Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet nė Bllog
    22

    Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

    Ekzekutohet pėr hakmarrje biznesmeni

    Emri:  fier-agron-ymeraj-viktima.jpg

Shikime: 1753

Madhėsia:  16.6 KB
    Viktima Agron Ymeraj

    Agron Ymeraj qėllohet me 17 plumba kur po hynte nė makinėn e tij.

    Ekzekutohet pėr hakmarrje biznesmeni fierak. Agron Ymeraj, 55 vjeē, pronar i njė rrjeti dyqanesh hidrosanitaresh, u qėllua pėr vdekje me 12 plumba, pak metra pasi kishte dalė nga shtėpia, nė vendin e njohur si ish-MAPO nė Fier.
    Viktima, sipas Policisė, dyshohet se ėshtė vrarė pėr tė marrė hak pėr Kolin Veshin, inxhinierin e vrarė 3 vjet mė parė. Djali i tij, Eni Veshi, ėshtė autori i dyshuar i krimit, i shpallur nė kėrkim nga Policia e Fierit. Ngjarja ndodhi vetėm 8 muaj nga vendimi i gjykatės qė nxori pa faj djemtė e viktimės Ymeraj pėr krimin ndaj inxhinierit Veshi. Konflikti nisi nė vitin 2010 mes djemve tė tė dy palėve, por qė pėrfundoi me marrjen e hakut te baballarėt.
    Ymeraj u gjet i vrarė brenda nė makinėn e tij nė qendėr tė qytetit tė Fierit, rreth orės 08:30 tė mėngjesit, 50 metra larg banesės. Ndaj tij autori kishte qėlluar 17 herė (10 gėzhoja nga jashtė dhe 7 tė tjera nga jashtė makinės). Nė trupin e viktimės kishin mbetur 12 plumba, qė i shkaktuan vdekjen nė vend babait tė dy djemve. Pas vrasjes policia u njoftua nga qytetarė qė u ndodhėn nė vendin e ngjarjes. Burimet tregojnė se shiu i rrėmbyeshėm nė orėt e para tė mėngjesit ka bėrė qė askush tė mos e identifikojė autorin, ndėrkohė qė vėmendjen e kanė tėrhequr zhurmat e tė shtėnave.
    “Dėgjuam krisma me breshėri dhe menjėherė dyshuam qė kishte ndodhur ndonjė gjė e keqe, por nuk e pamė direkt se ēfarė kishte ngjarė. Ka shumė mundėsi qė ai ose ata tė na kenė kaluar aty pranė. Nuk pamė gjė. Ne ishim tre veta aty, rreth 70 metra larg nga vendi i ngjarjes dhe pasi dėgjuam tė shtėnat, shkuam tė shohim nga erdhėn se edhe zhurma e shiut s’na linin tė kuptonim burimin e tė shtėnave”, tha dje pas ngjarjes Ilo L., njė prej dėshmitarėve tė parė tė skenės sė krimit. “Aty nuk kishte tė tjerė persona nė atė kohė. Pak mė larg se ne, ishin edhe tė tjerė tė cilėt u grumbulluan aty dhe lajmėruam policinė e rojėn e parkingut, i cili ishte po ashtu nė anėn tjetėr tė parkimit. Policia nuk na la qė tė shkonim deri afėr makinės, por nga larg dukej qė vrasja ishte bėrė kur ai kishte hyrė brenda dhe kishte mbyllur derėn e ‘Audit’ me targė AA 758 BF, se ishte thyer xhami”, ka vazhduar dėshmitari. Pas njoftimit dhe marrjes sė dėshmive tė para nga dėshmitarėt okularė, policia ka bėrė ekspertizėn e vendit tė ngjarjes. Trupi ka qenė i ulur nė makinė, ndėrsa dyshohet se sapo ai ka hyrė nė automjetin e tij autori i dyshuar, i ka shkuar pranė duke e qėlluar me armė zjarri. Dyshohet se autori i ka zėnė pritė Ymerajt, pasi ka studiuar lėvizjet e tij, duke e ditur edhe orarin e daljes nga shtėpia pėr nė punė. Nė parking ishin shumė automjete dhe mendohet qė autori tė jetė fshehur pas tyre ose godinave pėrreth. Kur ka hyrė nė makinėn e tij Ymeraj, ai e ka qėlluar me breshėri nga ana e shoferit. Policia dyshon, nga tė dhėnat e mbledhura, se autori ėshtė 24-vjeēari Eni Veshi, djali i viktimės Koli Veshi. Me dokumente ai rezulton sikur ėshtė jashtė shtetit, por pėr policinė ka dyshime tė forta se ai ka hyrė pa u regjistruar nė Shqipėri, pėr tė kryer krimin pėr hakmarrje.

    Policia: Krimi pėr hakmarrje, pas lirimit nga Gjykata e Fierit

    Vetė Policia e ka lidhur kėtė ngjarje me njė zinxhir konfliktesh tė mėparshme mes familjes Ymeraj dhe familjes Veshi qė pėrfundoi me dy viktima. Burimet zyrtare tė Policisė sė Fierit shprehen se konfliktet mes tyre kanė nisur qė nė gusht tė vitit 2010, me njė pėrplasje mes Eni Veshit dhe Lorenc Buzit, tė cilėt tentuan tė vrasin shtetasin Juljan Ymeraj (djali i viktimės Agron Ymeraj). Pėr kėtė tentativė vrasjeje, ata janė dėnuar me kusht. Njė vit mė vonė, Juljan Ymeraj dhe vėllai i tij Eljo Ymeraj dyshohen se kanė vrarė inxhinierin Koli Veshi dhe kanė tentuar tė vrasin djalin e tij, Eni Veshin, pėr tė marrė hak pėr ngjarjen e mėparshme. Ata u arrestuan pas vrasjes sė inxhinierit tė njohur tė Fierit, Koli Veshi, si dhe plagosjen e djalit tė tij, Enit. Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar si autorė tė dyshuar, Juliani dhe Eljo, por me vendim nr. 304, datė 30.09.2013, tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Fier, janė deklaruar tė pafajshėm dhe janė liruar. Trupi gjykues, nė kėtė datė pohoi se, provat e paraqitura ishin tė pamjaftueshme dhe jo bindėse nga ana e Prokurorisė. Kjo e fundit kishte kėrkuar nė njė seancė tė mėparshme shpalljen fajtorė tė dy tė pandehurve Julian dhe Eljo Ymeraj dhe dėnimin e tyre me nga 25 dhe 23 vjet burg. Avokati mbrojtės i dy vėllezėrve deklaroi se natėn qė u vra Koli Veshi, ata ishin nė njė lokal dhe nuk dinin asgjė pėr ngjarjen. Ndėrsa Prokuroria pohoi se Koli Veshi u vra pėr tė mbrojtur nga plumbat tė birin.


    FIER/ MAJLINDA RAMA

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

    Vrasės me pagesė nė ekzekutimin e biznesmenit. Kamerat tregojnė krimin: Autori pa kapuē

    “Panorama” shkruan se ekzekutimi mafioz i biznesmenit Agron Ymeraj nė Fier dyshohet tė jetė bėrė nga njė vrasės me pagesė. Kamerat e sigurisė tė njė lokali aty pranė kanė fiksuar njė djalė tė ri, tė gjatė, me njė xhup me kapuē. Burimet policore tregojnė se megjithėse autori ka pasur kapuē, nuk e ka mbuluar kokėn me tė, duket se nuk e ka pasur qėllim fshehjen e fytyrės.

    Nga ekspertiza ka rezultuar se arma kallashnikov mund tė ketė qenė “Scorpions”, pasi nė vetėm dy sekonda ėshtė arritur tė shkrehen tė gjithė plumbat. Mė pas autori tepėr gjakftohtė ėshtė larguar duke pėrfituar nga moti i keq. Burimet e grupit hetimor tregojnė se shiu i rrėmbyeshėm ka qenė njė ndihmė pėr autorin, pasi ai nuk duket qartė nė video. Ndėrkohė nuk dihet ende se me ēfarė mjeti ka arritur tė largohet aq qetėsisht autori i vrasjes. Njė ditė mė parė, Policia e Fierit bėri tė ditur zyrtarisht se personi i dyshuar pėr vrasjen e Ymerajt ėshtė shtetasi Eni Veshi, i cili pėr hakun e tė atit tė vrarė nė vitin 2011 qėlloi pėr vdekje 55-vjeēarin.

    Por, njė tjetėr fakt qė zbulohet nga burime tė brendshme policore ėshtė se Eni Veshi, i dyshuari kryesor i vrasjes ka lėnė Shqipėrinė nė datėn 12 maj dhe ka kaluar nėpėr Kosovė pėr nė Gjermani, ku jeton prej rreth dy vitesh. Ajo qė mėsohet po ashtu ėshtė se familja Veshi ėshtė larguar nga qyteti i Fierit pėr t’u vendosur jashtė territorit shqiptar. Madje, burimet citojnė se pas vrasjes sė inxhinierit Koli Veshi, gjithēka qė kanė pasur nė Fier, familja Veshi e ka nxjerrė nė shitje. Kėto tė dhėna kanė dalė nė dritė pasi tė afėrm tė familjes Veshi janė marrė nė pyetje nga hetuesit.

    Blutė sqarojnė se po vijojnė kėrkimet, duke bashkėpunuar edhe me policitė e vendeve fqinje, Kosovė dhe Gjermani. Sigurimi i gjetjes sė vendndodhjes sė Eni Veshit do ta ēonte policinė drejt njė piste tė qartė, ndėrsa do tė mund tė zbuloheshin detaje pėr vrasėsin. Policia ka arritur tė marrė nė pyetje 17 persona tė ndryshėm qė mund tė kenė dijeni mbi ngjarjen, por askush nuk ka dhėnė informacione tė vlefshme pėr hetuesit. Nga kėto rrethana dyshohet se krimi tė jetė kryer nga njė person i paguar, i cili ka vėzhguar pėr ditė tė tėra biznesmenin Ymeraj, deri nė momentin e pėrshtatshėm pėr ta ekzekutuar pa lėnė gjurmė.

    Policia ka ngritur dy pista: atė tė krimit tė porositur prej djalit tė inxhinierit tė vrarė, 4 ditė pas largimit pėr nė Gjermani, ose ky fakt ėshtė shfrytėzuar nga persona tė pėrfshirė nė ndonjė konflikt tjetėr pėr tė ngatėrruar hetuesit nė pistėn tjetėr. Biznesmeni i pllakave u vra dy ditė mė parė pranė shtėpisė sė tij nė parkingun e automjeteve. Autori priti sa ai hyri nė automjet dhe i shkoi pranė dritares e shkrehu armėn me breshėri. Fillimisht u dyshua se ishin dy autorė, por kamerat e sigurisė qartėsuan hetuesit, ndėrsa ende nuk ka njė identikit pėr autorin e vrasjes. Dje viktima ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, ndėrsa askush nga tė afėrmit nuk ka pranuar tė flasė mbi vrasjen.

    PANORAMA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,043

    Pėr: Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

    killer-at nuk tremben nga kamerat dhe jane pa maska

    made in kolombia

    te na rroje ed psikopat rama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 19-05-2014 mė 08:58

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

    po lere edin e salen
    ajo qe ju thash pas zgjedhjeve ajo po ndodh
    bobat e saliut vritnin aso kohe e sju ndodhte gje
    tani me nderrimin e qeverise do vrasin bobat e edit
    keshtu po ndodh ska pse te behemi merak aspak
    aq " BIZNESMEN " sa ka shqiperia si ka Austria qe demek mbahet si me e forte ekonomikisht se ne
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fier: Ekzekutohet me 17 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

    Arrestohet nė Rinas 21-vjeēari, i dyshuari kryesor pėr vrasjen e biznesmenit fierak, Agron Ymeraj

    TIRANE- Ėshtė arrestuar nė Rinas njė nga tė dyshuarit kryesorė pėr vrasjen e biznesmenit fierak, Agron Ymeraj.

    Sipas burimeve tė policisė nė pranga ka rėnė shtetasi, Ildi Hoxha, 21 vjeē, i cili po tentonte tė udhėtonte drejt Italisė.

    21-vjeēari ėshtė shoku i ngushtė i shtetasit, Eni Veshi, 24 vjeē, i cili ėshtė djali i Koli Veshit, qė ėshtė vrarė nė vitin 2011 nga djemte e biznesmenit Ymeraj. Policia dyshon se Ildi Hoxha dhe Eni Veshi mund ta kenė kryer bashkė vrasjen.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •