Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët socialistë: Na ka përgjuar SHISH

    E saktë/SHISH përgjoi Ramën, Metën dhe disa deputetë

    Biseda telefonike të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror.Burime konfidenciale zyrtare, të cilave iu referohet A1 REPORT, shprehen se gjithashtu, disa deputetë të Parlamentit shqiptar janë vënë nën përgjimin e SHISH.

    Këto fakte, bëjnë me dije burimet, janë të pasqyruara në raportin që përfunduan deputetët socialistë, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj, pas kontrollit të zhvilluar në institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi.Një kopje e këtij raporti mësohet se do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta.Ky raport do të shmangë kalimin në seancë parlamentare për shkak të informacionit të klasifikuar që përmban.Raporti i deputetëve socialistë u paraqit dje në Komisionin e Sigurisë dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita vijon bojkotin e saj parlamentar.

    Koha Jone

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët socialistë: Na ka përgjuar SHISH

    Përgjimet e SHISH, në dorë të Ramës

    Komisioni i Sigurisë do t’i kërkojë Kryeministrit që t’i autorizojë për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror për përgjimet e paligjshme që ata pretendojnë se janë bërë

    edi ramaKomisioni i Sigurisë është njohur dje me gjetjet e deritanishme të grupit të kontrollit për veprimtarinë ligjore të Shërbimit Informativ Shtetëror, të përbërë nga deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefaliaj dhe Pjerin Ndreu. Ndonëse pa praninë e opozitës, deputetët e majtë për rreth një orë në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura kanë dëgjuar raportimin që ka bërë deputeti Pirro Lutaj si kryetar i këtij grupi kontrolli, i cili siç mësohet, ka lexuar pjesët kryesore të një raporti prej afro 30 faqesh. Megjithëse komisioni në fund të mbledhjes kishte rënë dakord që informacioni i konsumuar në këtë mbledhje të mos nxirrej në media, burime pranë tij kanë bërë të ditur se mbledhja e djeshme ka qenë thjesht informuese, pa patur në fund një vendimmarrje. Sipas të njëjtave burime, grupi i kontrollit ka bërë të ditur se ky hetim në SHISH nuk ka përfunduar ende, pasi sipas tyre mbetet akoma pa u kryer kontrolli i përgjimeve. Siç mësohet, anëtarët e këtij grupi kanë kërkuar nga komisioni që në mënyrë zyrtare t’i kërkojë Kryeministrit, si institucioni nga i cili varet SHISH, që t’i japë autorizimin për të bërë kontrollin edhe në lidhje me përgjimet e paligjshme. Vetëm pasi të kryhet edhe ky kontroll, ata kanë sugjeruar që raporti të plotësohet dhe më pas t’i dërgohet kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për të gjykuar vetë se çfarë do të bëjë me këto gjetje. Ndërkohë që sa i përket asaj pjese të raportit të cilin ky grup kontrolli e ka përfunduar dhe me të cilin u njoh dje komisioni, gjetjet e tij u bënë publike një ditë më parë nga MAPO, dhe në to hartuesit e saj konstatonin ndër të tjera se “në Shërbimin Informativ Shtetëror, gjatë funksionit të kryerjes së detyrave ka mungesë dhe shkelje të ligjeve bazë dhe akteve normative”. Më tej deputetët në këtë raport theksojnë se në analizë të materialeve të mbledhura mbi veprimtarinë informative-operative të SHISH-it në marrëdhënie me institucionet, konstatohet se koncepti drejtues i SHISH-it materializohet dhe priret të vendosë këtë institucion mbi shtetin. Madje, hartuesit e tij thonë se në veprimtarinë e këtij institucioni janë vërejtur tendenca për kontrollin e institucioneve të tjera, duke çuar kështu në mbivlerësimin e SHISH-it dhe shkeljen e ligjit. Burimet e rezervuara u referohen me këtë rast përgjimeve të paligjshme që Grupi i Kontrollit ka evidentuar në SHISH. Mungesa e informimit të institucioneve me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, gjithashtu është një tjetër gjetje e raportit të Grupit të Kontrollit, të cilat u referohen disa prej informacioneve që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në këto informacione vërehet mungesa e të dhënave konkrete që do të shërbenin për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe mungesë profesionalizmi nga ana e hartuesve të informacioneve. Ruajtja e sekretit është një tjetër çështje shqetësuese që ngrihet në raport lidhur me veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Referuar nenit 13 të ligjit ‘Për Shërbimin Informativ’, rezulton se ky institucion ka detyrimin për ruajtjen e sekretit, por nga kontrolli janë vërejtur disa raste kur Shërbimi nuk ka zbatuar këtë nen të ligjit për organizimin dhe funksionimin e tij. Grupi i Kontrollit gjithashtu mendon se është shkelur ligji në emërimin dhe ripranimin e zyrtarëve të niveleve të ndryshme në këtë institucion, pasi shumë prej tyre rezultojnë pa arsimin përkatës, ndërsa të tjerë janë larguar nga Shërbimi për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës, përfshi edhe ngjarjet e vitit 1997, ku SHIK-u i kohës ka patur rol aktiv. Pavarësisht shkeljeve të konstatuara nga ky kontroll, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ajo që ka në kompetencën e fushës së vet të veprimit komisioni, është që të hartojë raportin dhe t’ia vërë atë në dispozicion së pari kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe kryeministrit. Është në vullnetin e këtij të fundit nëse do t’i marrë parasysh gjetjet e raportit për të iniciuar ose jo ndonjë nismë përgjegjësie për drejtuesit e SHISH. Çka në fakt po të ndodhte do të ishte e pasuksesshme përsa kohë ligji i jep të drejtën Kryeministrit vetëm të propozimit të shkarkimit të kreut të SHISH-it, ndërsa miratimin ia lë Presidentit. Ndërkohë që me raportin mësohet se është kërkuar të njihet edhe opozita, por së cilës i është bërë e ditur se nuk ka një dokument përfundimtar pasi kontrolli vazhdon. Opozita nuk e ka njohur këtë grup kontrolli, duke e quajtur si komisionet “punëtoro-fshatare” të kohës së diktaturës.


    MAPO

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët socialistë: Na ka përgjuar SHISH

    Visho Ajazi dhe “hanxhari” i PS

    Nisi si një fushatë për zëvendësimin e një drejtuesi institucioni të rëndësishëm, por po përfundon si një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), një nga institucionet kryesore të sigurisë kombëtare, që si rregull e aktivitet të punës së tij ka mbledhjen e informacioneve për aktivitete që dëmtojnë interesat kombëtare, terrorizmin dhe trafiqet e paligjshme, rezulton të jetë kthyer në një organizatë që vepronte për interesa politike. Më saktë, një organizatë që punonte 24 orë në shërbim vetëm të një njeriu dhe interesave të tij politike, ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo është ajo çka vë në dukje një raport i grupit hetimor të tre deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i cili ka si qëllim verifikimin e veprimtarisë së këtij shërbimi, gjatë kohës që drejtimi tij është marrë nga Vizho Ajazi Lika. Pjesë të raportit të Komisionit Hetimor për Shërbimin Informativ Shtetëror kanë nxjerrë në dritë fakte që kanë prishur qetësinë, jo vetëm të politikanëve, por edhe të njerëzve të njohur të biznesit dhe të medias. Që nga zgjedhja në krye të SHISH-it e Visho Ajazit, sistematikisht ky institucion ka përgjuar politikanë të rëndësishëm dhe njerëz të biznesit dhe medias. Madje, në listë janë dhe deputetë të opozitës së sotme, që si rregull i përkasin kampit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por përgjimi ndaj tyre është bërë me arsyen për t’i kontrolluar dhe për të shmangur skemat anti-Berishë në PD. Skandali nuk është vetëm kaq. SHISH, gjithmonë sipas burimeve pranë deputetëve që kanë hartuar raportin, ka përgjuar dhe pas zgjedhjeve të vitit 2013. Gjë që do të thotë se nën përgjim kanë qenë dhe telefoni i Kryeministrit Edi Rama, i Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, si dhe ministra të rëndësishëm të kabinetit qeveritar. Burime nga deputetët që kanë hartuar raportin thonë se numri i bisedave të përgjuara mes zyrtarëve të lartë është mbi 1000 mijë. Shifra është një rekord i frikshëm, por në këtë rast ajo që ka rëndësi dhe është alarmante është thyerja e ligjit. Sipas ligjit për funksionimin e SHISH-it, ky institucion nuk ka asnjë të drejtë të përgjojë qoftë dhe një qytetar të thjeshtë, nëse ndaj tij nuk ka të dhënë për bashkëpunim me shërbimet e huaja, grupet e krimit të organizuar, apo lidhje me organizata terroriste. SHISH është në varësi të kryeministrit dhe nëse faktohet që përgjimet kanë ndodhur edhe pas zgjedhjeve, do të jetë precedenti i parë kur drejtuesi i institucionit përgjon shefin e vet.

    Në këtë situatë, shkarkimi i kreut të SHISH-it duket si një proces i cili duhej të ishte bërë me kohë, që nga momenti kur në Komisionin e Sigurisë u fol për përgjime të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Fakti që në listë janë shtuar si të përgjuar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, e bën situatën edhe më të papranueshme. Por duket se ka një arsye se përse mazhoranca nuk i ka nisur më parë procedurat e shkarkimit dhe e ka marrë “lehtë” këtë proces. Sipas zërave brenda mazhorancës, situata është paksa e ngjashme me ish-kreun e SHISH-it, Bahri Shaqiri, emri i të cilit ishte i pari në listën për t’u shkarkuar nga Berisha, por e mbajti në detyrë deri në vitin 2012. Kjo për faktin, se kreu i Shërbimit Inteligjent është jo vetëm drejtues i një institucioni që i raporton kryeministrit, por edhe një hallkë kyçe për bashkëpunimin e Shërbimit Shqiptar me partnerët dhe shërbimet inteligjente të tjera. Kjo duket është arsyeja për shtyrjen e nismës për shkarkim nga ana e mazhorancës, duke mos dhënë mesazhe të gabuara tek partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, pjesë e përgjimeve duket se kanë qenë dhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë, gjë që e bën edhe më të rrezikshme lojën në të cilën ka hyrë kreu i SHISH-it, Visho Ajazi.

    Ndërsa shkelja e ligjit është bërë një normë, ajo që mund të shkaktojë jo pak probleme në politikën shqiptarë është teoria konspirative e përmbajtjes së bisedave dhe se sa siguri ka që materialet e përgjuara janë ende sekret, apo janë transferuar në ndonjë server të posaçëm, vendndodhjen e të cilit e dinë vetëm dy persona: kreu aktual i SHISH-it dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Mbase dhe kërcënimi i tre ditëve më parë i ish-kreut të selisë blu, për ardhjen në pushtet shumë shpejt dhe fundin e pushtetit të mazhorancës, bazohet në teori të tilla. Përgjimi i funksionarëve të lartë nuk shërben vetëm për informacion. Tashmë që ish-kryeministri nuk ka më pushtetin e mëparshëm, pjesë të veçanta bisedash mund të përdoren edhe për shantazh. Dhe në politikën shqiptare, çdo mjet është i lejuar për të arritur qëllimin.

    Mësohet se është gati një dosje përgjimesh për disa politikanë të rëndësishëm, e cila do t’u jepet mediave të ndryshme për t’i transmetuar dhe botuar. Është regjistruar biseda mes Ramës dhe Metës para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ka përgjime të ministrit Saimir Tahiri, të ministrit Shkëlqim Cani, të dy deputetëve veriorë të PS-së, të bisedave të një deputeti në kupolën rozë që njihet herë pas here si anti-Rama, të miliarderit shqiptar Samir Mane. Miliarderin e kanë përgjuar 24 orë në 24, pa pushuar një minutë. Vetëm sirtari me përgjimet e tij ka kaq shumë, sa u është dashur një kënd i veçantë në zyrën e përgjimeve. Sokol Olldashi ka qenë nën përgjim 24 orë që nga momenti që kandidoi e doli kundër ish-kryeministrit Berisha. Prokuroria që mbylli dosjen gjoja për aksident, ka mundësi të marrë krejt përgjimet e bëra Olldashit për të mësuar të vërtetën e “aksidentit” të tij. Është përgjuar një botues i rëndësishëm i botës së sotme të medias që ka TV dhe gazetë. Dy drejtore të përgjithshme të sotme kanë qenë deri para pak kohe 24 orë nën përgjim, tamam si miliarderi Samir Mane. Analistë që njihen si kundërshtarë të Berishës, dy gazetare femra të njohura në emisione televizive; të gjithë pa asnjë vendim gjykate.

    Ndaj Sali Berisha sillet si padron dhe e ka zërin e lartë, por edhe fytyrën të qeshur, pasi ka krejt përgjimet. Ndaj dhe Visho Ajazi, kreu i SHISH-it rri i qetë dhe nuk ndjehet fare nga ç’ka thonë në komisionin parlamentar. Por duket se kryeministri Rama ka vendosur që ta presë para fundvitit këtë rrjet të Berishës që merr pagat në shtet, porse nga një kopje ia dërgon ish-kryeministrit që bën shantazh me ç’ka në sirtarët e tij në katin e 14-të ku rri në zyrën private. Por që duke mos i besuar asnjeri, ka bërë edhe një kopje të të gjithë përgjimeve. Thuhet se e ka Agron Kuliçi.

    Koha Jone

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët e mazhorancës socialiste “pushtojnë” SHISH, shërbimet sekrete nën heti

    Përgjimet/ Ajazi: S’kemi shkelur ligjin, siguria kërcënohet nga forcat xhihadiste

    Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka reaguar sot në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton ka përgjuar persona publik. Në deklaratë e tij, Ajazi mohon këto akuzua duke theksuar se SHISH vepron në përputhje të plotë me ligjet. Ajazi shprehet se sulmet ndaj SHISH kanë për qëllim denigrimin e kësaj agjencie të rëndësishme.

    “Ditët e fundit Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) edhe një herë tjetër është vënë në shënjestër të goditjeve të mediave të ndryshme, përmes deklarimit të të pavërtetave lidhur me aktivitetin e tij ligjor. Duke sqaruar se SHISH nuk e ka në natyrën e punës së tij të bëjë publike veprimtarinë e vetë, për hir të së vërtetës dhe mbrojtjes së punës së tij, n’a lejoni t’i bëjmë me dije gjithë opinionit publik shqiptar se institucioni ynë ka vepruar, vepron dhe do të veprojë gjithmonë vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet normative që rregullojnë këtë veprimtari. “Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër. Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapsht t’a denigrojë këtë agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, t’a pengojë dhe shkurajojë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë”, ka thënë ai.

    Duke siguruar qytetarët për veprimtarinë e SHISH, Ajazi shprehet se ky institucion është duke punuar për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar.

    “Ju sigurojmë se kemi kaluar situata shumë më të vështira se sa situatën e stisur me këto të pavërteta, por ne thjesht i kemi injoruar të gjitha ato përpjekje të cilat kanë patur si qëllim përbaltjen e veprimtarisë sonë. Përmes këtij komunikimi, e sigurojmë publikun shqiptar se veprimtaria e SHISH, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, në këta dy vjet, është vlerësuar mjaft pozitivisht si nga institucione të shtetit shqiptar, ashtu edhe nga shërbime partnere strategjike. Jemi krenarë t’ju informojmë se, në rendin e këtyre vlerësimeve, për suksesin e vizitës së Papa Franceskut, në mes të institucioneve të tjera, edhe SHISH mori falenderime të veçanta nga Shenjtëria e Tij. Duke qënë të ndërgjegjshëm se ka shumë për të bërë në drejtim të rritjes së profesionalizmit në SHISH, ne po punojmë me vetmohim dhe jemi në krye të punëve tona për t’i shërbyer vendit në këto kohë të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar, ku Shqipëria, dhe SHISH në veçanti, janë të angazhuara në vijën e parë të kësaj lufte”, thuhet në deklaratë.

    MAPO

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kreu i SHISH: Sulmet mediatike ndaj SHISH të stisura dhe shpifëse

    BERISHA: PËRGJIMET E SHISH, RAMA KA RËNË VETË NË KURTH SE FLISTE ME TRAFIKANTË

    Ish-kryeministri ka folur më tej edhe për çështjen e përgjimeve, Indirekt ai ka pranuar se ka informacione që kryeministri aktual është përgjuar më herët kur ishte lideri i opozitës, por sipas Berishës, Rama ka rënë vetë në kurthin e përgjimeve pasi komunikonte me trafikantë.

    “Këta flasin me trafikantë, vrasës dhe delinkuentë dhe SHISH i ka në regjistrim vrasësit dhe i bie politikani në kurth. Kjo nuk është përgjim, kjo është tjetër është rënie në kurth vetë. Nuk ka pasur raste të më thonë se Edi Rama është përgjuar por, jam i sigurt që ka rënë në kurth. Në një rast tjetër di që ka bërë biseda me bandat, është biseda 7 kilometra, ka mani që flet gjatë ai. Kjo dosje ekziston nëse nuk e ka zhdukur Dhori Sallaku. Po luftojnë për të pastruar dosje të tyre”, tha Berisha.

    Më tej Berisha shtoi se, “Ministrave ju kam thënë do firmos çdo kërkesë që më bëhet nga SHISH për përgjimin tuaj, por e pranoj që nuk më ka ardhur asnjë kërkesë për përgjimin e tyre, se ndryshe do ta firmosja”.

    Balkanweb

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •