
Postuar më parë nga
Albo
Greqi, gjatë muajt mars bllokohen mbi 5 ton marijuanë, kryesisht e ardhur nga Shqipëria
GREQI- Gjatë muaj mars, në shtetin grek janë sekuestruar 5 ton e 433 kg marijuanë, e cila vinte kryesisht nga Shqipëria.
Sipas policisë greke, 2 ton e 477 kilogram lëndë narkotike është kapur nga policia vendase, dhe 875 kg të tjera nga roja bregdetare.
“Droga kryesisht e ardhur nga Shqipëria”- bën me dije policia greke. Bllokimi i drogës është kryer në zonat e Igumenicës, Janinës dhe Athinës.
Kohët e fundit, midis dy vendeve, Shqipëri-Greqi, ka pasur bashkëpunim sa i takon luftës kundër lëndëve narkotike, duke bërë të mundur sekuestrimin e tyre.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt