėve u shtjelluan para syve tė gjithė botės, por ē’vlerė ka masa e pafundme e dėshmitarėve okularė qė panė, drejtpėrdrejt apo nėpėrmjet ekraneve, krimin e kryer prej tij? Mos do ishin dėshmitarėt dhe provat materiale, ato qė do vendosnin pėr fajėsinė? Jo, do ishte gjykata, e pėrdhunuara prej tij, ajo qė do jepte pafajėsinė. I kishte tė gjitha arsyet tė ishte i sigurt qė gjykata do vendoste siē ai tha. Pėr shembull, tha se protestuesit ishin puēistė dhe, pasi policia rrahu e torturoi me dhjetėra prej tyre, gjykata i dėnoi pėr prishje tė rendit; tha se gardistėt ishin tė pafajshėm dhe gjykata i shpalli tė pafajshėm; tha se protestuesit rrezikuan gardistėt, institucionin dhe jetėn e kryeministrit, kėshtu tha edhe gjykata me vendimin e saj.

Sidoqoftė, vendimi pėr ngjarjen e 21 janarit, solli njė ndryshim nė qėndrimin e tė huajve. E folmja troē e amerikanėve dhe evropianėve pėr padrejtėsinė e vendimit shpreh humbjen e shpresės. Ata u bindėn pėrfundimisht se me Sali Berishėn nuk mund tė merresh vesh dhe se, sa tė ketė pushtet, kurrė nuk do ta lejojė sistemin e drejtėsisė tė funksionojė sipas ligjeve. Kjo ėshtė e rėndėsishme, por jo e mjaftueshme pėr ta bėrė Shqipėrinė njė vend normal.

Gjendja nė sistemin e drejtėsisė ėshtė shumė e rėndė. Infeksioni ėshtė i thellė dhe i shtrirė nė gjithė sistemin. Ndjekėsit e modelit “qazim” dhe tė “klonuarit” janė kudo, nė gjykata, nė prokurori, nė policin gjyqėsore dhe shkencore, ku veprojnė aktivisht prej vitesh ekspertė tė korruptuar, qė, me manipulim provash, i shėrbejnė sa Saliut, aq edhe kriminelėve. Ndonėse kam bindjen se nuk pėrbėjnė shumicė, duket se ndikimi i qazimėve ėshtė i konsiderueshėm edhe mbi shoqatat e sistemit tė drejtėsisė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė vėsh re se kėto shoqata nuk shfaqen thjesht si zbukurim i rremė pėr “shtetin demokratik”. Ato nuk kanė reaguar asnjėherė pėr dhunimin qė Saliu u ka bėrė parimeve kushtetuese mbi tė cilat duhet tė funksionojė drejtėsia. Kanė heshtur ndaj presioneve tė tij tė hapura, agresive, tė vazhdueshme dhe tė pandalshme mbi prokurorinė dhe gjykatat pėr tė proceduar e dėnuar ata qė nuk i konsideron tė tijtė dhe pėr tė mos proceduar e dėnuar ata qė janė bashkėpunėtorė tė tijtė. Nuk kanė pasur efekt tė kundėrt me kėtė heshtje as deklaratat e shoqatės (Dhomės) sė avokatėve, qė kanė synuar tė pėrligjin veprimtarinė me pėrfitime marramendėse tė vajzės sė Saliut, sa herė qė shtypi ka botuar dokumente komprometuese. Pėr tė mos folur pėr KLD-n, tė cilėn e kemi parė tė vrapojė pa humbur minutėn pėr tė gjetur tė meta nė vendimet qė nuk i pėlqejnė Saliut dhe tė mos e luaj vendin pėr vendimet qė publiku i gjerė i ka vlerėsuar tė padrejta.

Ēlirimi i Drejtėsisė nga Sali Berisha nuk ėshtė njė punė e lehtė. Kush pret drejtėsi nga individė tė pėrfshirė nė procese qė nuk janė zgjidhur sipas ligjit dhe provave, por sipas interesave tė Sali Berishės, gabohet. Largimi i tij nga pushteti mundet t’ia bėjė tė vėshtirė ngashėnjimin dhe shpėrblimin e tyre, por ata bėjnė pjesė nė kategorinė e njerėzve me “dosje”, tė cilėt ai ka ditur t’i pėrdorė me tė njėjtin efektivitet edhe kur ka qenė nė opozitė.

Deklaratat e opozitės se do tė bėjė drejtėsi pėr ēėshtje konkrete nuk duken tė mirėmenduara. Ka shumė arsye qė e bėjnė vullnetin politik tė pamjaftueshėm. Mbi tė gjitha qėndron mbrojtja kushtetuese dhe ligjore pėr punonjėsit e drejtėsisė, e cila nuk duhet tė preket. I pamjaftueshėm do mbetej vullneti i pozitės sė nesėrme edhe nėse do ndodhte qė t’i bashkohej vullneti i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Shėrimi i sistemit nuk ėshtė i pamundur, por kėrkon program tė studiuar, pėrkushtim dhe kohė.

http://gazetadita.al/vendimi-i-21-ja...i-me-te-keqes/