Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shenjtërohet kisha e Lindjes së Krishtit,Tiranë

    Diten e shtune,date 24 maj 2014 u krye sherbesa e shenjterimit te kishezes "Lindja e Krishtit",pjese e kompleksit te katedrales se Tiranes.Sherbesa u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas dhe u ndoq nga shume besimtare.Kisheza eshte e zbukuruar brenda me ikonografi murale te realizuara me mjeshteri.

    ...

    Përurohet Kishëza “Lindja e Krishtit”, pjesë e Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

    Me rastin e pesëdhjetëvjetorit të dorëzimit në prift të Kryepiskopit Anastas dhe nisjes së veprës së tij hierapostolike, duke shërbyer në Afrikë, të shtunën, më 24 maj 2014, u krye përurimi i Kishëzës “Lindja e Krishtit”, që ndodhet pranë Katedrales së Madhe të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”. Në shërbesë morën pjesë shumë besimtarë, veçanërisht të rinj.
    Shërbesa e Shenjtërimit dhe Liturgjia Hyjnore u kryen nga Fortlumturia e Tij Anastasi, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili dhe klerikë të tjerë.
    Pas përurimit, Kryepiskopi Anastas priti urimet e ngrohta për këtë përvjetor të shënuar. Më tej, në Qendrën Kulturore vijoi veprimtaria me temë “Hierapostullimi Orthodhoks në Afrikën Lindore”. Ky fillim lidhet direkt edhe me Shqipërinë. Kryepiskopi i ynë, Anastasi ndodhej në Afrikë, në fillimet e vitit 1991, kur Patriarkana Ekumenike e ftoi të shkonte në Shqipëri si eksark patriarkal. Përvoja në kushtet e vështira të shërbesës së tij në Afrikë, ndihmoi në përballimin e vështirësive të ndryshme gjatë përpjekjes hierapostolike në Shqipëri. Aktiviteti përmbante edhe këngë e valle nga grupet e të rinjve, një dokumentar të shkurtër etj.
    Kishëza “Lindja e Krishtit” ndodhet në cepin e majtë të oborrit të Kompleksit të Katedrales. Ajo ka një çati në formë kryqi të veshur me fletë bakri. Hierorja veçohet nga një ikonostas druri, ndërsa nga një dritare rrethore e qelqtë, në qendër të dyshemesë, drita natyrale hyn në pagëzimoren, e cila gjendet pikërisht poshtë kishëzës, në katin e nëndheshëm. Kishëza është e zbukuruar me ikonografi murale, të realizuar me nivel shumë të lartë nga ikonografi Kristo Papanikolau.





    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 26-05-2014 më 15:09

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shenjterohet kisha e Lindjes së Krishtit,Tiranë






  3. #3

    Për: Shenjtërohet kisha e Lindjes së Krishtit,Tiranë

    Faleminderit per fotografite qe ke postuar Archon.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •