Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë, një film i servirur
TIRANE –Shqipëria nuk është Kolumbi. Kështu ka deklaruar Kryeministri i vendit, Edi Rama në një deklaratë për mediat. Sipas tij, akuzat e opozitës sa i takon avionit të rrëzuar në Divjakë, janë thjesht një film i servirur. “Të krahasosh Kolumbinë me Shqipërinë, është monstruoze.”- ka thënë kryeministri Rama. Sulmet e opozitës Rama i ka quajtur të paskrupullta dhe sipas tij janë thjesht një shfaqje politike.
“Dua t’ju rrefej sot drejtëpërdrejtë, hapur duke ju parë në sy dhe pa rrumbullakosur asnjë fjali çfarë di dhe kuptoj teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej tre ditësh një avion i ulur cuditërish në rërë të shtunën në mes të ditës me diell dhe pasi fluturon aq sa duhet për tu pikasur nga njerëz dhe fotografuar. Një makinë e ngecur me drogë dhe me çanta të lëshuara si pa kujdes.Me një parti deri dje në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes në televizion të këtij filmi kaq tërheqës lëshohet me tërbim kundër meje qeverisë interesit kombëtar. Lëshohet ashtu siç vetëm ajo forcë e verbër e së shkuarës di të lëshohet. Pas asnjë turp për përbaltjen frontale të uniformës blu të shtetit. Lëshohet e shoqëruar nga falsifikatorë pronash, bilancesh dhe identitetesh që vënë në dispozicion ekrane, faqe gazetash, për të mbytur opinionin me fabrikime."- u shpreh Rama.
Më tej Rama shtoi se: "E gjetëm Shqipërinë në një gropë të madhe. Opozita akuzon tani që puna e gjithanshme është ende në fillimet e veta, sepse e dinë që ju njerëzit e këtij vendi do të shihni, do të prekni ndryshimet e rilindjes. Që pas as më të voglin dyshim do të sjellim një rend, drejtësi ndryshime. E dimë fare mirë se ekonomia ka nisur të dal nga agonia, dhe kështu u duhet ti japin fund skenarit grek. E dinë mjaft mirë se nuk mund të thonë se taksat nuk u ulen, apo se legalizimet nuk bëhen falas. Edhe Ministria e Brendshme nuk është më shtëpia e bashkëjetesës së krimit, këtë e dinë ata që janë kaq shumë në krye të kësaj shfaqje.".
Sipas Ramës shqiptarët do e shohin dita-ditës së çfarë investimi të mencur kanë bërë në datën 23 qershor, kur votuan PS-në.
"Do kemi ditë përpara të provojmë faktet, por mbi të gjitha të shohim se çfarë investimi të mençur kanë bërë Shqiptarët në 23 qershor, përpara për të parë dhe të dëgjuar se çdo të thotë të bësh drejtësi.”-shtoj Rama.
Më tej ai iu kundërpërgjigj akuzave që opozita ka bërë ditën e fundit në lidhje me avionin e rrëzuar në Divjakë. “Sot, jam para jush për t’u thënë se s’ka asgjë, asgjë të vërtetë në asnjë fjalë që lidh emrin tim me gjithë të zezat që lidhen me akuzat. Shqiptarëve i detyrohem me gjithë jetën, duke më vënë në krye të vendit tim. Nuk jam askush i pagabueshëm, por të jeni të bindur që nuk do bëj asnjë gabim, kundër interesave të Shqipërisë. Nuk jam bërë kryeministër për tu pasuruar në kurrizin tuaj. Por ta bëj të pasur dhe më të qetë këtë vend, atdheun tuaj, për tju mbështetur ju për çdo gjë dhe kundër çdo gjejë.”- shtoj Rama.
Rama shtoi më tej se sot po kapet më shumë drogë se kapej dikur. “Ata që flasin në emrin tuaj, kanë bërë këtë gjë. Prandaj, na lejoni, jo pse jam i hidhëruar vetë, mua smë hidhëron asgjë më prej kohësh hija barbare, që kur futa këmbën në këtë arenë, por dua të shprehem qoftë dhe për një njeri. Kush lidh emrin tim me trafikun e drogës, por kush lidh emrin e Shqipërisë ne Kolumbinë e djeshme, kjo s’do lejohet. Nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e djeshme, pasi këto kohë është kapur më shumë drogë se dje."-tha Rama.
Sipas Ramës këto akuza nuk shkojnë dhe se askush nga qytetarët sdo besonte se çdo natë në Divjakë ulen avion me drogë. "Të krahasosh Kolumbinë me Shqipërinë, në këto kushte, shqiptarët kanë vuajtur, dhe ta bësh këtë sot, të shpifësh në mënyrë monstruoze, është e monstruoze. I kam dëgjuar disa ose shumë, ndër ta dhe dashamirës, kur thonë se unë nuk e mora seriozisht plakun e SHQUP-it, plakun që thotë çdo natën se në aeroporte ulen avion me drogë. Por për çfarë arsye ta marrë të mirëqenë?! Ka ndonjë qytetar që mendon e çdo natë në Divjakë uleshin çdo natë avione. A nuk ju duket se ka diçka që nuk shkon."-vijon Rama.
Më tej ai theksoi se më takon t’ju shpjegoj se po të ma thoshin përsëri në parlament nesër e pasnesër se në Divjakë do përsëritja se në Divjakë ngrihen një lukuni mushkonjash. "E pushtetit të plakut që u palos në dysh nga votat plebishitare të 23 qershorit derisa të ditë ditën kur u tha se në Divjakë kishte një linjë të përnatshme ajrore s’kishte asnjë fakt se ishin ulur apo ngritur avionë për trafik droge në Divjakë po kudo qoftë dhe ende më shumë akoma gabon kush mendon apo e thotë se ne nuk e krim seriozisht këtë çështje kur u ngrit. Duan të më akuzojnë për gjëra që mbase kanë ndodhur kur udhëhiqnin vet."- tha më tej kreu I ekzekutivit.
Kryeministri i vendit, gjatë konferencës për shtyp theksoi se qeveria i ka këputur të gjitha fijet e korrupsionit, qoftë në ekonomi, apo ushtri. "Jemi vënë në lëvizje kemi bërë me dije për këto dyshime të paprovuara edhe partnerët tanë dhe qysh nga shtatori nuk jemi ndeshur me asnjë fakt të provuar. Ministri i Brendshëm nuk është i pagabueshëm, ka gjëra që mund ti bëjë më mirë por mesh shumë gjërave që ka bërë aq mirë dhe ndonjë gjëje që mbase se ka bërë aq mirë s’ka asnjë krahasim që do mundësonte ngurimin tim më të vogël se çdo shqiptar duhet të jetë i bindur për aftësinë dhe integritetin e Saimir Tahirit. Do t’u gënjeja nëse do ju thosha se unë mendoj se ne i kemi këputur të gjitha fijet e korrupsionit qoftë në ekonomi apo ushtri. Lufta që ne kemi hapur kundër trafikut të drogës është në fazën e parë."- tha Rama.
Ai theksoi se droga u mboll në kohën kur në qeveri ishte PD. “Lazarati as nuk u mboll me drogë në vjeshtën tonë të parë në qeveri, as nuk prodhoi për ne vota, as u mor në mbrojtje. Sasi e drogës që kapet pa pushim në 9 muaj është mbjellë nën hundën e pushtetit të sikterisur me 1 milionë vota.Reagimi i shtetit ka ardhur dhe do të vijë vetëm duke u forcuar dhe rrethi do vi duke u ngushtuar për trafikantët e çdo lloji.Qeveria ndodhet mes dy lloj presionesh. Nga njëra anë presioni u madh i kriminalitetit që po merr goditje të njëpasnjëshme dhe po reagon sa mundet në rrugën e s’mbrapjes së tij. Nga ana tjetër presioni i kthyer në tërbim i partisë së pushtetit të djeshëm që bën politikë me krimin dhe e frymëzon krimi e interesuar po aq sa krimi të dëmtojë policinë e shtetit. Luftë interesash të një pushteti të humbur që jep shpirt por nuk heq dorë. Janë ura zjarri që duan të ndezin flakë në rrugën e ngritjes së shtetit”.
“Kurrë nuk ka dyshuar se në pjesën e parë të saj qeverisja jonë do bëhet në një terren të minuar por nuk e kam vënë në diskutim bindjen se logjika e thjeshtë e shqiptarëve është një mbështetje e sigurtë. Rezultatet do të vinë me kohën që i duhet një pune kaq të mirë. Për të ndërtuar një shtëpi një familje i duhen vite të tëra, po për të ndërtuar një shtet sa kohë duhet. Logjikës suaj të thjeshtë dua tu bëj thirrje për mos harruar se pavarësisht se kemi shumë për të bërë rruga e re ka nisur projekti i Shqipërisë europiane po lëviz përpara. Portat e Evropës nuk janë të mbyllura me përçmim para nesh,"- vijoi më tej Rama.
Ai theksoi se Evropa nuk do heshte nëse akuzat do ishin me baza."Do qëndronte e heshtur Evropa që ka folur me zë të lartë për shumë më pak nëse Shqipëria do kishte ecur pas nga qeverisja jonë. Tonet shumë inkurajonte për rezultatet e arritura specifikisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shqipëria po fiton përditë e më shumë respekt në sytë e botës. Evropa na pret të mbyllim një kapitull të vjetër dhe të hapim një të ri në qershor kurse disa këtu duan të prishin mendjen e ngritur në prag të statusit. Kjo është hera e fundit kur për statusin mund të marrin edhe ata meritat e tyre. Do kemi rastin të komunikojmë përsëri jo më për mushkonjat por për fazën e dytë të luftës kundër krimit dhe drogës në shoqërinë europiane.”
(a.n/e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt