1.8 ton cannabis sattiva asgjėsohen me djegie, Tahiri: Parandalojmė trafikun -FOTO
1,8 ton cannabis sattiva asgjėsohen me djegie, Tahiri: Parandalojmė trafikun -FOTOTIRANE- Ministria e Brendshme ka asgjėsuar sot plot 1.8 ton cannabis sattiva nė Bėrzhitė. Bėhet me dije se droga ėshtė asgjėsuar duke u djegur, ndėrsa gjatė kėtij procesi ka qėnė i pranishėm edhe vetė ministri i Brendshėm Saimir Tahiri.
Asgjesimi u realizua me urdhėr Prokurorit tė Rrethit Gjirokastėr, nė zbatimin tė 55 vendimeve tė formės sė prerė.
Tė pranishėm ishin edhe deputetėt Armando Prenga, Piro Lutaj, Xhemal Qefalia si edhe disa ambasadorė tė akredituar nė vendin tone.
Ministri i Brenshėm Saimir Tahiri, nė njė prononcim pėr mediat nė pėrfundim tė djegies sė lėndės narkotike u shpreh se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanė njė plan strategjik pėr tė luftuar prodhimin dhe shitjen e lėndės narkotike nė territorin e shqipėrisė.
Kemi njė plan strategjik dhe kjo qė patė sot kėtu, apo qė po shihni dita ditės ėshtė pjesė e kėtij plani, i cili ėshtė hartuar nė bashkėpunim tė plotė me partnerėt tanė. Policia e Shtetit, garantoi Ministri i Brendshėm, ka kontroll tė plotė mbi tė gjithė territorin edhe pse duhet pranuar se lufta ndaj trafikimit tė lėndės narkotike nuk ėshtė e lehtė.
Sipas Tahirit, sasisa e lėndės narktoike e sekuestruar ditėt e fundit ėshtė tregues i qartė i vullnetit pėr tė luftuar kėtė fenomen dhe jo anasjelltas. Nuk do lejojmė tė pėrsėriten situata tė ngjashme me ato qė kanė ndodhur deri dje, kur policia ishte palė me krimin, por po punojmė pėr tė parandaluar prodhimin dhe trafikimin e lėndės narkotike, po punojmė dhe jemi mjaft tė vendosur qė Policinė e Shtetit ta ngrimė ashtu siē kemi nisur tė bėjmė nė njė nivel tjetėr duke reformuar tė gjithė sistemin, duke i dhėnė qytetarėve shqiptar njė polici tė denjė dhe brenda standardeve tė kėrkuar nga ligji, tha Tahiri.
Sa i takon mardhėnieve me partnerėt e huaj nė luftėn ndaj trafikimit tė lėndėve narkotike, Tahiri u shpreh se partnerėt tanė janė tė kėnaqur me punėn e policisė shqiptare. Siē edhe e keni vėnė re, partnerėt tanė kanė shprehur vlerėsimet e tyre pozitive karshi punės sonė tė mirė. E gjithė sasia e drogės qė kapet nė vend apo jashtė dhe qė burimin e ka nga shqipėria vjen si rrjedhoi e njė pune tė mirė hetimore dhe bashkėpunuese me partnerėt tanė, pėrfundoi Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri.
Balkanweb
Krijoni Kontakt