Arrestohet njė gjeneral, zbardhet njė nga aferat e Forcave tė Armatosura
Sipas prokurorisė, gjenerali Syrja Gjoka dyshohet se nė kundėrshtim me ligjin ka urdhėruar shkatėrrimin e 7 objekteve nė pronėsi tė ushtrisė dhe se ka falsifikuar nėnshkrimet e disa prej anėtarėve tė Komisionit.
Njė nga pesė njerėzit mė tė rėndėsishėm tė ushtrisė shqiptare ka pėrfunduar nė pranga si i dyshuar pėr shpėrdorim detyre me pronat e bazės ushtarake tė Kuēovės. Gjeneral Brigade, Syrja Gjoka u arrestua me urdhėr tė Gjykatės sė Beratit, pas hetimit tė nisur nga prokuroria e kėtij qyteti nė nėntor tė vitit tė shkuar. Njė grup oficerėsh tė Policisė Ushtarake trokitėn mėngjesin e djeshėm nė banesėn e gjeneralit dhe me vendimin e gjykatės nė dorė morėn ish-eprorin e tyre pėr ta dėrguar nė paraburgim. Sipas prokurorisė, gjenerali Syrja Gjoka dyshohet se gjatė kohės qė ka ushtruar funksionin e Komandantit tė Repartit Ushtarak 3200 nė Kuēovė, nė kundėrshtim me ligjin dhe pa miratimin e strukturave eprore, ka nxjerrė urdhrin pėr shkatėrrimin e tė paktėn 7 objekteve nė pronėsi tė Forcave tė Armatosura. Prokuroria thotė se gjatė hetimit janė krijuar dyshime tė arsyeshme se Gjenerali ka falsifikuar nėnshkrimet e disa prej anėtarėve tė Komisionit, tė cilėt ishin ngarkuar pėr pėrcaktimin e objekteve qė do tė nxirreshin jashtė fondit tė pronave tė ushtrisė me qėllim shembjen e tyre. Dėmi i shkaktuar nga veprimet e dyshuara si tė paligjshme, sipas njė auditi tė bėrė nga Ministria e Mbrojtjes, kapin shifrėn e rreth 6 milionė lekėve tė reja. Hetimet ndaj ish-kolonelit Gjoka nisėn nė nėntor tė vitit tė shkuar, kur Policia Ushtarake referoi nė prokurori tė dhėna qė komprometonin ushtarakun e lartė gjatė kohės qė kishte drejtuar Repartin Ushtarak tė Kuēovės nė vitet 2011-2012. Sipas prokurorisė, dėshmitė e punonjėsve tė bazės, mungesa e njė pjese tė procesverbaleve pėr shembjen e objekteve dhe dėshmitė pėr marrjen e skrapit nga kompania qė ka shembur kėto objekte, tregojnė se i gjithė procesi ka qenė i paligjshėm. Rreshter K.M ka dėshmuar se Komanda e Bazės Ajrore i kishte ngarkuar atij njė detyrim nė shumėn e 3.5 milionė lekėve nė formėn e dėmit tė ardhur nga prishja e objekteve tė kėsaj baze. Por ai thotė se kėto objekte janė prishur pas urdhrit verbal tė ish-komandantit tė repartit, kolonel Syrja Gjoka. Rreshter K.M citon se tė gjitha kėto objekte janė prishur pa miratimin e organit epror, Komandės sė Forcės Ajrore Tiranė dhe nė kundėrshtim me ligjin, thotė prokuroria. Ky fakt pėrforcohet sipas prokurorisė edhe nga anėtarėt e komisionit, njė pjesė e tė cilėve kanė deklaruar se megjithėse ishin prezentė nė shembjen e objekteve, askush prej tyre nuk e njihte procedurėn ligjore qė ndiqej nė kėto raste. Disa prej anėtarėve tė komisionit kishin edhe pretendime lidhur me firmat qė ishin nė procesverbale, duke pretenduar qė nuk ishin nėnshkrimet e tyre. Nga deklarimet e personave qė kanė dijeni pėr veprėn penale rezulton se procesverbalet e prishjes sė objekteve janė nėnshkruar kohė mė pas prishjes reale tė objekteve, thotė prokuroria. Sipas praktikės shkresore tė sekuestruar rezulton se Komandanti i Bazės Ajrore tė Kuēovės ka nxjerrė njė urdhėr pėr inventarizimin e ndėrtesave dhe objekteve tė kėtij reparti. Njė muaj mė pas janė prishur 209 objekte e qendra zjarri nė territorin e Bazės Ajrore, por sipas prokurorisė, ky veprim nuk ėshtė miratuar me procesverbal tė llojit SU-3. Me shkresėn datė 05.10.2011 Komandanti Repartit Ushtarak 3200 Kuēovė i kėrkon Komandantit tė Forcės Ajrore prishjen e 7 objekteve tė kėtij Reparti. Me shkresėn datė 21.10.2011, Komandanti i Forcės Ajrore nuk miraton procesverbalet SU-3 tė dėrguara nga Reparti Ushtarak Kuēovė, pėr arsye se materialet ishin dėrguar jashtė afatit kohor tė pėrcaktuar nė Urdhrin e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, thotė prokuroria. Rreth njė muaj mė vonė, komandanti i repartit tė Kuēovės, Syrja Gjoka ka ridėrguar procesverbalin pėr miratimin e prishjes sė shtatė objekteve, por sėrish merr si pėrgjigje se ky dokumentacion nuk mund tė shqyrtohej pasi ishte jashtė afateve kohore, por megjithatė, kėto objekte janė prishur. Nga inventari i bėrė nė janar tė vitit 2013 rezulton se mungonin 12 objekte, 9 prej tė cilave ishin prishur me procesverbal gjatė kohės qė ky repart drejtohej nga kolonel Syrja Gjoka, ndėrsa pėr tre prej tyre nuk figuron dokumentacion i prishjes.
Objektet e prishura:
Objektit kuzhinė fjetinė, prishur mė 15.07.2011
Ish-parku i shkollės, prishur mė 15.07.2011
Ish-truproja nr.1, shembur mė 5.11.2011
Objektit strehim agregati shembur mė 2.03.2012
Qendra zjarri mitralozi, shembur mė 8.03.2012
Parku i automjeteve metalike, shembur mė 8.03.2012
Laboratori i teknikės ajrore, shembur mė 2.06.2012
Ish-parku radio-drita, shembur mė 2.06.2012
Dėshmia, kompania qė kreu punimet, mori skrapin e objekteve
Prokuroria thotė se punimet pėr shembjen e objekteve nė repartin ushtarak tė Kuēovės janė kryer nga njė kompani private, punonjėsit e sė cilės rezultojnė tė kenė disa hyrje-dalje nė territorin e kėtij reparti. Sipas fletė-hyrjeve nė postbllokun e repartit rezulton se gjatė periudhės qė ėshtė kryer procesi i shembjeve, nė kėtė territor kanė hyrė disa mjete dhe shtetasi A. R, i cili pranon kryerjen e punimeve pas kontakteve qė kishte patur me ish-komandantin e repartit Syrja Gjoka. Shtetasi A.R, i pyetur pėr kėtė fakt ka pranuar qė ka hyrė nė repart dhe kishte kontaktuar me komandantin Syrja Gjoka dhe se pėr disa ditė kishte kryer punime nė kėtė repart me skrepin e tij, thotė prokuroria. Duke iu referuar dėshmisė sė shtetasit A. R, ai pranon se punėtorėt e tij kishin kryer disa lloj punimesh, midis tė tjerave edhe prishje pengesash betoni. Pėr tė mbuluar shpenzimet kishte marrė hekurin e objekteve qė kishte prishur. Sipas tij, kryerjen e punimeve e drejtonte njė person civil, i identifikuar si shtetasi T.P., i cili ka qenė edhe anėtar komisioni pėr prishjen e objekteve, thotė prokuroria. Mė tej akuza i ka kėrkuar Ministrisė sė Mbrojtjes informacion pėr dėmin e shkaktuar nga prishja e objekteve, ku sipas auditit rezulton se dėmi ėshtė 5 milionė 695 mijė e 752 lekė.
MAPO
Krijoni Kontakt