Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    osht prish rrota e qerres zotni
    Ti si familje regjisori qe je, na thuaj pak, sa oskar do mari ky film????
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Linda5 për postimin:

    drague (14-05-2014)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Po te kishim kamikaze do i perdornim per gje tjeter!

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Më habit fakti që ti habitesh se dikush përdor vetën e tretë shumës duke supozuar dhe aluduar në emrin palës tjetër. E tërë letersia klasike latine është e mbushur me të tillë shembuj. Tani se Pathoka ka dashur të thotë diçka tjetër dhe papritmas nga gurmazi i tij kanë dalë tingujt jashtë kontrollit këtë se di dhe as nuk më intereson. Unë di vetem diçka qeveria jonë e Shqipërise është qeveri llaci facesh, të tjerat i din Peleshi.
    Nuk donte te thoshte dicka tjeter, tha ate q mendonte por vetem se e kuptoi qe ja futi vetes. Dhe kur po fliste per kamikazet nuk po fliste per PS por per PD dhe tha ne te PD nuk kemi kamikaze por po te kishim do
    i perdornim per gje tjeter !(mbase nuk e kam shprehur qarte me lart).
    Sa per qeverine duhet me prit icik sa per ta pa ca lloj qeverie esht.

  4. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Vetem nje njeri skizofren, del para popullit te tij dhe thote: "Ajo qe ju pate me syte tuaj ne Divjake ishte nje film."

    Ose jane shqiptaret budallenj qe nuk duhet tu besojne as syve e mendjes se tyre, ose eshte Edi Rama skizofren qe kujton se shqiptaret jane bageti e mund ti perdori sic i do atij qejfi.

    Budallai mendon se ai eshte njeriu me i ditur ne bote e te gjithe njerezit e tjere jane budallenj para tij.

    T'iu rroje sa malet Kryerilindasi piktor!

    Albo

  5. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Ja dhe si i pergjigjen Kryerilindasit tane shqiptaret e thjeshte ne Facebook pas fjalimit:

    Emri:  1860811.jpg

Shikime: 1372

Madhësia:  45.7 KB

    Emri:  186082.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  14.2 KB

    Emri:  186081.jpg

Shikime: 382

Madhësia:  24.9 KB

  6. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Karikature nga Bujar Kapexhiu:

    Emri:  186088.jpg

Shikime: 3455

Madhësia:  32.4 KB

  7. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Me një herë nuk quhesh “ashtu”…

    ANDI BEJTJA

    Kjo është një nga sintezat e fjalimit të pardjeshëm të Kryeministrit Rama, referuar avionit të ulur në Divjakë, duke u përpjekur ta trajtojë këtë si një episod të veçuar. Në fakt, kjo qe sinteza më e pranueshme, në gjithë atë mori akuzash kundër opozitës, medias e rrjeteve sociale, të thëna jo për herë të parë. Kjo qe një sintezë e pranueshme, por kryesisht vetëm për ata që mendojnë me të vërtetë se me një herë nuk quhesh “ashtu”. Rama shkoi aq larg këtë herë, sa dhe faktet konkrete, faktet kokëforta, i trajtoi jo si të tilla, por si parti opozitare. Dhe kur faktet pa ngjyrë të kthehen automatikisht në opozitë, nuk të ngelet gjë tjetër veçse të bësh hartime gjimnazi e të thuash “shqiptarë, ju dua më shumë se kushdo”. Ndaj, patetizmi i tij si publicist rebel i viteve ‘90 nuk i bën punë tashmë që është Kryeministër as atij vetë, as qeverisë së tij, as Partisë Socialiste dhe as shqiptarëve. Në qoftë se Kryeministri Rama nuk arrin të zbërthejë këtë mekanizëm, se si gjithmonë faktet i kthehen në opozitë të mirëfilltë, ai vetëm do futet në “humb-humb” situate dhe do shkojë nga njëra humbje në tjetrën, duke e çuar kredibilitetin e tij dhe të kësaj qeverie në zero, siç po bën në fakt në spiralen e së cilës e caktoi vetë, nga armët kimike e deri të avioni i Divjakës.
    Elementi i parë që e zhyt Kryeministrin aktual në këtë gropë humbëse politikisht, është mungesa e transparencës dhe sinqeritetit në përgjithësi, që në fund të fundit e bën të ngelet akoma amator në politikë. Për të sot dhe për të gjithë maxhorancën nuk do të kishte qenë kjo situatë në qoftë se pyetjes së opozitës se a keni informacion në lidhje me këtë fakt, ai do t’i ishte përgjigjur: “Po, kemi të dhëna të tilla, po i shqyrtojmë me seriozitet”. Personalisht jam i bindur se kështu do t’i ishte përgjigjur kësaj pyetjeje Fatos Nano po të ishte kryeministër, Pandeli Majko apo Ben Blushi. Sikurse jam i bindur se qëndrim të njëjtë me atë të Ramës do mbante Erion Veliaj apo Saimir Tahiri.
    Dhe pas këtij gabimi infantil politik që Rama e ka ngritur në shkollë më vete dhe mund ta konsiderojë art që i shërben për mirë, vjen gabimi i dytë që nuk ka si mos të bëhet pas të parit: tendenca sadiste për ta bërë sa më qesharake gjithë situatën bashkë me opozitën, median, rrjetet sociale e më gjerë. Në këtë mënyrë, Rama luan me rastin, edhe pse e di që faktet nuk i ka me vete, duke mos e lënë gurin e peshores në mes që ta lëvizë kur do vetë, po duke e pozicionuar o këtej, o andej, duke mos e pasur më në dorë politikisht fatin e së tashmes dhe të së nesërmes ai vetë. Dhe për ta bërë sa më qesharake situatën duke dashur të çfaktojë çdo fakt, nuk ia lë në dorë këtë ta bëjnë të tjerët, por e bën vetë me zell duke folur për mushkonja, për dezinfektime……. Dhe tani nuk ka se si të ndodhë ndryshe që në rrjetet sociale atë e quajnë pronar i “Mushkonja Airlines”.
    Rama dhe pardje, sërish e kishte në dorë, edhe pse disi vonë, të kërkonte ndjesë, të pranonte se ai dhe qeveria e tij nuk i kishin marrë seriozisht paralajmërimet e SHISH, t’u kërkonte gjysmë falje të gjithëve, përfshirë dhe opozitën, dhe t’i kthehej punës duke ndëshkuar ata që ishin për të ndëshkuar dhe të vazhdonte përpara. Apo, minimumi të thoshte po presim verdiktin e Prokurorisë. Por Rama duket se asnjëherë nuk mendon politikisht, të njëjtën gjë bëri dhe në rastin e armëve kimike dhe në ngjarje të tjera të përmasave më të vogla, duke dëshmuar se ai funksionon vetëm në bazë të një arketipi psikik të modeluar në dekada, dhe jo në bazë të një modeli politik. Është ky arketip psikik që ai e ndjek instinktivisht me rigorozitet, që nga mohimi, gënjeshtra, tallja me faktin, për të ardhur në fund te fjalimet e tensionuara ku nuk vë dot as pikë, as presje për shkak të frymëmarrjes së rënduar dhe konfuzitetit. Rama mund të thotë se avionë si ai i Divjakës janë ulur vetëm një herë dhe me një herë nuk quhesh “ashtu”, por avionë si ky i Divjakës politikisht Ramës i janë ulur në rastin e armëve kimike, në rastin e protestës së furgonëve, në rastin e daljes në publik të mesazhit dërguar ministrit të Brendshëm e në shumë e shumë raste të tjera që duhet të jenë të përditshme, për sa kohë të gjithë brenda dhe jashtë qeverisë, brenda dhe jashtë Partisë Socialiste e kanë kuptuar se Kryeministri ynë që na do shumë nuk funksionon në bazë të një arketipi politik, por në bazë të një arketipi psikik që e çon në një spirale pa rrugëdalje, ku faktet kthehen në opozitë dhe opozita dhe media në armiq. Me këtë sjellje politike edhe Zoti nuk mund të jetë me të, ndaj avionë si ai i Divjakës do ketë përditë.
    Nga ana tjetër, duke u sjellë në bazë të këtij arketipi psikik humbës, Rama jo thjesht ul kredibilitetin e qeverisë së tij dhe të të vetëve, por ngre në mënyrë marramendëse kredibilitetin e opozitës, e cila pas së shtunës që kaloi kur ul avioni në Divjakë është një opozitë tjetër shumë herë më e fuqishme, shumë herë më serioze. Me këtë arketip sjelljeje që ndoqi duke u tallur fillimisht me faktin në vetvete e pastaj me opozitën, Rama jo vetëm i dha kësaj opozite (që për hir të së vërtetës ishte në një pozitë të vështirë pas dorëheqjes së liderit të saj historik) monopolin e së vërtetës që këtë herë i takonte, por i dha shumë më shumë: i dha gjënë më me vlerë në tregun politik: i dha monopolin që edhe gënjeshtrën po të dojë ta shesë me lehtësinë më të madhe për të vërtetë. Zot, na ruaj, shpresoj opozita mos ta bëjë këtë se nuk do t’i sjellë marrje fryme vetëm Ramës, por të gjithëve ne! Pas kësaj trajektoreje që ndoqi Rama në rastin e avionit të Divjakës, nuk i mbetet opozitës të vërtetojë që transporti i drogës mund të bëhet dhe me nëndetëse, po do t’i duhet atij të vërtetojë të kundërtën. Shkurt dhe shqip, tani është më e lehtë të besosh që avionët me drogë ulen dhe te krevati i Ramës! Kjo që i ndodhi dhe po i ndodh Ramës nuk është “gjëmë” që po ia bën as opozita, as media, as rrjetet sociale. Ky është ndëshkimi që vjen me talljen që iu bë faktit dhe së vërtetës. Ndaj, mos u çuditni, Rama mund ta ketë me sinqeritet kur thotë që na do shumë!

    Panorama

  8. #17
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi. Trafiku në Divjakë ishte film

    Une personalisht do te kisha pyetur''Liken" aktorin kryesor dhe regjisorin e filmit,,, tamam si ''duel i heshtur me duket'' si i tha kapterri,,,,,,,por puna e aeroplanit ishte loja ,,,,,hahahaha,,ujku ujku,po cakalli ben kerdine
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •