Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Tre avionë të ulur në fshatin Bedat të Fierit

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se në fshatin Bedat të Fierit, janë ulur tri herë avionë në rrugën e fshatit. Këtë fakt Berisha thekson se e ka mësuar nga një oficer policie. “Oficeri O. N. i Drejtorisë së Policisë së Fierit pohon se para datës 10 maj vetë policia ka parë tri herë avionë të ulur në rrugën e fshatit Bedat, por pasi ka raportuar, është urdhëruar nga lart të mos merret me to”, theksoi Berisha, i cili shtoi më tej se: “Saimir Bajrami ishte siguruar më parë nga politikanë të lartë për suksesin e operacionit. Thuhet se pas deponimeve të tij në Tiranë, familja e tij në Itali ka marrë mesazhin që vijon: Bilbili juaj po këndon si tepër. Prejani sqepin se përndryshe do ju presim kokën. (Kjo e bën të domosdoshëm hetimin e çështjes së bashku me Prokurorinë italiane)”. Berisha tregon në Facebook se: “Nga tetori deri tani janë licencuar nga autoritetet e Rinasit 5 avionë të lehtë dhe helikopterë për njerëz të afërt të pushtetarëve e qeveritareve aktualë. Flota e Mushkonjave është vepra e parë madhore e Ediskobarit. Rama ik!!”.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Tre avionë të ulur në fshatin Bedat të Fierit

    Berisha: Oficeri pa 3 avionë të ulen në Bedat. MPB: Në Fier s'ka officer me iniciale O.N

    TIRANË-Një përpjekje të radhës për të përbaltur Policinë e Shtetit e ka cilësuar ministria e Brendshme reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha në “facebook”. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se nuk ka asnjë të vërtetë në deklaratën e deputetit Berisha.

    “Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë në deklaratën e deputetit Berisha. Kjo është përpjekja e radhës për të përbaltur Policinë e Shtetit”- sqarohet nga Ministria e Brendshme. Më tej theksohet se në Drejtorinë e policisë së Qarkut të Fierit nuk ka asnjë oficer policie me inicialet O.N.

    “MPB deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier. MPB bën thirrje për mbështetje ndaj punës së policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”- përfundon reagimi i Ministrisë së Brendshme.

    Në postimin e tij në “Facebook” ish kryeministri Berishqa shkruante se: “Oficeri O.N. i drejtorisë së Policisë së Fierit, pohon se para datës 10 maj vet policia ka parë trë herë avionë të ulur në rrugën e fshatit Bedat por pasi ka raportuar është urdheruar nga lart të mos merret me to.”


    Berisha: Policia është urdhëruar mos merret me avionët

    Ish kryeministri Sali Berisha në një status në “facebook” shkruan se ka sjellë detaje të reja që lidhin qeverinë me trafikun e drogës. Sipas tij policia është urdhëruar të mos merret me avionët dhe piloti italian nuk kaloi në TIMS për të ruajtur sekretin.

    “Të dhëna të reja mbi lidhjet e qeverisë me drogën dhe narkotrafikun ajror!Të dashur miq, çdo ditë dalin në drite fakte dhe prova të reja mbi lidhjet e Ediskobarit dhe qeverisë së drogës me narkotrafikun.

    Oficeri O.N. i drejtorisë së Policisë së Fierit, pohon se para datës 10 maj vet policia ka parë trë herë avionë të ulur në rrugën e fshatit Bedat por pasi ka raportuar është urdheruar nga lart të mos merret me to.

    Riformato, si i besuar i qeverisë, nuk kaloi në aeroport nga sistemi TIMS. Ky sistem funksiononte shumë mirë por vizita në Shqipëri e rilindasit ajror të Ramës duhej të mbetej top sekret shtetëror. Ata që ende pyesin nëse është apo jo qeveria e përfshirë, i ftoj të provojnë nëse do mund të anashkalojnë sistemin TIMS pa një mik të foooort.”- shkruan Berisha.

    Më tej ai thekson se Saimir Bega ishte siguruar më parë nga politikanë të lartë për suksesin e operacionit. “Thuhet se pas deponimeve të tij në Tiranë, familja e tij në Itali ka marrë mesazhin që vijon: Bilbili juaj po këndon si tepër. Prejani sqepin se për ndryshe do të ju presim kokën. ( Kjo e bën të domosdoshme hetimin e çështjes së bashku me prokurorinë italiane).

    Politikanë qëndrore kanë ndërhyre për lirimin, të nesërmen e ndalimit, të bashkëpunetorit lokal Sh. N. në trafikun e datës 10 maj. Nga tetori deri tani janë liçensuar nga autoritet e Rinasit 5 avionë të lehtë dhe helikopterë për njerez të afërt të pushtetarëve e qeveritarëve aktual. Flota e Mushkonjave është vepra e parë madhore e Ediskobarit. Rama Ik!!”- mbyllet postimi i Berishës në “facebook”.

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Tre avionë të ulur në fshatin Bedat të Fierit

    Shkresa e SHISH drejtuar Prokurorisë: Në Bedat bëhet trafik

    Nga: KLODIANA LALA

    TIRANE - Një shkresë e Shërbimit Informativ Shtetëror, që i është adresuar Prokurorisë për Krime të Rënda, informonte për një tentativë të mundshme trafiku droge nga Shqipëria drejt Italisë në rrugë ajrore, nëpërmjet një avioni të vogël, i cili do të ulej në Bedat të Divjakës. Shkresa, e cila u ka mbërritur disa institucioneve ligjzbatuese jo shumë ditë më parë, përmban informacion të detajuar, lidhur me mënyrën sesi do të kryhej trafiku, emrat e të dyshuarve, pronarëve të drogës, korrierëve të saj dhe shumë të dhëna të tjera, që ‘flasin’ për një rrjet të fuqishëm që operon në vend. Zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se kanë nisur hetimet, ku shumë prej veprimeve hetimore janë miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

    Nga hetimet e para rezulton se bëhet fjalë për një rrjet të fuqishëm kriminal, me mbështetje të fuqishme financiare. “Shumë nga personat e përfshirë në këtë rrjet janë të skeduar dhe të njohur nga policia. Një pjesë e grupit është i përqendruar në Fushë- Krujë, ndërsa pjesa tjetër në Fier. Ky grup ka mbështetje të një grupi shumë të fuqishëm financiarisht. Avioni dyshohej se do të ulej në Bedat të Divjakës”, tha një zyrtar i prokurorisë. Sipas të njëjtit burim, dy të dyshuarit, piloti italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në rërën e Divjakës pasi iu dëmtua rrota, dhe shqiptari Saimir Bajrami, në makinën e të cilit u gjet një sasi e madhe droge, dyshohet se bashkëpunonin me këtë rrjet trafiku, edhe pse nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë vetëm korrierë të lëndës narkotike.

    “Kemi disa procedime të bashkëlidhura, që kanë lidhje me njëra- tjetrën. Jemi duke hetuar në thelb për të njëjtin grup, edhe pse informacionet kanë ardhur në rrugë të ndryshme. Personi që i ka shitur drogën Saimir Bajramit është i skeduar më herët nga policia”, - tha zyrtari. Ai nuk dha shpjegime përse nuk është ndërhyrë për arrestimin e tij, në një kohë që konfirmoi faktin se Riformato dhe Bajrami, gjatë vizitës së tyre më 9 maj 2014 në zonën e Divjakës, ku kanë vëzhguar terrenin me qëllim uljen e avionit “Piper”, janë shoqëruar dhe nga një person i tretë. Avioni “Piper” PA 32300 RT, Turbo Lance, që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato, ngeci në rërën e Divjakës, pasi iu këput rrota. Piloti kishte marrë leje për fluturimin dhe në Divjakë u ul, pasi ai pretendon se avioni pësoi defekt.

    E gjithë tentativa për trafikimin e lëndës narkotike u zbardh kur pak metra më tutje, të hedhura në rërë u bllokuan 94 kg lëndë narkotike hashash, si dhe në një makinë tip “Mitsubishi” me targa AA 794 HU, me të cilën udhëtonte Saimir Bajrami, u gjetën 211.8 kg lëndë narkotike po e të njëjtin lloj. Bajrami tentoi të largohej kur pa që avionit iu dëmtua rrota, por tersi e ndoqi kur makinës së tij iu ça sadokarti, duke përfunduar kësisoj në prangat e policisë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Tre avionë të ulur në fshatin Bedat të Fierit

    Droga me avion, Berisha: I arrestuari ka mbiemrin Bega, lidhje me politikanë afër Ramës

    TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas pergenjeshtrimit te bere nga Ministria e Brendshme, se ne qarkun e Fierit nuk ka asnje oficer me inicialet O.N., duke thene se Rama nuk merret me faktet konkrete por kerkon emrin e vertete te oficerit qe ta arrestoje me SHKB-ne e Tahirit.

    “Dje Edi Rama, nepermjet zedhenesit te tij per rendin Tahiri, deklaroi pa paraqitur asnje prove apo fakt se nuk ka asgje te vertete ne statusin tim te FB te dates 17 maj me titull: Te dhena te reja mbi lidhjet e qeverise me drogen dhe narkotrafikun!Kjo deklarate e Edi Rames dhe zedhenesit te tij Tahiri eshte thjesht nje perpjekje tjeter e deshtuar pas perralles se mushkonjave per te fshehur narkotrafikun e tyre te modelit kolumbian”- thote Berisha.

    Sipas Berishes, Sajmir Bajrami eshte Sajmir Bega por jo pa qellim fsheh mbiemrin e vertete Bega mbasi ka lidhje te forta me politikane shume afer kryeministrit, keshtu qe nderrimi i mbiemrit eshte i vertete por kjo nuk i intereson Rames qe te merret vesh.

    Deklarata e sotme

    Se pari, piloti Italian Riformato, me urdher nga lart, ka hyre dhe dale nga pika kufitare e Rinasit pa u regjistruar nga sistemi TIMS, gje e cila nuk lejohet as per presidentin apo kryeministrin e vendit. Mohimi i ketij fakti nga Rama veçse deshmon implikimin e tij ne mos regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve te rilindasit te tij ajror Riformato, duke besuar se atij nuk do ti thyhej rrota ne Divjake dhe se hyrja dhe dalja e tij nga Shqiperia do mbetej top sekret.
    Se dyti, ka prova dhe deshmi te pakundershtueshme se drejtoresha e Albkontrollit Balluku, bashkepunetorja e ngushte e Rames, me porosi te tij, ka kerkuar te marre ne menaxhim dhe pronesi te Albkontrollit Sallonin e Vipave ne Rinas ndaj dhe Rama genjen kur e mohon kete dhe perpiqet te fsheh qellimin e mbrapsht te ketij projekti.
    Se treti, Sajmir Bajrami eshte Sajmir Bega por jo pa qellim fsheh mbiemrin e vertete Bega mbasi ka lidhje te forta me politikane shume afer kryeministrit, keshtu qe nderrimi i mbiemrit eshte i vertete por kjo nuk i intereson Rames qe te merret vesh.

    Se katerti, oficer te ndergjegjshem dhe me integritet te larte si dhe plotesisht te besueshem te qarkut te Fierit kane pohuar per opoziten se ne tre raste para dt 10 maj kane pare avion te ulur ne rrugen fshatit Bedat dhe jane urdheruar nga qe te mos merren me to. Rama nuk pergenjeshtron kete fakt por inicialet O. M. Sipas tij ne qarkun e Fierit nuk ka oficer me keto iniciale. Natyrisht Rama kerkon emrin e vertete te oficerit qe ta arrestoje me SHKB-ne e Tahirit duke e shpallur agjent te opozites siç arrestoi oficerin qe kapi kushurinjte e Tahirit me 1 kv droge dhe njoftoi partneret. Me kete rast dua ti them Ediskobarit se ne nuk do shesim kurre tek ai deshmitaret si dhe garantoj çdo deshmitar se duke bere publike por dhe te disponueshme per institucionin e akuzes informatat e tyre ata do gezojne mbrojtje te plote te burimit te informimit nga Rama dhe baronet e droges ne qeveri.”

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •