Itali, pista të reja nga operacioni ku u sekuestrua 1 ton drogë që vinte nga Shqipëria
Itali, pista të reja nga operacioni ku u sekuestrua 1 ton drogë që vinte nga ShqipëriaFIUMICINO- Zbardhet operacioni antidrogë i dy ditëve më parë në Itali, ku u bllokuan 1 ton lëndë nartoktike. Karabinierët italian kanë bërë të mundur sot sekuestrimin e rreth 900 kg marijuanë të tjera në Fiumicino. Ndërkohë, është bërë e mundur dhe arrestimi i dy shtetasve italian, përkatësisht I.A, 35 vjeç dhe C.M, 37 vjeç, të cilët kishin fshehur drogën në garazhd. Detajet e operacionit janë bërë publike nga e përditshme “La Republica”, në të cilën u bë e mundur bllokimi i një sasie prej 1 tonë marijuanë.
Sipas informacioneve, mësohet se droga është transportuar nga Shqipëria përmes detit, pasi është gjetur prezencë e rërës së lagur. Mësohet se vlera e drogës arrinte në shifrat e 1 milion eurove. E gjithë vepra kryhej në një zonë të qetë të Fiumincino, në një kompleks të madh ndërtesat, mes qindra garazheve nëntokësore, ku u kontrolluan nga policia rreth 80 të tillë. Zbulimi i kësaj ngarkesë të madhe droge, ku dy ditë më parë u gjetën 1 tonë hashash, ka çuditur një pjesë të madhe njerëzish, pasi kjo cilësohej si një zonë tepër e qetë.
Sipas policisë, kjo ishte një zgjedhje tipike, e studiuar nga vetë trafikantët, për të realizuar ngarkim-shkarkimet. Ndërkohë, në artikull tregohen dhe detaje të mbështjelljes së drogës, e cila ishte paketuar në forma të ndryshme, duke u gjetur dhe rënë e lagur, metodë kjo për ti rezistuar ujit. Sasi e madhe e drogës së kapur, sipas policisë italiane, mendohet të jetë veprimtari e një organizate kriminale në nivel ndërkombëtar, për të cilën hetimet po vijojnë.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt